{"id":8165,"date":"2020-12-01T09:13:02","date_gmt":"2020-12-01T07:13:02","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=8165"},"modified":"2024-10-10T09:14:34","modified_gmt":"2024-10-10T07:14:34","slug":"si-e-futi-putin-i-dhe-kgb-ja-nen-kontroll-rusine-dhe-si-ia-hodhi-perendimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/si-e-futi-putin-i-dhe-kgb-ja-nen-kontroll-rusine-dhe-si-ia-hodhi-perendimit\/","title":{"rendered":"Si e futi Putin-i dhe KGB-ja n\u00ebn kontroll Rusin\u00eb \u2013 dhe si ia hodhi Per\u00ebndimit"},"content":{"rendered":"<p><i><span style=\"font-weight: 400;\">Nj\u00eb lib\u00ebr i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm sqaron n\u00eb detaje ngritjen e mir\u00ebllogaritur t\u00eb carit t\u00eb dit\u00ebve moderne.<\/span><\/i><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">V\u00ebshtrimi m\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr Vladimir Putin-in q\u00eb kam d\u00ebgjuar ndonj\u00ebher\u00eb ka qen\u00eb i babait t\u00eb nj\u00eb shokut tim, ish-disident sovjetik. N\u00eb Leningradin e viteve 1960, ai provoi n\u00eb l\u00ebkur\u00ebn e tij praktikat operuese t\u00eb KGB-s\u00eb, sh\u00ebrbimit m\u00eb t\u00eb frikshk\u00ebm t\u00eb sigurimit t\u00eb Bashkimit Sovjetik. Po e njejta organizat\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn Putin-i kaloi vitet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb rinis\u00eb, para se t\u2019i futej politik\u00ebs dhe t\u00eb niste ngritjen marramend\u00ebse drejt presidenc\u00ebs. E kaluara e KGB-s\u00eb e liderit rus n\u00ebnkupton se ai do t\u00eb ket\u00eb gjithmon\u00eb mend\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb spiuni, m\u00eb thoshte k\u00ebshtu gjat\u00eb nj\u00eb mbr\u00ebmjeje babai i shokut tim. \u201cPutin-i nuk mund t\u00eb n\u00ebnshtrohet dot,\u201d tha ai, \u201cpor, mund t\u00eb thyhet.\u201d<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Pak njer\u00ebz kan\u00eb treguar se si KGB-ja form\u00ebsoi Putin-in dhe Rusin\u00eb moderne m\u00eb mir\u00eb se gazetarja Catherine Belton n\u00eb librin e saj t\u00eb ri, \u201c<\/span><b><i>Njer\u00ebzit e Putinit: si e rimori KGB-ja Rusin\u00eb dhe pastaj ia m\u00ebsyu me Per\u00ebndimin<\/i><\/b><span style=\"font-weight: 400;\">.\u201d Belton thot\u00eb se Putin-i nuk ka hequr dor\u00eb kurr\u00eb nga misioni i tij p\u00ebr t\u00eb rikthyer pushtetin e KGB-s\u00eb, q\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb u duk sikur do ta kishte fatin e njejt\u00eb me at\u00eb t\u00eb Bashkimit Sovjetik. Ajo gjurmon karrier\u00ebn e Putin-it dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb tij q\u00eb prej koh\u00ebs kur ishte spiun i nivelit t\u00eb mes\u00ebm n\u00eb vitet 1980, gjat\u00eb kryengritj\u00ebs s\u00eb viteve 1990, e deri n\u00eb majet e politik\u00ebs dhe biznesit rus. Ata kan\u00eb fark\u00ebtuar nj\u00eb sistem, thot\u00eb Belton, q\u00eb p\u00ebrdor rregullat e loj\u00ebs e KGB-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbajtur pushtetin, manipuluar qindra miliarda dollar\u00eb n\u00eb qarkullimin e parave, dhe p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb ndikimin rus thell\u00eb n\u00eb Per\u00ebndim.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Shp\u00ebrtimi i koronavirusit \u00ebsht\u00eb moment i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb studiuar Putin-in dhe regjimin e tij. V\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb dhe pasiguria ekonomike kan\u00eb ndikuar q\u00eb p\u00ebrkrahja e Putin-it t\u00eb bie n\u00eb nivelin m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt n\u00eb 20 vitet e fundit, duke sjell\u00eb nj\u00eb prej krizave m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb presidenc\u00ebs s\u00eb tij dhe duke ngritur pyetje p\u00ebr t\u00eb ardhmen e tij politike. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb lideri rus orvatet t\u00eb kaloj\u00eb k\u00ebt\u00eb stuhi, analiza e Belton-it \u00ebsht\u00eb dritare n\u00eb grupin e njer\u00ebzve (pothuajse t\u00eb gjith\u00eb burra) q\u00eb ushtrojn\u00eb pushtetin n\u00eb Kremlin. I shkruar bukur dhe i hulumtuar me kujdes, \u201cNjer\u00ebzit e Putin-it\u201d duket se do t\u00eb b\u00ebhet vepra m\u00eb autoritare rreth ndikimit t\u00eb vazhduesh\u00ebm t\u00eb spiun\u00ebve rus\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">P\u00ebr ta kuptuar m\u00ebnyr\u00ebn e veprimit t\u00eb Putin-it, Belton propozon q\u00eb t\u00eb shkojm\u00eb n\u00eb qytetin Dresden t\u00eb Gjermanis\u00eb Lindore, ku Putin-i sh\u00ebrbeu si agjent i huaj m\u00eb 1985. Edhe pse shum\u00eb studime t\u00eb k\u00ebsaj periudhe t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb Putin-it deklarojn\u00eb se ai nuk kishte b\u00ebr\u00eb m\u00eb shum\u00eb se sa t\u00eb m\u00ebsoj\u00eb gjermanisht dhe t\u00eb pij\u00eb birra, Belton-i vizaton nj\u00eb portret shum\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm. Putin-i, thot\u00eb ajo, ishte i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb kontrollin e agjent\u00ebve, rekrutimit, vjedhjen e teknologjis\u00eb, e madje edhe menaxhimin ee grupeve terroriste majtiste p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr vrasjet n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb Perdes s\u00eb Hekurt. N\u00eb t\u00eb njejt\u00ebn koh\u00eb, Putin-i ishte n\u00eb dijeni t\u00eb masave t\u00eb nd\u00ebrmarra nga KGB-ja p\u00ebr t\u00eb ruajtur ndikimin e saj n\u00eb rast t\u00eb shembjes s\u00eb perandoris\u00eb sovjetike, e cila u parashikua nga disa zyrtar\u00eb largpam\u00ebs. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, kjo n\u00ebnkuptonte krijimin e fondeve t\u00eb korrupsionit me \u201crojtar\u00eb t\u00eb besuar\u201d dhe \u201cfirma t\u00eb besueshme\u201d dhe themelimin e skemave t\u00eb nd\u00ebrlikuara t\u00eb kontraband\u00ebs dhe rrjeteve t\u00eb agjent\u00ebve jasht\u00eb shtetit. Belton-i shpjegon se Putin-i dhe KGB-ja kishin p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb krijonin \u201cnj\u00eb program p\u00ebr gjith\u00e7ka q\u00eb do t\u00eb vij\u00eb m\u00eb pas.\u201d<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Shenjat mund t\u00eb ken\u00eb qen\u00eb aty me dekada, por influenca e vazhdueshme e KGB-s\u00eb u vu re nga Per\u00ebndimi tek n\u00eb vitin 2016, pas d\u00ebshmive se Moska kishte nd\u00ebrhyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e Donald Trump-it n\u00eb zgjedhjet presidenciale n\u00eb SHBA. Belton-i thellohet n\u00eb bot\u00ebn e matrapaz\u00ebve post-sovjetik\u00eb q\u00eb e rrethuan Trump-in shum\u00eb p\u00ebrpara se t\u00eb kandidonte p\u00ebr president, duke identifikuar lidhjet e tyre me sigurimin rus dhe se si p\u00ebrdor\u00ebn taktikat e KGB-s\u00eb p\u00ebr ta kurthuar presidentin e ardhsh\u00ebm n\u00eb nj\u00eb rrjet t\u00eb obligemeve financiare. \u201cN\u00eb fillim, biznesi i Trump-it ishte jo m\u00eb shum\u00eb se veg\u00ebl e p\u00ebrshtatshme p\u00ebr t\u00eb kanalizuar fonde n\u00eb SHBA,\u201d shkruan Belton, teksa gjurmon kontaktet e tij me figura si tajkuni i nd\u00ebrtimtaris\u00eb Agas Agalarov, kontrabanduesi i mallrave antike Shalva Tschingrinsky, dhe tregtari i naft\u00ebs Tamir Sapir, t\u00eb cil\u00ebt \u201coperonin n\u00eb gjysm\u00ebdrit\u00ebn mes sh\u00ebrbimeve ruse t\u00eb siguris\u00eb dhe mafias.\u201d Me koh\u00eb, k\u00ebto marr\u00ebdh\u00ebnie u thelluan, nd\u00ebrsa Belton-i sugjeron se \u201cn\u00eb nj\u00eb moment Trump-i u b\u00eb mund\u00ebsi politike.\u201d<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Sidoqoft\u00eb, ky lib\u00ebr nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb vet\u00ebm me operacionet e spiunimit t\u00eb Rusis\u00eb jasht\u00eb vendit. Si\u00e7 e thot\u00eb tituli, fokusi kryesor i \u201cNjer\u00ebzve t\u00eb Putinit\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb grup i biznesmen\u00ebve dhe zyrtar\u00ebve t\u00eb fuqish\u00ebm n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb Kremlinit \u2013 dhe ajo \u00e7far\u00eb ata b\u00ebjn\u00eb p\u00ebrmes parave dhe ndikimit. Jo befasisht, pothuajse t\u00eb gjith\u00eb karakter\u00ebt e Belton-it kan\u00eb prapavij\u00eb t\u00eb KGB-s\u00eb. Aty \u00ebsht\u00eb Igor Sechin, ish agjent i KGB-s\u00eb n\u00eb Afrik\u00ebn Lindore, i cili punoi si sekretar i Putin-it n\u00eb vitet 1990 (Belton rikujton anekdot\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ai k\u00ebrkon ryshfet prej $10,000 p\u00ebr shefin) dhe i cili tash \u00ebsht\u00eb kryetar i gjigantit t\u00eb naft\u00ebs Rosneft. Aty \u00ebsht\u00eb Gennady Tichenko, i cili studioi gjermanisht me Putin-in n\u00eb shkoll\u00ebn e trajnimeve t\u00eb KGB-s\u00eb para se t\u00eb kalonte n\u00eb tregti t\u00eb naft\u00ebs dhe t\u00eb grumbullonte pasuri 14 miliard\u00eb dollar\u00ebshe. Aty \u00ebsht\u00eb edhe Andrei Akimov, ish agjent sovjetik n\u00eb Vjen\u00eb, i cili u b\u00eb lojtar ky\u00e7 n\u00eb kapjen nga shteti t\u00eb kompanis\u00eb private t\u00eb naft\u00ebs Yukos dhe n\u00eb skemat e nd\u00ebrlikuara financiare q\u00eb u p\u00ebrdor\u00ebn p\u00ebr t\u00eb rrjepur miliarda dollar\u00eb nga marr\u00ebveshjet p\u00ebr eksport t\u00eb gazit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Belton shkon edhe m\u00eb tej, duke treguar se si edhe miliarder\u00ebt q\u00eb shpesh shihen si m\u00eb t\u00eb pavarur, kan\u00eb lidhje t\u00eb pashk\u00ebputshme me Kremlin-in. Ajo kujton se si pronar\u00ebt e bank\u00ebs private Alfa Bank, Mikhail Fridman dhe Pyotr Aven, pun\u00ebsuan kush\u00ebrinjt\u00eb e miqve spiun\u00eb t\u00eb Putin-it nga gjermania Lindore dhe se si Putin-i i tha miliarderit Roman Abramovich t\u00eb blente klubin e futbollit Chelsea m\u00eb 2003. N\u00ebnshtrimi i biznesit rus ka qen\u00eb n\u00eb dukje edhe gjat\u00eb shp\u00ebrthimit t\u00eb pandemis\u00eb duke qen\u00eb se autoritetet mb\u00ebshteten tek pasanik\u00ebt e m\u00ebdhenj p\u00ebr t\u00eb ofruar dhjet\u00ebra miliona dollar\u00eb p\u00ebr t\u00eb ngritur kapacitetet e sistemit sh\u00ebndet\u00ebsor.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">N\u00ebse ka momente ku Belton shkon shum\u00eb larg n\u00eb portretizimin e Rusis\u00eb s\u00eb Putin-it, at\u00ebher\u00eb ato kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me mveshjen e influenc\u00ebs s\u00eb tep\u00ebrt t\u00eb KGB-s\u00eb dhe angjecive ruse t\u00eb spiunimit. Ajo shpjegon se shembja e Bashkimit Sovjetik q\u00eb nj\u00eb \u201cmarifet i brendsh\u00ebm\u201d i njer\u00ebzve t\u00eb KGB-s\u00eb dhe ngritja e Putinit drejt presidenc\u00ebs si operacion i planifikuar mir\u00eb i KGB-s\u00eb. N\u00eb t\u00eb dyja rastet, k\u00ebto qen\u00eb procese t\u00eb nd\u00ebrlikuara q\u00eb nuk mund t\u00eb reduktohen vet\u00ebm n\u00eb makinacionet e nj\u00eb grupi mjeshtrash t\u00eb spiunimit. Belton p\u00ebrdor poashtu burime anonime dhe d\u00ebshmi rrethanore p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb m\u00eb shum\u00eb kredibilitet thasheth\u00ebmeve m\u00eb t\u00eb err\u00ebta t\u00eb Rusis\u00eb post-sovjetike: se Putin-i ishte i implikuar n\u00eb vrasjen e shefit t\u00eb tij Anatoly Sobchak n\u00eb vitet 1990, dhe se aleati i tij Nikolai Patrushev organizoi rrethimin terrorist t\u00eb teatrit moskovit m\u00eb 2002, ku u vran\u00eb s\u00eb paku 170 veta, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ta mbulonte Putin-in me gjak dhe \u201cta lidhte at\u00eb me presidenc\u00ebn.\u201d Nuk ka arsye p\u00ebr t\u00eb dyshuar ashp\u00ebrsin\u00eb e zyrtar\u00ebve t\u00eb dikursh\u00ebm t\u00eb KGB-s\u00eb, por sh\u00ebrbimet e siguris\u00eb e Rusis\u00eb nuk jan\u00eb aq t\u00eb plotfuqishme. Korrupsioni, jokompetenca dhe rast\u00ebsia jan\u00eb gjithashtu aspekte t\u00eb politik\u00ebs ruse.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Shum\u00eb m\u00eb bind\u00ebse \u00ebsht\u00eb shpalosja e Belton-it e m\u00ebnyr\u00ebs se si regjimi i Putin-it manipulon sistemin ekonomik p\u00ebr t\u00eb akumuluar pasuri personale p\u00ebr rrethin e tij, si krijon financime sekrete p\u00ebr \u201cfondet e luft\u00ebs\u201d, dhe si financon operacionet e ndikimit jasht\u00eb vendit. P\u00ebrmes bashk\u00ebbisedimeve me bankier\u00eb, me burime t\u00eb Kremlinit dhe ish-spiun\u00eb, \u201cNjer\u00ebzit e Putin-it\u201d tregon se si bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e liderit rus mor\u00ebn n\u00eb dor\u00eb ekonomin\u00eb ruse duke i zhveshur asetet nga monopoli shtet\u00ebror i gazit Gazprom, duke rrjepur para nga eksportet e energjis\u00eb, dhe duke krijuar gjigant\u00eb financiar\u00eb, sikurse kompania e sigurimeve Sogaz dhe Bank Rossiya, q\u00eb kontrollohen p\u00ebr s\u00eb af\u00ebrmi nga njer\u00ebz t\u00eb Kremlin-it. Belton argumenton bindsh\u00ebm se si ky proces u mund\u00ebsua nga shum\u00eb njer\u00ebz n\u00eb Per\u00ebndim, t\u00eb cil\u00ebt besonin se integrimi i Rusis\u00eb n\u00eb tregjet financiare globale do t\u00eb afronte at\u00eb me Per\u00ebndimin pas r\u00ebnies s\u00eb komunizmit. N\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj, listimi i firmave ruse dhe p\u00ebrkulja e avokat\u00ebve, financier\u00ebve, dhe zyrtar\u00ebve per\u00ebndimor\u00eb, thjesht pasuroi njer\u00ebzit e af\u00ebrt t\u00eb Putin-it, forcoi nj\u00eb version t\u00eb kapitalizmit shtet\u00ebror dhe, p\u00ebrfundimisht, stagnoi zhvillimin ekonomik t\u00eb vendit. Bankier\u00ebt n\u00eb SHBA dhe Europ\u00eb u \u201cverbuan nga rrjedhja e parave,\u201d shkruan Belton-i. \u201cNjer\u00ebzit e Putin-it kishin llogaritur me sakt\u00ebsi se p\u00ebr Per\u00ebndimin, paraja \u00ebsht\u00eb breng\u00eb m\u00eb e madhe se \u00e7do tjet\u00ebr.\u201d<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">N\u00eb momentin kur marr\u00ebdh\u00ebniet e Rusis\u00eb me Per\u00ebndimin u shemben pas aneksimit t\u00eb rajonit t\u00eb Krimes\u00eb m\u00eb 2014, kapja e ekonomis\u00eb ruse nga Putin-i ishte gati totale \u2013 Per\u00ebndimi kishte humbur rastin q\u00eb t\u00eb ndikonte n\u00eb sistemin e Putin-it. \u201cT\u00eb gjitha jan\u00eb para t\u00eb Putin-it,\u201d Belton citon nj\u00eb bankier. \u201cKur erdhi n\u00eb pushtet, ai filloi duke th\u00ebn\u00eb se nuk ishte m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb menaxher. Por pastaj u b\u00eb aksionar kryesor i t\u00eb gjith\u00eb Rusis\u00eb.\u201d Disa prej k\u00ebtyre parave kan\u00eb financuar jet\u00ebn luksoze t\u00eb Putin-it dhe aleat\u00ebve t\u00eb ngusht\u00eb, por sipas Belton-it, shum\u00eb prej parave u d\u00ebrguan jasht\u00eb shtetit, larg mbik\u00ebqyrjes demokratike, p\u00ebr t\u00eb minuar institucionet n\u00eb Per\u00ebndim \u2013 q\u00eb prej zgjedhjeve amerikane deri te vota e Brexitit n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar dhe financimi i partive ekstreme n\u00eb Europ\u00eb. Njer\u00ebzit e KGB-s\u00eb i kan\u00eb 800 miliard\u00eb dollar \u201ct\u00eb fshehura n\u00eb llogari bankare [offshore] jasht\u00eb vendit,\u201d sipas Belton-it.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">M\u00eb her\u00ebt k\u00ebt\u00eb vit, Putin-i paralajm\u00ebroi nj\u00eb num\u00ebr ndryshimesh kushtetuese q\u00eb do t\u2019i mund\u00ebsojn\u00eb t\u00eb mbetet president deri m\u00eb 2036, duke transformuar veten me sukses n\u00eb car t\u00eb dit\u00ebve moderne. Por, cili do t\u00eb jet\u00eb fati\u00a0 regjimit t\u00eb KGB-s\u00eb ruse? A do t\u00eb zgjas\u00eb p\u00ebrtej vdekjes s\u00eb Putin-it, apo fundi i saj do t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb m\u00eb i af\u00ebrt? A mund \u201ct\u00eb thyhet\u201d Putin-i, si\u00e7 m\u00eb kishte th\u00ebn\u00eb dikur babai i shokut?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Nuk ka shum\u00eb shenja t\u00eb ndonj\u00eb shembjeje politike apo se Putin-it \u00ebsht\u00eb gati t\u00eb thyhet si nga rival\u00ebt e brendsh\u00ebm, si nga ndonj\u00eb marifet i huaj. Por kriza e koronavirusit e ka b\u00ebr\u00eb Putin-in m\u00eb t\u00eb c\u00ebnuesh\u00ebm se sa v\u00ebzhguesit mbajn\u00eb mend ndonj\u00ebher\u00eb, dhe p\u00ebrkrahja ndaj tij ka vazhduar t\u00eb bie. Planet politike t\u00eb Kremlinit jan\u00eb p\u00ebrmbysur. Belton ofron disa parashikime tek \u201cNjer\u00ebzit e Putin-it\u201d lidhur me jet\u00ebgjat\u00ebsin\u00eb e regjimit, duke sugjeruar se Putin-i do t\u00eb p\u00ebrs\u00ebris\u00eb gabimet e paraardh\u00ebsve t\u00eb tij t\u00eb KGB-s\u00eb. Sundimi i njer\u00ebzve t\u00eb KGB-s\u00eb t\u00eb Putin-it po \u201ckalcifikohet\u201d, v\u00ebren ajo, dhe po p\u00ebrballet me rrezikun q\u00eb \u201ct\u00eb b\u00ebhet m\u00eb I brisht\u00eb nga dita n\u00eb dit\u00eb.\u201d<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">***<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Artikulli origjinal n\u00eb <\/span><a href=\"https:\/\/foreignpolicy.com\/2020\/06\/27\/catherine-belton-putin-people-book-review-kgb-russia-west\/\"><span style=\"font-weight: 400;\">Foreign Policy<\/span><\/a><span style=\"font-weight: 400;\">.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">***<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Ky artikull mb\u00ebshtetet nga &#8220;Sbunker&#8221; p\u00ebrmes projektit t\u00eb financuar nga Ambasada Amerikane. Mendimet e shprehura k\u00ebtu jan\u00eb t\u00eb autorit dhe jo medoemos pasqyrojn\u00eb q\u00ebndrimet e Departamentit t\u00eb Shtetit.<\/span><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb lib\u00ebr i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm sqaron n\u00eb detaje ngritjen e mir\u00ebllogaritur t\u00eb carit t\u00eb dit\u00ebve moderne. V\u00ebshtrimi m\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr Vladimir Putin-in q\u00eb kam d\u00ebgjuar ndonj\u00ebher\u00eb ka qen\u00eb i babait t\u00eb nj\u00eb shokut tim, ish-disident sovjetik. N\u00eb Leningradin e viteve 1960, ai provoi n\u00eb l\u00ebkur\u00ebn e tij praktikat operuese t\u00eb KGB-s\u00eb, sh\u00ebrbimit m\u00eb t\u00eb frikshk\u00ebm [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":3,"featured_media":8141,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1260],"ppma_author":[293],"class_list":["post-8165","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-kremlinshah"],"authors":[{"term_id":293,"user_id":0,"is_guest":1,"slug":"howard-amos","display_name":"Howard Amos","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/amos.jpeg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/amos.jpeg"},"user_url":"","last_name":"","first_name":"","description":""}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8165","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8165"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8165\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8166,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8165\/revisions\/8166"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8141"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8165"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8165"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8165"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=8165"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}