{"id":7612,"date":"2021-02-15T09:55:38","date_gmt":"2021-02-15T07:55:38","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=7612"},"modified":"2024-09-12T09:57:06","modified_gmt":"2024-09-12T07:57:06","slug":"tete-vjet-me-pas-a-eshte-kroacia-me-ne-fund-vertet-e-gatshme-per-evropen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/tete-vjet-me-pas-a-eshte-kroacia-me-ne-fund-vertet-e-gatshme-per-evropen\/","title":{"rendered":"TET\u00cb VJET M\u00cb PAS: A \u00ebsht\u00eb Kroacia m\u00eb n\u00eb fund v\u00ebrtet e gatshme p\u00ebr Evrop\u00ebn?"},"content":{"rendered":"<p><strong>Kroacia u b\u00eb an\u00ebtare e Bashkimit Evropian n\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb korrikut t\u00eb vitit 2013. Shum\u00eb njer\u00ebz kishin frik\u00eb nga an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb BE p\u00ebr arsye t\u00eb ndryshme, q\u00eb \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb nga p\u00ebrqindja jo e vog\u00ebl e qytetar\u00ebve q\u00eb ishin kund\u00ebr nj\u00eb bashkimi t\u00eb till\u00eb. Nj\u00eb nga arsyet e k\u00ebsaj frike ishte pyetja se \u00e7far\u00eb do t\u00eb na ofronte BE-ja. Por, gati tet\u00eb vjet m\u00eb von\u00eb, kam disi p\u00ebrshtypjen se sot nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb pyetja se \u00e7far\u00eb do t\u00eb na sjell\u00eb Evropa, por se \u00e7far\u00eb i kemi sjell\u00eb ne Evrop\u00ebs, respektivisht kush kaloi m\u00eb mir\u00eb n\u00eb at\u00eb martes\u00eb t\u00eb kontraktuar dhe me emrin e kujt lidhet tremb\u00ebdhjet\u00ebshi fatkeq i vitit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit.<\/strong><\/p>\n<p>Para fillimit t\u00eb negociatave me BE-n\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 t\u00eb qenit nj\u00eb lidere e rajonit, ishte e nevojshme q\u00eb Kroacia t\u00eb paraqitej si nj\u00eb shtet i rregulluar me \u200b\u200bq\u00ebllime miq\u00ebsore ndaj fqinj\u00ebve. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, ishte e nevojshme t&#8217;iu b\u00ebhet nj\u00eb &#8220;makiazh&#8221; marr\u00ebdh\u00ebnieve me Serbin\u00eb. Pra, le t\u00eb fillojm\u00eb me rradh dhe t\u00eb kthehemi n\u00eb vitin 2004, kur detyr\u00ebn e Kryeministrit kroat e ushtronte Ivo Sanader, i cili aktualisht gjendet n\u00eb burg me bishtin e\u00a0<a href=\"https:\/\/www.dw.com\/en\/croatia-former-pm-sanader-found-guilty-of-corruption-again-sentenced-to-8-more-years\/a-55595471\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">skandaleve t\u00eb shumta<\/a>, kryesisht t\u00eb korrupsionit. Sanader asokohe ishte zyrtari i par\u00eb i lart\u00eb kroat q\u00eb u paraqit n\u00eb Shoq\u00ebrin\u00eb Kulturore Serbe &#8220;Prosvjeta&#8221; n\u00eb Zagreb dhe p\u00ebrg\u00ebzoi Krishtlindjet ortodokse t\u00eb pranishm\u00ebve me fjal\u00ebt &#8220;Krishti lindi&#8221;. K\u00ebto gjestet ngel\u00ebn vet\u00ebm gjeste sepse marr\u00ebdh\u00ebniet kroato-serbe kan\u00eb mbetur t\u00eb pandryshuara deri m\u00eb sot, megjith\u00ebse me disa batica dhe zbatica.<\/p>\n<h5><strong>Marr\u00ebdh\u00ebniet kroato-serbe<\/strong><\/h5>\n<p>Megjith\u00ebse kishte hapa pozitiv\u00eb p\u00ebrpara, gjegj\u00ebsisht vizita t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme zyrtare, nga t\u00eb dy pal\u00ebt, n\u00eb thelb asgj\u00eb nuk ka ndryshuar. Udh\u00ebheqja serbe ende nuk e pranon q\u00eb Serbia ka kryer nj\u00eb agresion ndaj Kroacis\u00eb, megjith\u00eb vendimeve t\u00eb shumta t\u00eb Gjykat\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr krime lufte n\u00eb vendet e ish Jugosllavin\u00eb n\u00eb Hag\u00eb. Lidhur me pozicionin e kroat\u00ebve n\u00eb Serbi, t\u00eb dy vendet n\u00eb vitin 2004 n\u00ebnshkruan nj\u00eb marr\u00ebveshje q\u00eb supozohej t&#8217;u siguronte pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb komunitetit kroat vende t\u00eb garantuara n\u00eb parlamentin serb, por kjo nuk ka ndodhur deri m\u00eb sot, nd\u00ebrsa n\u00eb Kroaci pakica serbe ka tre vende t\u00eb garantuara n\u00eb parlament.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, komuniteti serb n\u00eb Kroaci para luft\u00ebs p\u00ebrb\u00ebnte 12 p\u00ebrqind t\u00eb popullsis\u00eb, dhe sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb vitit 2011, kjo ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb 4.3 p\u00ebrqind, k\u00ebshtu q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb konkludohet se Kroacia ka nj\u00eb problem me kthimin e popullat\u00ebs serbe. K\u00ebrkimi p\u00ebr t\u00eb zhdukurit, gati 2.000 prej tyre, n\u00eb takimet bilaterale \u00ebsht\u00eb vendosur si nj\u00eb nga p\u00ebrpar\u00ebsit\u00eb p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve midis dy vendeve. N\u00eb fakt, autoritetet kroate dhe nj\u00eb pjes\u00eb e shoq\u00ebris\u00eb civile n\u00eb Serbi\u00a0<a href=\"https:\/\/www.civilnodrustvo.hr\/zene-u-crnom-odrzat-ce-mirovnu-akciju-u-sredistu-beograda-nikada-necemo-zaboraviti-zlocine-u-vukovaru\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">paralajm\u00ebruan<\/a>\u00a0p\u00ebr munges\u00ebn e bashk\u00ebpunimit t\u00eb Serbis\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, duke qen\u00eb se Kroacia kishte vite q\u00eb i k\u00ebrkonte Beogradit zyrtar t\u00eb dor\u00ebzonte dokumentet e marra t\u00eb luft\u00ebs nga spitali i Vukovarit, nga ku jan\u00eb rr\u00ebmbyer nj\u00eb num\u00ebr i madh qytetar\u00ebsh kroat\u00eb, t\u00eb lejoj\u00eb hapjen e arkivave t\u00eb saj dhe hetuesve t&#8217;ju mund\u00ebsoj\u00eb t\u00eb flasin me njer\u00ebzit e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb aktivitetet e k\u00ebrkimit dhe t\u00eb inteligjenc\u00ebs n\u00eb zon\u00eb. Marr\u00ebveshja u prit p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb &#8211; deri n\u00eb tetor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, kur\u00a0<a href=\"https:\/\/www.slobodnaevropa.org\/a\/srbija-i-hrvatska-zajedno-tra%C5%BEe-nestale\/30909122.html\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">m\u00eb n\u00eb fund u ra dakord<\/a>\u00a0q\u00eb t\u00eb dy pal\u00ebt s\u00eb bashku, p\u00ebrmes k\u00ebrkimeve n\u00eb terren dhe hulumtimeve t\u00eb arkivave, t\u00eb p\u00ebrpiqeshin t\u00eb zbulonin fatin e t\u00eb zhdukurve. Pala serbe premtoi q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb disa vende t\u00eb caktuara n\u00eb Serbi, bazuar n\u00eb dyshimet se n\u00eb ato vende gjenden eshtrat e nj\u00eb numri t\u00eb madh t\u00eb njer\u00ebzve.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, Kroacia nuk ka ndjekur shembullin shekullor &#8211; Gjermanin\u00eb &#8211; kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr t&#8217;u p\u00ebrballur me t\u00eb kaluar\u00ebn. Ka p\u00ebrpjekje t\u00eb vazhdueshme n\u00eb opinionin publik p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar se n\u00eb Luft\u00ebn e Atdheut jan\u00eb kryer krime edhe nga ana e kroat\u00ebve, n\u00ebn argumentin jo t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm se nj\u00eb ushtri q\u00eb mbrohet nuk mund t\u00eb kishte kryer krime. Nj\u00eb hap drejt nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb mir\u00eb u sh\u00ebnua vitin e kaluar me vendosjen e kurorave nga udh\u00ebheqja e shtetit kroat n\u00eb Grubor, ku 26 vjet m\u00eb par\u00eb u vran\u00eb gjasht\u00eb civil\u00eb serb\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, ka t\u00eb ngjar\u00eb q\u00eb do t\u00eb presim gjat\u00eb p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb mira fqinj\u00ebsore &#8211; jo aq p\u00ebr shkak t\u00eb popullat\u00ebs (njer\u00ebzit q\u00eb nxisin urrejtje jan\u00eb pakic\u00eb n\u00eb t\u00eb dy vendet), por p\u00ebr shkak t\u00eb politikan\u00ebve q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb k\u00ebto dy vende, t\u00eb cil\u00ebt gjithmon\u00eb para zgjedhjeve kan\u00eb nj\u00eb animozitet.<\/p>\n<h5><strong>Korrupsioni \u2013 nj\u00eb pjes\u00eb e ADN-s\u00eb s\u00eb politikan\u00ebve<\/strong><\/h5>\n<p>Do t\u00eb ishte \u00e7mendurisht ambicioze t\u00eb p\u00ebrpiqesh t\u00eb p\u00ebrmbledh\u00ebsh gjith\u00e7ka q\u00eb ka ndodhur n\u00eb tet\u00eb vitet e fundit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit, sigurisht q\u00eb ka shum\u00eb pika p\u00ebr t&#8217;u referuar, k\u00ebshtu q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e drejt\u00eb t\u00eb shohim disa episode t\u00eb turpshme, disa prej t\u00eb cilave shfaqen pa nj\u00eb pushim dhe jan\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e identitetit ton\u00eb si nj\u00eb an\u00ebtar i Bashkimit Evropian &#8211; jo p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrpjekjes p\u00ebr t\u00eb &#8220;\u00e7montuar shtetin&#8221;, si\u00e7 kryeministri Andrej Plenkovi\u00e7 ka p\u00ebrs\u00ebritur n\u00eb dit\u00ebt e fundit n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb kritikave t\u00eb mediave dhe zbulimeve t\u00eb skandaleve n\u00eb pushtet , por sepse demokracia nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb mund\u00ebsi por edhe nj\u00eb detyrim i qytetar\u00ebve shoq\u00ebrit\u00eb dhe vendet nga t\u00eb cil\u00ebt t\u00eb rinjt\u00eb nuk duan t\u00eb ikin n\u00eb Irland\u00eb ose Gjermani. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb ket\u00eb sukses, kritika konstruktive nuk duhet t\u00eb quhet &#8220;tradhti e lart\u00eb&#8221;, por duhet t\u00eb pranohet dhe nga ajo t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb leksione t\u00eb caktuara. Kushdo q\u00eb kryen funksionin e kryeministrit t\u00eb nj\u00eb shteti dhe nuk \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm t\u00eb p\u00ebrballet me kritikat dhe skandalet e bazuara t\u00eb njer\u00ebzve q\u00eb ai ka em\u00ebruar n\u00eb poste t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, a nuk do t\u00eb ishte m\u00eb mir\u00eb t\u00eb pyetemi n\u00ebse ky armik i shtetit \u00ebsht\u00eb ai?<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket korrupsionit, p\u00ebrgjigja n\u00eb pyetjen n\u00ebse po ecim p\u00ebrpara apo prapa varet nga kush si e shikon. Kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr korrupsionin, politikan\u00ebt kroat\u00eb e kan\u00eb marr\u00eb seriozisht parull\u00ebn &#8220;Vet\u00ebm qielli \u00ebsht\u00eb kufiri&#8221;. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave m\u00eb t\u00eb fundit t\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/www.transparency.org\/en\/cpi\/2020\/index\/nzl\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Transparency International<\/a>\u00a0n\u00eb vitin 2020 Kroacia ishte n\u00eb pozit\u00eb m\u00eb t\u00eb keqe se Ruanda p\u00ebr sa i p\u00ebrket indeksit t\u00eb korrupsionit. P\u00ebr dy vjet me radh\u00eb, ajo mban fort\u00eb vendin e 63-t\u00eb dhe me 47 pik\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb larg mesatares s\u00eb BE-s\u00eb prej 64 pik\u00ebsh. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn list\u00eb, Sllovenia ka 60 pik\u00eb, Mali i Zi 45, Serbia 38, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova 36, \u200b\u200bdhe Maqedonia e Veriut 35 pik\u00eb.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"size-full wp-image-10119\" src=\"https:\/\/cdn.respublica.edu.mk\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/Osum-godini-podocna-Dali-konecno-Hrvatska-e-navistina-podgotvena-za-Evropa.jpg\" alt=\"Osum godini podocna Dali konecno Hrvatska e navistina podgotvena za Evropa slide\" \/><\/p>\n<p>Burimi: spiegel.de<\/p>\n<p>Do t\u00eb ishte e v\u00ebshtir\u00eb dhe v\u00ebrtet e pamundur t&#8217;i num\u00ebrojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb tekst t\u00eb gjith\u00eb skandalet q\u00eb kan\u00eb tronditur Kroacin\u00eb n\u00eb vitet e fundit dhe p\u00ebr hir t\u00eb shqyrtimit, \u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u00eb theksohet se asnj\u00eb qeveri nuk ka kaluar pa skandale deri m\u00eb tani. Megjithat\u00eb, n\u00ebse na intereson se ku gjendemi sot, at\u00ebher\u00eb \u00ebsht\u00eb e pashmangshme t&#8217;i referohemi qeveris\u00eb aktuale t\u00eb Andrej Plenkovi\u00e7. N\u00eb Olimpiad\u00ebn politike, Plenkovi\u0107 u b\u00eb kampion n\u00eb gar\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb mandat t\u00eb dyt\u00eb me\u00a0<a href=\"https:\/\/www.total-croatia-news.com\/politics\/41131-plenkovic\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">14 ministra t\u00eb shkarkuar<\/a>, kryesisht p\u00ebr shkak t\u00eb skandaleve n\u00eb lidhje me pronat e tyre personale.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, shtrohet pyetja n\u00ebse korrupsioni apo n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi korrupsioni kroat \u00ebsht\u00eb nj\u00eb krim n\u00eb Evrop\u00eb, duke pasur parasysh se n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar Gjermania u godit nga nj\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/www.politico.eu\/article\/the-scandal-hanging-over-ursula-von-der-leyen\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">skandal gjigant<\/a>\u00a0protagonist kryesor i t\u00eb cilit ishte kreu aktual i Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. Se kreu i Komisionit mb\u00ebshtet partin\u00eb e korruptuar HDZ t\u00eb Plenkovi\u0107-it u d\u00ebshmua edhe nga paraqitja e saj n\u00eb videon promovuese t\u00eb HDZ-s\u00eb p\u00ebrpara zgjedhjeve parlamentare n\u00eb muajin korrik 2020. P\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb ankese zyrtare t\u00eb paraqitur n\u00eb organin ekzekutiv t\u00eb Bashkimit Evropian nga organizata joqeveritare kroate &#8220;Gong&#8221;, Komisioni Evropian ka njoftuar se do t\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/hr.n1info.com\/english\/news\/ec-to-change-rules-due-to-von-der-leyens-appearance-in-hdz-campaign-video\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">hartoj\u00eb udh\u00ebzime t\u00eb reja<\/a>\u00a0p\u00ebr pjes\u00ebmarrjen e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb tij n\u00eb fushatat zgjedhore t\u00eb vendeve an\u00ebtare. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, kreu i Komisionit Evropian kaloi pa pasoja. Populli do t\u00eb thoshte &#8220;ujku h\u00ebngri gomarin&#8221;.<\/p>\n<h5><strong>Presidenca kroate me BE-n\u00eb. Cila presidenc\u00eb?<\/strong><\/h5>\n<p>P\u00ebr presidenc\u00ebn kroate me BE-n\u00eb \u00ebsht\u00eb zhvilluar nj\u00eb propagand\u00eb e papar\u00eb me synimin p\u00ebr t&#8217;i dh\u00ebn\u00eb presidenc\u00ebs nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb tepruar, respektivisht p\u00ebr t\u00eb provuar q\u00eb Kroacia me k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb m\u00eb n\u00eb fund e ka treguar se ka kaluar procesin e integrimit t\u00eb plot\u00eb n\u00eb Bashkimin Evropian. Ambiciet e forta i prishi pandemia e koronavirusit dhe fakti q\u00eb takimet mbaheshin online. Fokusi i presidenc\u00ebs, logjikisht, \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb kriz\u00ebn aktuale sh\u00ebndet\u00ebsore. P\u00ebr shkak t\u00eb takimeve virtuale, Kroacia madje\u00a0<a href=\"https:\/\/www.telegram.hr\/politika-kriminal\/dobili-smo-sluzbeni-izracun-predsjedanje-eu-om-na-kraju-nas-je-kostalo-178-milijuna-eura\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">kurseu disa fonde financiare<\/a>. N\u00eb vend t\u00eb shum\u00ebs s\u00eb planifikuar minimale prej 50 milion euro, p\u00ebr presidenc\u00ebn u shpenzuan 17.8 milion euro.<\/p>\n<p>Presidenca do t\u00eb mbahet mend gjithashtu p\u00ebr faktin se krer\u00ebt e klubeve t\u00eb parlamentit evropian i shkruan nj\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/www.socialistsanddemocrats.eu\/newsroom\/it-high-time-much-bolder-action-against-poland-and-hungary-defend-democracy-and-rule-law\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">let\u00ebr proteste<\/a>\u00a0qeveris\u00eb s\u00eb Plenkovi\u00e7 duke e akuzuar at\u00eb p\u00ebr injorimin e \u00e7\u00ebshtjeve lidhur me sundimin e ligjit n\u00eb Hungari dhe Poloni gjat\u00eb presidenc\u00ebs kroate. Letra p\u00ebrkujton vlerat mbi t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb themeluar Bashkimi Evropian, p\u00ebrkat\u00ebsisht &#8220;dinjiteti njer\u00ebzor, liria, barazia, sundimi i ligjit dhe respektimi i t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb drejtat e pakicave komb\u00ebtare&#8221;.<\/p>\n<p>Pika e ndritshme e presidenc\u00ebs kroate ishte natyrisht marr\u00ebveshja politike e ministrave p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet evropiane t\u00eb vendeve an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr\u00a0<a href=\"https:\/\/www.consilium.europa.eu\/en\/meetings\/gac\/2020\/03\/24\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">hapjen e negociatave<\/a>\u00a0me Maqedonin\u00eb e Veriut dhe Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<h5><strong>Evropa n\u00eb dy rrug\u00eb, fondet strukturore dhe t\u00eb kohezionit<\/strong><\/h5>\n<p>Megjith\u00ebse teorikisht \u00ebsht\u00eb braktisur ideja e ndarjes s\u00eb Bashkimit Evropian n\u00eb vende t\u00eb pasura dhe t\u00eb varfra, Holanda, Suedia, Austria, Danimarka dhe Gjermania tashm\u00eb kan\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/euobserver.com\/economic\/147513\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">shprehur pak\u00ebnaq\u00ebsi<\/a>\u00a0me Korniz\u00ebn Financiare Shum\u00ebvje\u00e7are p\u00ebr periudh\u00ebn midis viteve 2021 dhe 2027. Kroacia, si an\u00ebtarja e fundit q\u00eb iu bashkua Bashkimit Evropian, nuk i ka p\u00ebrdorur mjaftuesh\u00ebm fondet nga fondet e zhvillimit, k\u00ebshtu q\u00eb mund t\u00eb thuhet se ajo ka nj\u00eb siguri, respektivisht nj\u00eb mbrojtje t\u00eb caktuar.<\/p>\n<p>Gjithashtu, Kroacia \u00ebsht\u00eb i vetmi vend q\u00eb ka p\u00ebrdorur vet\u00ebm nj\u00eb her\u00eb programin e politik\u00ebs s\u00eb kohezionit, k\u00ebshtu q\u00eb \u00ebsht\u00eb njoftuar se megjithat\u00eb do t\u00eb marr\u00eb m\u00eb shum\u00eb para se vendet e tjera. Nga nj\u00ebra an\u00eb kemi &#8220;miqt\u00eb e kohezionit&#8221;, kurse nga ana tjet\u00ebr, vendet q\u00eb duan t\u00eb shkurtojn\u00eb buxhetin p\u00ebr politikat e kohezionit dhe t&#8217;i drejtojn\u00eb parat\u00eb n\u00eb prioritete t\u00eb reja si\u00e7 \u00ebsht\u00eb lufta kund\u00ebr ndryshimeve klimatike.<\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7do rast, rregullat e reja t\u00eb rishp\u00ebrndarjes ekonomike p\u00ebr periudh\u00ebn e ardhshme vlejn\u00eb gjithashtu edhe p\u00ebr Kroacin\u00eb, e cila nuk do t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb si disa an\u00ebtare q\u00eb iu kan\u00eb bashkuar m\u00eb her\u00ebt Bashkimit Evropian, sepse ka t\u00eb ngjar\u00eb q\u00eb an\u00ebtaret e pasura do t\u00eb vazhdojn\u00eb trendin e &#8220;shtyrjes&#8221; s\u00eb nj\u00eb politike t\u00eb till\u00eb ekonomike edhe n\u00eb t\u00eb ardhmen. \u00cbsht\u00eb gjithashtu e qart\u00eb se BE-ja po b\u00ebhet m\u00eb kursimtare, dhe vendet e pasura nuk jan\u00eb m\u00eb aq mb\u00ebshtet\u00ebse kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr shp\u00ebrndarjen e parave.<\/p>\n<h5><strong>T\u00eb drejtat e njeriut dhe radikalizimi i shoq\u00ebris\u00eb<\/strong><\/h5>\n<p>Epoka dixhitale dhe demokracia jan\u00eb nj\u00eb arritje civilizuese nga e cila qytetar\u00ebt e Kroacis\u00eb nuk kan\u00eb kaluar aq mir\u00eb. Megjith\u00ebse Kroacia me an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb BE zgjodhi demokracin\u00eb e Evrop\u00ebs, qytetar\u00ebt e Kroacis\u00eb ende nuk e kuptojn\u00eb se n\u00eb nj\u00eb demokraci, pushtetin e ka populli. N\u00eb vend p\u00ebrmes zgjedhjeve, qytetar\u00ebt e Kroacis\u00eb, pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e tyre plot\u00ebsisht pa dijeni dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pakontrolluar po e &#8220;zgjidhin&#8221; n\u00eb rrjetet sociale.<\/p>\n<p>Keqkuptimi i plot\u00eb i shumic\u00ebs d\u00ebrrmuese t\u00eb qytetar\u00ebve se \u00e7far\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson liria e fjal\u00ebs ka \u00e7uar n\u00eb rritjen e tmerrshme t\u00eb gjuh\u00ebs s\u00eb urrejtjes n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn kibernetike, kulmin e s\u00eb cil\u00ebs e pam\u00eb n\u00eb tetorin e kaluar me rastin e\u00a0<a href=\"https:\/\/hr.n1info.com\/english\/news\/a563498-expert-says-a-lot-of-intolerance-noticeable-in-croatia\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">aktit terrorist<\/a>\u00a0t\u00eb 22-vje\u00e7arit Daniel Bezuk, sulmuesi i nd\u00ebrtes\u00ebs qeveritare i cili m\u00eb von\u00eb mori edhe jet\u00ebn e tij. Bezuk plagosi nj\u00eb oficer policie dhe n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nj\u00eb kontrolli t\u00eb kompjuterit t\u00eb tij, u m\u00ebsua se ai p\u00ebr koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb kishte qen\u00eb duke k\u00ebrkuar informacion n\u00eb lidhje me Kryeministrin Andrej Plenkovi\u0107 dhe Presidentin Zoran Milanovi\u00e7. Bezuk pik\u00ebrisht p\u00ebrmes rrjeteve sociale u shpall hero mes disa qytetar\u00ebve. E vetmja gj\u00eb m\u00eb trondit\u00ebse ishte t\u00eb d\u00ebgjoje Kryetarin e Komun\u00ebs s\u00eb Vukovarit Ivan Penav &#8211; i cili, duke mbajtur nj\u00eb pozit\u00eb me p\u00ebrgjegj\u00ebsi n\u00eb Vukovar, duhet t\u00eb dij\u00eb m\u00eb s\u00eb miri se \u00e7far\u00eb sjell nxitja e urrejtjes &#8211; se si nj\u00eb sulm terrorist ai e quan vet\u00ebm nj\u00eb &#8220;rebelim&#8221;. N\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e tij karakteristike, Kryeministri Plenkovi\u00e7 menj\u00ebher\u00eb &#8220;vendosi nj\u00eb urdh\u00ebrarrest&#8221; p\u00ebr fajtor\u00ebt, duke harruar edhe nj\u00eb her\u00eb t\u00eb shikonte n\u00eb pasqyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb par\u00eb n\u00ebse ai vet\u00eb kishte marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb radikalizimin e shoq\u00ebris\u00eb dhe se kjo nuk kishte filluar n\u00eb mediat sociale &#8211; sepse fytyr\u00ebn e tyre t\u00eb sh\u00ebmtuar e kemi par\u00eb q\u00eb nga themelimi i Republik\u00ebs s\u00eb Kroacis\u00eb.<\/p>\n<p>Radikalizimit nuk i kan\u00eb rezistuar as vendet m\u00eb t\u00eb p\u00ebrparuara t\u00eb Bashkimit Evropian, si\u00e7 d\u00ebshmohet, nd\u00ebr t\u00eb tjera, nga rasti i tmerrsh\u00ebm i vrasjes s\u00eb trefisht\u00eb q\u00eb ndodhi gjithashtu n\u00eb Nic\u00eb t\u00eb Franc\u00ebs, n\u00eb tetorin e vitit t\u00eb kaluar. Duke pasur parasysh larmin\u00eb e njer\u00ebzve dhe vet\u00ebdijen e tyre, Evropa n\u00eb t\u00eb ardhmen do t\u00eb p\u00ebrballet me nj\u00eb detyr\u00eb jo fort t\u00eb leht\u00eb &#8211; Bashkimi Evropian do t\u00eb duhet bashkarisht t\u00eb p\u00ebrballet me k\u00ebt\u00eb val\u00eb urrejtjeje.<\/p>\n<p>M\u00eb n\u00eb fund, vijm\u00eb deri te t\u00eb drejtat e njeriut, t\u00eb cilat, ndryshe nga shumica e vendeve t\u00eb zhvilluara evropiane, n\u00eb Kroaci m\u00eb shum\u00eb preferojn\u00eb t\u00eb flasin sesa t\u00eb veprojn\u00eb n\u00eb praktik\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht e dukshme kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr\u00a0<a href=\"https:\/\/www.migpolgroup.com\/wp-content\/uploads\/2020\/07\/27juli-WEB-EELR2020-1.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">t\u00eb drejtat e grave<\/a>. Veprimet e sektorit civil kan\u00eb sjell\u00eb koh\u00ebt e fundit\u00a0<a href=\"https:\/\/www.lupiga.com\/vijesti\/podroom-jelena-veljaca-i-snjezana-pavic-feminizam-ne-zeli-uciniti-nista-nazao-muskarcima-to-je-namjerni-spin\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">ndryshimet e nevojshme ligjore<\/a>\u00a0n\u00eb lidhje me dhun\u00ebn ndaj grave, dhe p\u00ebr t\u00eb zbuluar se sa zbatohen aktualisht ligjet e miratuara, mjafton t\u00eb hedhim nj\u00eb v\u00ebshtrim n\u00eb grupin e Facebook-ut &#8220;# i mene se ti\u010de&#8221; ku mund t&#8217;i shikoni t\u00eb gjitha aktgjykimet e \u00e7uditshme. P\u00ebr shembull, ia vlen t\u00eb kujtohet vendimi nga viti 2020, sipas t\u00eb cilit nj\u00eb oficer policie q\u00eb ngacmoi seksualisht nj\u00eb koleg t\u00eb tij t\u00ebr\u00eb nat\u00ebn u la i lir\u00eb sepse e kishte b\u00ebr\u00eb at\u00eb VET\u00cbM NJ\u00cb HER\u00cb.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfunduar, Kroacia nuk ka shfryt\u00ebzuar mir\u00eb tet\u00eb vitet e an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb saj, as sa i p\u00ebrket p\u00ebrdorimit t\u00eb fondeve evropiane, as n\u00eb lidhje me parimet e t\u00eb ashtuquajturave vlera evropiane. Ne vet\u00ebm mund t\u00eb shpresojm\u00eb q\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen, n\u00eb vend &#8220;p\u00ebr atdheun&#8221;, m\u00eb n\u00eb fund do t\u00eb jemi v\u00ebrtet t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr Evrop\u00ebn.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ky blog \u00ebsht\u00eb publikuar n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb iniciativ\u00ebs \u201e<a href=\"https:\/\/respublica.edu.mk\/blog-sq\/politika-sq\/tete-vjet-me-pas-a-eshte-kroacia-me-ne-fund-vertet-e-gatshme-per-evropen\/mk\/prikazni-od-regionot\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><strong>Histori nga rajoni<\/strong><\/a>\u201c q\u00eb e zbaton Res publica n\u00eb bashk\u00ebpunim me Sbunker,\u00a0<a href=\"https:\/\/www.had.si\/blog\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><strong>HAD<\/strong><\/a>\u00a0(Slloveni),\u00a0<a href=\"https:\/\/analiziraj.ba\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><strong>Analiziraj.ba<\/strong><\/a>\u00a0(BH),\u00a0<a href=\"https:\/\/nedavimobeograd.rs\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><strong>Ne davimo Beograd<\/strong><\/a>\u00a0(Serbi),\u00a0<a href=\"https:\/\/www.macropolis.gr\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><strong>Makropolis<\/strong><\/a>\u00a0(Greqi)\u00a0<a href=\"https:\/\/www.pcnen.com\/portal\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><strong>PCNEN<\/strong><\/a>\u00a0(Mali i Zi) dhe\u00a0<a href=\"https:\/\/lupiga.com\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><strong>Lupiga<\/strong><\/a>\u00a0(Kroaci).<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kroacia u b\u00eb an\u00ebtare e Bashkimit Evropian n\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb korrikut t\u00eb vitit 2013. Shum\u00eb njer\u00ebz kishin frik\u00eb nga an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb BE p\u00ebr arsye t\u00eb ndryshme, q\u00eb \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb nga p\u00ebrqindja jo e vog\u00ebl e qytetar\u00ebve q\u00eb ishin kund\u00ebr nj\u00eb bashkimi t\u00eb till\u00eb. Nj\u00eb nga arsyet e k\u00ebsaj frike ishte pyetja se [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":57,"featured_media":7610,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1151,1095],"ppma_author":[67],"class_list":["post-7612","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-1151","tag-histori-nga-rajoni"],"authors":[{"term_id":67,"user_id":57,"is_guest":0,"slug":"bojana-guberac","display_name":"Bojana Guberac","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-8-1.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-8-1.jpg"},"user_url":"","last_name":"Guberac","first_name":"Bojana","description":"Bojana Guberac \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gazetare e pavarur kroate. Ajo aktualisht \u00ebsht\u00eb duke shkruar si nj\u00eb \u201cfreelancer\u201d e pavarur p\u00ebr portalet \u201c\u017dene i mediji\u201d, \u201dLupiga\u201d dhe \u201dCroL\u201d. Ajo ka shkruar edhe n\u00eb \u201cNovi list\u201d, \u201dRiportal\u201d dhe \u201dKvarner News\u201d. Ajo ka punuar n\u00eb televizionin e qarkut Kanal Ri, n\u00eb Radio Rijeka dhe Radio Sova, radiot e Radio Televizionit Kroat. Puna e saj i kushtohet t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, gjuh\u00ebs s\u00eb urrejtjes dhe dhun\u00ebs ndaj grave. N\u00eb vitin 2019, ajo krijoi nj\u00eb performanc\u00eb q\u00eb merret me viktimizimin dyt\u00ebsor t\u00eb grave viktima t\u00eb dhun\u00ebs, nga e cila u prodhua filmi eksperimental \"M\u00eb i friksh\u00ebm se nj\u00eb grusht\" (Stra\u0161nije od \u0161ake), i cili mund t\u00eb shikohet n\u00eb YouTube. N\u00eb koh\u00ebn e lir\u00eb ajo shkruan poezi."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7612","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/57"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7612"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7612\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7613,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7612\/revisions\/7613"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/7610"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7612"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7612"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7612"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=7612"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}