{"id":7542,"date":"2021-07-09T11:45:45","date_gmt":"2021-07-09T09:45:45","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=7542"},"modified":"2024-09-11T11:48:52","modified_gmt":"2024-09-11T09:48:52","slug":"raki-hudher-dhe-limon-si-lajmet-e-rreme-rrezikuan-jeten-e-njerezve-ne-shqiperi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/raki-hudher-dhe-limon-si-lajmet-e-rreme-rrezikuan-jeten-e-njerezve-ne-shqiperi\/","title":{"rendered":"\u201cRaki, hudh\u00ebr dhe limon\u201d: Si lajmet e rreme rrezikuan jet\u00ebn e njer\u00ebzve n\u00eb Shqip\u00ebri"},"content":{"rendered":"<p><strong>Problemi i v\u00ebrtet\u00eb ishin q\u00ebndrimet joshkencore dhe t\u00eb pabazuara q\u00eb filluan t\u00eb qarkullonin n\u00eb shumic\u00ebn e faqeve t\u00eb internetit n\u00eb muajt e par\u00eb t\u00eb pandemis\u00eb. Mund t\u00eb gjesh leht\u00ebsisht &#8220;lajme t\u00eb rreme&#8221; se si COVID-19 mund t\u00eb trajtohet n\u00eb sht\u00ebpi me raki!<br \/>\n<\/strong><\/p>\n<p>Kur disa nga gjigand\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj n\u00eb bot\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e farmaceutik\u00ebs po konkurronin me koh\u00ebn dhe nj\u00ebri-tjetrin, p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb vaksin\u00eb kund\u00ebr COVID-19, n\u00eb Lezh\u00eb (nj\u00eb qytet n\u00eb veri t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb) dy njer\u00ebz po shisnin doza t\u00eb nj\u00eb &#8220;ila\u00e7i magjik&#8221; q\u00eb nuk ishte asgj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se nj\u00eb p\u00ebrzierje e acidit klorhidrik dhe ujit. \u00c7mimi i shitjes s\u00eb ila\u00e7it t\u00eb supozuar ishte 20 mij\u00eb lek\u00eb (160 euro) dhe nj\u00eb num\u00ebr i konsideruesh\u00ebm i njer\u00ebzve kishin qen\u00eb viktima t\u00eb k\u00ebtij mashtrimi. F. Frroku 57 vje\u00e7 dhe H.\u00a0<a href=\"https:\/\/dosja.al\/lajm-i-fundi-policia-arreston-dy-kuruesit-e-rreme-genjenin-qytetare-ne-facebook-se-kishte-prodhuar-substanca-per-kurimin-e-covid-19\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Frroku<\/a>\u00a030 vje\u00e7 u arrestuan nga policia n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2020 pasi kishin pretenduar n\u00eb Facebook se kishin zbuluar kur\u00ebn kund\u00ebr COVID-19.<\/p>\n<p>D\u00ebshp\u00ebrimi ose frika nga humbja e t\u00eb dashurve nga COVID-19 po shtynte mjaft individ\u00eb t\u00eb besonin se kurat magjike ekzistojn\u00eb. Mediat sociale sh\u00ebrbyen si nj\u00eb burim informacioni, mjet marketingu dhe &#8220;dyqan online&#8221; p\u00ebr t\u00eb shitur kur\u00ebn e supozuar nga njer\u00ebz q\u00eb nuk kan\u00eb njohuri n\u00eb mjek\u00ebsi. Kontrolli i p\u00ebrmbajtjeve n\u00eb mediat sociale \u00ebsht\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb, prandaj \u00ebsht\u00eb n\u00eb dor\u00ebn e publikut t\u00eb b\u00ebj\u00eb k\u00ebrkimin dhe t\u00eb filtroj\u00eb informacionin dhe sakt\u00ebsin\u00eb, dhe t\u00eb dalloj\u00eb lajmet e rreme. Rrjetet sociale nuk ishin t\u00eb vetmet n\u00eb k\u00ebt\u00eb mbidoz\u00eb t\u00eb informacionit t\u00eb rrem\u00eb q\u00eb n\u00eb disa raste, madje v\u00ebn\u00eb n\u00eb rrezik edhe jet\u00ebn e qytetar\u00ebve. Mania e &#8220;klikimeve&#8221; infektuan gjithashtu mediat e konsoliduara me nj\u00eb reputacion t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<h5><strong>Faqet e internetit p\u00ebrplot me &#8220;lajme t\u00eb rreme&#8221; p\u00ebr trajtimin e COVID-19<\/strong><\/h5>\n<p>Shqip\u00ebria konfirmoi dy rastet e para t\u00eb infektimit me\u00a0<a href=\"https:\/\/www.ishp.gov.al\/ministria-e-shendetesise-konfirmohen-dy-rastet-e-para-me-koronavirusin-e-ri\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">COVID<\/a>-19 m\u00eb 9 mars 2020, por paniku global n\u00eb lidhje me virusin kishte mb\u00ebrritur shum\u00eb m\u00eb par\u00eb. Megjith\u00ebse gj\u00ebrat nuk ishin t\u00eb qarta n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn dhe nuk kishte protokolle trajtimi, n\u00eb media u shfaq\u00ebn artikuj t\u00eb panum\u00ebrt mbi m\u00ebnyr\u00ebn se si duhet t\u00eb trajtohet virusi. Vitamina C u theksua si nj\u00eb element q\u00eb rrit imunitetin, por n\u00eb publik kjo u interpretua si shp\u00ebtim nga COVID-19. Efekti\u00a0<a href=\"https:\/\/www.monitor.al\/fluturojne-cmimet-e-agrumeve-limoni-mbi-250-leke-kg-ne-disa-raste-mungon-ne-treg\/\">zinxhir<\/a>\u00a0i k\u00ebsaj ishte nj\u00eb rritje e \u00e7mimeve t\u00eb frutave si portokalli, limoni ose mandarina, kurse n\u00eb marketet e m\u00ebdha furnizimet e k\u00ebtyre frutave u zhduk\u00ebn menj\u00ebher\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, nuk rrezikohej sh\u00ebndeti i askujt, p\u00ebrve\u00e7 &#8220;sh\u00ebndetit&#8221; t\u00eb xhepave t\u00eb qytetar\u00ebve q\u00eb shkonin n\u00eb dyqane dhe barnatore t\u00eb zbraz\u00ebta n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb vitamin\u00ebs C. Por ky ishte informacioni m\u00eb pak i d\u00ebmsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Problemi i v\u00ebrtet\u00eb ishin q\u00ebndrimet joshkencore dhe t\u00eb pabazuara q\u00eb filluan t\u00eb qarkullonin n\u00eb shumic\u00ebn e faqeve t\u00eb internetit n\u00eb muajt e par\u00eb t\u00eb pandemis\u00eb. Mund t\u00eb gjesh leht\u00ebsisht &#8220;lajme t\u00eb rreme&#8221; se si COVID-19 mund t\u00eb trajtohet n\u00eb sht\u00ebpi me raki (nj\u00eb pije alkoolike tipike shqiptare). Pretendohej se konsumimi i saj e mbante larg koronavirusin. Nj\u00eb mjek q\u00eb citohej n\u00eb faqet e internetit pretendonte q\u00eb n\u00ebse aplikoni masazhe trupi me dy pije alkoolike, efektet e koronavirusit mund t\u00eb jen\u00eb m\u00eb pak agresive. Papritmas, dafina,\u00a0<a href=\"https:\/\/faktoje.al\/lajmet-e-rreme-qe-qarkulluan-me-shume-per-covid-19\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">limoni<\/a>\u00a0dhe hudhra u &#8220;aprovuan&#8221; si produkte mrekulli q\u00eb sh\u00ebrojn\u00eb k\u00ebt\u00eb virus t\u00eb rreziksh\u00ebm.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/si-u-bene-virale-lajmet-e-rreme-per-pandemine-e-covid-19-ne-shqiperi\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">T\u00eb botuara<\/a>\u00a0nj\u00ebra pas tjetr\u00ebs p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr sa m\u00eb shum\u00eb klikime, lajmet e rreme rrezikuan t\u00eb &#8220;minojn\u00eb&#8221; pun\u00ebn e institucioneve t\u00eb sh\u00ebndetit publik p\u00ebr rritjen e nd\u00ebrgjegj\u00ebsimit t\u00eb qytetar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb mbajtur distanc\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb mbrojtur veten nga virusi n\u00eb vend se t\u00eb neglizhojn\u00eb at\u00eb duke krijuar iden\u00eb se ila\u00e7i \u00ebsht\u00eb kudo.<\/p>\n<h5><strong>Lajmet e rreme kan\u00eb rritur numrin e skeptik\u00ebve q\u00eb nuk duan t\u00eb vaksinohen<\/strong><\/h5>\n<p>Nj\u00eb seri lajmesh n\u00eb lidhje me teorit\u00eb e konspiracionit b\u00ebn\u00eb xhiron e bot\u00ebs dhe Shqip\u00ebria nuk ishte p\u00ebrjashtim. N\u00eb media mund t\u00eb gjesh leht\u00ebsisht\u00a0<a href=\"https:\/\/www.cna.al\/2020\/12\/10\/vaksina-eshte-krijuar-qe-bill-gates-ti-vendose-njerezve-cip-teori-konspirative-e-ballkanit-apo-e-vertete\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">qindra<\/a>\u00a0tituj n\u00eb lidhje me teorin\u00eb se COVID-19 u krijua p\u00ebr t\u00eb shfarosur grupe t\u00eb caktuara t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, p\u00ebr t\u00eb rritur fitimet financiare t\u00eb kompanive farmaceutike, ose p\u00ebr t&#8217;i detyruar njer\u00ebzit t\u00eb vaksinohen, q\u00eb nuk ishte gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se nj\u00eb mikro\u00e7ip.<\/p>\n<p>Emri i miliarderit Bill Gates p\u00ebrmendej shpesh n\u00eb k\u00ebto teori, duke pretenduar se ai kishte p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb kontrollonte bot\u00ebn. Teorit\u00eb e konspiracionit, t\u00eb cilat madje jan\u00eb shfaqur n\u00eb mediat komb\u00ebtare, kan\u00eb rritur numrin e skeptik\u00ebve n\u00eb lidhje me vaksinimin. Nj\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/biepag.eu\/wp-content\/uploads\/2020\/12\/Conspiracies-and-COVID19-in-the-Balkan-English-2.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">studim<\/a>\u00a0i kryer nga grupi k\u00ebshillimor &#8220;Balkans in Europe&#8221; tregon se vendi q\u00eb ka numrin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebsve t\u00eb teorive t\u00eb konspiracionit n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht Shqip\u00ebria. Sipas t\u00eb nj\u00ebjtit studim, nj\u00eb num\u00ebr i madh njer\u00ebzish jan\u00eb kund\u00ebr vaksinimit, jo vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri, por n\u00eb t\u00eb gjitha vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor.<\/p>\n<h5><strong>Informacioni konfuz n\u00eb lidhje me ila\u00e7et ka rritur shitjet n\u00eb tregun e zi<\/strong><\/h5>\n<p>Para se t\u00eb aprovohej vaksina, protokollet e trajtimit n\u00eb disa vende p\u00ebrb\u00ebheshin nga barna antivirale p\u00ebr t\u00eb luftuar Covid-19. Favipiravir ishte ila\u00e7i i par\u00eb i p\u00ebrdorur kund\u00ebr Covid-19 n\u00eb Vuhan (Wuhan) dhe m\u00eb pas n\u00eb Itali, Japoni, Rusi, Turqi. Disa nga k\u00ebto vende e ofruan at\u00eb falas, si pjes\u00eb e trajtimit t\u00eb Covid-19 n\u00eb spitale.<\/p>\n<p>Nj\u00eb ila\u00e7 tjet\u00ebr ishte Remdesivir i cili p\u00ebrdoret n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb intravenoze. Pasi lexuan informacionin n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb bar, i cili qe provuar se \u00ebsht\u00eb i suksessh\u00ebm n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe Evrop\u00eb, dhe pas konsultimit me mjek\u00eb privat\u00eb, njer\u00ebzit filluan t&#8217;i blinin ato n\u00eb tregun e zi. K\u00ebto ila\u00e7e mund t\u00eb gjendeshin n\u00eb m\u00ebnyra informale me nj\u00eb \u00e7mim prej\u00a0<a href=\"https:\/\/tvklan.al\/ilaci-qe-ne-shqiperi-shitet-deri-ne-500-euro-ne-turqi-jepet-falas\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">350<\/a>-500 euro.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e popullsis\u00eb kishte frik\u00eb t\u00eb shkonte n\u00eb spitalet publike nga paniku se t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt po liheshin pa kujdesin e duhur mjek\u00ebsor. Besimi n\u00eb k\u00ebto ila\u00e7e u forcua m\u00eb tej nga fakti q\u00eb vet\u00eb\u00a0<a href=\"http:\/\/www.gazetadita.al\/situata-ne-shqiperi-e-kontrolluar-manastirliu-terapia-me-remdesivir-falas-per-pacientet-ne-spitale-pergatitemi-per-rritjen-e-testimeve\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Ministria<\/a>\u00a0e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb deklaroi n\u00eb muajin tetor se do t\u00eb fuste n\u00eb p\u00ebrdorim trajtimin me Remdesivir si terapi n\u00eb spitalet publike.<\/p>\n<p>Ata q\u00eb nuk kishin mund\u00ebsi, filluan t\u00eb blinin dhe t\u00eb p\u00ebrdorin antibiotik\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb (p\u00ebr shembull, azitromicin\u00eb), edhe kur nuk kishte nevoj\u00eb. Nuk ka asgj\u00eb t\u00eb keqe n\u00eb p\u00ebrpjekjen p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar jet\u00ebn, por informacioni konfuz nga burime t\u00eb ndryshme b\u00ebri q\u00eb njer\u00ebzit me simptoma t\u00eb lehta t\u00eb Covid-19 filluan t\u00eb marrin ila\u00e7e t\u00eb ndryshme pa u konsultuar me ndonj\u00eb mjek. Mjek\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb punojn\u00eb jasht\u00eb vendit kan\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/www.gazetatema.net\/2020\/11\/23\/trajtimi-i-covid-mjeku-nga-londra-hiqni-dore-nga-antibiotiket-ste-sherojne-ilacet-e-shtrenjta\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">theksuar<\/a>\u00a0n\u00eb media se Covid-19 nuk ka nevoj\u00eb t\u00eb trajtohet me antibiotik\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb dhe se ka m\u00ebnyra dhe trajtime t\u00eb tjera, n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb gjendjes s\u00eb pacientit.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"size-full wp-image-11182\" src=\"https:\/\/cdn.respublica.edu.mk\/wp-content\/uploads\/2021\/07\/Rakija-luk-i-limon-Kako-laznite-vesti-zagrozija-covecki-zivoti-vo-Albanija.jpg\" alt=\"Rakija luk i limon Kako laznite vesti zagrozija covecki zivoti vo Albanija\" \/>Burimi: balkaninsight.com<\/p>\n<h5><strong>Loja e numrave! A ishte edhe qeveria pjes\u00eb e lajmeve t\u00eb rreme?<\/strong><\/h5>\n<p>M\u00ebnyra se si trajtohej pandemia ndau edhe publikun. Qeveria e konsideroi at\u00eb t\u00eb suksesshme dhe Kryeministri e\u00a0<a href=\"https:\/\/shqiptarja.com\/lajm\/perballimi-i-pandemise-rama-ishte-sukses-i-madh-dolem-me-koken-lart\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">theksonte<\/a>\u00a0k\u00ebt\u00eb n\u00eb shum\u00eb raste. Por a \u00ebsht\u00eb i v\u00ebrtet\u00eb ky sukses? S\u00eb pari, duhet t\u00eb themi se, n\u00eb koh\u00ebn kur vendi ishte n\u00eb karantin\u00eb (nga marsi deri n\u00eb maj t\u00eb vitit 2020), Shqip\u00ebria kishte nj\u00eb humbje n\u00eb pothuajse \u00e7do sektor t\u00eb ekonomis\u00eb. Pra, kur ndodhi vala tjet\u00ebr e epidemis\u00eb n\u00eb periudh\u00ebn gjat\u00eb muajve shtator-n\u00ebntor, qeveria vendosi t\u00eb mos sakrifikoj\u00eb ekonomin\u00eb dhe ta mbaj\u00eb at\u00eb t\u00eb hapur, por me disa kufizime. Sigurisht, ajo q\u00eb u flijua ose sakrifikua ishte jeta e njer\u00ebzve. Zyrtarisht, Shqip\u00ebria sot (09.07.2021) ka nj\u00eb total prej\u00a0<a href=\"https:\/\/covid19.monitor.al\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">245<\/a>6 raste vdekjesh nga Covid-19 q\u00eb nga fillimi i pandemis\u00eb. Por a \u00ebsht\u00eb ky numri i v\u00ebrtet\u00eb i t\u00eb vdekurve nga virusi?<\/p>\n<p>Sipas nj\u00eb raporti t\u00eb botuar nga\u00a0<a href=\"http:\/\/www.healthdata.org\/special-analysis\/estimation-excess-mortality-due-covid-19-and-scalars-reported-covid-19-deaths\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Healthdata<\/a>.org, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb vendi i kat\u00ebrt n\u00eb bot\u00eb p\u00ebr sa i p\u00ebrket rasteve t\u00eb vdekjeve nga Covid-19 p\u00ebr nga numri i popullsis\u00eb, menj\u00ebher\u00eb pas Azerbajxhanit, Bosnj\u00eb dhe Hercegovin\u00ebs dhe Bullgaris\u00eb.<\/p>\n<p>Instituti i Statistikave, p\u00ebrndryshe nj\u00eb burim zyrtar, n\u00eb raportet e saj tregon p\u00ebr nj\u00eb shkall\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb vdekshm\u00ebris\u00eb, e cila na \u00e7on n\u00eb faktin se Qeveria nuk \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsisht &#8220;e sinqert\u00eb&#8221; kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr vdekshm\u00ebrin\u00eb nga Covid-19, t\u00eb cilat shifrat zyrtarisht i publikon Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Institutit, n\u00eb periudh\u00ebn nga muaji prill 2020 deri n\u00eb mars 2021, Shqip\u00ebria kishte rreth\u00a0<a href=\"https:\/\/www.monitor.al\/instat-konfirmon-9300-vdekje-shtese-ne-nje-vit-pandemi-rritje-me-42-7-rekord-tirana-ne-t-i-2021\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">9.300<\/a>\u00a0raste vdekjesh shtes\u00eb krahasuar me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, kur virusi nuk ekzistonte (p\u00ebr k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb, shifra zyrtare \u00ebsht\u00eb 2.423 raste vdekjesh p\u00ebr shkak t\u00eb Covid-19).<\/p>\n<p>N\u00eb 12 muajt e fundit (prill 2020 &#8211; mars 2021) rreth vdiq\u00ebn rreth 31.000 njer\u00ebz, krahasuar me pothuajse 22.000 n\u00eb periudh\u00ebn nga prilli i 2019 deri n\u00eb marsin e 2020, ose nj\u00eb rritje prej m\u00eb shum\u00eb se 42.7%.<\/p>\n<p>Nj\u00eb shembull tjet\u00ebr i d\u00ebshtimit t\u00eb qeveris\u00eb p\u00ebr t\u00eb siguruar informacion t\u00eb sakt\u00eb p\u00ebr mediat ishin testet p\u00ebr Covid-19. Kryeministri m\u00eb 18 mars deklaroi se testet q\u00eb po kryheshin n\u00eb Shqip\u00ebri ishin m\u00eb t\u00eb shumta se n\u00eb t\u00eb gjitha vendet e tjera n\u00eb rajon, por media zbuloi pik\u00ebrisht t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, duke krahasuar t\u00eb dh\u00ebna zyrtare nga disa vende, t\u00eb cilat treguan se deklarata e Ram\u00ebs ishte e rreme.<\/p>\n<h5><strong>Media ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vaksin\u00eb, at\u00eb p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn<\/strong><\/h5>\n<p>Edhe mediat ka m\u00ebkatet e tyre kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr raportimin mbi pandemin\u00eb. Shumica e tyre bashkuan forcat n\u00eb fillim dhe filluan t\u00eb informojn\u00eb dhe k\u00ebshillojn\u00eb publikun p\u00ebr t\u00eb rritur nd\u00ebrgjegj\u00ebsimin nga rreziku i virusit dhe p\u00ebr masat e mbrojtjes. Por nga ana tjet\u00ebr, ata nuk arrit\u00ebn t&#8217;i shp\u00ebtonin manis\u00eb &#8220;p\u00ebr klikime&#8221;, pa filtruar si\u00e7 duhet informacionin. Nj\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/www.kas.de\/documents\/271859\/271908\/Medien+in+Zeiten+von+Corona.pdf\/11821c87-1368-bb92-60cc-2439749fd83b?version=1.0&amp;t=1610016038604\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">analiz\u00eb<\/a>\u00a0ku p\u00ebrfshihej m\u00ebnyra se si kan\u00eb raportuar mediat gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb pandemis\u00eb, e kryer nga dy akademik\u00eb t\u00eb njohur, tregoi se media shqiptare kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb hap prapa kur b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr standardet profesionale t\u00eb raportimit mediatik. Por cilat ishin disa nga p\u00ebrfundimet e k\u00ebsaj analize?<\/p>\n<p>N\u00eb thelb, raportimi mediatik p\u00ebr Covid-19 u p\u00ebrqendrua vet\u00ebm n\u00eb deklaratat zyrtare. Asnj\u00eb hetim i thelluar nuk u krye p\u00ebr t\u00eb konfirmuar n\u00ebse ato deklarata dhe shifra t\u00eb raportuara nga qeveria dhe institucionet shtet\u00ebrore n\u00eb lidhje me pandemin\u00eb ishin t\u00eb v\u00ebrteta apo jo. Nuk u b\u00eb asnj\u00eb hulumtim m\u00eb serioz dhe u krijua nj\u00eb terren ideal p\u00ebr k\u00ebt\u00eb lloj gazetarie. Kishte vet\u00ebm 2-3 hulumtime t\u00eb shkurtra.<\/p>\n<p>Gjithashtu, nuk kishte raportim t\u00eb ekuilibruar n\u00eb media, n\u00eb kuptimin e ofrimit t\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb z\u00eb t\u00eb pavarur p\u00ebrkund\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsuesve zyrtar\u00eb t\u00eb shtetit. Theksi q\u00eb u vu n\u00eb p\u00ebrhapjen e virusit dhe situat\u00ebn sh\u00ebndet\u00ebsore la n\u00eb sfond theksin q\u00eb mund t\u00eb vihej n\u00eb pasojat ekonomike dhe sociale t\u00eb shkaktuara nga karantina dhe Covid-19.<\/p>\n<p>Portalet kishin shum\u00eb raportime artificiale, kurse prania e ekspert\u00ebve ose informacionit teknik ishte e shkurt\u00ebr dhe sh\u00ebrbehej si &#8220;<em>fast food<\/em>&#8220;. P\u00ebrve\u00e7 kushteve t\u00eb v\u00ebshtira n\u00eb t\u00eb cilat u gjet\u00ebn gazetar\u00ebt, nga aspekti ekonomik, pandemia e b\u00ebri edhe m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb raportimin nga terreni. Konferencat p\u00ebr shtyp u zhvendos\u00ebn n\u00eb rrjetet sociale dhe prania e gazetar\u00ebve u eliminua q\u00ebllimisht, gj\u00eb q\u00eb e b\u00ebri t\u00eb pamundur shtrimin e pyetjeve.<\/p>\n<h5><strong>Koha p\u00ebr veprim<\/strong><\/h5>\n<p>Pandemia Covid-19 ishte nj\u00eb prov\u00eb p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb, sistemet, ekonomit\u00eb dhe mediat n\u00eb t\u00eb gjitha segmentet e tyre. N\u00ebse kthehemi mbrapa nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, do t\u00eb shohim se mediat jan\u00eb akoma t\u00eb brishta dhe se ata ishin n\u00eb gjendje t\u00eb kryenin misionin e tyre n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>Po tani? Pas kalimit t\u00eb stuhis\u00eb me Covid-19, \u00ebsht\u00eb koha t\u00eb reflektojm\u00eb p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ndodhi.<\/p>\n<p>Mediat tradicionale duhet t\u00eb veprojn\u00eb dhe t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb nga gabimet e tyre. Ky duhet t\u00eb jet\u00eb thelbi i misionit t\u00eb tyre dhe n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb t\u00eb vendos\u00eb interesin publik. Duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb burim informacioni i dor\u00ebs s\u00eb par\u00eb kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr lajmet dhe raportimet, dhe k\u00ebshtu t\u00eb luaj\u00eb nj\u00eb rol kryesor n\u00eb edukimin e publikut. Kjo do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb efekt zinxhir q\u00eb do t\u00eb lejoj\u00eb audienc\u00ebn t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e kujdesshme n\u00eb at\u00eb q\u00eb beson dhe t\u00eb shoshit\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn nga ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb e rreme.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, qeveria duhet t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb m\u00ebsim q\u00eb, her\u00ebt a von\u00eb, gjith\u00e7ka del n\u00eb drit\u00eb. T\u00eb jesh i sinqert\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb alternativ\u00eb m\u00eb e mir\u00eb n\u00eb rastet e trajtimit t\u00eb nj\u00eb situate urgjente sesa ta fsheh\u00ebsh at\u00eb. Nj\u00eb nivel m\u00eb t\u00eb lart\u00eb llogaridh\u00ebnie, njer\u00ebzit e pranojn\u00eb m\u00eb mir\u00eb sesa panikun dhe skepticizmin.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket portaleve t\u00eb lajmeve, \u00ebsht\u00eb koha q\u00eb autoritetet e mbik\u00ebqyrjes s\u00eb medias t\u00eb fillojn\u00eb t&#8217;u kushtojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb v\u00ebmendje. Q\u00ebllimi i vet\u00ebm i portaleve \u00ebsht\u00eb t\u00eb rrisin numrin e klikimeve, p\u00ebrmes lajmeve t\u00eb rreme, dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ata duhet t\u00eb jen\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr d\u00ebmet q\u00eb shkaktojn\u00eb.<\/p>\n<p>Rrjetet sociale? Epo, ato jan\u00eb ato q\u00eb jan\u00eb! \u00cbsht\u00eb e pamundur q\u00eb ato t\u00eb kontrollohen, prandaj duhet t\u00eb punohet n\u00eb ngritjen e vet\u00ebdijes p\u00ebr rreziqet, n\u00eb kuptimin q\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb lexoni atje nuk do t\u00eb thot\u00eb domosdoshm\u00ebrisht se \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><em><strong>Teksti \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e edicionit \u201c<\/strong><\/em><a href=\"https:\/\/respublica.edu.mk\/blog-sq\/covid-19-sq\/raki-hudher-dhe-limon-si-lajmet-e-rreme-rrezikuan-jeten-e-njerezve-ne-shqiperi\/sr-cnr-bs\/prikazni-od-regionot\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><em><strong>Histori nga rajoni<\/strong><\/em><\/a><em><strong>\u201d q\u00eb zbatohet nga\u00a0<\/strong><\/em><a href=\"https:\/\/respublica.edu.mk\/blog-sq\/covid-19-sq\/raki-hudher-dhe-limon-si-lajmet-e-rreme-rrezikuan-jeten-e-njerezve-ne-shqiperi\/sr-cnr-bs\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><em><strong>Res Publica<\/strong><\/em><\/a><em><strong>\u00a0dhe\u00a0<\/strong><\/em><a href=\"https:\/\/iks.edu.mk\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><em><strong>Instituti p\u00ebr Studime t\u00eb Komunikimit<\/strong><\/em><\/a><strong>\u00a0<\/strong><em><strong>nga Maqedonia, n\u00eb bashk\u00ebpunim me partner\u00ebt nga Mali i Zi (<\/strong><\/em><a href=\"https:\/\/www.pcnen.com\/portal\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><em><strong>PCNEN<\/strong><\/em><\/a><em><strong>), Kroacia (<\/strong><\/em><a href=\"https:\/\/www.lupiga.com\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><em><strong>Lupiga<\/strong><\/em><\/a><em><strong>), Kosova (<\/strong><\/em><a href=\"https:\/\/sbunker.net\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><em><strong>Sbunker<\/strong><\/em><\/a><em><strong>), Serbia (<\/strong><\/em><a href=\"https:\/\/nedavimobeograd.rs\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><em><strong>Ne Davimo Beograd<\/strong><\/em><\/a><em><strong>), Bosnja dhe Hercegovina (<\/strong><\/em><a href=\"https:\/\/analiziraj.ba\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><em><strong>Analiziraj.ba<\/strong><\/em><\/a><em><strong>), Shqip\u00ebri (<\/strong><\/em><a href=\"http:\/\/www.monitor.al\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><strong>Monitor.al<\/strong><\/a><em><strong>) dhe Greqia (<\/strong><\/em><a href=\"https:\/\/www.macropolis.gr\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><em><strong>Macropolis<\/strong><\/em><\/a><em><strong>), n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb projektit &#8220;Bashko pikat: politika t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuara p\u00ebrmes pjes\u00ebmarrjes qytetare &#8221; me mb\u00ebshtetjen e Ambasad\u00ebs Britanike n\u00eb Shkup.<\/strong><\/em><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Problemi i v\u00ebrtet\u00eb ishin q\u00ebndrimet joshkencore dhe t\u00eb pabazuara q\u00eb filluan t\u00eb qarkullonin n\u00eb shumic\u00ebn e faqeve t\u00eb internetit n\u00eb muajt e par\u00eb t\u00eb pandemis\u00eb. Mund t\u00eb gjesh leht\u00ebsisht &#8220;lajme t\u00eb rreme&#8221; se si COVID-19 mund t\u00eb trajtohet n\u00eb sht\u00ebpi me raki! Kur disa nga gjigand\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj n\u00eb bot\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e farmaceutik\u00ebs [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":455,"featured_media":7540,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1127,1095],"ppma_author":[1128],"class_list":["post-7542","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-1127","tag-histori-nga-rajoni"],"authors":[{"term_id":1128,"user_id":455,"is_guest":0,"slug":"nertila-maho","display_name":"Nertila Maho","avatar_url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/e3944c66caf39ff6cf4375acd07a439027c94f424cd29bb2ff7389e9f56bb6a9?s=96&d=mm&r=g","user_url":"","last_name":"Maho","first_name":"Nertila","description":""}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7542","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/455"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7542"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7542\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7543,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7542\/revisions\/7543"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/7540"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7542"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7542"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7542"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=7542"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}