{"id":7690,"date":"2020-06-29T14:38:27","date_gmt":"2020-06-29T12:38:27","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=7690"},"modified":"2024-09-13T14:40:22","modified_gmt":"2024-09-13T12:40:22","slug":"covid-19-ne-bosnje-dhe-hercegovine-lojera-pa-kufi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/covid-19-ne-bosnje-dhe-hercegovine-lojera-pa-kufi\/","title":{"rendered":"COVID-19 n\u00eb Bosnj\u00eb dhe Hercegovin\u00eb: Loj\u00ebra pa kufi"},"content":{"rendered":"<p><strong>Si u ballafaqua Bosnja dhe Hercegovina dhe si po ballafaqohet ende, me kriz\u00ebn e shkaktuar nga pandemia?\u00a0<\/strong><strong>Pse nuk kishim nj\u00eb shtab t\u00eb vet\u00ebm krize, n\u00eb nivel t\u00eb shtetit?<\/strong><strong>Si u krijuan skandalet, t\u00eb shkaktuara nga parregullsit\u00eb dhe keqp\u00ebrdorimet e sistemit, fal\u00eb procedurave t\u00eb shkurtuara gjat\u00eb gjendjes s\u00eb kriz\u00ebs?<\/strong><strong>Nga se kishim frik\u00eb m\u00eb tep\u00ebr?<\/strong><strong>A do t\u00eb rezultojn\u00eb me ndryshime zgjedhjet e n\u00ebntorit, t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb nivel lokal?<\/strong><\/p>\n<p>Mbani m\u00ebnd emisionin Loj\u00ebra pa kufi (emri origjinal ishte Jeux sans frontieres), nj\u00eb shou arg\u00ebtues gjat\u00eb s\u00eb cilit garuesit shpesh her\u00eb p\u00ebrpiqeshin t\u00eb tejkalojn\u00eb pengesat n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb qesharake. Garues nga 20 vende, merrnin pjes\u00eb n\u00eb Loj\u00ebrat pa kufi nga viti 1965 deri n\u00eb vitin 1999, nd\u00ebrsa kuriozitet paraqet q\u00eb ekipi italian merrte pjes\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha emisionet dhe m\u00eb shum\u00eb fitore kishte Gjermania e cila ia doli t\u00eb fitoj\u00eb madje gjasht\u00eb her\u00eb. Pse i p\u00ebrmendim k\u00ebtu Loj\u00ebrat pa kufi? Epo, sepse n\u00eb Bosnj\u00eb dhe Hercegovin\u00eb \u2013 nga mesi i muajit mars, ne jemi p\u00ebrfshir\u00eb, edhe pse jo sipas vullnetit ton\u00eb, n\u00eb koncept t\u00eb ngjash\u00ebm t\u00eb emisionit &#8211; i shnd\u00ebrruar n\u00eb jet\u00ebn reale. Por, k\u00ebtu nuk \u00ebsht\u00eb arg\u00ebtuese dhe nuk ka medalje p\u00ebr pjes\u00ebmarr\u00ebsit.<\/p>\n<h5><strong>T\u00eb frik\u00ebsuar nga virusi<\/strong><\/h5>\n<p>Kur arriti pandemia e korona virusit n\u00eb rrug\u00ebn ton\u00eb, ne tani m\u00eb ishim t\u00eb shqet\u00ebsuar nga skenat, m\u00eb tep\u00ebr ato t\u00eb Italis\u00eb, edhe pse nuk ishte v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb na bindin, n\u00eb kushtet e izolimit, distancimit dhe masave t\u00eb rrepta restriktive. Jan\u00eb mbyllur\u00a0<a href=\"http:\/\/balkans.aljazeera.net\/vijesti\/granica-izmedu-bih-i-srbije-bit-ce-zatvorena-za-sve-osobe\">kopshtet e f\u00ebmij\u00ebve<\/a>, u nd\u00ebrpre m\u00ebsimi n\u00eb shkollat fillore dhe t\u00eb mesme, si dhe ligj\u00ebratat n\u00eb universitetet, u mbyll\u00ebn objektet hotelierike, si dhe t\u00eb gjitha t\u00eb tjerat n\u00eb zinxhirin e sh\u00ebrbimeve, punonin vet\u00ebm farmacit\u00eb dhe vet\u00ebsh\u00ebrbimet, me zbatimin e masave t\u00eb rrepta t\u00eb kujdesit. Po, kishim frik\u00eb dhe frika jon\u00eb, vet\u00ebm pjes\u00ebrisht bazohej n\u00eb lajmet p\u00ebr virusin e tmerrsh\u00ebm. Ne m\u00eb tep\u00ebr shqet\u00ebsoheshim nga sistemi jon\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsor &#8211; p\u00ebrkat\u00ebsisht nga skenari n\u00eb t\u00eb cilin do t\u00eb mund t\u00eb gjendeshim, n\u00ebse binim n\u00ebn mbrojtjen e tij.<\/p>\n<p>Virusi ishte armik (dhe ende \u00ebsht\u00eb) nd\u00ebrsa, vendi i shkat\u00ebrruar dhe varf\u00ebruar ishte ndoshta hallka m\u00eb e dob\u00ebt n\u00eb zinxhirin evropian t\u00eb luft\u00ebs kund\u00ebr KOVID &#8211; 19. Pse? Kur virusi sulmon organiz\u00ebm t\u00eb dob\u00ebt, n\u00eb t\u00eb krijon katastrof\u00eb \u2013 dhe KOVID 19 mund t\u00eb shkaktonte avari n\u00eb sistemin sh\u00ebndet\u00ebsor t\u00eb BdheH, i cili vite me radh\u00eb \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb vullnetin e lir\u00eb t\u00eb ndarjes politike t\u00eb gjahut pas zgjedhjeve: t\u00eb gjitha institucionet sh\u00ebndet\u00ebsore, nga ministrit\u00eb, institutet e sh\u00ebndetit publik deri te spitalet, zakonisht jan\u00eb udh\u00ebhequr nga njer\u00ebz t\u00eb zgjedhur sipas p\u00ebrshtatshm\u00ebris\u00eb, jo sipas aft\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>S\u00eb k\u00ebndejmi, sistemi sh\u00ebndet\u00ebsor \u00ebsht\u00eb aq i dob\u00ebsuar, mbi disa baza: me largimin e personelit profesional (gj\u00eb q\u00eb zgjat me vite), vler\u00ebsimet e k\u00ebqija t\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsve, prokurimin e pajisjeve mjek\u00ebsore q\u00eb shkonte n\u00eb d\u00ebm t\u00eb pacient\u00ebve, nd\u00ebrsa n\u00eb dobi t\u00eb furnitor\u00ebve dhe atyre q\u00eb porositnin pajisjen. Pjes\u00eb e madhe e raportit t\u00eb keq t\u00eb akumuluar \u2013 pa nikoqirll\u00ebk t\u00eb \u201cudh\u00ebheq\u00ebsve tan\u00eb, n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet\u201d \u2013 duke ardhur jo vet\u00ebm nga sektori i sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, n\u00eb mars na arriti dhe na goditi p\u00ebr kok\u00eb &#8211; dhe sigurisht se ishim shum\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuar. \u00c7do gj\u00eb q\u00eb d\u00ebgjonim nga njer\u00ebzit rreth ne, kishte t\u00eb b\u00ebj\u00eb me nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb &#8211; vet\u00ebm t\u00eb mos ngujohemi n\u00eb spital.<\/p>\n<h5><strong>Afera p\u00ebr prokurimin e respirator\u00ebve<\/strong><\/h5>\n<p>Periudha, gjat\u00eb tre muajve t\u00eb kaluar ishte sfid\u00eb tep\u00ebr e madhe, por nuk e di a t\u00eb them se ishte edhe m\u00ebsim p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne. P\u00ebrderisa vendet e rajonit kush m\u00eb shum\u00eb e kush m\u00eb pak, luftonin kund\u00ebr virusit \u2013 ne ballafaqohemi me afera \u2013 procedura t\u00eb shkurtuara dhe urgjente p\u00ebr prokurim t\u00eb \u201cmallit t\u00eb shtrenjt\u00eb\u201d global \u2013 respirator\u00eb dhe pajisje mbrojt\u00ebse q\u00eb p\u00ebr ne, n\u00eb BdheH, na e hapi der\u00ebn t\u00eb disponojm\u00eb me para t\u00eb tatim paguesve n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jo profesionale dhe pa besim. Storja e par\u00eb e zbuluar p\u00ebr prokurimin, n\u00eb mas\u00eb m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl, sipas procedurave t\u00eb dyshimta, e vendosi n\u00eb plan t\u00eb par\u00eb \u201cSrebrena malina\u201d (Mjedr\u00ebn e argjendit) \u2013 kompanin\u00eb e cila merret me grumbullimin e mjedrave dhe e cila fitoi mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb porosit\u00eb respirator\u00eb special nga Kina, p\u00ebr t\u00eb cilat para (rreth 5 milion euro) u paguan n\u00eb avans. Detajet e marr\u00ebveshjes u b\u00ebn\u00eb t\u00eb njohura p\u00ebr publikun, fal\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/www.klix.ba\/vijesti\/bih\/ekskluzivno-objavljujemo-ugovor-o-nabavci-respiratora-10-5-miliona-km-avansno-uplaceno-srebrenoj-malini\/200429130\">mediave<\/a>\u00a0lokale. Loj\u00ebrat pa kufi t\u00eb Bosnj\u00ebs dhe Hercegovin\u00ebs, v\u00ebrtet nuk kishin asnj\u00eb kufizim \u2013 mediat p\u00ebrdit\u00eb mblidhnin cop\u00ebzat e mozaikut, q\u00eb p\u00ebrb\u00ebhej nga skandale, afera, manovra t\u00eb k\u00ebqija t\u00eb institucioneve ose, n\u00eb mas\u00eb m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl, masa dhe vendime q\u00eb bien ndesh me logjik\u00ebn.<\/p>\n<p>Jan\u00eb vendosur ndalime p\u00ebr l\u00ebvizjen e personave n\u00ebn mosh\u00ebn 18 dhe mbi 65 vje\u00e7, pa iu ofruar ndonj\u00eb mb\u00ebshtetje qytetar\u00ebve t\u00eb moshuar, jan\u00eb l\u00ebn\u00eb t\u00eb kujdesen nga fqinj\u00ebt m\u00eb t\u00eb rinj dhe\u00a0<a href=\"https:\/\/tuzlalive.ba\/tim-volontera-heroji-ulice-od-sutra-u-tuzli-zenici-i-mostaru\/\">vullnetar\u00eb<\/a>\u00a0t\u00eb cil\u00ebt hyn\u00eb n\u00eb, vendin vakant tek ne, t\u00eb shtetit t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm i cili funksionon si sh\u00ebrbim i qytetar\u00ebve. M\u00eb pas, m\u00eb 24 prill hyri n\u00eb fuqi ndryshimi dhe plot\u00ebsimi i\u00a0<a href=\"http:\/\/www.fucz.gov.ba\/na-danasnjoj-sjednici-fscz-ukinute-mjere-zabrane-kretanja-od-20-do-5-sati-i-obaveznog-karantina-a-dopusteno-ograniceno-kretanje-osobama-starijim-od-65-i-mladjim-od-18-godina\/\">vendimit<\/a>\u00a0me t\u00eb cilin \u201cu mund\u00ebsua l\u00ebvizja e personave m\u00eb t\u00eb moshuar se 65 vje\u00e7, t\u00eb h\u00ebn\u00ebn, t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn dhe t\u00eb premten nga ora 9 deri n\u00eb or\u00ebn 13. Personat m\u00eb t\u00eb rinj n\u00eb mosh\u00eb, n\u00ebn 18 vje\u00e7 gjithashtu u lejuan t\u00eb l\u00ebvizin, t\u00eb mart\u00ebn, t\u00eb enjten dhe t\u00eb shtun\u00ebn nga ora 14 deri n\u00eb or\u00ebn 20.\u201c<\/p>\n<p>Mediat, n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve, kan\u00eb raportuar me p\u00ebrgjegj\u00ebsi, duke theksuar masat e p\u00ebrcaktuara nga kuadri profesional dhe shtabi i kriz\u00ebs, kompetent, me mesazhin e vazhduesh\u00ebm &#8220;q\u00ebndro n\u00eb sht\u00ebpi&#8221;. Disa gazetar\u00eb dhe gazetare t\u00eb mediave, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb publikuar storje p\u00ebr\u00a0<a href=\"https:\/\/www.oslobodjenje.ba\/vijesti\/bih\/nova-afera-na-pomolu-fucz-nabavila-30-000-maski-za-25-km-po-komadu-555550\">parregullsi<\/a>\u00a0si\u00e7 \u00ebsht\u00eb prokurimi i maskave me \u00e7mime t\u00eb larta ose prokurim t\u00eb llojit t\u00eb k\u00ebtill\u00eb t\u00eb pajisjes mbrojt\u00ebse, t\u00eb cilat\u00a0<a href=\"http:\/\/www.eho.ba\/nova-afera-ukc-rs-iz-banjaluke-kupuje-zastitne-maske-od-sarajevske-firme-protekta-koja-se-bavi-trgovinom-telekomunikacijske-i-elektronicke-opreme-na-veliko-da-li-rezim-preko\/\">i sigurojn\u00eb<\/a>\u00a0kompani t\u00eb cilat k\u00ebt\u00eb nuk e kan\u00eb veprimtarin\u00eb e tyre, me \u00e7ka vun\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje vendimet dhe masat e nd\u00ebrmarra nga kompetent\u00ebt gjat\u00eb pandemis\u00eb p\u00ebsuan dhe vazhdojn\u00eb t\u00eb p\u00ebsojn\u00eb \u00e7do lloj presioni (t\u00eb duksh\u00ebm dhe t\u00eb paduksh\u00ebm) si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rasti me gazetaren Adrijana Sra\u00e7eviq Helaq e cila e b\u00ebri publik dokumentin sipas s\u00eb cilit avokati Kadrija Koliq do t\u2019i shiste Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme n\u00eb kantonin n\u00eb Sarajev\u00eb, automjet me m\u00eb shum\u00eb dedikime n\u00eb vler\u00eb prej milion KM.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, z. Koliq e quajti mashtruese dhe g\u00ebnjeshtare duke\u00a0<a href=\"https:\/\/www.youtube.com\/watch?v=s-9S6GazVIQ\">theksuar<\/a>\u00a0se nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr at\u00eb, por p\u00ebr kompanin\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ai \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebpronar. Gazetarja e portalit Fokus, Semira Degirmenxhiq, e cila ngriti nj\u00eb s\u00ebr\u00eb reagime n\u00eb lidhje me blerjen e respirator\u00ebve nga Kina, n\u00ebp\u00ebrmjet kompanis\u00eb Mjedra e Argjendt\u00eb, gjithashtu hasi n\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/www.fokus.ba\/vijesti\/bih\/pokusaj-diskreditacije-novinarke-fokusa-zbog-afere-respiratori-reagiralo-drustvo-novinara-bih\/1785233\/\">sulme<\/a>, gjat\u00eb \u00e7ka redaksia e saj kryesore l\u00ebshoi njoftim n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn thuhej: \u201cN\u00eb disa faqe anonime dhe profile t\u00eb \u201cFacebook\u201d, \u00ebsht\u00eb ngritur fushat\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb diskreditimit t\u00eb Fokus-it, dhe gazetares son\u00eb Semira Degirmenxhiq dhe nd\u00ebrlidhja e tyre me opsionet politike dhe individ\u00eb. Sipas asaj q\u00eb mund t\u00eb shihet dhe analizohet nga publikimet e m\u00ebparshme, b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr rrjet t\u00eb boteve dhe faqeve q\u00eb mund t\u00eb rezultojn\u00eb me lidhje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me strukturat politike qeveris\u00ebse\u201d.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"size-full wp-image-8817\" src=\"https:\/\/cdn.respublica.edu.mk\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/KOVID-19-vo-BiH-Igri-bez-granici.jpg\" alt=\"KOVID 19 vo BiH Igri bez granici\" \/>Burimi: euinfo.ba<\/p>\n<h5><strong>Shtabi i kriz\u00ebs, i pa harmonizuar<\/strong><\/h5>\n<p>N\u00eb vend me kompetenca t\u00eb komplikuara gjat\u00eb kriz\u00ebs, ky komplikim erdhi edhe m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb shprehje: nuk kishin shtab krize t\u00eb vet\u00ebm n\u00eb nivel t\u00eb shtetit, por secili sipas zgjedhjes s\u00eb tij, i p\u00ebrcaktonte masat n\u00eb nivel t\u00eb entitetit dhe n\u00eb nivel t\u00eb kantonit. An\u00ebtar i kryesis\u00eb s\u00eb BdheH, nga radh\u00ebt e popullit serb thurte masa n\u00eb entitetin Republika Srbska, edhe pse k\u00ebto nuk jan\u00eb kompetenca t\u00eb tij, nd\u00ebrsa n\u00eb Federat\u00ebn e BdheH fragmentimi i autorizimeve dhe decentralizimi i lan\u00eb banor\u00ebt t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb hutuar &#8211; p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn si t\u00eb respektohen masat dhe kufizimet gjat\u00eb kalimit nga nj\u00eb n\u00eb vend tjet\u00ebr, duke pasur parasysh se rregullat dhe ndalimet kishin dallime.<\/p>\n<p>Portali Klix, publikoi tekst p\u00ebr masat e ndryshme p\u00ebr popullat\u00ebn n\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb BdheH sipas shembullit t\u00eb dy vendbanimeve n\u00eb Dobrinje dhe Sarajev\u00ebn Lindore: \u201cAjo q\u00eb \u00ebsht\u00eb absurde, \u00ebsht\u00eb fakti se vet\u00ebm nj\u00ebqind metra nga Sarajeva Lindore (PC), n\u00eb lagjen Dobrinj\u00eb, n\u00eb rajonin e Federat\u00ebs s\u00eb BdheH, qytetar\u00ebt lejohen t\u00eb l\u00ebvizin gjat\u00eb fundjav\u00ebs, p\u00ebrpos gjat\u00eb or\u00ebs policore prej or\u00ebs 20 deri n\u00eb or\u00ebn 5 n\u00eb m\u00ebngjes. Nga ana tjet\u00ebr, prind\u00ebrit q\u00eb sh\u00ebtisin n\u00eb rrug\u00ebt e Sarajev\u00ebs Lindore, me f\u00ebmij\u00ebt e tyre, b\u00ebjn\u00eb me dije p\u00ebr nj\u00eb absurd dhe mang\u00ebsi n\u00eb masat e shtabeve t\u00eb kriz\u00ebs s\u00eb entiteteve. Nd\u00ebrsa f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb Dobrinje mund t\u00eb shohin parqet vet\u00ebm nga dritarja, moshatar\u00ebt e tyre n\u00eb Sarajev\u00ebn Lindore, t\u00eb pakt\u00ebn mund t\u00eb sh\u00ebtisin n\u00ebp\u00ebr park&#8221;.<\/p>\n<p>Gazetar\u00ebt filluar t\u00eb shtrojn\u00eb pyetje, n\u00eb t\u00eb cilat, zakonisht nuk merrnin p\u00ebrgjigje dhe ishte v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb merrje deklarat\u00eb, sepse konferencat p\u00ebr shtyp t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb shtabeve t\u00eb kriz\u00ebs zhvilloheshin pa prezenc\u00ebn e p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb fuqis\u00eb s\u00eb shtat\u00eb &#8211; p\u00ebr shkak t\u00eb rregullave t\u00eb p\u00ebrcaktuara p\u00ebr ndalimin e grupimeve. N\u00eb pyetje t\u00eb gazit, t\u00eb shtruar para kohe, at\u00ebher\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrgjigjej sipas kapacitetit \u2013 \u201cdo t\u00eb zgjedhim cilave pyetje tu p\u00ebrgjigjemi sot\u201d. Portali\u00a0<a href=\"https:\/\/media.ba\/bs\/magazin-novinarstvo\/komuniciranje-kriznih-stabova-suzen-prostor-za-novinarska-pitanja\">Media.ba<\/a>\u00a0n\u00eb detaje raportonte rreth: \u201cN\u00eb konferencat p\u00ebr media t\u00eb Shtabit t\u00eb kriz\u00ebs s\u00eb Federat\u00ebs s\u00eb BdheH mund t\u00eb merrnin pjes\u00eb tre gazetar\u00eb, nd\u00ebrsa emrat i delegonin nga Komuniteti i gazetar\u00ebve kryesisht n\u00ebp\u00ebrmjet Viber grupit\u201d. Konferencat mbahen n\u00eb ora 12 kur publiku informohet p\u00ebr gjendjen epidemiologjike nd\u00ebrsa zakonisht k\u00ebt\u00eb e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuar n\u00eb Institutin Federal t\u00eb Sh\u00ebndetit Publik dhe ndihm\u00ebs ministri federal i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb Goran \u00c7erkez. Konferenca p\u00ebr shtyp, pasdite mbahet n\u00eb ora 17:15 dhe gjithashtu \u00ebsht\u00eb e hapur p\u00ebr tre gazetar\u00eb. Bashk\u00ebbiseduesit jan\u00eb ekonomist\u00eb dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb raportojn\u00eb n\u00eb lidhje me masat ekonomike. Gazetar\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt nuk marrin pjes\u00eb n\u00eb konferenc\u00ebn p\u00ebr shtyp, duhet t\u00eb d\u00ebrgojn\u00eb pyetjet e tyre n\u00ebp\u00ebrmjet post\u00ebs elektronike, dy or\u00eb para se t\u00eb filloj\u00eb konferenca p\u00ebr shtyp.<\/p>\n<p>Vijoi sulm i ri, shum\u00eb shpejt pas k\u00ebsaj: p\u00ebrjashtime nga puna, zakonisht nga sektori sh\u00ebrbyes, por edhe n\u00eb fush\u00ebn e bizneseve t\u00eb vogla, k\u00ebshtu q\u00eb pasojat nga masat mbi ekonomin\u00eb e vendit ishin t\u00eb tmerrshme n\u00eb jav\u00ebt e para t\u00eb pandemis\u00eb. Tregu i pun\u00ebs ishte (dhe ende \u00ebsht\u00eb) i gjunj\u00ebzuar, nd\u00ebrsa vler\u00ebsimet tregojn\u00eb se pothuajse 30 000 pun\u00ebtor\u00eb i kan\u00eb humbur vendet e tyre t\u00eb pun\u00ebs n\u00eb Federat\u00ebn BdheH nga muaji mars, nd\u00ebrsa rreth 2.000 n\u00eb RS. Edhe pse jan\u00eb vendosur mekanizma p\u00ebr zbutjen e efekteve negative nga kriza, ato u treguan si t\u00eb pamjaftueshme dhe masat po realizohen shum\u00eb ngadal\u00eb. P\u00ebr shembull, nuk dihej pothuajse dy muaj n\u00ebse aranzhmani kreditor i aprovuar nga FMN-ja n\u00eb lart\u00ebsi prej 330 milion, a do t\u00eb b\u00ebhej aktiv &#8211; sepse lider\u00ebt lokal politik nuk mund\u00ebn t\u00eb bien dakord n\u00eb lidhje me at\u00eb se si do t\u00eb menaxhojn\u00eb me mjetet nd\u00ebrmjet entiteteve dhe kantoneve.<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja \u00ebsht\u00eb arritur, me nd\u00ebrmjet\u00ebsimin e p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb BE-s\u00eb dhe FMN-s\u00eb. Qeveria e Federat\u00ebs s\u00eb BdheH miratoi nj\u00eb s\u00ebr\u00eb masa, por deri tani pjes\u00eb e vog\u00ebl e tyre jan\u00eb zbatuar n\u00eb praktik\u00eb. Portali Business Magazine, b\u00ebri nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb masave m\u00eb efektive p\u00ebr intervenim, duke iu referuar deklarat\u00ebs s\u00eb Vjekosllav Vukoviq, kryetar i Od\u00ebs p\u00ebr Tregti t\u00eb Jashtme t\u00eb BdheH (FTC) i cili thot\u00eb se sfidat ekonomike t\u00eb v\u00ebrteta, do t\u00eb paraqiten tani e tutje. \u201cPakot me masat fiskale p\u00ebr dy entitetet jan\u00eb fokusuar n\u00eb ndihm\u00ebn p\u00ebr sektorin real dhe popullat\u00ebn, por nga ana tjet\u00ebr, si pasoj\u00eb e nevojshme dhe rritja e borxhit publik&#8230; Duhet t\u00eb ekzistojn\u00eb kritere dhe program i sakt\u00eb p\u00ebr pako masa, sepse gjendja e mjegulluar i ndihmon individit, jo ekonomis\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p>Prema\u00a0<a href=\"https:\/\/www.kas.de\/bs\/web\/bosnien-herzegowina\/izvjestaji-o-zemljama\/detail\/-\/content\/bosna-i-hercegovina-opis-situacije?fbclid=IwAR2dtYIH4Hf0b52-sUz0DbLjARSPsx0lzyK6HHKmvxg4u-Xe1BwgNE-g6_c\">raportit<\/a>, t\u00eb Konrad Adenauer Stiftung n\u00eb BdheH, thuhet se kufijt\u00eb e BdheH u hap\u00ebn p\u00ebrs\u00ebri m\u00eb 1 qershor, pasi ishin t\u00eb mbyllura p\u00ebr dy muaj, por, p\u00ebr shembull, kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr aeroportet, numri i fluturimeve dhe destinacioneve ende \u00ebsht\u00eb i vog\u00ebl. N\u00eb raportin rreth situat\u00ebs n\u00eb BdheH thuhet se, pas anulimit t\u00eb masave p\u00ebr izolim sht\u00ebpiak, \u201c\u00ebsht\u00eb anuluar edhe gjendja e jasht\u00ebzakonshme p\u00ebrkat\u00ebsisht gjendja me fatkeq\u00ebsin\u00eb te entitetet, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, nuk i kan\u00eb harmonizuar masat p\u00ebr zbutje, shoq\u00ebruar me hapjen e kufijve&#8221;.<\/p>\n<h5><strong>Sulm i r\u00ebnd\u00eb i pandemis\u00eb<\/strong><\/h5>\n<p>Sipas t\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/coronavirus.jhu.edu\/map.html\">dh\u00ebnave t\u00eb deritanishme<\/a>\u00a0(t\u00eb cilat ndryshojn\u00eb nga dita n\u00eb dit\u00eb) n\u00eb Bosnj\u00eb dhe Hercegovin\u00eb, nga virusi Kovid \u2013 19 kan\u00eb nd\u00ebrruar jet\u00ebn 168 persona, jan\u00eb sh\u00ebruar m\u00eb shum\u00eb se 2.300 nd\u00ebrsa numri i t\u00eb infektuarve p\u00ebr momentin \u00ebsht\u00eb 3.963. \u2013 Dy muaj e gjysm\u00eb me ndalime t\u00eb rrepta, e mbante pasqyr\u00ebn epidemiologjike sado pak t\u00eb q\u00ebndrueshme, nd\u00ebrsa m\u00eb pas gjat\u00eb disa jav\u00ebve t\u00eb fundit, kur masat u zbut\u00ebn dhe qytetar\u00ebt k\u00ebt\u00eb e kuptuan si &#8211; virusi tani m\u00eb nuk ekziston, numri i t\u00eb infektuarve filloi t\u00eb rritet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb.<\/p>\n<p>Bosnja dhe Hercegovina, do t\u00eb ket\u00eb zgjedhje lokale n\u00eb muajin n\u00ebntor \u2013 edhe pse jan\u00eb planifikuar p\u00ebr tetor, u\u00a0<a href=\"https:\/\/www.aa.com.tr\/ba\/politika\/cik-bih-lokalni-izbori-u-bosni-i-hercegovini-odgo%C4%91eni-za-15-novembar-2020-godine\/1851359\">prolonguan<\/a>\u00a0p\u00ebr 15 n\u00ebntor, p\u00ebr shkak t\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsive financiare, p\u00ebrkat\u00ebsisht, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb konsekuente me k\u00ebt\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb mos pranimit t\u00eb buxhetit me t\u00eb cilin duhej t\u00eb siguroheshin mjete pik\u00ebrisht p\u00ebr mbajtjen e procesit zgjedhor. Megjithat\u00eb, kah mesi i muajit qershor, buxheti p\u00ebr vitin 2020 \u00ebsht\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/radiosarajevo.ba\/vijesti\/bosna-i-hercegovina\/vijece-ministara-usvojilo-budzet-za-2020-godinu-vise-od-cetiri-miliona-za-izbore\/380605\">miratuar<\/a>\u00a0dhe 4,2 milion KM jan\u00eb akorduar p\u00ebr mbajtjen e zgjedhjeve t\u00eb caktuara p\u00ebr n\u00eb n\u00ebntor.<\/p>\n<p>Ky vend v\u00ebshtir\u00eb e p\u00ebrballoi sulmin e pandemis\u00eb, e shkat\u00ebrruar p\u00ebr shkak t\u00eb keqp\u00ebrdorimeve shum\u00ebvje\u00e7are n\u00eb sistemin e funksionar\u00ebve qeveritar t\u00eb korruptuar, t\u00eb cil\u00ebt, p\u00ebr dobin\u00eb e tyre, i shkat\u00ebrruan funksionet e sistemit &#8211; i nevojsh\u00ebm si sh\u00ebrbim i qytetar\u00ebve, nd\u00ebrsa i cili n\u00eb fakt me dekada ishte keqp\u00ebrdorur n\u00ebp\u00ebrmjet mekanizmit t\u00eb sh\u00ebrbimeve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha ose m\u00eb t\u00eb vogla p\u00ebr m\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshmit, si mjet p\u00ebr sigurimin e mb\u00ebshtetjes nga trupi zgjedhor. \u00cbsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb konkludohet se si do t\u00eb duket BdheH n\u00eb n\u00ebntor (madje edhe n\u00ebse b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr zgjedhjet lokale) &#8211; n\u00ebse do t\u00eb kemi nj\u00eb ndryshim t\u00eb pjessh\u00ebm n\u00eb raport me forcat politike.<\/p>\n<p>Me v\u00ebrejtjen e patjet\u00ebrsueshme se p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e zgjedhur t\u00eb qeveris\u00eb, n\u00ebp\u00ebrmjet veprimit me p\u00ebrgjegj\u00ebsi, angazhim t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb dhe p\u00ebrkushtim, duhet t\u00eb kthejn\u00eb besimin e qytetar\u00ebve tek sistemi (q\u00eb duket si di\u00e7ka utopike, por gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb e mundur), me r\u00ebnd\u00ebsi \u00ebsht\u00eb t\u00eb p\u00ebrmendet se duhet edhe ne vet\u00eb t\u00eb veprojm\u00eb m\u00eb me p\u00ebrgjegj\u00ebsi, t\u00eb veprojn\u00eb n\u00eb pajtim e rekomandimet dhe masat, \u201csepse muajt e kaluar kemi jetuar sikur nuk ka virus, q\u00eb, deri diku \u00ebsht\u00eb e kuptueshme, si rezultat i reagimit psikologjik t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb mbyllur n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyre p\u00ebr dy muaj e gjysm\u00eb. P\u00ebrpos k\u00ebsaj, paraqitja e teorive t\u00eb konspiracionit, p\u00ebr ne nuk jan\u00eb aspak t\u00eb dobishme, sepse ato n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb plot\u00ebsuese i dob\u00ebsojn\u00eb masat p\u00ebr kujdes dhe i v\u00ebn\u00eb n\u00eb rrezik njer\u00ebzit, t\u00eb cil\u00ebve virusi mund tu shkaktoj\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi sh\u00ebndet\u00ebsore serioze dhe mund t\u00eb rezultoj\u00eb me probleme t\u00eb dhimbshme sh\u00ebndet\u00ebsore.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Iniciativa\u00a0<strong>&#8220;<\/strong><a href=\"https:\/\/respublica.edu.mk\/blog-sq\/politika-sq\/kovid-19-ne-bosnje-dhe-hercegovine-lojera-pa-kufi\/sq\/prikazni-od-regionot\"><strong>Tregime nga rajoni<\/strong><\/a><strong>&#8220;<\/strong>\u00a0zbatohet nga\u00a0<a href=\"https:\/\/respublica.edu.mk\/blog-sq\/politika-sq\/kovid-19-ne-bosnje-dhe-hercegovine-lojera-pa-kufi\/sq\/\"><strong>Res Publica<\/strong><\/a>\u00a0dhe Instituti p\u00ebr Studime t\u00eb Komunikimit \u2013 IKS (Maqedonia), n\u00eb bashk\u00ebpunim me\u00a0<a href=\"https:\/\/idmalbania.org\/\"><strong>Institutin p\u00ebr Demokraci dhe Nd\u00ebrmjet\u00ebsim<\/strong><\/a>\u00a0(Shqip\u00ebri),\u00a0<a href=\"https:\/\/analiziraj.ba\/\"><strong>Analizo.ba<\/strong><\/a>\u00a0(BeH),\u00a0<a href=\"https:\/\/www.radiokim.net\/\"><strong>\u0420radio KIM<\/strong><\/a>\u00a0(Kosov\u00eb),\u00a0<a href=\"https:\/\/sbunker.net\/\"><strong>Sbunker<\/strong><\/a>\u00a0(Kosov\u00eb) nisma qytetare\u00a0<a href=\"https:\/\/nedavimobeograd.rs\/\"><strong>Ne davimo Beograd<\/strong><\/a>\u201c (Serbi) dhe\u00a0<a href=\"https:\/\/www.pcnen.com\/portal\/\"><strong>PCNEN<\/strong><\/a>\u00a0(Mali i Zi).<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Si u ballafaqua Bosnja dhe Hercegovina dhe si po ballafaqohet ende, me kriz\u00ebn e shkaktuar nga pandemia?\u00a0Pse nuk kishim nj\u00eb shtab t\u00eb vet\u00ebm krize, n\u00eb nivel t\u00eb shtetit?Si u krijuan skandalet, t\u00eb shkaktuara nga parregullsit\u00eb dhe keqp\u00ebrdorimet e sistemit, fal\u00eb procedurave t\u00eb shkurtuara gjat\u00eb gjendjes s\u00eb kriz\u00ebs?Nga se kishim frik\u00eb m\u00eb tep\u00ebr?A do t\u00eb rezultojn\u00eb [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":303,"featured_media":7684,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1155],"ppma_author":[315],"class_list":["post-7690","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-tregime-nga-rajoni"],"authors":[{"term_id":315,"user_id":303,"is_guest":0,"slug":"mersiha-drinjakovic","display_name":"Mersiha Drinjakovi\u0107","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/mersiha.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/mersiha.jpg"},"user_url":"","last_name":"Drinjakovi\u0107","first_name":"Mersiha","description":"Mersiha Drinjakovi\u00e7 \u00ebsht\u00eb gazetare dhe redaktore ekzekutive e revist\u00ebs Gracija, dhe bashk\u00ebpun\u00ebtore e portalit Analiziraj.ba. Mersiha ka kryer studimet p\u00ebr gazetari n\u00eb Fakultetin e Shkencave Politike n\u00eb Sarajev\u00eb. \u00cbsht\u00eb fituese e \u00e7mimit t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb UNICEF-it p\u00ebr kontributin gazetaresk n\u00eb informimin, mbrojtjen dhe promovimin e t\u00eb drejtave t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb Bosnj\u00eb dhe Hercegovin\u00eb p\u00ebr vitin 2015 dhe fituese e \u00e7mimit p\u00ebr Gazetari t\u00eb UN Women 2017 - p\u00ebr artikullin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb mbi dhun\u00ebn me baz\u00eb gjinore n\u00eb kategorin\u00eb e mediave t\u00eb shkruara. N\u00eb vitin 2017, iu dha fal\u00ebnderimi nga Komiteti i Helsinkit i BdheH p\u00ebr Konkursin p\u00ebr reportazhin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb media q\u00eb promovon t\u00eb drejtat dhe kultur\u00ebn e LGBT-s\u00eb. N\u00eb vitin 2018, gjithashtu \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrblyer me mir\u00ebnjohjen nga KB BdheH p\u00ebr kontributin e saj gazetar n\u00eb informimin n\u00eb lidhje me Q\u00ebllimet e Zhvillimit t\u00eb Q\u00ebndruesh\u00ebm n\u00eb BdheH dhe promovimin e tyre - p\u00ebr tekstin e botuar n\u00eb portalin Analiziraj.ba."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7690","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/303"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7690"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7690\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7691,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7690\/revisions\/7691"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/7684"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7690"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7690"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7690"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=7690"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}