{"id":7852,"date":"2016-07-01T12:02:57","date_gmt":"2016-07-01T10:02:57","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=7852"},"modified":"2024-09-23T12:04:23","modified_gmt":"2024-09-23T10:04:23","slug":"klasa-ne-zgjedhjet-e-11-qershorit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/klasa-ne-zgjedhjet-e-11-qershorit\/","title":{"rendered":"Klasa n\u00eb zgjedhjet e 11 qershorit"},"content":{"rendered":"<p><span style=\"font-weight: 400;\">P\u00ebrse Vet\u00ebvendosja \u00ebsht\u00eb sot l\u00ebvizja me m\u00eb s\u00eb shumti potencial demokratik dhe pse p\u00ebrkrahja e saj n\u00eb zonat rurale mund t\u00eb rritet n\u00eb zgjedhjet e parakohshme parlamentare.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Votimi n\u00eb zgjedhje ndikohet nga shum\u00eb faktor\u00eb si\u00eb jan\u00eb bindjet ideologjike, rrethanat ekonomike e sociale, familjariteti me kandidat\u00ebt n\u00eb gar\u00eb, vlerat q\u00eb ata bartin, besimet e rrethit, etj. Ky bllog koncentrohet n\u00eb analiz\u00ebn e klas\u00ebs shoq\u00ebrore si faktor par\u00ebsor n\u00eb shpjegimin e sjelljes kolektive t\u00eb votuesve.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Shoq\u00ebria e sotme shqiptare e Kosov\u00ebs, shikuar nga ana materiale, p\u00ebrb\u00ebhet prej tri klasash kryesore: dy t\u00eb form\u00ebsuara nga realitetet sociale dhe ngjarjet m\u00eb t\u00eb larg\u00ebta, nd\u00ebrsa e treta n\u00eb vitet e fundit t\u00eb paspavar\u00ebsis\u00eb. \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmi e zhvillimit demokratik q\u00eb m\u00eb n\u00eb fund tri partit\u00eb (blloqet) e m\u00ebdha ia p\u00ebrshtat\u00ebn etiket\u00ebn e tyre klas\u00ebs q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb. Sa m\u00eb gjat\u00eb t\u00eb kemi shtet dhe sa m\u00eb shum\u00eb t\u00eb krijoj\u00eb shteti pranueshm\u00ebri meritore, duke ofruar t\u00eb drejta p\u00ebr n\u00ebnshtetasit e tij, aq m\u00eb shum\u00eb demokracia do t\u00eb zhvillohet.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Votimi sipas klas\u00ebs niset prej ndjenj\u00ebs dhe nevoj\u00ebs p\u00ebr bashk\u00ebveprim me votuesit e tjer\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt gjenden n\u00eb pozit\u00ebn e nj\u00ebjt\u00eb ose t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrt materiale, duke votuar p\u00ebr kandidat\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt e p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb at\u00eb klas\u00eb, me shpres\u00ebn se pasi kandidat\u00ebt t\u00eb marrin pushtetin politik, pozita e klas\u00ebs mund t\u00eb favorizohet n\u00eb distribuimin e t\u00eb mirave t\u00eb k\u00ebsobotshme. Klasa shoq\u00ebrore ka qen\u00eb n\u00eb vazhdim\u00ebsi pas lufte dhe mbetet shpjeguese e votimit si p\u00ebrcaktim racional edhe p\u00ebr zgjedhjet e reja parlamentare t\u00eb 11 qershorit.<\/span><\/p>\n<p><b>LDK-ja, aleat\u00ebt dhe shtresa e pasur nga socializmi vet\u00ebqeveris\u00ebs<\/b><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Ndon\u00ebse n\u00eb fillim t\u00eb viteve 1990-t\u00eb ligj\u00ebrisht u instalua pluralizmi politik, shoq\u00ebria e Kosov\u00ebs mbeti edhe p\u00ebr shum\u00eb vjet n\u00eb thelb moniste, e rreshtuar prapa Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs (LDK) si organizatore e rezist\u00ebnc\u00ebs paq\u00ebsore kund\u00ebr hegjemonis\u00eb serbe p\u00ebrmes shtetit paralel.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Por pas daljes s\u00eb Ushtris\u00eb \u00eblirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs (U\u00ebK) dhe pas luft\u00ebs, LDK-ja u b\u00eb n\u00eb thelb p\u00ebrfaq\u00ebsuese e klas\u00ebs q\u00eb jetonte m\u00eb mir\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e socializmit vet\u00ebqeveris\u00ebs (1952-1989). Kjo klas\u00eb kishte qen\u00eb m\u00eb af\u00ebr pun\u00ebs, m\u00eb urbane dhe m\u00eb e shkolluar. Duke poseduar kapital m\u00eb t\u00eb madh financiar dhe arsimor (p\u00ebr rrethanat e Kosov\u00ebs), ajo e kishte m\u00eb problem t\u00eb angazhohej n\u00eb luft\u00ebn e armatosur; nd\u00ebrsa mb\u00ebshtetja e LDK-s\u00eb pas luft\u00ebs ishte veprim racional n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb ruajtjes s\u00eb pozit\u00ebs dhe frik\u00ebs nga ndryshimi.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">LDK-ja pas luft\u00ebs n\u00eb vazhdim\u00ebsi ka pasur rezultatet m\u00eb t\u00eb mira n\u00eb mesin e nj\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb komunave q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb m\u00eb t\u00eb pasura dhe m\u00eb urbane n\u00eb kulmin e socializmit vet\u00ebqeveris\u00ebs (vitet 70-t\u00eb). Sa ka qen\u00eb partia m\u00eb e madhe, n\u00eb koh\u00ebn e UNMIK-ut, t\u00eb ardhurat prej pun\u00ebs (si resursi kryesor) kan\u00eb favorizuar ish-komunat e pasura dhe popullat\u00ebn urbane.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, UNMIK-u dhe organizatat e m\u00ebdha t\u00eb huaja e riforcuan n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb implicite (ose t\u00eb anasjellt\u00eb) klas\u00ebn e fort\u00eb, t\u00eb trash\u00ebguar nga koha e socializmit me pun\u00eb dhe qira, e shpesh edhe me p\u00ebrkrahje politike. Ideologjia e LDK-s\u00eb shkonte n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin drejtim: duke p\u00ebrkrahur tregun e lir\u00eb dhe kualifikimin arsimor p\u00ebr pun\u00ebsim, ajo p\u00ebrkrahte klas\u00ebn e vjet\u00ebr m\u00eb t\u00eb pasur &#8211; q\u00eb kishte n\u00eb posedim resurse q\u00eb e favorizonin.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Logjika e analiz\u00ebs klasore l\u00eb anash shum\u00eb q\u00ebndrime individuale, emocionale, etj. Fundja, vet\u00eb Presidentit Rugova babain ia kishin ekzekutuar partizan\u00ebt dhe ai ishte qart\u00ebsisht antikomunist. Prap\u00eb, LDK-ja n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi e ka p\u00ebrfaq\u00ebsuar klas\u00ebn m\u00eb t\u00eb favorizuar nga socializmi dhe kjo lidhje \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb e v\u00ebrejtshme me rritjen e konkurrenc\u00ebs politike. \u00eb<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Nga pik\u00ebpamja klasore, qeveria dyvje\u00ebare e Isa Mustaf\u00ebs ka qen\u00eb qeveria m\u00eb e mir\u00eb e LDK-s\u00eb, sepse ajo m\u00eb s\u00eb qarti ka p\u00ebrfaq\u00ebsuar interesat e klas\u00ebs q\u00eb e mb\u00ebshtet dhe mund t\u00eb shp\u00ebrblehet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb me votim m\u00eb t\u00eb madh. Disa nga vendimet e saj nd\u00ebrlidhen direkt me ato interesa: kategorizimi i pensionist\u00ebve kontributdh\u00ebn\u00ebs, ligji p\u00ebr Trep\u00eb\u00ebn etj. Vet\u00eb qeveria nisi t\u00eb binte nga mospajtimet e shprehura p\u00ebr buxhetin komb\u00ebtar.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Pothuajse e nj\u00ebjta vlen edhe p\u00ebr aleat\u00ebt e LDK-s\u00eb n\u00eb koalicionin parazgjedhor. Manifestues \u00ebsht\u00eb insistimi i kryetares s\u00eb Gjakov\u00ebs, Mimoza Kusari, p\u00ebr shtatoren e Fadil Hoxh\u00ebs. \u00eb<\/span><\/p>\n<p><b>Partit\u00eb nga U\u00c7K-ja, ish t\u00eb varf\u00ebrit dhe fshatar\u00ebt<\/b><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Sipas studimeve sociale, partit\u00eb politike e kan\u00eb origjin\u00ebn n\u00eb klasa shoq\u00ebrore q\u00eb form\u00ebsohen n\u00eb periudha t\u00eb gjata historike. Ushtria \u00eblirimtare e Kosov\u00ebs ishte themeluar nga ish t\u00eb burgosurit politik\u00eb t\u00eb L\u00ebvizjes (majtiste) Popullore t\u00eb Kosov\u00ebs. Me koh\u00eb, ajo gjeti mb\u00ebshtetjen n\u00eb mesin e popullat\u00ebs s\u00eb varur nga bujq\u00ebsia dhe viset rurale.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Nuk ka dyshim q\u00eb larg\u00ebsia fizike nga popullata serbe dhe p\u00ebrpar\u00ebsia territoriale e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb natyrshme mb\u00ebshtetjen e saj t\u00eb U\u00ebK-s\u00eb, por n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb aspak e rast\u00ebsishme q\u00eb ish-komunat e varf\u00ebra dhe n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi rurale kan\u00eb qen\u00eb m\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb luft\u00eb, m\u00eb t\u00eb prekura nga pasojat e saj (bazuar n\u00eb matjet e Komisionit Europian t\u00eb vitit 1999), dhe kan\u00eb mb\u00ebshtetur Partin\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs (PDK) dhe Alenac\u00ebn p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs (AAK) pas lufte.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">N\u00eb vitin 2014, nga dymb\u00ebdhjet\u00eb ish-komunat e varfra (p\u00ebrfshir\u00eb Malishev\u00ebn q\u00eb \u00ebsht\u00eb themeluar m\u00eb von\u00eb si komun\u00eb ) &#8211; t\u00eb vler\u00ebsuara nga ish-K\u00ebshilli Ekzekutiv m\u00eb 1975, bazuar n\u00eb indikator\u00ebt e pun\u00ebsimit dhe bruto prodhimit social &#8211; PDK dhe AAK pat\u00ebn fituar m\u00eb s\u00eb shumti vota n\u00eb n\u00ebnt\u00eb prej tyre. K\u00ebto komuna jan\u00eb Sk\u00ebnderaj, Dragashi, Vitia, Podujeva, Gllogovci, De\u00ebani, Vushtrria, Klina, Istogu, Rahoveci, Kamenica dhe Malisheva. Baza elektorale e k\u00ebtyre partive \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht n\u00eb mesin e k\u00ebtyre komunave.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Gjat\u00eb qeverisjes s\u00eb PDK-s\u00eb, dhe sidomos kur ajo ishte e vetmja nga partit\u00eb e m\u00ebdha n\u00eb kabinet, t\u00eb gjith\u00eb indikator\u00ebt q\u00eb varen shum\u00eb nga shteti &#8211; t\u00eb ardhurat nga puna, nga transferet sociale, investimet n\u00eb infrastruktur\u00eb rrugore dhe shkollore, si dhe subvencionet n\u00eb bujq\u00ebsi &#8211; sh\u00ebnuan rritje t\u00eb madhe n\u00eb k\u00ebto komuna. P. sh. n\u00eb vitin 2013, rritja vjetore e kursimeve t\u00eb obligueshme pensionale (d.m.th. e pun\u00ebtor\u00ebve) ishte m\u00eb e madhja n\u00eb Sk\u00ebnderaj (9.2%), Klin\u00eb (7.6%) dhe Gllogovc (7.6%).<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Shp\u00ebrndarja territoriale e t\u00eb mirave dhe t\u00eb ardhurat e familjeve nd\u00ebrmjet ish-komunave t\u00eb varfra dhe t\u00eb pasura jan\u00eb baraspeshuar duksh\u00ebm &#8211; edhe pse indikator\u00ebt mbeten n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi t\u00eb dob\u00ebt &#8211; n\u00eb krahasim me periudh\u00ebn e socializmit vet\u00ebqeveris\u00ebs, kur nga shteti pothuajse p\u00ebrfitonin vet\u00ebm ata q\u00eb ishin n\u00eb pun\u00eb (maksimumi 23% e popullat\u00ebs s\u00eb aft\u00eb). Nd\u00ebrsa, komunat e varf\u00ebra q\u00eb kan\u00eb vazhduar ta mb\u00ebshtesin LDK-n\u00eb, si Podujeva e Istogu, kan\u00eb mbetur mbrapa dhe rezultojn\u00eb keq n\u00eb varf\u00ebri, vdekshm\u00ebri t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve, dhe analfabetiz\u00ebm.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Por, PDK-ja si partia kryesore e dal\u00eb nga U\u00ebK-ja \u00ebsht\u00eb transformuar n\u00eb parti t\u00eb djatht\u00eb dhe ka aplikuar masa d\u00ebnimi kund\u00ebr klas\u00ebs tjet\u00ebr p\u00ebrmes privatizimit, korrupsionit dhe parcializimit t\u00eb t\u00eb mirave shoq\u00ebrore. Kjo m\u00eb s\u00eb miri v\u00ebrehet me rritjen e migracionit nga zonat urbane.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">D\u00ebshtimi m\u00eb i madh i saj \u00ebsht\u00eb rritja e varf\u00ebris\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhura n\u00eb zonat rurale (mbi 7% q\u00eb nga viti 2007). Kjo tregon se gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb ajo transferon drejt nj\u00eb klase t\u00eb re t\u00eb pasuruar, dhe nuk e promovon barazin\u00eb e p\u00ebrgjithshme. PDK-ja mbetet p\u00ebrfaq\u00ebsuese e ish-zonave t\u00eb varfra, por jo m\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi p\u00ebrfaq\u00ebsuese e popullat\u00ebs rurale.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, ekzistojn\u00eb me t\u00eb drejt\u00eb rezerva ndaj pozit\u00ebs materiale t\u00eb k\u00ebtyre dy klasave &#8211; t\u00eb pasurve t\u00eb socializmit vet\u00ebqeveris\u00ebs dhe t\u00eb pasurve t\u00eb rinj &#8211; jo nga m\u00ebria, por ngase shpesh u forcuan n\u00eb kurriz t\u00eb varf\u00ebris\u00eb s\u00eb pjes\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb popullat\u00ebs. N\u00eb t\u00eb dy periudhat, shumic\u00ebn e t\u00eb gjitha t\u00eb ardhurave t\u00eb shtetit e ka kontrolluar 20% e popullat\u00ebs nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr k\u00ebrkon mbijetes\u00eb nga puna n\u00eb m\u00ebrgim.<\/span><\/p>\n<p><b>Vet\u00ebvendosja, qytetar\u00ebt dhe fshatar\u00ebt e pap\u00ebrfshir\u00eb<\/b><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Sikur n\u00eb rastin e partive t\u00eb tjera, n\u00eb Vet\u00ebvendosje ka zyrtar\u00eb dhe an\u00ebtar\u00eb q\u00eb nuk p\u00ebrkojn\u00eb me klas\u00ebn q\u00eb ajo p\u00ebrfaq\u00ebson e q\u00eb \u00ebsht\u00eb form\u00ebsuar qart\u00eb n\u00eb vitet e fundit t\u00eb paspavar\u00ebsis\u00eb. Kjo klas\u00eb p\u00ebrb\u00ebhet prej: nj\u00eb pjese t\u00eb popullat\u00ebs urbane e t\u00eb shkolluar mir\u00eb q\u00eb nuk ndjehet djathtas dhe e p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga LDK-ja, e cila shpesh ka simpati ndaj ish-Ushtris\u00eb \u00eblirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs, dhe t\u00eb varf\u00ebrit e pap\u00ebrfaq\u00ebsuar nga partit\u00eb e dala prej luft\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Forcimi i VV-s\u00eb n\u00eb mesin e popullat\u00ebs s\u00eb varf\u00ebruar rurale do t\u00ebia p\u00ebrmir\u00ebsoj\u00eb pozit\u00ebn elektorale, pasi mbi 60 p\u00ebr qind e popullat\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb urbane, dhe mbi t\u00eb gjitha pozit\u00ebn e p\u00ebrpar\u00ebsis\u00eb morale si p\u00ebrfaq\u00ebsuese e klas\u00ebs s\u00eb ul\u00ebt.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Vet\u00ebvendosja \u00ebsht\u00eb e favorizuar prej koh\u00ebs, sepse tani edhe kushtet jan\u00eb m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr t\u00eb qeverisur, edhe gjendja e p\u00ebrgjithshme materiale m\u00eb e q\u00ebndrueshme. Nuk mund t\u00eb mohohen as arritjet e saj q\u00eb jan\u00eb: profilizimi i qart\u00eb n\u00eb nj\u00eb parti social-demokrate, forcimi i lidhjeve me partit\u00eb social-demokrate europiane, p\u00ebrfaq\u00ebsimi i t\u00eb pap\u00ebrfshir\u00ebve, dhe maturimi diskursiv.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Me programin e saj, p\u00ebr dallim prej PDK-s\u00eb, ajo jep sinjale se do t\u00ebi forcoj\u00eb t\u00eb pap\u00ebrfshir\u00ebt duke mos d\u00ebnuar t\u00eb tjer\u00ebt, por duke p\u00ebrhapur nj\u00eb hegjemoni t\u00eb barazis\u00eb p\u00ebrmes institucioneve universale dhe progresive.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">N\u00ebse demokracia kuptohet si forcim i barazis\u00eb sociale, Vet\u00ebvendosja \u00ebsht\u00eb sot l\u00ebvizja me potencialin m\u00eb t\u00eb madh demokratik. Vet\u00eb nevojat e elektoratit t\u00eb saj e b\u00ebjn\u00eb mobilizimin m\u00eb aktiv dhe m\u00eb t\u00eb rrezikuar nga humbja.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Pa Vet\u00ebvendosjen, gara do t\u00eb ishte mes qytetar\u00ebve dhe fshatar\u00ebve (p\u00ebrjashtimet jan\u00eb t\u00eb vogla dhe shpesh nuk nd\u00ebrlidhen me klas\u00ebn). Edhe k\u00ebtu, ajo i jep fuqi an\u00ebs universale. Nd\u00ebrsa e ardhmja e saj do t\u00eb varet nga koalicionet q\u00eb do t\u00eb b\u00ebj\u00eb, nga njer\u00ebzit e saj, dhe cil\u00ebsia e qeverisjes n\u00ebse do t\u00ebi jepet shansi. E po ashtu edhe nga trajektorja q\u00eb do t\u00eb ndjekin dy blloqet tjera t\u00eb cil\u00ebt, si aktor\u00eb kryesor\u00eb politik\u00eb, kan\u00eb merita e borxhe t\u00eb m\u00ebdha mbas vete, por edhe mund\u00ebsi p\u00ebr rizbulim t\u00eb vetvetes.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Social-demokracia duket se po forcohet kudo sot n\u00eb hap\u00ebsirat me shqiptar\u00eb, si zgjedhje elektorale. Ndoshta kjo l\u00ebvizje do t\u00eb rezultoj\u00eb me forcim t\u00eb nj\u00ebmendt\u00eb t\u00eb m\u00ebtejm\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe t\u00eb banor\u00ebve tjer\u00eb n\u00eb k\u00ebto hap\u00ebsira: e kuptuar si barazi n\u00eb cil\u00ebsi jetese.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">__________<\/span><\/p>\n<p><i><span style=\"font-weight: 400;\">Bllogu mb\u00ebshtetet nga Friedrich-Ebert-Stifftung, zyra n\u00eb Kosov\u00eb.<\/span><\/i><\/p>\n<p><i><span style=\"font-weight: 400;\">Mendimet e shprehura n\u00eb k\u00ebt\u00eb bllog nuk paraqesin medoemos besimet e Friedrich-Ebert-Stifftung.<\/span><\/i><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrse Vet\u00ebvendosja \u00ebsht\u00eb sot l\u00ebvizja me m\u00eb s\u00eb shumti potencial demokratik dhe pse p\u00ebrkrahja e saj n\u00eb zonat rurale mund t\u00eb rritet n\u00eb zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Votimi n\u00eb zgjedhje ndikohet nga shum\u00eb faktor\u00eb si\u00eb jan\u00eb bindjet ideologjike, rrethanat ekonomike e sociale, familjariteti me kandidat\u00ebt n\u00eb gar\u00eb, vlerat q\u00eb ata bartin, besimet e rrethit, etj. [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":403,"featured_media":7815,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1199],"ppma_author":[689],"class_list":["post-7852","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-destrata"],"authors":[{"term_id":689,"user_id":403,"is_guest":0,"slug":"artan-mustafa","display_name":"Artan Mustafa","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/artan.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/artan.jpg"},"user_url":"","last_name":"Mustafa","first_name":"Artan","description":"Artan Mustafa \u00ebsht\u00eb hulumtues dhe ligj\u00ebrues n\u00eb fush\u00ebn e politik\u00ebs sociale. Ka studiuar shkenc\u00eb politike dhe zhvillim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm n\u00eb Universitetin e Vjen\u00ebs, Universitetin Uppsala dhe Universitetin e Prishtin\u00ebs, si dhe ka pasur q\u00ebndrime n\u00eb Universitetin e Missouri-t, t\u00eb Tokios dhe t\u00eb Oslos. Ka punuar n\u00eb gazetari q\u00eb nga viti 2001 dhe ka qen\u00eb kryeredaktor i Gazet\u00ebs Jeta n\u00eb Kosov\u00eb (2011-2013)."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7852","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/403"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7852"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7852\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7853,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7852\/revisions\/7853"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/7815"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7852"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7852"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7852"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=7852"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}