{"id":7496,"date":"2022-11-25T15:41:43","date_gmt":"2022-11-25T13:41:43","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=7496"},"modified":"2024-09-10T15:43:45","modified_gmt":"2024-09-10T13:43:45","slug":"ukraina-ska-vdekur","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/ukraina-ska-vdekur\/","title":{"rendered":"Ukraina s\u2019ka vdekur"},"content":{"rendered":"<p><span style=\"font-weight: 400;\">Ndryshe nga mendimi i njohur q\u00eb rastiset t\u00eb d\u00ebgjohet shpesh n\u00eb Ballkan, Rusa dhe Ukraina nuk kan\u00eb qen\u00eb kurr\u00eb popuj v\u00ebllaz\u00ebror\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fytyr\u00eb e p\u00ebrpjekjeve propaganduese ruse, q\u00eb e kam hasur madje edhe k\u00ebtu n\u00eb Kosov\u00eb. Marr\u00ebdh\u00ebniet historike midis Rusis\u00eb dhe Ukrain\u00ebs mund t\u00eb krahasohen me marr\u00ebdh\u00ebniet e nj\u00eb \u00e7ifti jofunksional, ku burri rrah, posht\u00ebron dhe shtyp gruan e vet p\u00ebr vite t\u00eb t\u00ebra me radh\u00eb dhe ajo s\u2019mund t\u00eb shkoj\u00eb gj\u00ebkundi sepse \u00ebsht\u00eb e varur nga ai. Posa ajo p\u00ebrpiqet t\u00eb dal\u00eb nga ky ferr, marr\u00ebdh\u00ebnia b\u00ebhet ende m\u00eb toksike. P\u00ebr shekuj me radh\u00eb, Ukraina ka qen\u00eb pjes\u00eb e Perandoris\u00eb ruse kund\u00ebr vullnetit t\u00eb saj dhe pastaj edhe e BRSS-s\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 70 vjet. Kur u pavar\u00ebsua dhe m\u00ebtoi t\u2019i nd\u00ebrpres\u00eb lidhjet, Rusia e pushtoi Ukrain\u00ebn.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Disa muaj m\u00eb par\u00eb, k\u00ebtu n\u00eb Prishtin\u00eb, nj\u00eb gazetar m\u00eb tha se Rusia dhe Ukraina \u201ckan\u00eb qen\u00eb gjithmon\u00eb t\u00eb af\u00ebrta\u201d dhe kan\u00eb pasur \u201cmarr\u00ebdh\u00ebnie miq\u00ebsore\u201d. Edhe nj\u00eb her\u00eb, kjo m\u00eb b\u00ebri t\u00eb kuptoja q\u00eb Ukraina e ka humbur mjerisht luft\u00ebn e informacionit, sepse k\u00ebt\u00eb mendim e d\u00ebgjoj t\u00eb shprehet kudo. Tjet\u00ebr mendim \u00ebsht\u00eb q\u00eb populli rus \u201cnuk \u00ebsht\u00eb fajtor p\u00ebr k\u00ebt\u00eb luft\u00eb\u201d. \u201cKjo \u00ebsht\u00eb ve\u00e7 lufta e Putinit\u201d, thon\u00eb ata. Do t\u00eb thosha q\u00eb t\u00eb dyja mendimet jan\u00eb t\u00eb pasakta. T\u2019i shohim p\u00ebr s\u00eb af\u00ebrmi ve\u00e7 e ve\u00e7.\u00a0\u00a0<\/span><\/p>\n<p><b>P\u00ebrse nuk jemi v\u00ebllez\u00ebr<\/b><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Rus\u00ebt jan\u00eb shum\u00eb ledhatar\u00eb kur thon\u00eb se ukrainasit jan\u00eb v\u00ebllez\u00ebrit e tyre t\u00eb vegj\u00ebl. Ata madje e quajn\u00eb Ukrain\u00ebn \u201cRusia e vog\u00ebl\u201d. Dhe ky mendim ekziston jo vet\u00ebm midis politikan\u00ebve t\u00eb qeveris\u00eb aktuale, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt Ukraina nuk duhet t\u00eb ekzistoj\u00eb fare, por edhe midis rus\u00ebve t\u00eb thjesht\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Edhe para luft\u00ebs m\u00eb 2014, kur Rusia aneksoi Krimen\u00eb dhe pushtoi pjes\u00ebt jugore t\u00eb rajoneve t\u00eb Donetskut dhe Luhanskut, p\u00ebrshkrimet p\u00ebrbuz\u00ebse dhe tiparet ofenduese q\u00eb u visheshin ukrainasve ishin t\u00eb kudondodhura. N\u00eb filma, k\u00ebng\u00eb e libra, ukrainasit p\u00ebrshkruheshin si C\u0430\u043b\u043e\u0435\u0434\u044b \u0438 \u043a\u043e\u043b\u0445\u043e\u0437\u043d\u0438\u043a\u0438 \u2013 \u201cprovincial\u00eb t\u00eb marr\u00eb q\u00eb rrisin patate n\u00eb fshatrat e tyre\u201d dhe \u201chan\u00eb pet\u00eb me sallo\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Natyrisht, ky q\u00ebndrim kolonial shprehet n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb tipari t\u00eb njohur t\u00eb shfaj\u00ebsimit kolonial: \u201crus\u00ebt jan\u00eb nj\u00eb komb i ndri\u00e7uar i cili thjesht \u2018po u sjell civilizim k\u00ebtyre njer\u00ebzve t\u00eb prapambetur\u2019\u201d. Rus\u00ebve u p\u00eblqen t\u00eb vijn\u00eb ver\u00ebs n\u00eb fshat dhe t\u00eb han\u00eb qershi e kajsi, pasi, p\u00ebr shkak t\u00eb klim\u00ebs n\u00eb gjer\u00ebsin\u00eb e tyre gjeografike, nj\u00eb boll\u00ebk i till\u00eb me fruta e mana \u00ebsht\u00eb i rrall\u00eb. Gjith\u00eb arroganc\u00eb ata enden n\u00ebp\u00ebr fshatrat tona dhe i detyrojn\u00eb banor\u00ebt me forc\u00eb t\u00eb flasin me ta \u201cnormalisht\u201d, pra n\u00eb rusisht. N\u00eb fund t\u00eb fundit, gjuha ukrainase nuk \u00ebsht\u00eb \u201cgjuh\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb\u201d, sipas rus\u00ebve.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, shtypja e gjuh\u00ebs ukrainase nga Perandoria ruse ka nisur disa shekuj m\u00eb par\u00eb, me nj\u00eb dekret t\u00eb Carit Aleksis t\u00eb Rusis\u00eb dhe babait t\u00eb tij, Patriarkut Filaret, respektivisht nga viti i larg\u00ebt 1627. Sipas atij urdhri, librat e shtypur n\u00eb gjuh\u00ebn ukrainase duhej t\u00eb mblidheshin dhe t\u00eb digjeshin n\u00eb zjarr. Q\u00eb at\u00ebher\u00eb u vendos nj\u00eb ndalim i ashp\u00ebr p\u00ebr librat ukrainas. Kjo sh\u00ebnoi fillimin e nj\u00eb fushate konsistente nga pothuajse t\u00eb gjith\u00eb car\u00ebt rus\u00eb p\u00ebr t\u00eb shtypur gjuh\u00ebn ukrainase.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Akademia e par\u00eb ukrainase u themelua n\u00eb Kiev m\u00eb 1632, kur nuk kishte as edhe nj\u00eb gjurm\u00eb n\u00eb horizont p\u00ebr arsim t\u00eb lart\u00eb n\u00eb Mosk\u00eb. M\u00ebsimdh\u00ebnia n\u00eb akademin\u00eb Kiev-Mohyla mbahej kryesisht n\u00eb latinisht ose ukrainisht \u2013 q\u00eb n\u00eb Mosk\u00eb u ndalua p\u00ebrfundimisht. Dhe n\u00ebn sundimin e Aleksandrit I, institucioni arsimor u likuidua.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Librat ukrainas u dogj\u00ebn, pag\u00ebzimi i emrave ukrainas u ndalua dhe fjalimet zyrtare n\u00eb gjuh\u00ebn ukrainase u nd\u00ebshkuan. Nga ana tjet\u00ebr, n\u00eb BRSS \u2013 q\u00eb nga rus\u00ebt konsiderohej si koha e fundit kur \u201ct\u00eb gjitha kombet jetonin n\u00eb paqe s\u00eb bashku\u201d \u2013 ukrainasit u d\u00ebbuan shum\u00eb larg, n\u00eb Siberi, Kazakistan e Urale, me q\u00ebllim t\u00eb spastrimit etnik dhe eventualisht eliminimit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb popullit ukrainas.\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse Rusia ka nj\u00eb nostalgji aq t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrt p\u00ebr \u201cmadh\u00ebshtin\u00eb perandorake\u201d t\u00eb Bashkimit Sovjetik. N\u00eb at\u00eb konstelacion fam\u00ebkeq, rus\u00ebt ishin \u201craca superiore\u201d dhe t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt duhej t\u00eb hiqeshin nga \u201cfaza e tyre inferiore dhe barbare e civilizimit\u201d dhe t\u00eb b\u00ebheshin rus\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Kjo ideologji prodhoi nj\u00eb gjenocid t\u00eb tmerrsh\u00ebm kund\u00ebr ukrainasve n\u00eb vitet 1932-1933, kur miliona njer\u00ebz vdiq\u00ebn p\u00ebrgjat\u00eb uris\u00eb s\u00eb krijuar artificialisht, ajo q\u00eb njihet si Holodomori. St\u00ebrgjyshes sime iu desh t\u00eb ikte n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe t\u00eb ecte p\u00ebr 700 kilometra nga rajoni i Cherkasy-t te rajoni i Luhanskut, nga frika se do t\u00eb hahej e gjall\u00eb nga fqinj\u00ebt e saj. Luhansku q\u00ebndronte pak m\u00eb mir\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb industris\u00eb. BRSS-ja u dha qyteteve furnizime m\u00eb t\u00eb majme n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb skllev\u00ebrit t\u00eb mund t\u00eb punonin m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e shtetit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Rus\u00ebt b\u00ebn\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb mund\u00ebn p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrb\u00ebr\u00eb dhe shkat\u00ebrruar ukrainasit, por di\u00e7ka rrug\u00ebs shkoi keq dhe ata u treguan t\u00eb pasuksessh\u00ebm n\u00eb p\u00ebrpjekjet n\u00eb fjal\u00eb. Ukraina shpalli pavar\u00ebsin\u00eb e saj m\u00eb 1991 dhe Rusis\u00eb kjo gj\u00eb nuk i p\u00eblqeu edhe aq. Meqen\u00ebq\u00eb Rusia kishte shum\u00eb probleme t\u00eb brendshme n\u00eb vitet 1990, Ukraina u la e qet\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb dhe posa Putini erdhi n\u00eb pushtet m\u00eb 1999, menj\u00ebher\u00eb ndjem\u00eb nj\u00eb ndryshim ndjesish.<\/span><\/p>\n<p><b>Pse nuk \u00ebsht\u00eb \u201cve\u00e7 lufta e Putinit\u201d<\/b><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Kam lindur n\u00eb Luhansk dhe kam jetuar atje deri n\u00eb vitin 2006. Pastaj shkova p\u00ebr studime n\u00eb Kiev, n\u00eb at\u00eb Akademin\u00eb e mir\u00ebnjohur Kiev-Mohyla, q\u00eb ishte ringjallur me shpalljen e pavar\u00ebsis\u00eb. Gjuh\u00ebn ukrainase s\u2019e flisja mir\u00eb, sepse BRSS-ja ia kishte dal\u00eb ta shkat\u00ebrronte plot\u00ebsisht ukrainishten n\u00eb rajonin tim por jo edhe ta asgj\u00ebsonte krejt\u00ebsisht identitetin ukrainas.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">\u00a0Babai im vjen nga rajoni i Rostovit, q\u00eb kufizohet me Ukrain\u00ebn. Gjith\u00eb f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb time e kam kaluar me gjyshen n\u00eb qytetin e Millerovos, nga ku aktualisht na l\u00ebshojn\u00eb lloj-lloj raketash. T\u00eb af\u00ebrmit e mi rus\u00eb u p\u00ebrkujdes\u00ebn q\u00eb t\u00eb mos harroja se isha \u201crac\u00eb m\u00eb e ul\u00ebt.\u201d Edhe pse flasim t\u00eb nj\u00ebjtin dialekt rus, festojm\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat festa dhe p\u00ebrgjith\u00ebsisht i p\u00ebrkasim nj\u00eb grupi kulturor (dhe kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e logjikshme kur shtetet nuk ndahen nga malet por nga stepat), t\u00eb af\u00ebrmit e mi e kan\u00eb konsideruar veten prore si Rus\u00eb t\u00eb M\u00ebdhenj. Kur i vizitonim, nuk harronin kurr\u00eb t\u00eb na p\u00ebrkujtonin se ne ishim \u201ckhokhly\u201d (em\u00ebr n\u00ebn\u00e7mues p\u00ebr ukrainasit) dhe q\u00eb \u201cpo u vidhnim gazin.\u201d<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Kush\u00ebrira ime, t\u00eb cil\u00ebn e konsideroja p\u00ebrher\u00eb si motr\u00ebn time, m\u00eb talli me n\u00ebn\u00e7mim pse isha ukrainase. Ajo urren emrin e vet \u2013 Oksana \u2013 pasi \u00ebsht\u00eb tejet i popullarizuar n\u00eb Ukrain\u00eb. I detyroi t\u00eb gjith\u00eb ta th\u00ebrrisnin Ksenia, q\u00eb ishte i nj\u00ebjti em\u00ebr por n\u00eb Rusi. Ata kan\u00eb pasur gjithmon\u00eb nj\u00eb fraz\u00eb popullore \u201cpse po ha si khokhly\u201d (q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb hash ve\u00e7 nj\u00eb kafshat\u00eb dhe t\u00eb mos mbarosh s\u00eb ngr\u00ebni).<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Gjat\u00eb Revolucionit Portokalli n\u00eb Ukrain\u00eb n\u00eb vitin 2004, kur mij\u00ebra ukrainas protestuan n\u00eb sheshin Maidan kund\u00ebr falsifikimeve masive, ne sapo kishim arritur n\u00eb dasm\u00ebn e Oksan\u00ebs. Ky ishte ve\u00e7 fillimi i nj\u00eb operacioni masiv propagandistik t\u00eb p\u00ebrqendruar n\u00eb Rusi. Putini ishte paranojak se populli i tij do ta rr\u00ebzonte, k\u00ebshtu q\u00eb fillimisht helmoi pa sukses Viktor Jush\u00e7enkon dhe pastaj nisi t\u00eb shpikte dhe pedalonte t\u00eb gjitha llojet e dezinformatave n\u00eb lidhje me protestat n\u00eb sheshin Maidan. I konvenonte q\u00eb ta mbante n\u00eb pushtet Viktor Janukovi\u00e7in, nj\u00eb vendas i rajonit t\u00eb Donetskut. Janukovi\u00e7i ishte nj\u00eb politikan i korruptuar q\u00eb leht\u00eb mund t\u00eb kontrollohej nga Putini dhe k\u00ebsisoj arrihej edhe q\u00ebllimi i Rusis\u00eb p\u00ebr ta mbajtur Ukrain\u00ebn jasht\u00eb NATO-s dhe BE-s\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Maidani fitoi m\u00eb 2004 dhe neve na u desh t\u00eb d\u00ebgjonim nga t\u00eb af\u00ebrmit tan\u00eb se qem\u00eb mashtruar dhe nuk merrnim vesh gj\u00eb. Madje, n\u00eb at\u00eb dasm\u00eb, ata na rrethuan dhe na th\u00ebn\u00eb se nuk duhej t\u00eb p\u00ebrkrahnim Maidanin.<\/span><\/p>\n<p class=\" translation-block\"><span style=\"font-weight: 400;\">Kjo situat\u00eb arriti kulmin n\u00eb vitin 2014 kur Rusia pushtoi Ukrain\u00ebn. Rusia kishte nxjerr\u00eb nj\u00eb num\u00ebr tmerr\u00ebsisht t\u00eb madh falsifikimesh n\u00eb lidhje me Maidanin. Qe kjo lindja e ides\u00eb se<\/span><b> n\u00ebse p\u00ebrkrah Maidanin dhe vjen nga Ukraina, je nazist.<\/b><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Pas Maidanit, i pandershmi dhe kukulla e Putinit, Janukovi\u00e7i, ik p\u00ebr n\u00eb Rostov. Rusia pushton menj\u00ebher\u00eb Krimen\u00eb dhe sulmon Donetskun dhe Luhanskun. Prind\u00ebrit e mi jetonin asokohe n\u00eb Luhansk dhe un\u00eb shkova p\u00ebr t\u2019i vizituar n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2014, pik\u00ebrisht kur nisi bombardimi m\u00eb brutal i qytetit tim. Janukovi\u00e7i, me ndihm\u00ebn e Putinit, shkat\u00ebrroi ushtrin\u00eb ukrainase. Si rezultat, Ukraina humb dy qytete t\u00eb m\u00ebdha dhe t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb lindje \u2013 Donetskun dhe Luhanskun.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Derisa prind\u00ebrit e mi po iknin nga sht\u00ebpia sa m\u00eb shpejt q\u00eb mundnin, duke marr\u00eb me vete ve\u00e7 macen dhe dy \u00e7anta me gj\u00ebrat e domosdoshme, sulmet e t\u00eb af\u00ebrmve t\u00eb mi rus\u00eb kund\u00ebr nesh u p\u00ebrshkall\u00ebzuan. I than\u00eb babait tim \u201ct\u2019i linte k\u00ebto naziste\u201d (mua dhe n\u00ebn\u00ebn time) dhe t\u00eb shkonte n\u00eb Rusi, ku do t\u2019i gjenin nj\u00eb \u201cgrua normale ruse\u201d. Mua m\u00eb quajt\u00ebn prostitut\u00eb Bandera (Bandera \u00ebsht\u00eb hero komb\u00ebtar i Ukrain\u00ebs) dhe gjithashtu u zotuan se do t\u00eb \u201cna tregonin qejfin her\u00ebn tjet\u00ebr\u201d q\u00eb do t\u00eb shiheshim. Ende s\u2019jemi par\u00eb. Burri i Oksan\u00ebs vesh nj\u00eb bluz\u00eb me fotografin\u00eb e Putinit n\u00eb t\u00eb. Nipi im 25-vje\u00e7ar \u00ebsht\u00eb pjes\u00ebtar i ushtris\u00eb ruse. Ata sinqerisht na urrejn\u00eb thjesht pse jemi ukrainas. N\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2022, kur Kievi u granatua, t\u00eb af\u00ebrmit e mi m\u00eb d\u00ebrguan mesazhe p\u00ebr t\u00eb m\u00eb th\u00ebn\u00eb se t\u00eb gjitha ato lajme dhe imazhe ishin t\u00eb rreme, q\u00eb kisha sajuar gjith\u00e7ka dhe se isha thjesht nj\u00eb naziste.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Mos u mashtroni: kjo nuk \u00ebsht\u00eb ve\u00e7 lufta e Putinit! Populli rus ka pasur pik\u00ebpamje gjenocidale ndaj ukrainasve p\u00ebr shekuj t\u00eb t\u00ebr\u00eb, duke krijuar k\u00ebsisoj nj\u00eb mjedis q\u00eb lejon shtypjen dhe asgj\u00ebsimin e popullit ukrainas. Mos u gaboni: shumica absolute e rus\u00ebve e mb\u00ebshtesin k\u00ebt\u00eb luft\u00eb dhe duhet t\u00eb mbahen p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr planin e liderit t\u00eb tyre ideologjik p\u00ebr t\u00eb kryer nj\u00eb tjet\u00ebr gjenocid kund\u00ebr popullit ukrainas.<\/span><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ndryshe nga mendimi i njohur q\u00eb rastiset t\u00eb d\u00ebgjohet shpesh n\u00eb Ballkan, Rusa dhe Ukraina nuk kan\u00eb qen\u00eb kurr\u00eb popuj v\u00ebllaz\u00ebror\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fytyr\u00eb e p\u00ebrpjekjeve propaganduese ruse, q\u00eb e kam hasur madje edhe k\u00ebtu n\u00eb Kosov\u00eb. Marr\u00ebdh\u00ebniet historike midis Rusis\u00eb dhe Ukrain\u00ebs mund t\u00eb krahasohen me marr\u00ebdh\u00ebniet e nj\u00eb \u00e7ifti jofunksional, ku burri [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":212,"featured_media":7480,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1008,1117,1116],"ppma_author":[1115],"class_list":["post-7496","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-lufte","tag-rusi","tag-slava-ukraini"],"authors":[{"term_id":1115,"user_id":212,"is_guest":0,"slug":"daria-meshcheriakova","display_name":"Daria Meshcheriakova","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/download-e1725974142302.webp","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/download-e1725974142302.webp"},"user_url":"","last_name":"Meshcheriakova","first_name":"Daria","description":"Daria Meshcheriakova is a journalist with \u201cEuropean Pravda\u201d and sport media outlet Tribuna.com. She was in Luhansk in 2014 when the war started. In 2022 she had to flee the war again, this time from Kyiv. Since May, she has lived in Kosovo, where the Journalist-in-Residence Programme offers a safe space for Ukrainian Journalists to rest and to recover. Daria says she was literally brought back to journalism thanks to participation in the programme."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7496","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/212"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7496"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7496\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7497,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7496\/revisions\/7497"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/7480"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7496"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7496"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7496"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=7496"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}