Connect with us

Hi, what are you looking for?

Analysis

Politikanët në Kosovë mbajnë inat, qytetarët e pësojnë

Qytetarët dhe ekonomia në Kosovë – viktima të luftës ndërmjet politikanëve.

Gjithë pota po vuaj momentalisht nga pasojat e pandemisë. Izolimi e bën të veten mbi shëndetin mendor, ndërsa mbyllja e jetës publike e godet ekonomitë e çdo vendi. Tregtia globale dhe investimet si dhe të ardhurat e shtetit shënojnë rënie, ndërsa borxhit publik nuk i shihet fundi. Disa studiues e konsiderojnë pandeminë si incidenti i tretë më i madh i shekullit të 21-të me ndikim global, pas 11 Shtatorit dhe krizës financiare botërore të vitit 2008.

Në aspektin më të ngushtë ekonomik, një krizë e gjatë nënkupton më shumë falimentime biznesesh, dhe dëme të mëdha në industri si qendrat tregtare, zinxhirët e furnizimit me pakicë, dhe udhëtimet turistike.

Një dilemë e madhe për të gjitha shtetet është si pengohet virusi dhe njëkohësisht të nxitet rimëkëmbja ekonomike?

Mbyllja e menjëhershme

Rasti i parë me COVID-19 paraqitet në Kosovë me 13 mars 2020, rastet vazhdimisht janë shtuar deri më tani. Numri total i rasteve pozitive në Kosovë aktualisht është 15,172 raste nga 57,239 persona të dyshimtë në virusin dhe 615 raste të vdekjes. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani është gjithsej 12674, raste, kurse numri i rasteve aktive është 8430. Masat parandaluese për përhapjen e virusit ne Kosove filluan të marrin konfirmimin e rasteve te para. Me 11 mars u vendos: të mbyllen institucionet arsimore, të suspendohet trafiku ajror dhe tokësor nga vendet e huaja me rrezik, të bëhet kontrolli i obliguar i udhëtareve nga vendet e prekura nga epidemia dhe të bëhet vetizolimi i obliguar për personat që vijnë nga shtetet e prekura me virus.

Ndërsa me 15 prill hynë në fuqi masa rigoroze të kufizimit të lirisë së lëvizjes, duke filluar me 90 minuta në ditë të lejuara dhe gradualisht duke u shtuar sipas vlerësimit të situatës së pandemisë. Duke vlerësuar se pandemia po menaxhohej mirë, më 4 maj me një vendim të Ministrisë të Shëndetësisë filloi hapja graduale ekonomike. Fillimisht u lejuan të punojnë ndërtimtaria, tregtia me pakicë, gastronomia pastaj ne fazat tjera u lejua të punojnë edhe qendrat tregtare, palestrat, transporti publik dhe hekurudhor etj.

Me miratimin e masave kufizuese në mars 2020, në Kosovë kishte rënie të aktivitetit ekonomik ku efektet janë në rritje të papunësisë, rritje të numrit të qytetarëve me kushte të rënduara të jetesës, ulje të kërkesës agregate dhe prodhimit, rënie të të hyrave dhe investimeve kapitale, dhe më shumë. Tek të hyrat buxhetore, rënie të theksuar gjatë pandemisë kishin të hyrat nga TVSH dhe taksat doganore.

Ndërsa tek shpenzimet buxhetore, rënie të theksuar kishin shpenzimet kapitale, ku në nivelin qendror rënia ishte për 51.3% ndërsa tek niveli lokal për 30%. Prodhimi Bruto Vendor i cili në vitin 2019 në Kosovë, ka qenë mbi 7.1 miliardë euro, në buxhetin e vitit 2020 ishte planifikuar të ketë rritje dhe atë në 7.4 miliardë euro. Në vitin 2020 PBV-ja pritet të jetë rreth 6.8 miliardë euro.

Bizneset e vogla në goditje

Bizneset e vogla janë ato që më së shumti po e ndjejnë krizën ekonomike të pandemisë, disa prej të cilave kriza u ka kushtuar me mbyllje. Nga 13 marsi deri në 28 korrik në Kosovë janë shuar 255 biznese, prej tyre 235 janë biznese individuale. Agjensioni Kosovar i Biznesit e vlerëson se këtë vit do të jetë rekord në këtë aspekt. Prandaj nëse shkon ky trend deri në fund të vitit ne mund të kemi të mbyllura më shumë se pesë mijë kompani dhe kjo është tepër shqetësuese. Shumica e bizneseve janë duke operuar nën pikën e rentabilitetit. Me rifillimin e pagesave të kësteve, kamatave dhe tatimeve pas pezullimit tremujor (mars – qershor) është rënduar edhe më shumë likuiditeti edhe i kompanive më të mëdha në vend – e mos të flasim për bizneset e vogla.

Sa i përket ndikimit të COVID-19, në tregun e punës në Kosovë. Kosova në vitin 2019, shkalla e papunësisë ishte 25.7 %, apo në numra absolut 125,305 persona të papunësuar. Ndërsa shkalla e punësimit ishte rreth 30.1 %, apo në numra absolut, numri i të punësuarve ishte 368.180 persona. Nëse i analizojmë këto shifra ne si shtet edhe ashtu nuk qëndrojmë mirë në treg të punës sa i përket shkallës së punësimit dhe papunësisë, si dhe kemi një treg të punës jo qëndrueshëm në Kosovë. Kovid-19 mund t’i përkeqësojë numrat ende më shumë. Përqindja më e madhe e të punësuarve në kuadër të kontingjentit të të punësuarve në Kosovë janë me kontrata të përkohshme, ndërsa numri i të punësuarve pa kontratë është rreth 20 %, gjë që kjo kategori do të preket më së shumti nga pandemia.

Sektori privat i shkatërruar nga pandemia

Si rezultat i gjithë kësaj, në Kosovë priten së paku edhe 246.000 persona të papunë nga sektori privat në gjysmë vjetorin e dytë. Rritja e papunësisë e rriti edhe numrin e familjeve që kërkojnë shfrytëzim të ndihmës sociale.

Politicarite vo Kosovo se inaetat graganite trpatBurimi: euractiv.com

Numri i shfrytëzuesve të Skemës së ndihmës sociale në janar të vitit 2020, ka qenë 24.229 familje, me 98.214 anëtarë të familjes, ndërsa në muajin e fundit në korrik kanë qenë 24,737 familje. Krahasuar me muajin shkurt, numri i familjeve, shfrytëzues të skemës sociale është rritur për 559 familje në skemën e ndihmës sociale”, Shuma e mjeteve që këto familje marrin nga Qeveria e Kosovës, është prej 50 deri në 150 euro në muaj, varësisht nga numri i anëtarëve.

Ndihmë ekonomike urgjente

Për t’ju dalë në ndihmë bizneseve dhe punëtorëve që mbetën të papunë, si dhe kategorive tjera që u ndikuan ekonomikisht prej COVID-19, Qeveria e Kosovës miratoi Pakon Emergjente Fiskale me vlerë prej 179 milionë eurove. Qeveria e Kosovës përkatësisht Ministria e Financave dhe Transfereve, në pakon e 10-të emergjente tek pjesa e bizneseve ka përfshirë tri kategori të punëtorëve që janë prekur apo dëmtuar nga mbyllja e bizneseve apo nga mungesa e të hyrave për ato biznese.

Kategoritë e punëtorëve për ndihmë sipas pakos qeveritare janë:

  • Punëtorët e rregullt, të cilët do të mbështeten me 170 euro për dy muaj
  • Punëtorët e rregullt, të cilët janë larguar nga puna gjatë pandemisë, do të mbështetën me 130 euro për tre muaj;
  • Punëtorët që janë paguar me para të gatshme dhe të cilët biznesi privat do t’i deklarojë si punëtor të ri do të mbështeten me 130 euro për dy muaj pas regjistrimit.
Mundësi e humbur për një të ardhme më të mirë

Në javën e parë të korrikut, Qeveria e Kosovës e dorëzoi në Kuvend projektligjin për rimëkëmbjen ekonomike. Ky projektligj nëse miratohet do tua mundësonte qytetarëve të vendit t’i tërheqin 10% të mjeteve të tyre në Fondin e Kursimeve Pensionale, duke rritur kërkesën agregate në ekonomi. Ligji parashikonte edhe kreditimin e ekonomisë me kushte të favorshme për bizneset dhe fermerët – përmes mbulimit të rrezikut dhe subvencionimit të normave të interesit nga Qeveria e Kosovës. Nëpërmjet ndryshimit të Ligjit për TVSh-në do të reduktohet norma e TVSh-së nga 18% në 8% për hoteleri dhe gastronomi. Rrjedhimisht, Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID-19 krijon mundësinë ligjore për Qeverinë e Kosovës që të zbatojë masa të rëndësishme të cilat do ta shtyjnë përpara procesin e rimëkëmbjes së ekonomisë së vendit dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve. Po në mungesë te kuorumit, ky ligj dështoje të miratohet.

Në gjysmën e dytë të muajit, Kuvendi i Kosovës, kishte mundësi të dytë për ta miratuar këtë ligj. Por edhe atëherë u tregua se qeveria aktuale është në krizë dhe se inatet politike qëndrojnë mbi interesat e qytetarëve. Rivaliteti politik brenda koalicionit qeverisës, e bën shumicën qeveritare thuajse të paaftë për vendimmarrje.

Bashkëpunim për rimëkëmbje ekonomike

Ne anën tjetër, opozitës i mungon vullneti politik dhe pret momentin e volitshëm për ta rrëzuar pushtetin. Ne ketë klimë politike, qytetari dhe ekonomia e vendit janë viktima të luftës politike. Rimëkëmbja Ekonomike është proces i gjatë dhe kërkon bashkëpunim të të gjithë aktorëve për të harmonizuar një numër të madh të vendimeve dhe veprimeve, përfshirë marrëveshjet ndërkombëtare me efekt financiar, rritjen e borxhit publik, krijim të mundësive të reja për eksportin e produkteve kosovare, avancimin e bashkëpunimit rajonal, investimet në infrastrukturë, etj. Duke mos qenë në gjendje për të paraparë përfundimin e pandemisë, por edhe në pamundësi për tu kthyer në kushtet e njëjta socio-ekonomike te para pandemisë, situatën e re duhet parë si mundësi për të testuar politika te reja ekonomike dhe sociale.

Nevojiten edhe reforma në arsimin joformal dhe formal. Kaosi që është krijuar në tregun e punës kërkon politika të reja publike, e sidomos politika të reja sociale.

Mbështetja financiare për bizneset që punësojnë forca të reja punëtore, ulja e tatimeve për bizneset e vogla etj gjithsesi do të çojnë në mirëqenien e tyre më të mirë ekonomike dhe sociale. Por do t’u ndihmojë edhe qytetarëve që janë në kërkim të një të nesërme më të mirë si rezultat i shkretimit ekonomik të shkaktuar nga pandemia.

 

Iniciativa Tregime nga rajoni #2 zbatohet nga Res Publica and Institute of Communication Studies, – IKS (Maqedonia), në bashkëpunim me Analizo.ba (BeH), Sbunker (Kosovë) nisma qytetare Ne davimo Beograd“ (Serbi), ABCnews.al (Shqipëri), Prlija (Kroacia), SEGA (Bullgaria) dhe PCNEN), (Mali i Zi).

You May Also Like

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analysis

The memorandum of understanding signed on July 19 between Serbia and the EU, under the close oversight of German Chancellor, Olaf Scholz, has crystallized the EU’s transactional approach...

Çelnaja

Në episodin e 30 të Çelnajës, së bashku me profesorin e antropologjisë Nebi Bardhoshin, trajtojmë disa koncepte me rëndësi që janë pjesë e korpusit...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.