{"id":8942,"date":"2024-10-23T13:30:32","date_gmt":"2024-10-23T11:30:32","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=8942"},"modified":"2024-10-28T11:30:00","modified_gmt":"2024-10-28T09:30:00","slug":"polemika-mbi-luften-hibride-pas-publikimit-te-audio-incizimit-mes-kusari-liles-dhe-radoiciqit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/disinfo\/polemika-mbi-luften-hibride-pas-publikimit-te-audio-incizimit-mes-kusari-liles-dhe-radoiciqit\/","title":{"rendered":"Polemika mbi luft\u00ebn hibride pas publikimit t\u00eb audio-incizimit mes Kusari-Lil\u00ebs dhe Radoi\u00e7iqit"},"content":{"rendered":"<p><em>*P\u00ebrgatiti: Fitim Gashi<\/em><\/p>\n<p class=\" translation-block\">Publikimi i nj\u00eb audio-incizimi nga <a href=\"https:\/\/paparaci.com\/456420\/ekskluzive-biseda-telefonike-radoiciq-kusari-lila-koordinohen-per-nje-projektligj-dhe-nje-gjyqtar-te-kushtetueses\/\" target=\"_self\">\u201cPaparaci\u201d<\/a> mes shefes s\u00eb Grupit Parlamentar t\u00eb Vet\u00ebvendosjes, Mimoza Kusari-Lila dhe Milan Radoi\u00e7iqit, q\u00eb p\u00ebr shum\u00eb vite ishte figura kryesore n\u00eb veri e lidhur me krimin dhe korrupsionin, ka nxitur polemika dhe p\u00ebrplasje. Audio-incizimi daton nga qershori i vitit 2022, periudh\u00eb kjo kur Radoi\u00e7iqi ishte n\u00eb k\u00ebrkim nga organet ndjek\u00ebse t\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebr shkak t\u00eb dyshimeve se ka gisht n\u00eb <a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/30125829.html\" target=\"_self\">vrasjen<\/a> e ish-politikanit t\u00eb njohur serb, Oliver Ivanoviq. N\u00eb bised\u00ebn q\u00eb fillimisht nis mes Kusari-Lil\u00ebs dhe-ish shefit t\u00eb deputet\u00ebve t\u00eb List\u00ebs Serbe, Slavko Simiq, ky i fundit e p\u00ebrfshin edhe Milan Radoi\u00e7iqin, i cili at\u00eb koh\u00eb ishte n\u00eb arrati. Diskutimet b\u00ebhen p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje politike, p\u00ebrfshir\u00eb votimin e Ligjit p\u00ebr Pag\u00ebn Minimale, q\u00eb ishte kund\u00ebrshtuar gjer\u00ebsisht nga opozita, dhe em\u00ebrimin e nj\u00eb gjyqtari t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/p>\n<p class=\" translation-block\">Vet\u00eb Kusari-Lila <a href=\"https:\/\/www.koha.net\/arberi\/kusari-lila-pranon-se-e-quajti-simiqin-vella-ne-serbisht-kjo-ka-kuptimin-e-mikut\" target=\"_self\">mohoi<\/a> pazaret potenciale mes List\u00ebn Serbe, duke i quajtur audio-incizimet t\u00eb manipuluara p\u00ebrmes Inteligjenc\u00ebs Artificiale dhe pjes\u00eb t\u00eb nj\u00eb fushate shpif\u00ebse ndaj saj. Sipas saj, biseda u b\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb rrym\u00ebs n\u00eb veri, ku <em>\u201cMilan Radoi\u00e7iqi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebanshme ofroi gatishm\u00ebri p\u00ebr t\u00eb garantuar siguri p\u00ebr zyrtar\u00ebt e KOSTT-it, t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb zhvillonin takim me homolog\u00ebt e \u201cElektroseverit\u201d n\u00eb trafo-stacionin n\u00eb Vallaq\u201d.<\/em> Kjo ka qen\u00eb hera e vetme q\u00eb ajo thot\u00eb se ka komunikuar me t\u00eb.<\/p>\n<p class=\" translation-block\">Kryeministri Albin Kurti nuk u mor me faktin se Kusari-Lila ka biseduar me Radoi\u00e7iqin, derisa i nj\u00ebjti po ndiqej nga organet e Kosov\u00ebs. Ai e mbrojti shefen e deputet\u00ebve t\u00eb LVV-s\u00eb, duke th\u00ebn\u00eb se publikimi i k\u00ebtyre incizimeve \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e <a href=\"https:\/\/www.dukagjini.com\/kurti-e-quan-lufte-hibride-publikimin-e-bisedes-kusari-lila-me-radojciqin\/\" target=\"_self\">luft\u00ebs hibride<\/a> kund\u00ebr Kosov\u00ebs, me synimin p\u00ebr t\u00eb destabilizuar qeverin\u00eb e udh\u00ebhequr prej tij. P\u00ebr partin\u00eb n\u00eb pushtet, krejt kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fushat\u00eb dezinformimi dhe propagand\u00eb edhe ndaj p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr ta shtrir\u00eb sundimin e ligjit dhe sovranitetin n\u00eb gjith\u00eb vendin.<\/p>\n<p class=\" translation-block\"><a href=\"https:\/\/www.atlanticcouncil.org\/blogs\/new-atlanticist\/us-adversaries-have-been-mastering-hybrid-warfare-its-time-to-catch-up\/\" target=\"_self\">Lufta hibride<\/a> b\u00ebhet p\u00ebrmes dezinformimit, sulmeve kibernetike, propagand\u00ebs dhe mjeteve t\u00eb tjera, me q\u00ebllimin p\u00ebr ta destabilizuar nj\u00eb shtet, p\u00ebr t\u00eb nxitur p\u00ebr\u00e7arje dhe <a href=\"https:\/\/www.cambridge.org\/core\/journals\/european-journal-of-international-security\/article\/hybrid-warfare-the-continuation-of-ambiguity-by-other-means\/1B3336D8109D418F89D732EB98B774E5\" target=\"_self\">minuar<\/a> institucionet demokratike, q\u00eb mund t\u00eb shfaqet ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb koh\u00eb tensionesh.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin e fundit, vet\u00eb protagonistja Kusari-Lila nuk e ka mohuar ekzistenc\u00ebn e bised\u00ebs, por tha se ka pjes\u00eb q\u00eb jan\u00eb manipuluar, ose t\u00eb nxjerra nga konteksti. N\u00ebse ato jan\u00eb t\u00eb manipuluara, u takon organeve p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb ta verifikojn\u00eb, ku tashm\u00eb Kusari-Lila ka deponuar rastin. Meq\u00eb incizimet p\u00ebrfshijn\u00eb diskutime t\u00eb v\u00ebrteta, edhe n\u00ebse interpretohen ndryshe, at\u00ebher\u00eb nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr dezinformim klasik q\u00eb karakterizon luft\u00ebn hibride.<\/p>\n<p class=\" translation-block\">Aspekt tjet\u00ebr i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm \u00ebsht\u00eb se incizimet, t\u00eb cilat jan\u00eb <a href=\"https:\/\/kallxo.com\/ligji\/gjykata\/afera-pronto-mbyllet-pa-asnje-te-denuar\/\" target=\"_self\">publikuar<\/a> edhe n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn nga mediat, kan\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr transparenc\u00ebn, ve\u00e7an\u00ebrisht kur p\u00ebrfshihen politikan\u00eb dhe p\u00ebrmenden \u00e7\u00ebshtje q\u00eb prekin interesin e publikut. Nxjerrja e incizimeve mund t\u00eb konsiderohet si ekspozim i vendimeve t\u00eb diskutueshme politike; n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, pun\u00ebsimet partiake ose em\u00ebrimi i gjyqtar\u00ebve, e tash diskutimi i Ligjit p\u00ebr Pag\u00ebn Minimale dhe em\u00ebrimin e nj\u00eb gjyqtari t\u00eb Kushtetueses.<\/p>\n<p>Shp\u00ebrfaqja e parregullsive dhe skandaleve p\u00ebrmes audio-incizimeve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga format q\u00eb aplikohen n\u00eb vendet q\u00eb pretendojn\u00eb se jan\u00eb demokraci dhe nuk mund t\u00eb konsiderohen domosdoshm\u00ebrisht akte q\u00eb destabilizojn\u00eb vendin, edhe n\u00eb rastet kur publikimi i tyre e d\u00ebmton reputacionin e politikan\u00ebve ose partive.<\/p>\n<p>Kjo nuk p\u00ebrb\u00ebn domosdoshm\u00ebrisht nj\u00eb luft\u00eb hibride.<\/p>\n<p>Opinioni publik duhet t\u00eb informohet p\u00ebr veprimet e vendimmarr\u00ebsve dhe shpesh zbulimi i bisedave mund t\u00eb shihet si pjes\u00eb e luft\u00ebs s\u00eb brendshme politike, m\u00eb shum\u00eb sesa nj\u00eb sulm i orkestruar nga jasht\u00eb. Tash p\u00ebr tash, nuk ka prova t\u00eb qarta q\u00eb publikimi i k\u00ebtyre incizimeve \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb strategjie m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb nga ndonj\u00eb fuqi e jashtme. Kur incizimet p\u00ebrmbajn\u00eb fakte q\u00eb kan\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr publikun, ato konsiderohen m\u00eb tep\u00ebr si informim.<\/p>\n<p class=\" translation-block\">Vitet e fundit, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e zakonshme q\u00eb lufta hibride t\u00eb p\u00ebrmendet n\u00eb kontekst t\u00eb zhvillimeve t\u00eb brendshme, p\u00ebr t\u2019i mohuar gjetjet apo intimiduar t\u00eb tjer\u00ebt sa her\u00eb q\u00eb pushtetit nuk i konvenon ajo q\u00eb raportohet. Edhe ligj\u00ebrues t\u00eb medias <a href=\"https:\/\/www.koha.net\/arberi\/zeneli-nuk-ka-lufte-hibride-ne-raportimet-per-bisedat-e-kusari-liles-e-mihalit\" target=\"_self\">thon\u00eb<\/a> se lufta hibride kontekstualizohet gabimisht nga politikan\u00ebt, me tendenc\u00ebn q\u00eb t\u00eb kontestohet puna e mediave n\u00eb raport me Qeverin\u00eb, Kuvendin, apo k\u00ebt\u00eb rast Grupin Parlamentar t\u00eb VV-s\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin e nj\u00eb lufte hibride, nj\u00eb nga element\u00ebt kryesor\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrhapja e informacionit t\u00eb rrem\u00eb, ose t\u00eb manipuluar, me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb shkaktuar kaos ose p\u00ebr\u00e7arje. N\u00ebse konfirmohet se biseda \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, pavar\u00ebsisht se si interpretohet, \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb cil\u00ebsohet si propagand\u00eb e drejtuar p\u00ebr q\u00ebllime hibride.<\/p>\n<p>Po ashtu, lufta hibride b\u00ebhet me sulme t\u00eb koordinuara dhe shum\u00ebdimensionale, ku kombinohen teknika dhe operacione t\u00eb ndryshme p\u00ebr t\u00eb minuar sovranitetin dhe stabilitetin e nj\u00eb shteti.<\/p>\n<p class=\" translation-block\">Ka raste kur Serbia dhe Rusia p\u00ebrdorin <a href=\"https:\/\/sbunker.org\/disinfo\/dezinformimi-i-sofistikuar-dhe-crregullimet-e-informacionit-krijimi-i-terrenit-per-aktere-te-huaj-keqdashes-ne-kosove\/\" target=\"_self\">taktika<\/a> t\u00eb tilla ndaj Kosov\u00ebs. Paralelisht pushtimit t\u00eb Ukrain\u00ebs, Rusia u angazhua agresivisht n\u00eb shp\u00ebrndarjen e informacioneve t\u00eb rrejshme p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe rajonin e Ballkanit. Propaganda ruse kryesisht e ka cak komunitetin serb n\u00eb Kosov\u00eb, me q\u00ebllim t\u00eb thellimit t\u00eb polarizimit etnik. Kjo p\u00ebrfshin p\u00ebrhapjen e narrativave t\u00eb rreme lidhur me trajtimin e serb\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb dhe paraqitjen e shumic\u00ebs shqiptare si armiq\u00ebsore ndaj tyre.<\/p>\n<p>N\u00ebse q\u00ebllimi prapa incizimeve \u00ebsht\u00eb manipulimi i opinionit publik, apo tendenca p\u00ebr thellim t\u00eb ndarjeve etnike dhe politike, kjo mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebj\u00eb nj\u00eb rrezik, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb kontekstin e situat\u00ebs n\u00eb veri dhe problemit t\u00eb pazgjidhur me Serbin\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb nevojiten d\u00ebshmi e prova, t\u00eb cilat autoritetet zyrtare do t\u00eb duhej t\u2019i vinin n\u00eb dispozicion dhe po ashtu t\u00eb tregojn\u00eb n\u00ebse edhe audio-incizimi i fundit \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebsaj lufte.<\/p>\n<p class=\" translation-block\">Debati rreth Radoi\u00e7iqit u rindez disa jav\u00eb pasi Prokuroria e Shtetit ngriti <a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/prokuroria-e-kosoves-per-rastin-e-sulmit-ne-banjske\/33115769.html\" target=\"_self\">aktakuz\u00eb<\/a> kund\u00ebr grupit q\u00eb kreu sulmin terrorist n\u00eb Banjsk\u00eb t\u00eb Zve\u00e7anit, m\u00eb 24 shtator 2023, dhe la t\u00eb vrar\u00eb rreshterin e Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, Afrim Bunjaku. Organizator i k\u00ebtij sulmi ishte Milan Radoi\u00e7iqi, ish-n\u00ebnkryetar i List\u00ebs Serbe.<\/p>\n<p>Vitet e fundit, ka nj\u00eb tendenc\u00eb q\u00eb raportet mes komunitetit shumic\u00eb shqiptar dhe atij joshumic\u00eb serb, t\u00eb reduktohen n\u00eb debatin dhe rolin q\u00eb kan\u00eb Radoi\u00e7iqi e Lista Serbe.<\/p>\n<p class=\" translation-block\">Ka nj\u00eb narracion q\u00eb \u00ebsht\u00eb proklamuar n\u00eb vazhdim\u00ebsi nga partia n\u00eb pushtet, se nuk bashk\u00ebpunojn\u00eb asnj\u00ebher\u00eb me List\u00ebn Serbe, tek i akuzuan n\u00eb vazhdim\u00ebsi partit\u00eb e \u201c<a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/levizja-vetevendosje-zgjedhja-e-presidentit-\/31133755.html\" target=\"_self\">regjimit t\u00eb vjet\u00ebr<\/a>\u201d p\u00ebr varshm\u00ebri ndaj subjektit q\u00eb kontrollohet nga Beogradi zyrtar. Audio-incizimi d\u00ebshmoi se, n\u00eb rrethana t\u00eb caktuara, t\u00eb pakt\u00ebn derisa Lista Serbe ishte pjes\u00eb e institucioneve, bashk\u00ebpunimi LVV-Lista Serbe nuk ka munguar, gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht normale.<\/p>\n<p class=\" translation-block\"><a href=\"https:\/\/srpskalista.net\/\" target=\"_self\">Lista Serbe<\/a> \u00ebsht\u00eb subjekti q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson serb\u00ebt n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs dhe p\u00ebrfshirja e tyre n\u00eb vendimmarrje, rrjedhimisht koordinimi me ta, qoft\u00eb rreth agjend\u00ebs legjislative, apo politikave q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me k\u00ebt\u00eb komunitet, nuk duhet t\u00eb shihet si problematik\u00eb dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdoret si kart\u00eb p\u00ebr t\u2019i akuzuar t\u00eb tjer\u00ebt. Problematike \u00ebsht\u00eb kur pjes\u00eb e vendimmarrjes b\u00ebhen akter\u00eb q\u00eb ikin prej drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rasti me Radoi\u00e7iqin.<\/p>\n<p class=\" translation-block\">Derisa Kurti dhe Kusari-Lila pretendojn\u00eb se regjistrimet jan\u00eb manipuluar dhe ricikluar p\u00ebr t\u00eb shkaktuar d\u00ebme politike, p\u00ebr opozit\u00ebn kjo nuk \u00ebsht\u00eb propagand\u00eb dhe p\u00ebrmbajtja zbulon qasjen e v\u00ebrtet\u00eb dhe koordinuese t\u00eb LVV-s\u00eb me List\u00ebn Serbe, madje duke e sulmuar opozit\u00ebn. Prej partis\u00eb n\u00eb pushtet, opozita k\u00ebrkoi sqarime n\u00ebse n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb votave t\u00eb List\u00ebs Serbe ia plot\u00ebsuan kushtet Radoi\u00e7iqit, p\u00ebr t\u00eb cilat <a href=\"https:\/\/paparaci.com\/456420\/ekskluzive-biseda-telefonike-radoiciq-kusari-lila-koordinohen-per-nje-projektligj-dhe-nje-gjyqtar-te-kushtetueses\/\" target=\"_self\">d\u00ebgjohet<\/a> t\u2019i thot\u00eb Kusari-Lil\u00ebs: \u201c<em>Duhet t\u2019i shikosh me shefin t\u00ebnd<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>Debati q\u00eb shp\u00ebrtheu mbi audio-incizimet tregon ndikimin e vazhduesh\u00ebm t\u00eb Radoi\u00e7iqit, edhe pse fizikisht mungon n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr shkaqe ligjore. Pavar\u00ebsisht se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb figur\u00eb kontroverse me t\u00eb kaluar kriminale, emri i tij shfaqet n\u00eb momente kritike politike, gj\u00eb q\u00eb d\u00ebshmon se roli i tij shtrihet p\u00ebrtej aktiviteteve kriminale.<\/p>\n<p class=\" translation-block\">Nga ajo q\u00eb u pa deri tash dhe <a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/share\/v\/TNiqMfjusDrBLwKD\/\" target=\"_self\">paralajm\u00ebrimet<\/a> q\u00eb jepen sa m\u00eb shum\u00eb q\u00eb afrohet data e <a href=\"https:\/\/president-ksgov.net\/presidentja-osmani-shpalle-daten-9-shkurt-2025-date-te-mbajtjes-se-zgjedhjeve-te-rregullta-parlamentare-per-kuvendin-e-kosoves\/\" target=\"_self\">zgjedhjeve<\/a>, Milan Radoi\u00e7iqi mund t\u00eb mbetet figura qendrore rreth t\u00eb cilit do t\u00eb zhvillohet beteja e brendshme politike.<\/p>\n<p class=\" translation-block\">Fokusi p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb supozohet se Radoi\u00e7iqi n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn ka pasur ndikim, d\u00ebshmojn\u00eb se nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e narrativ\u00ebs politike sillet rreth <a href=\"https:\/\/sbunker.org\/disinfo\/audio-incizimi-qe-perplasi-deputetet-dhe-riktheu-pretendimet-per-luften-hibride-te-serbise-ne-kosove\/\" target=\"_self\">veprimeve<\/a> dhe aleancave t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Publikimi i audio-incizimeve q\u00eb p\u00ebrfshiu zyrtar\u00eb t\u00eb partis\u00eb n\u00eb pushtet dhe paralajm\u00ebrimet e po t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebve se ka fotografi t\u00eb politikan\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb kan\u00eb frekuentuar ambientet e Radoi\u00e7iqit, mund t\u00eb ken\u00eb ndikim n\u00eb fushat\u00ebn parazgjedhore n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p class=\" translation-block\">\u201c<em>Imagjinoni kur t\u00eb dalin fotot e p\u00ebrurimit t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Rado\u00e7iqit, imagjinojeni kur t\u00eb dalin dhuratat p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e Radoi\u00e7iqit nga zyrtar\u00eb e udh\u00ebheq\u00ebs, imagjinoni kush e ka vizituar e kush ka pasur biznese<\/em>\u201d,&nbsp; <a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/share\/v\/TNiqMfjusDrBLwKD\/\" target=\"_self\">tha<\/a> Kusari-Lila n\u00eb seanc\u00ebn ku u debatua p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>N\u00ebse k\u00ebto materiale publikohen gjat\u00eb fushat\u00ebs nga partia n\u00eb pushtet, mund t\u00eb jen\u00eb nj\u00eb goditje p\u00ebr partit\u00eb rivale, ve\u00e7an\u00ebrisht atyre q\u00eb supozohet se kan\u00eb bashk\u00ebpunuar me Radoi\u00e7iqin.<\/p>\n<p>Kjo do t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb zbehjen e debatit p\u00ebr problemet dhe sfidat e brendshme e t\u00eb jashtme, q\u00eb do t\u00eb ndikonin n\u00eb rritjen e mir\u00ebqenies s\u00eb qytetar\u00ebve dhe forcimin e subjektivitetit t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p class=\" translation-block\"><em>*Ky artikull publikohet n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Iniciativ\u00ebs Rajonale t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor kund\u00ebr dezinformimit.<\/em>&nbsp;<a href=\"https:\/\/antidisinfo.net\/database\/\" target=\"_self\">\u201cQendra kund\u00ebr dezinformatave n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor: ekspozimi i ndikimeve keqdash\u00ebse p\u00ebrmes gazetaris\u00eb mbik\u00ebqyr\u00ebse.\u201d<\/a><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>*P\u00ebrgatiti: Fitim Gashi Publikimi i nj\u00eb audio-incizimi nga \u201cPaparaci\u201d mes shefes s\u00eb Grupit Parlamentar t\u00eb Vet\u00ebvendosjes, Mimoza Kusari-Lila dhe Milan Radoi\u00e7iqit, q\u00eb p\u00ebr shum\u00eb vite ishte figura kryesore n\u00eb veri e lidhur me krimin dhe korrupsionin, ka nxitur polemika dhe p\u00ebrplasje. Audio-incizimi daton nga qershori i vitit 2022, periudh\u00eb kjo kur Radoi\u00e7iqi ishte n\u00eb k\u00ebrkim [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":18,"featured_media":8943,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[363,1242],"tags":[664,624],"ppma_author":[28],"class_list":["post-8942","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-disinfo","category-in-depth-story","tag-kosovo","tag-kryesore"],"authors":[{"term_id":28,"user_id":18,"is_guest":0,"slug":"disinfo","display_name":"Disinfo","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/Sbunker_FAKE_NEWS_001-min1647858578.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/Sbunker_FAKE_NEWS_001-min1647858578.jpg"},"user_url":"","last_name":"","first_name":"Disinfo","description":""}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8942","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/18"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8942"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8942\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8944,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8942\/revisions\/8944"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8943"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8942"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8942"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8942"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=8942"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}