{"id":7797,"date":"2022-09-28T11:16:22","date_gmt":"2022-09-28T09:16:22","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=7797"},"modified":"2024-09-20T11:18:43","modified_gmt":"2024-09-20T09:18:43","slug":"sasha-jeton-letra-vii","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/sasha-jeton-letra-vii\/","title":{"rendered":"Sasha &#038; Jeton: Letra VII"},"content":{"rendered":"<p><b>Departamenti i dhimbjes komb\u00ebtare<\/b><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Sasha i dashur,<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Gjergj Fishta, nj\u00eb shkrimtar i yni i njohur i Rilindjes komb\u00ebtare, ka l\u00ebn\u00eb nj\u00eb shprehje thumbuese p\u00ebr shqiptar\u00ebt, q\u00eb n\u00eb fakt m\u00eb shum\u00eb m\u00eb ting\u00ebllon si nj\u00eb mallkim. Ai thoshte se \u201cm\u00eb leht\u00eb mund t\u00eb mbush\u00ebsh nj\u00eb thes me pleshta, sesa nj\u00eb grusht me shqiptar\u00eb\u201d. Fishta duket se ka pasur t\u00eb drejt\u00eb, ne shkrimtar\u00ebt e artist\u00ebt k\u00ebtu n\u00eb Prishtin\u00eb jemi b\u00ebr\u00eb pik\u00eb e pes\u00eb, nuk dihet kush me k\u00ebnd flet, kush do k\u00ebnd e kush urren k\u00ebnd. E m\u00eb s\u00eb shumti duket se urrejm\u00eb nj\u00ebri-tjetrin! Por, Sash\u00eb, druaj se as ju n\u00eb Beograd nuk jeni m\u00eb mir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. Nuk e di a keni pasur edhe ju ndonj\u00eb shkrimtar q\u00eb t\u2019u ket\u00eb l\u00ebn\u00eb ndonj\u00eb shprehje t\u00eb till\u00eb si kjo e Fisht\u00ebs p\u00ebr ne! Ndoshta Vuk Karaxhiqi? Por, \u00e7far\u00eb desha t\u00eb thoja \u00ebsht\u00eb se jam gjetur shpesh n\u00eb situata t\u00eb \u00e7uditshme, kur pyesja ndokend nga Beogradi p\u00ebr ndonj\u00eb mik t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, \u201c<\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">hej, po si \u00ebsht\u00eb filiani<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\">\u201d, e pranoja pastaj p\u00ebrgjigje si \u201c<\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">hiqju atij d\u00ebshtaku, nuk flas me t\u00eb<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\">\u201d, ose edhe m\u00eb keq: \u201c<\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">ia kam q&#8230; robt atij<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\">\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve shpesh madje kam provuar t\u00eb sjell paqe n\u00eb mes t\u00eb disave prej jush atje, aq sa m\u00eb dukej vetja si t\u2019isha i biri i Bud\u00ebs. K\u00ebshtu q\u00eb, as tani n\u00eb k\u00ebt\u00eb let\u00ebr-k\u00ebmbim, s\u2019di n\u00ebse mund t\u00eb t\u00eb pyes, si \u00ebsht\u00eb Milosh Zhivanoviqi, Sasha Qiriqi e Toma Markoviqi? Po deshe, mos u p\u00ebrgjigj fare. Ju mbaj mend si nj\u00eb kat\u00ebrshe e shk\u00eblqyeshme, shkrimtar\u00eb e kritik\u00eb t\u00eb mrekulluesh\u00ebm, progresist\u00eb, mendje-hapur dhe t\u00eb shoq\u00ebruesh\u00ebm. Megjith\u00eb mospajtimet q\u00eb ju tani mund t\u2019i keni mes vete, duhet ta pranoj q\u00eb ne k\u00ebtu kemi kaluar mir\u00eb me ju, dhe bashkarisht kemi b\u00ebr\u00eb gj\u00ebra t\u00eb mira. Ju p\u00ebr ne ishit \u201c<\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">ata t\u00eb guximshmit<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\">\u201d, \u201c<\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">djemt\u00eb e Beton-it<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\">\u201d! Megjithat\u00eb, edhe betoni thyhet ndonj\u00ebher\u00eb, shk\u00ebrmoqet nga koha, nga lag\u00ebshtia, nga myku e goditjet!<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">E rroka k\u00ebt\u00eb tem\u00eb sepse e mbaj mend q\u00eb n\u00eb letr\u00ebn e par\u00eb e p\u00ebrmende Miki Manojloviqin dhe natyrisht un\u00eb e kapa ironin\u00eb. Si\u00e7 e di, me t\u00eb e kemi realizuar nj\u00eb projekt teatri t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. U b\u00ebn\u00eb ca vjet nga ajo koh\u00eb, ndoshta 7 apo 8, por e mbaj mend q\u00eb isha n\u00eb Split, n\u00eb rezidenc\u00ebn letrare q\u00eb e drejtonte shkrimtari kroat Edi Matiq, kur Miki m\u00eb mori n\u00eb telefon. Nuk dha detaje, por m\u00eb tha se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb \u201c<\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">projekt t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\">\u201d. M\u00eb pat fascinuar diskrecioni me t\u00eb cilin i kumtonte gj\u00ebrat n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb projekt, thua ti se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr ndonj\u00eb mision sekret p\u00ebr shp\u00ebtimin e planetit. Kur pas ca jav\u00ebsh u takuam n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij n\u00eb Beograd, dikur von\u00eb, pasi kishim ngr\u00ebne e pir\u00eb, ai, si n\u00eb ndonj\u00eb ritual fetar, duksh\u00ebm i emocionuar, m\u00eb tha se d\u00ebshironte ta realizonte \u201cRomeo dhe Xhuliet\u00ebn\u201d e Shekspirit, e ku do t\u00eb luanin aktor\u00eb shqiptar\u00eb e serb\u00eb. E mbaj mend q\u00eb m\u00eb pat shkuar buza n\u00eb gaz, jo fort i bindur me at\u00eb nd\u00ebrmarrje q\u00eb ting\u00ebllonte si shum\u00eb ambicioze. Gjithsesi, ai projekt u realizua dhe shfaqja u dha me mjaft sukses n\u00eb Prishtin\u00eb, Beograd, Tiran\u00eb e Zagreb. Ishte hera e par\u00eb q\u00eb n\u00eb sken\u00ebn e Teatrit Komb\u00ebtar t\u00eb Beogradit po flitej shqip, flisnin aktor\u00ebt e mrekulluesh\u00ebm nga Kosova, por fliste shqip edhe Uliks Fehmiu i ardhur nga Nju Jorku, i biri i aktorit t\u00eb famsh\u00ebm Bekim Fehmiu. Ka shum\u00eb detaje nd\u00ebrmjet, ka shum\u00eb histori q\u00eb vlejn\u00eb p\u00ebr t\u2019u rr\u00ebfyer, megjithat\u00eb, p\u00ebr to nj\u00ebher\u00eb tjet\u00ebr. Por gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve q\u00eb pasuan, e kam kuptuar q\u00eb n\u00eb Serbi, plot njer\u00ebz thon\u00eb p\u00ebr Mikin se \u00ebsht\u00eb i af\u00ebrt me k\u00ebt\u00eb apo at\u00eb filan politikan, dhe k\u00ebto, e pranoj, jan\u00eb dinamika t\u00eb cilat nj\u00eb dikush q\u00eb nuk jeton atje, v\u00ebshtir\u00eb se mund t\u2019i kuptoj\u00eb e t\u2019i dij\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Sidoqoft\u00eb, m\u00eb duhet poashtu t\u00eb konfirmoj q\u00eb k\u00ebshtu ka qen\u00eb edhe sa punonim me Borka Paviqeviqin e ndjer\u00eb, me Vladimir Arsenijeviqin, ose me Biljana Srbljanoviqin, apo me Andrej Nosovin, me Zllatko Pakoviqin, e me t\u00eb tjer\u00eb. Gjithmon\u00eb kam d\u00ebgjuar e d\u00ebgjoj z\u00ebra ankues e madje edhe p\u00ebrbuz\u00ebs; q\u00eb filiani apo filianja \u00ebsht\u00eb i lidhur me k\u00ebt\u00eb apo at\u00eb politikan, q\u00eb ka k\u00ebt\u00eb apo at\u00eb agjend\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb i korruptuar apo q\u00eb vjel\u00eb fonde e nuk b\u00ebn\u00eb asgj\u00eb, q\u00eb nuk ka parime apo se paran\u00eb e ka Zot. Pa fund gj\u00ebra t\u00eb k\u00ebtilla kam d\u00ebgjuar p\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebtyre viteve.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">K\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb edhe k\u00ebtu tek ne, t\u00eb kuptohemi. Shum\u00ebher\u00eb m\u00eb ke treguar p\u00ebr at\u00eb takimin t\u00ebnd me Mehmet Kraj\u00ebn dhe cil\u00ebsimin e tij q\u00eb disa prej nesh k\u00ebtu n\u00eb Prishtin\u00eb i p\u00ebrkisnim \u201cmafis\u00eb kulturore\u201d, ose di\u00e7ka t\u00eb ngjashme.\u00a0 \u00c7far\u00eb dua t\u00eb them \u00ebsht\u00eb se, po, n\u00eb k\u00ebt\u00eb gam\u00ebn e gjer\u00eb t\u00eb shk\u00ebmbimeve kulturore Kosov\u00eb \u2013 Serbi t\u00eb k\u00ebtyre viteve, ka pasur edhe t\u00eb till\u00eb, aktivist\u00eb e artist\u00eb \u2018sezonal\u00eb\u2019, q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb e angazhuar sporadikisht, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ose at\u00eb arsye. Edhe k\u00ebtu te ne, ta z\u00ebm\u00eb, ka z\u00ebra q\u00eb thon\u00eb se festivali \u201c<\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">Mirdita Dobardan<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\">\u201d, m\u00eb tep\u00ebr sesa nj\u00eb angazhim i sinqert\u00eb p\u00ebr dialog kuluturor mes dy shoq\u00ebrive, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shou medial, nj\u00eb spektak\u00ebl q\u00eb synon v\u00ebmendje. Por un\u00eb nuk pajtohem m\u00eb k\u00ebto konstatime. Mendoj q\u00eb ai megjithat\u00eb ngelet nj\u00eb aktivitet i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe i dobish\u00ebm, n\u00eb krejt k\u00ebt\u00eb pejsazhin jo fort optimist t\u00eb raporteve s\u00ebrbo-shqiptare.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">P\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebtyre viteve t\u00eb bashk\u00ebpunimit kulturor Kosov\u00eb-Serbi, pyetjet m\u00eb t\u00eb shpeshta (dhe m\u00eb t\u00eb sikletshme, duhet ta pranoj) q\u00eb m\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb kan\u00eb qen\u00eb: <\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">P\u00ebrse?<\/span><\/i> <i><span style=\"font-weight: 400;\">Pra, p\u00ebrse ky bashk\u00ebpunim? Kujt i sh\u00ebrben? Kush p\u00ebrfiton? P\u00ebrse? P\u00ebrse ti? \u00c7ka fshihet mbrapa? Kush e financon? \u00c7ka t\u00eb shtyn t\u00eb b\u00ebsh k\u00ebto gj\u00ebra? Kush q\u00ebndron prapa k\u00ebtyre iniciativave? Sorosi? Rus\u00ebt? UDBA serbe? Mafia? Nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt? Evropa?<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\">&#8230;\u00a0 Nj\u00ebher\u00eb po pija kafe (ose mbase raki) n\u00eb byfen\u00eb e Teatrit Komb\u00ebtar, kur nj\u00eb regjisor i ri filmi, me t\u00eb cilin krejt aksidentalisht mbeta vet\u00ebm n\u00eb tavolin\u00eb, m\u00eb b\u00ebri pyetje, por toni i tij ishte i atill\u00eb dhe pyetja e tij \u201c<\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">pse i b\u00ebn k\u00ebto projekte<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\">\u201d, n\u00ebnkuptohej n\u00eb fakt si \u201c<\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">\u00e7far\u00eb halli ke<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\">\u201d! Nuk dija si t\u2019i p\u00ebrgjigjem. \u00c7fardo p\u00ebrgjigje q\u00eb do t\u2019i jepja, n\u00eb syt\u00eb e tij nuk do t\u2019isha bind\u00ebs. Ai ishte n\u00eb taborrin tjet\u00ebr, t\u00eb atyre q\u00eb s\u2019besonin n\u00eb k\u00ebso gj\u00ebrash, nuk besonin q\u00eb kemi ndonj\u00eb hall t\u00eb p\u00ebrnj\u00ebmendt\u00eb t\u00eb komunikonim mes vete, s\u00ebrb\u00eb e shqiptar\u00eb, s\u2019lodhej t\u00eb mendonte m\u00eb gjat\u00eb, m\u00eb thell\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhm\u00ebn, p\u00ebr paqen, p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e shk\u00ebmbimit t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb, p\u00ebr nevoj\u00ebn e thyerjes s\u00eb\u00a0 paragjykimeve, p\u00ebr raportet s\u00ebrbo-shqiptare q\u00eb duhet t\u00eb shtendosen, p\u00ebr normalitetin e domosdosh\u00ebm&#8230; etj. etj. T\u00eb gjitha k\u00ebto do t\u2019i dukeshin shpjegime t\u00eb thata, fjal\u00eb boshe. Dhe fjal\u00eb boshe u jan\u00eb dukur dhe plot t\u00eb tjer\u00ebve me t\u00eb cil\u00ebt kam debatuar ndonj\u00ebher\u00eb. Duket sikur ky lloj njer\u00ebzish ka nevoj\u00eb p\u00ebr rr\u00ebfime, t\u00eb themi m\u00eb personale, t\u00eb tipit: \u201c<\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">babai im \u00ebsht\u00eb shqiptar e n\u00ebna serbe<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\">\u201d, ose \u201c<\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">gjyshi im ka jetuar n\u00eb Beograd\u2026<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\">\u201d, e ngjajsh\u00ebm. Ashtu ndoshta t\u00eb pranojn\u00eb m\u00eb kollaj, dhe ndoshta edhe ta falin. Ata nuk u besojn\u00eb bindjeve e parimeve humane, artistike a \u00e7kadoqoft\u00eb tjet\u00ebr. Kush e di, ndoshta p\u00ebr t\u2019i k\u00ebnaqur apetitet e patriot\u00ebve tan\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb e Beograd, mund t\u00eb themi se gjyshi yt ka qen\u00eb shqiptar nga Drenica e gjyshi im serb nga Kraljeva. Paj, s\u2019do ishte di\u00e7ka e pamundur p\u00ebr k\u00ebto vendet tona, ku njer\u00ebzit kan\u00eb l\u00ebvizur e jan\u00eb dyndur vazhdimisht p\u00ebr shkak t\u00eb luftrave apo n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb tokave m\u00eb pjellore.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Ti e thua me t\u00eb drejt\u00eb dhe sakt\u00eb, q\u00eb <\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">\u201cTakimet e [shkrimtar\u00ebve] serb\u00eb dhe shqiptar\u00eb nuk ishin pjes\u00eb e imponimit t\u00eb ndonj\u00eb super narrative, por pjes\u00eb e vullnetit p\u00ebr barazi dhe emancipim, e q\u00eb ishte pjes\u00eb e domosdoshme e procesit t\u00eb njohjes s\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb\u201d. <\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\">Por k\u00ebto nuk ishin fjal\u00eb me t\u00eb cilat mund t\u2019i qet\u00ebsoje gjakrat e njer\u00ebzve q\u00eb n\u00eb ne shihnin tradh\u00ebtar\u00ebt, t\u00eb shiturit, q\u00eb neve na shihnin si ata q\u00eb po \u201c<\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">shkelnim mbi gjakun e d\u00ebshmor\u00ebve dhe t\u00eb r\u00ebn\u00ebve<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\">\u201d. Ato, s\u2019ishin koh\u00eb ku fjal\u00ebt kishin kuptim, e as koh\u00eb ku kuptimi eventual mund t\u00eb bindte njeri. Ato ishin vite t\u00eb dalldis\u00eb nacionaliste, t\u00eb etjes s\u00eb \u00e7oroditur p\u00ebr urrejtje, e ku e kaluara tragjike m\u00eb shum\u00eb sesa nga vet\u00eb viktimat, nga ata q\u00eb kishin humbur e vuajtur, vajtohej nga <\/span><b><i>profiter\u00ebt e dhimbjes<\/i><\/b><span style=\"font-weight: 400;\">.\u00a0 K\u00ebta <\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">profiter\u00eb t\u00eb dhimbjes<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\"> kishin krijuar nj\u00eb departament fiktiv ku po e koleksiononin krejt <\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">dhimbjen nacionale<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\">, e t\u00eb cil\u00ebn ata dhe vet\u00ebm eksluzivisht ata, pastaj mund ta p\u00ebrdornin si arm\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndjell\u00eb urrejtje, p\u00ebr t\u00eb etiketuar njer\u00ebz, p\u00ebr t\u00eb stigmatizuar e p\u00ebrqeshur \u00e7do lloj iniciative q\u00eb synonte t\u00eb krijonte pak normalitet. Dhe k\u00ebta zyrtar\u00eb t\u00eb <\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">departamentit t\u00eb dhimbjes komb\u00ebtare<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\"> ishin aty, gardian\u00eb rezerv\u00eb p\u00ebr t\u00eb na kujtuar \u201c<\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">d\u00ebshmor\u00ebt<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\">\u201d, \u201c<\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">viktimat civile<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\">\u201d, \u201c<\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">vuajtjen<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\">\u201d , \u201c<\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">t\u00eb dhunuarat<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\">\u201d, \u201c<\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">luft\u00ebn ton\u00eb heroike<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\">\u201d, \u201c<\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">f\u00ebmij\u00ebt e vrar\u00eb<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\">\u201d, \u201c<\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">t\u00eb zhdukurit<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\">\u201d&#8230; dhe na i kujtonin, jo pse ne nuk i dinim apo se i kishim harruar, por sepse k\u00ebshtu mund t\u00eb kacavirreshin e t\u00eb pozicionoheshin m\u00eb kollaj n\u00eb kampin e patriot\u00ebve, t\u00eb dal\u00ebzot\u00ebsve. E ky ishte kampi i t\u00eb pamposhturve. Ata hynin si zyrtar\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb n\u00eb departamentin e tyre surreal t\u00eb dhimbjes dhe dilnin me grada m\u00eb t\u00eb larta, e ngjiteshin pastaj n\u00eb pozita shtet\u00ebrore, e pakta, b\u00ebheshin drejtor\u00eb n\u00eb ndonj\u00eb departament real, apo \u2018koordinator nacional\u00eb\u2019 p\u00ebr&#8230; \u00e7fardoqoft\u00eb. Ata dilnin gjithmon\u00eb fitues edhe n\u00eb publik. K\u00ebshtu ishte te ne, atje te ju n\u00eb Beograd me siguri ka qen\u00eb po kaq ngjajsh\u00ebm, ve\u00e7se fjalori e termonologjia mund t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb ndryshe.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Regjisorin zviceran Milo Rau thot\u00eb se \u201c<\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">teatri \u00ebsht\u00eb demokraci n\u00eb variant t\u00eb vog\u00ebl<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\">\u201d [<\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">Theatre is democracy in small<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\">]. Por k\u00ebt\u00eb funksion t\u00eb ngjash\u00ebm ka pasur edhe festivali yn\u00eb i let\u00ebrsis\u00eb polip dhe n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, krejt ky shk\u00ebmbim kulturor s\u00ebrbo-shqiptar i k\u00ebtyre viteve. <\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">Polip<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\"> ka qen\u00eb nj\u00eb bot\u00eb e vog\u00ebl ku demokracia \u00ebsht\u00eb <\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">ushtruar<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\"> p\u00ebrmes fjal\u00ebve, tingujve, miq\u00ebsive, mir\u00ebkuptimit, d\u00ebgjimit t\u00eb nj\u00ebri-tjetrit, historive t\u00eb rr\u00ebfyera pa paragjykim, pun\u00ebs s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt dhe t\u00eb sinqert\u00eb, dhe para s\u00eb gjithash prej dashuris\u00eb s\u00eb pakusht\u00ebzuar p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb. Dhe ajo demokraci e ushtruar n\u00eb at\u00eb territor t\u00eb vog\u00ebl, mes njer\u00ebzish, gjuh\u00ebsh, kulturash e religjonesh t\u00eb ndryshme, ndoshta \u00ebsht\u00eb shtrir\u00eb edhe jasht\u00eb, p\u00ebrtej atyre mureve me lag\u00ebshti, tek njer\u00ebzit q\u00eb kan\u00eb ardhur si vizitor\u00eb, tek ata q\u00eb kan\u00eb lexuar ndonj\u00eb poezi a tregim n\u00eb magazin\u00ebn <\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">Beton<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\">, kan\u00eb par\u00eb ndonj\u00eb nga videot q\u00eb kemi postuar, kan\u00eb lexuar ndonj\u00ebr\u00ebn nga intervistat e botuara me shkrimtar\u00eb&#8230; Di\u00e7ka duhet t\u00eb ket\u00eb dep\u00ebrtuar jasht\u00eb asaj bote \u201ct\u00eb vog\u00ebl\u201d, medemos, ndryshe, do t\u2019isha shum\u00eb i pik\u00eblluar.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Pak dit\u00eb para se t\u00eb vdiste, miku yn\u00eb i let\u00ebrsis\u00eb Kujtim Pa\u00e7aku k\u00ebrkoi t\u00eb takoheshim n\u00eb Prishtin\u00eb, n\u00eb nj\u00eb takim (t\u00eb path\u00ebn\u00eb) lamtumir\u00ebs. Erdhi tek bodrumi i dikursh\u00ebm i Qendr\u00ebs Multimedia, atje ku kishte ardhur dhjetra her\u00eb p\u00ebr lexime e p\u00ebr prova teatri, e nga aty shkuam tek restorant Dubrovniku. S\u00ebmundja e kishte lodhur dhe vdekja i rrinte k\u00ebrc\u00ebnuesh\u00ebm mbi qepalla. T\u00eb dyt\u00eb e dinim q\u00eb kjo ishte hera e fundit q\u00eb po shiheshim. Kur u p\u00ebrsh\u00ebndet\u00ebm, mes lot\u00ebsh, me z\u00ebrin q\u00eb i dridhej, m\u00eb p\u00ebshp\u00ebriti n\u00eb vesh e m\u00eb tha \u201c<\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">t\u2019kam pas\u00eb si v\u00eblla<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\">\u201d. Dhe un\u00eb mendoj q\u00eb kjo \u2018<\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">si v\u00eblla<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\">\u2019 \u00ebsht\u00eb af\u00ebrsia m\u00eb e madhe q\u00eb nj\u00eb rom mund ta krijoj\u00eb me nj\u00eb jo-rom, me nj\u00eb <\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">gaxho<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\">.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Bashk\u00ebpunimi kulturor, iniciativat tona letrare e teatrore, shk\u00ebbimet artistike e diskutimet e sinqerta q\u00eb kemi pasur p\u00ebr krejt k\u00ebto vite na kan\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb njer\u00ebzor, na kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb shohim p\u00ebrtej kopsht\u00ebve tan\u00eb, t\u00eb shohim p\u00ebrtej dhimbjeve tona, t\u00eb shohim tjetrin n\u00eb sy, p\u00ebrtej ngjyr\u00ebs, gjuh\u00ebs e p\u00ebrtej historive traumatike t\u00eb d\u00ebgjuara nga gysh\u00ebrit tan\u00eb, p\u00ebr k\u00ebmesat e sopatat e ngritura p\u00ebr t\u2019prer\u00eb nj\u00ebri -tjetrin&#8230; Nuk e di a kemi arritur ta ndryshojm\u00eb bot\u00ebn, por s\u00eb paku vet\u00ebn ton\u00eb e kemi ndryshuar. Un\u00eb po, kam ndryshuar. M\u00eb kan\u00eb ndryshuar poezit\u00eb e Kujtim Pa\u00e7akut, fjal\u00ebt e Borka Paviqeviqit, poezit\u00eb e Millosh Zhivanoviqit, m\u00eb kan\u00eb ndryshuar tregimet e tua t\u00eb mrekullueshme q\u00eb i kemi botuar edhe n\u00eb shqip, m\u00eb ka ndryshuar entuziazmi e duartrokitjet e publikut n\u00eb teatrin <\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">Bitef<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\">, n\u00eb CZKD apo n\u00eb <\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">Atelje 212<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\">, m\u00eb kan\u00eb ndryshuar ato qindra mesazhe mb\u00ebshtet\u00ebse nga t\u00eb njohur e t\u00eb panjohur, t\u00eb prekur e t\u00eb lumturuar nga ky shkrim apo ajo shfaqje teatrore. Edhe kaq pak ndryshim n\u00ebse kemi prodhuar, do t\u00eb mjaftonte! Por e di q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb, dhe p\u00ebr t\u00eb do t\u00eb flasin (ndoshta) gjeneratat e ardhshme, q\u00eb bashk\u00ebpunimin e komunikimin shpresojm\u00eb do ta b\u00ebjn\u00eb n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb se sa kjo e jona&#8230; Kush e di. Pra, kush e di n\u00ebse e ardhmja do t\u00eb jet\u00eb \u201c<\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">nj\u00eb koh\u00eb m\u00eb e mir\u00eb<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\">\u201d?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Dhe ja nj\u00eb pyetje e vlefshme ndoshta! Si do t\u00eb duket e ardhmja? A mund ta parashikojm\u00eb \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb me shoq\u00ebrit\u00eb tona n\u00eb 100 vitet e ardhshme? E di, \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb b\u00ebhen prognoza, por le ta provojm\u00eb. Ne s\u2019mund t\u00eb jemi aq vizionar\u00eb sa Dimitrije Tucoviqi, i cili 100 e ca vite m\u00eb par\u00eb parashikonte se \u201c<\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">me okupimin e territoreve shqiptare, Serbia ia vuri vetes lakun nacionalist e hegjemonist, p\u00ebr 100 vitet e ardhshme<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\">\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Pra, si do t\u00eb duket e ardhmja?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Ok, le te mbetet kjo pyetje p\u00ebr letr\u00ebn e pest\u00eb ton\u00ebn, t\u00eb fundit n\u00eb k\u00ebt\u00eb seri.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Te fala nga Aeroporti i Prishtin\u00ebs,<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Jetoni<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Prishtin\u00eb, 15 shtator 2022<\/span><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Departamenti i dhimbjes komb\u00ebtare Sasha i dashur, Gjergj Fishta, nj\u00eb shkrimtar i yni i njohur i Rilindjes komb\u00ebtare, ka l\u00ebn\u00eb nj\u00eb shprehje thumbuese p\u00ebr shqiptar\u00ebt, q\u00eb n\u00eb fakt m\u00eb shum\u00eb m\u00eb ting\u00ebllon si nj\u00eb mallkim. Ai thoshte se \u201cm\u00eb leht\u00eb mund t\u00eb mbush\u00ebsh nj\u00eb thes me pleshta, sesa nj\u00eb grusht me shqiptar\u00eb\u201d. Fishta duket se [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":10,"featured_media":7789,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1198],"ppma_author":[21],"class_list":["post-7797","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-sasha-jeton"],"authors":[{"term_id":21,"user_id":10,"is_guest":0,"slug":"jeton-neziraj","display_name":"Jeton Neziraj","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/ooll.png","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/ooll.png"},"user_url":"","last_name":"Neziraj","first_name":"Jeton","description":"Jeton Neziraj, dramaturg, ka qen\u00eb Drejtor Artistik i Teatrit Komb\u00ebtar t\u00eb Kosov\u00ebs, kurse aktualisht \u00ebsht\u00eb drejtor i Qendr\u00ebs Multimedia n\u00eb Prishtin\u00eb, nj\u00eb asociacion q\u00eb merret me let\u00ebrsin\u00eb dhe teatrin. Ai ka shkruar mbi 20 drama, t\u00eb cilat jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb sken\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb dhe jasht\u00eb saj, n\u00eb Evrop\u00eb e n\u00eb Amerik\u00eb, e po ashtu jan\u00eb p\u00ebrkthyer dhe botuar edhe n\u00eb mbi 15 gjuh\u00eb t\u00eb tjera."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7797","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/10"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7797"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7797\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7798,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7797\/revisions\/7798"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/7789"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7797"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7797"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7797"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=7797"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}