{"id":7677,"date":"2020-10-02T14:19:32","date_gmt":"2020-10-02T12:19:32","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=7677"},"modified":"2024-09-13T14:21:32","modified_gmt":"2024-09-13T12:21:32","slug":"pergjigja-bullgare-ndaj-pandemise-hedhja-e-parave-ne-boshllek","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/pergjigja-bullgare-ndaj-pandemise-hedhja-e-parave-ne-boshllek\/","title":{"rendered":"P\u00ebrgjigja bullgare ndaj pandemis\u00eb: Hedhja e parave n\u00eb boshll\u00ebk"},"content":{"rendered":"<p><strong>N\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb duket se vendi po p\u00ebrballet mir\u00eb me pandemin\u00eb, por realiteti \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb i friksh\u00ebm.<\/strong><\/p>\n<p>Sipas opinionit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm, Bullgaria ka dh\u00ebn\u00eb rezistenc\u00eb t\u00eb fort\u00eb ndaj koronavirusit nga pik\u00ebpamja sh\u00ebndet\u00ebsore. Por, p\u00ebr p\u00ebrgjigjen ekonomike ndaj kriz\u00ebs nuk mund t\u00eb thuhet e nj\u00ebjt\u00eb. Po, duket se vendi nuk \u00ebsht\u00eb goditur shum\u00eb r\u00ebnd\u00eb nga problemet e shkaktuara nga armiku i paduksh\u00ebm. Por, kjo ka t\u00eb b\u00ebj jo aq shum\u00eb me programin antikriz\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb, sesa me biznesin bullgar, i cili \u00ebsht\u00eb m\u00ebsuar t\u00eb luftoj\u00eb dhe mbijetoj\u00eb gjat\u00eb t\u00eb gjitha llojeve t\u00eb kataklizmave.<\/p>\n<p>Ekonomia e Bullgaris\u00eb \u00ebsht\u00eb zvog\u00ebluar p\u00ebr 10% n\u00eb tremujorin e dyt\u00eb t\u00eb vitit,\u00a0<a href=\"https:\/\/www.nsi.bg\/sites\/default\/files\/files\/pressreleases\/GDP2020q2_en_59AMYCP.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">raportoi Instituti Komb\u00ebtar i Statistikave (NSI)<\/a>. Periudha prill-qershor ishte m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr vendin n\u00eb kushtet e nj\u00eb pandemie. M\u00eb 13 Mars, qeveria shpalli gjendje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb frenuar p\u00ebrhapjen e virusit, duke bllokuar num\u00ebr t\u00eb madh t\u00eb bizneseve. E ndaloi plot\u00ebsisht pun\u00ebn e t\u00eb gjith\u00eb restoranteve, qendrave t\u00eb m\u00ebdha tregtare. Udh\u00ebtimet turistike dhe pushimet u ndaluan, u pezulluan nj\u00eb num\u00ebr i madh i sh\u00ebrbimeve, u mbyll\u00ebn teatrot dhe kinemat\u00eb, muzeumet, sallat e koncerteve dhe t\u00eb sporteve, qendrat e fitnesit dhe spa-komplekset. Transporti i humbi pasagjer\u00ebt e tij.<\/p>\n<p>Bullgaria ishte nj\u00eb nga vendet e para n\u00eb Evrop\u00eb q\u00eb shpalli gjendjen e jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr shkak t\u00eb koronavirusit. Kjo vazhdoi deri n\u00eb mesin e muajit maj, me \u00e7&#8217;rast bizneset e mbyllura gradualisht rifilluan funksionimin brenda dy ose tre jav\u00ebsh.<\/p>\n<p>N\u00eb periudh\u00ebn prill-qershor,\u00a0<a href=\"https:\/\/www.nsi.bg\/sites\/default\/files\/files\/pressreleases\/GDP2020q2_en_59AMYCP.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">statistika sh\u00ebnoi p\u00ebrkeq\u00ebsimin e t\u00eb gjith\u00eb treguesve makroekonomik\u00eb<\/a>. Konsumi p\u00ebrfundimtar u zvog\u00eblua p\u00ebr 2.1%, investimet u zvog\u00ebluan p\u00ebr 7.9%, eksporti i mallrave dhe sh\u00ebrbimeve u zvog\u00eblua p\u00ebr 22.1% kurse importi p\u00ebr 20.4%.<\/p>\n<p>Bullgaria, megjithat\u00eb, shmangu nj\u00eb r\u00ebnie ekonomike dy-shifrore n\u00eb nivel vjetor &#8211; p\u00ebr dallim nga shum\u00eb vende t\u00eb tjera n\u00eb Evrop\u00eb. Bruto prodhimi vendor n\u00eb tremujorin e dyt\u00eb, krahasuar me t\u00eb nj\u00ebjtin tremujor n\u00eb vitin 2019, u zvog\u00eblua p\u00ebr 8.5%. &#8211; n\u00ebn r\u00ebnien mesatare t\u00eb ekonomive evropiane, e cila ishte\u00a0<a href=\"https:\/\/ec.europa.eu\/eurostat\/documents\/2995521\/10545332\/2-14082020-AP-EN.pdf\/7f30c3cf-b2c9-98ad-3451-17fed0230b57\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">14,1%, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Eurostat-it<\/a>.<\/p>\n<h5><strong>Humb\u00ebsit m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj<\/strong><\/h5>\n<p>Pasojat e pandemis\u00eb KOVID godit\u00ebn s\u00eb pari industrit\u00eb q\u00eb punojn\u00eb kryesisht p\u00ebr eksport dhe varen shum\u00eb nga furnizimi me l\u00ebnd\u00eb t\u00eb para dhe t\u00eb komponentave nga Kina. Problemet filluan n\u00eb fund t\u00eb vitit 2019 dhe u thelluan n\u00eb muajt e par\u00eb t\u00eb vitit 2020, kur Kina i nd\u00ebrpreu plot\u00ebsisht kontaktet tregtare.<\/p>\n<p>U prek\u00ebn r\u00ebnd\u00eb prodhuesit bullgar\u00eb t\u00eb komponentave p\u00ebr industrin\u00eb e automobilave. Ka m\u00eb shum\u00eb se 40 fabrika n\u00eb Bullgari q\u00eb jan\u00eb n\u00ebnkontraktor\u00eb t\u00eb gjigant\u00ebve evropian\u00eb n\u00eb industrin\u00eb e automobilave. P\u00ebr shkak t\u00eb kolapsit t\u00eb shitjes bot\u00ebrore t\u00eb automobilave, shum\u00eb fabrika t\u00eb prodhimit n\u00eb Evrop\u00eb u mbyll\u00ebn, m\u00eb s\u00eb shumti n\u00eb Gjermani, dhe kjo \u00e7oi n\u00eb nd\u00ebrprerjen e pun\u00ebs p\u00ebr disa jav\u00eb t\u00eb shum\u00eb prej n\u00ebnkontraktor\u00ebve t\u00eb tyre bullgar\u00eb. Dhjet\u00ebra mij\u00ebra pun\u00ebtor\u00eb u liruan n\u00eb pushim me pages\u00eb ose pa pages\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrkoh\u00ebsisht ndaluan me pun\u00eb edhe shum\u00eb kompani p\u00ebr makina nd\u00ebrtimi &#8211; p\u00ebr shkak t\u00eb d\u00ebrgesave t\u00eb bllokuara t\u00eb vendeve si\u00e7 jan\u00eb Rusia dhe Italia, t\u00eb cilat, gjithashtu, i mbyll\u00ebn kufijt\u00eb e tyre n\u00eb mars dhe prill. Pas k\u00ebsaj, &#8220;korridoret e gjelb\u00ebrta&#8221; t\u00eb siguruara, e t\u00eb planifikuara p\u00ebr transportin nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb mallrave n\u00eb Evrop\u00eb ua mund\u00ebsuan kompanive t\u00eb fillojn\u00eb t\u00eb punojn\u00eb relativisht n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb normale n\u00eb kushtet e koronavirusit.<\/p>\n<h5><strong>Rritje e papun\u00ebsis\u00eb<\/strong><\/h5>\n<p>M\u00eb s\u00eb shumti u prek sektori i sh\u00ebrbimeve, me \u00e7&#8217;rast kryesisht vuanin bizneset e vogla. M\u00eb 13 Mars, thuajse p\u00ebr nj\u00eb or\u00eb u mbyll\u00ebn t\u00eb gjitha restorantet n\u00eb vend, parukeri, palestra, teatro, kinema, qendra tregtare. Kjo\u00a0<a href=\"https:\/\/sofiaglobe.com\/2020\/05\/15\/close-to-100-000-people-lost-their-jobs-after-bulgarias-coronavirus-state-of-emergency-began\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">\u00e7oi n\u00eb humbje<\/a>\u00a0t\u00eb 103.000 vendeve t\u00eb pun\u00ebs n\u00eb prill dhe maj. Papun\u00ebsia n\u00eb Bullgari u rrit n\u00eb 9% &#8211; nga 6.2% n\u00eb fillim t\u00eb vitit. Pas k\u00ebsaj, nga muaji qershor me hapjen e druajtur t\u00eb sezonit turistik veror, niveli i papun\u00ebsis\u00eb filloi t\u00eb bjer\u00eb dhe n\u00eb muajin gusht arriti 7,5%.<\/p>\n<p>P\u00ebr rritjen e papun\u00ebsis\u00eb nj\u00eb &#8220;merit\u00eb&#8221; t\u00eb madhe ka edhe sektori shum\u00eb i goditur turistik. N\u00eb fund t\u00eb muajit mars, hotelier\u00ebt dhe agjencit\u00eb turistike mbet\u00ebn pa klient\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb nd\u00ebrprerjes s\u00eb fluturimeve ajrore t\u00eb avio-kompanive dhe kufijve t\u00eb mbyllur t\u00eb shum\u00eb vendeve. Sektori nuk mund t\u00eb llogariste as n\u00eb turist\u00ebt bullgar\u00eb, pas shpalljes s\u00eb gjendjes s\u00eb jasht\u00ebzakonshme pothuajse deri n\u00eb fund t\u00eb muajit maj, u ndaluan udh\u00ebtimet n\u00eb vend p\u00ebr turiz\u00ebm.<\/p>\n<p>Madje n\u00eb muajin korrik rifilluan disa nga avio-fluturimet me turist\u00eb t\u00eb huaj drejt bregdetit bullgar n\u00eb Detin e Zi. Megjithat\u00eb, ulja e tyre mbeti m\u00eb shum\u00eb se 80% deri n\u00eb fund t\u00eb sezonit. Tregjet tradicionale si Britania e Madhe, Rusia, Izraeli, Gjermania mungonin k\u00ebt\u00eb ver\u00eb n\u00eb bregdetin bullgar. Dy t\u00eb tretat e hoteleve n\u00eb vendpushimet e m\u00ebdha Slon\u00e7ev Brjag, Zllatni Pjasci dhe Albena fare nuk u hap\u00ebn. Megjithat\u00eb, nuk funksionoi subvencioni i aprovuar shtet\u00ebror prej 35 euro p\u00ebr secilin t\u00eb huaj q\u00eb ka arritur me nj\u00eb \u00e7arter fluturim p\u00ebr pushim n\u00eb Bullgari. Vet\u00ebm hotelet e vogla dhe bujtina g\u00ebzonin nj\u00eb plot\u00ebsim t\u00eb mir\u00eb &#8211; kryesisht nga turist\u00eb bullgar\u00eb.<\/p>\n<h5><strong>Plani antikriz\u00eb i Sofjes<\/strong><\/h5>\n<p>Nj\u00eb jav\u00eb pas shpalljes s\u00eb gjendjes s\u00eb jasht\u00ebzakonshme m\u00eb 13 Mars, kryeministri bullgar Bojko Borisov, njoftoi p\u00ebr nj\u00eb anti-kriz\u00eb paket\u00eb me vler\u00eb prej 4.5 miliard\u00eb leva (2.25 miliard\u00eb euro). Pes\u00eb muaj m\u00eb von\u00eb, shumica d\u00ebrrmuese e k\u00ebtyre fondeve jan\u00eb ende vet\u00ebm nj\u00eb premtim n\u00eb let\u00ebr.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/home.kpmg\/xx\/en\/home\/insights\/2020\/04\/bulgaria-government-and-institution-measures-in-response-to-covid.html\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Nj\u00eb nga masat e para<\/a>\u00a0ishte sigurimi i 700 milion levave (350 milion euro) p\u00ebr Bank\u00ebn shtet\u00ebrore bullgare p\u00ebr zhvillim, e cila duhet t\u00eb jet\u00eb garant p\u00ebr bankat tregtare p\u00ebr dh\u00ebnien e kredive t\u00eb lira kompanive t\u00eb prekura dhe pun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb liruar n\u00eb pushim t\u00eb papaguar.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"size-full wp-image-9405\" src=\"https:\/\/cdn.respublica.edu.mk\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/Bugarskiot-odgovor-na-pandemijata-Frlanje-pari-vo-prazno.jpg\" alt=\"Bugarskiot odgovor na pandemijata Frlanje pari vo prazno\" \/>Burimi: dailysabah.com<\/p>\n<p>Kjo mas\u00eb u kritikua ashp\u00ebr nga komuniteti i biznesit dhe qytetar\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt prisnin grante n\u00eb vend t\u00eb kredive q\u00eb do t&#8217;i kthejn\u00eb m\u00eb von\u00eb. Nga 200 milion leva (100 milion euro) t\u00eb destinuara p\u00ebr kredi pa interes p\u00ebr t\u00eb pun\u00ebsuarit n\u00eb pushime t\u00eb detyruara dhe t\u00eb papaguara, si dhe p\u00ebr njer\u00ebzit me profesione t\u00eb lira q\u00eb e kan\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t&#8217;i praktikojn\u00eb, n\u00eb fund t\u00eb muajit gusht u shp\u00ebrndan\u00eb vet\u00ebm 70.7 milion leva (35, 4 milion euro) p\u00ebr rreth 17.000 njer\u00ebz. Ndihma maksimale sipas k\u00ebtij programi \u00ebsht\u00eb 4.500 leva ose 2.250 euro.<\/p>\n<p>Mb\u00ebshtetja p\u00ebr bizneset e vogla dhe t\u00eb mesme me kredi t\u00eb garantuara nga shteti me interes t\u00eb ul\u00ebt filloi madje n\u00eb muajin korrik dhe p\u00ebr momentin fondet e akorduara jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb vogla. Me azhurnimin e buxhetit, u ndan 1 miliard leva (500 milion euro) p\u00ebr ruajtjen e vendeve t\u00eb pun\u00ebs n\u00eb sektorin privat. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim, filloi, ndoshta, programi m\u00eb i madh anti-kriz\u00eb me t\u00eb cilin shteti nd\u00ebrmerr pages\u00ebn e 60% t\u00eb pag\u00ebs t\u00eb pun\u00ebtorit.<\/p>\n<p>Komuniteti i biznesit nuk ishte i k\u00ebnaqur. Kompanit\u00eb, aktiviteti i t\u00eb cilave ishte bllokuar nga masat kufizuese, nuk kishin mund\u00ebsi t\u00eb paguanin madje as nj\u00eb lev t\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr t&#8217;i mbajtur punonj\u00ebsit e tyre. \u00cbsht\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse q\u00eb deri m\u00eb tani vet\u00ebm 20% e buxhetit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb lloj mb\u00ebshtetjeje. Nga muaji shtator, skema, e cila fitoi popullaritet si &#8220;60 me 40&#8221;, u b\u00eb &#8220;80 me 20&#8221;, dmth., shteti do t\u00eb siguroj\u00eb m\u00eb shum\u00eb mb\u00ebshtetje, por vet\u00ebm p\u00ebr dy nga sektor\u00ebt m\u00eb t\u00eb prekur &#8211; turizmin dhe transportin e autobusave.<\/p>\n<p>Koalicioni qeveris\u00ebs i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga GERB dhe &#8220;Patriot\u00ebt e Bashkuar&#8221; mori edhe nj\u00eb tjet\u00ebr mas\u00eb t\u00eb diskutueshme anti-kriz\u00eb \u2013 TVSH-ja u zvog\u00eblua p\u00ebr sh\u00ebrbimet n\u00eb restorante nga 20% n\u00eb 9%. Bullgaria ishte nj\u00eb nga vendet e pakta n\u00eb Bashkimin Evropian me nj\u00eb norm\u00eb t\u00eb shesht\u00eb t\u00eb TVSH-s\u00eb (Tatimi mbi vler\u00ebn e shtuar\/VAT) prej 20% p\u00ebr t\u00eb gjitha mallrat dhe sh\u00ebrbimet, me p\u00ebrjashtim t\u00eb akomodimit turistik, t\u00eb tatimuar me 9%. Qeveria shpjegoi se me zvog\u00eblimin e norm\u00ebs p\u00ebr ushqim dhe pijet joalkoolike, restorantet do t\u00eb mund t\u00eb gjenerojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb fitim dhe kjo do t&#8217;i kompensoj\u00eb humbjet nga mbyllja e tyre p\u00ebr dy muaj gjat\u00eb gjendjes s\u00eb jasht\u00ebzakonshme.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e shoq\u00ebris\u00eb, si dhe shum\u00eb ekonomist\u00eb dhe financues, u revoltuan nga nderimi i shtetit p\u00ebr sektorin, i cili njihet si nj\u00eb nga sektor\u00ebt m\u00eb informal n\u00eb ekonomin\u00eb bullgare. Madje, edhe ministri i financave tha se ai nuk e mb\u00ebshtet k\u00ebt\u00eb mas\u00eb, por ajo u votua nga mazhoranca n\u00eb parlament me validitet deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2021.<\/p>\n<p>Si pasoj\u00eb e k\u00ebsaj, me nj\u00eb norm\u00eb t\u00eb zvog\u00ebluar t\u00eb TVSH-s\u00eb, fituan edhe shitja e librave, ushqimi p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb dhe pelenat, sh\u00ebrbimet n\u00eb palestra, n\u00eb pishina dhe t\u00eb gjitha llojet e objekteve sportive. Si\u00e7 pritej, ulja e tatimit nuk \u00e7oi deri n\u00eb \u00e7mime m\u00eb t\u00eb ulta, por mbetet t\u00eb shihet se si kjo do t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhurat e buxhetit.<\/p>\n<h5><strong>Shtyrja e kthimit t\u00eb kredive bankare &#8211; masa m\u00eb efektive?<\/strong><\/h5>\n<p>U vendos nj\u00eb moratorium p\u00ebr pagimet e k\u00ebsteve t\u00eb kredive p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb prej 6 muajsh q\u00eb n\u00eb muajin prill. Deri n\u00eb shtator, kompanit\u00eb dhe amvis\u00ebrit\u00eb i kan\u00eb shtyr\u00eb detyrimet ndaj bankave me 9.061 miliard\u00eb leva (4.5 miliard\u00eb euro). M\u00eb shum\u00eb se 14.100 kompani e kan\u00eb shtyr\u00eb pages\u00ebn prej gati 7 miliard leva (19% e t\u00eb gjitha kredive t\u00eb dh\u00ebna kompanive nga nga ana e bankave). Pak m\u00eb shum\u00eb se 93.000 individ\u00eb fizik\u00eb i kan\u00eb shtyr\u00eb k\u00ebstet prej 2 miliard leva, q\u00eb \u00ebsht\u00eb 8.3% e t\u00eb gjitha kredive t\u00eb dh\u00ebna amvis\u00ebrive nga ana e bankave.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, grantet e pritura nga programe t\u00eb ndryshme evropiane vonohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb drastike. Qeveris\u00eb iu desh\u00ebn disa muaj p\u00ebr t&#8217;i riorientuar parat\u00eb e pap\u00ebrdorura nga programet evropiane t\u00eb miratuara vite m\u00eb par\u00eb drejt masave t\u00eb krijuara posa\u00e7\u00ebrisht p\u00ebr koronavirusin. Qysh n\u00eb muajin maj, 27.000 nd\u00ebrmarrje mikro dhe t\u00eb vogla aplikuan p\u00ebr grante deri n\u00eb 10.000 leva (5.000 euro), por aplikimet e disave prej tyre jan\u00eb ende n\u00eb &#8220;procesin e shqyrtimit&#8221;. Grantet p\u00ebr nd\u00ebrmarrjet e mesme, gjithashtu, jan\u00eb n\u00eb vones\u00eb &#8211; vet\u00ebm n\u00eb muajin gusht filloi aplikimi i tyre p\u00ebr shp\u00ebrndarjen e 200 milion levave.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ver\u00ebs nuk mundi\u00a0<a href=\"https:\/\/bnr.bg\/en\/post\/101266668\/bulgaria-adopts-measures-to-save-summer-tourist-season\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">t\u00eb filloj\u00eb skema<\/a>\u00a0e miratuar e kupon\u00ebve (vau\u00e7er\u00ebve) p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e turizmit, sipas s\u00eb cil\u00ebs shteti subvencionon pushim nj\u00ebjavor n\u00eb Bullgari me 210 leva (105 euro). Qeveria e kufizoi ashp\u00ebr fush\u00ebveprimin e k\u00ebsaj mase dhe e b\u00ebri at\u00eb t\u00eb pakuptimt\u00eb n\u00eb praktik\u00eb. Kuponat (vau\u00e7er\u00ebt) jan\u00eb n\u00eb dispozicion vet\u00ebm p\u00ebr pun\u00ebtor\u00ebt sh\u00ebndet\u00ebsor, polic\u00ebt dhe personelin tjet\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb frontin e luft\u00ebs kund\u00ebr KOVID-19. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, ata do t\u00eb mund t\u00eb pushojn\u00eb vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb vendpushimeve shtet\u00ebrore.<\/p>\n<h5><strong>Turbulenca politike<\/strong><\/h5>\n<p>Bullgaria, nd\u00ebrkoh\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/balkaninsight.com\/2020\/07\/30\/protests-continue-in-bulgaria-throughout-the-night\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">\u00ebsht\u00eb tronditur<\/a>\u00a0nga protestat politike q\u00eb nuk jan\u00eb shuar tashm\u00eb tre muaj. Q\u00eb nga fillimi i muajit korrik, \u00e7do nat\u00eb mij\u00ebra qytetar\u00eb t\u00eb pak\u00ebnaqur dalin n\u00eb protesta dhe marshe n\u00eb Sofje dhe n\u00eb qytetet e tjera t\u00eb m\u00ebdha, duke k\u00ebrkuar dor\u00ebheqjen e kryeministrit Bojko Borisov dhe t\u00eb kryeprokurorit Ivan Geshev. N\u00ebn presionin e protestave dhe k\u00ebrkesave p\u00ebr dor\u00ebheqje, kabineti i kryeministrit Borisov iu drejtua transferimeve bujare shtes\u00eb t\u00eb qindra miliona levave n\u00eb strukturat shtet\u00ebrore, komunat dhe grupet e ndryshme t\u00eb tatimpaguesve. Shpesh k\u00ebto kosto t\u00eb jasht\u00ebzakonshme justifikohen me korona kriz\u00ebn, por \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb se arsyeja kryesore \u00ebsht\u00eb fitimi i simpatis\u00eb dhe koh\u00ebs.<\/p>\n<p>\u00c7udit\u00ebrisht,\u00a0<a href=\"https:\/\/www.lexology.com\/library\/detail.aspx?g=0a4466cb-efc5-4421-b372-d602ac2a7be8\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">qeveria vendosi<\/a>\u00a0t\u00eb rris\u00eb me 30% pagat e m\u00eb shum\u00eb se 33.000 t\u00eb pun\u00ebsuarve n\u00eb administrat\u00ebn shtet\u00ebrore. U vendos q\u00eb t\u00eb jepen edhe nga 50 leva shtes\u00eb p\u00ebr tre muaj rresht &#8211; gusht, shtator dhe tetor, grupit m\u00eb t\u00eb madh social n\u00eb Bullgari &#8211; pensionist\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb mbi 2.1 milion njer\u00ebz.<\/p>\n<p>Me vitin e ri shkollor, qeveria, gjithashtu, ka rritur shum\u00ebn e ndihm\u00ebs p\u00ebr prind\u00ebrit e f\u00ebmij\u00ebve deri n\u00eb mosh\u00ebn 14 vje\u00e7 t\u00eb cil\u00ebt duhet t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi p\u00ebr shkak t\u00eb karantin\u00ebs. N\u00ebse k\u00ebta prind\u00ebr detyrohen t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb pushim pa pages\u00eb p\u00ebr t&#8217;u kujdesur p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e tyre t\u00eb vegj\u00ebl dhe t&#8217;ju ndihmojn\u00eb n\u00eb m\u00ebsuarje n\u00eb distanc\u00eb, ata do t\u00eb marrin 610 leva (305 euro) n\u00eb muaj &#8211; e nj\u00ebjt\u00eb me pag\u00ebn minimale n\u00eb Bullgari, ose 915 leva ( 457 euro) n\u00ebse kan\u00eb dy ose m\u00eb shum\u00eb f\u00ebmij\u00eb. N\u00eb prill dhe maj kjo mb\u00ebshtetje ishte 375 leva dhe pothuajse 2.000 familje e shfryt\u00ebzuan k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Deri m\u00eb tani, fal\u00eb hyrjes s\u00eb parave p\u00ebr paga, shtesa dhe pensione, konsumi i brendsh\u00ebm n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi mbetet pothuajse n\u00eb nivelin e vitit t\u00eb kaluar dhe kryesisht mb\u00ebshtet formimin e bruto prodhimit vendor. Duket se amortizer\u00ebt e qeveris\u00eb kan\u00eb filluar t\u00eb shterren, kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr marrjen e kredive t\u00eb jashtme. M\u00eb 15 shtator, shteti l\u00ebshoi bono n\u00eb tregjet e huaja p\u00ebr 2.5 miliard\u00eb euro.<\/p>\n<h5><strong>Fest\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e murtaj\u00ebs dhe blerjes s\u00eb besimit politik<\/strong><\/h5>\n<p>Taktikat e qeveris\u00eb p\u00ebr ballafaqimin me problemet po shkaktojn\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb kritika. Instituti joveretirar p\u00ebr ekonomin\u00eb e tregut (IPE) paralajm\u00ebron p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb rrezikshme ndaj &#8220;mir\u00ebkuptimit mashtrues se Bullgaria mund t\u00eb rikuperohet nga kriza dhe t\u00eb shkoj\u00eb drejt rritjes s\u00eb shpejt\u00eb ekonomike vet\u00ebm p\u00ebrmes masave p\u00ebr stimulimin fiskal t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb brendshme&#8221;.<\/p>\n<p>\u201eFest\u00eb pas koh\u00ebs s\u00eb murtaj\u00ebs\u201c, k\u00ebshtu Oda Bullgare e Tregtis\u00eb dhe Industris\u00eb (BTIK) p\u00ebrcaktoi pagat e rritura t\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuarve n\u00eb administrat\u00ebn shtet\u00ebrore nga 1 gushti. &#8220;T\u00eb gjith\u00ebve u \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se koalicioni qeveris\u00ebs d\u00ebshiron t\u00eb fitoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb vota n\u00eb zgjedhjet e ardhshme. Megjithat\u00eb, ngarkimi i buxhetit me kosto shtes\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe rritjen e paligjshme t\u00eb pagave t\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuarve n\u00eb administrat\u00ebn e fryr\u00eb shtet\u00ebrore, pa ekzistimin e e-qeveris\u00eb dhe pa shkurtimin e aparatit administrativ, e rrezikon t\u00eb gjith\u00eb buxhetin e shtetit n\u00eb kushtet e r\u00ebnies s\u00eb ekonomis\u00eb, mbylljes s\u00eb nd\u00ebrmarrjeve &#8220;dhe zvog\u00eblimit t\u00eb tregjeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare&#8221;, paralajm\u00ebroi BTIK.<\/p>\n<p>Situata duket alarmante. Dhe ka sinjale t\u00eb qarta q\u00eb dimri ekonomik do t\u00eb jet\u00eb i gjat\u00eb dhe i v\u00ebshtir\u00eb &#8211; jo vet\u00ebm p\u00ebr Bullgarin\u00eb ose p\u00ebr Evrop\u00ebn, por p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn. Kjo k\u00ebrkon reform\u00eb. Pyetja \u00ebsht\u00eb n\u00ebse ka forca politike n\u00eb Bullgari q\u00eb mund ta b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Iniciativa\u00a0<strong>&#8220;<a href=\"https:\/\/respublica.edu.mk\/blog-sq\/ekonomija-sq\/pergjigja-bullgare-ndaj-pandemise-hedhja-e-parave-ne-boshllek\/sq\/prikazni-od-regionot\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Tregime nga rajoni #2<\/a>&#8220;<\/strong>\u00a0zbatohet nga\u00a0<a href=\"https:\/\/respublica.edu.mk\/blog-sq\/ekonomija-sq\/pergjigja-bullgare-ndaj-pandemise-hedhja-e-parave-ne-boshllek\/sq\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><strong>Res Publica<\/strong><\/a>\u00a0dhe\u00a0<a href=\"https:\/\/iks.edu.mk\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><strong>Instituti p\u00ebr Studime t\u00eb Komunikimit<\/strong><\/a>\u00a0\u2013 IKS (Maqedonia), n\u00eb bashk\u00ebpunim me\u00a0<a href=\"https:\/\/analiziraj.ba\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><strong>Analizo.ba<\/strong><\/a>\u00a0(BeH),\u00a0<a href=\"https:\/\/sbunker.net\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><strong>Sbunker<\/strong><\/a>\u00a0(Kosov\u00eb) nisma qytetare\u00a0<a href=\"https:\/\/nedavimobeograd.rs\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><strong>Ne davimo Beograd<\/strong><\/a>\u201c (Serbi),\u00a0<a href=\"https:\/\/abcnews.al\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><strong>ABCnews.al<\/strong><\/a>\u00a0(Shqip\u00ebri),\u00a0<a href=\"https:\/\/www.prlija.com\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><strong>Prlija<\/strong><\/a>\u00a0(Kroacia),\u00a0<a href=\"https:\/\/www.segabg.com\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><strong>SEGA<\/strong><\/a>\u00a0(Bullgaria) dhe\u00a0<a href=\"https:\/\/www.pcnen.com\/portal\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><strong>PCNEN<\/strong><\/a>\u00a0(Mali i Zi).<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb duket se vendi po p\u00ebrballet mir\u00eb me pandemin\u00eb, por realiteti \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb i friksh\u00ebm. Sipas opinionit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm, Bullgaria ka dh\u00ebn\u00eb rezistenc\u00eb t\u00eb fort\u00eb ndaj koronavirusit nga pik\u00ebpamja sh\u00ebndet\u00ebsore. Por, p\u00ebr p\u00ebrgjigjen ekonomike ndaj kriz\u00ebs nuk mund t\u00eb thuhet e nj\u00ebjt\u00eb. Po, duket se vendi nuk \u00ebsht\u00eb goditur shum\u00eb r\u00ebnd\u00eb [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":305,"featured_media":7630,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1156,1155],"ppma_author":[317],"class_list":["post-7677","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-1156","tag-tregime-nga-rajoni"],"authors":[{"term_id":317,"user_id":305,"is_guest":0,"slug":"mila-kisjova","display_name":"Mila Kisjova","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/Mila-Kisjova-200x250-1.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/Mila-Kisjova-200x250-1.jpg"},"user_url":"","last_name":"Kisjova","first_name":"Mila","description":"Mila Kisjova \u00ebsht\u00eb gazetare dhe shkruan kryesisht p\u00ebr tema si ekonomi, bankim, financa, tregun e pun\u00ebs dhe politika sociale. Nga viti 1997 deri n\u00eb vitin 2010 ka punuar p\u00ebr gazet\u00ebn financiare \"Pari\"(Parat\u00eb), pastaj p\u00ebr gazet\u00ebn e p\u00ebrditshme komb\u00ebtare \"Standard\". Q\u00eb nga fillimi i vitit 2017, \u00ebsht\u00eb gazetare n\u00eb gazet\u00ebn \"Sega\"(Tani). Ka diplomuar n\u00eb Institutin e Teknologjis\u00eb Kimike n\u00eb Burgas, pastaj n\u00eb Fakultetin e Gazetaris\u00eb n\u00eb Universitetin e Sofjes \"St. Clement of Ohrid University of Bitola\u201d. N\u00eb vitin 2003 p\u00ebrfundoi studimet e magjistratur\u00ebs p\u00ebr Biznes dhe Administrim (MBA) n\u00eb Universitetin \"Seattle\", SHBA."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7677","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/305"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7677"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7677\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7678,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7677\/revisions\/7678"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/7630"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7677"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7677"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7677"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=7677"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}