Shkrimi i tretë nga seria jonë shqyrton teoremën Stopler-Samuelson.
Në gusht të vitit 1960 Woflgang Stopler, një ekonomist amerikan që punonte për Ministrinë e zhvillimit të Nigerisë, filloi një turne në pjesën e varfër veriore të vendit, një tokë e “poshtër dhe e dinjitetshme”, e drejtuar për një kohë të gjatë nga emirët konservativ dhe “shërbyesit civilë britanezë të dorës së dytë, të cilëve nuk u pëlqente biznesi”.
Në këtë vend të thatë komercial, një lule e çuditshme lulëzoi: fabrika e tekstilit Kaduna, e ndërtuar nga firma britaneze, Lancanshire, disa vite më parë, e cila punësonte 1400 punëtorë dhe i paguante shumë pak £4.80, (5.96€) me çmimet e ditëve të sodit. Dhe, kërkohej një tarifë prej 90% për të qenë konkurrues.
Punëtorët e kualifikuar ishin të rrallë: fabrika kishte gjetur vetëm gjashtë njerëz që ia vlente t’i trajnonte (tre dështuan, njëri ishte “disi-disi”, një ishte “i mbikualifikuar”). Disa punëtorë ecnin 16 kilometra për të shkuar në punë, të tjerët bartnin shpresat e familjarëve të cilët ishin lypës në rrugë. Disa e braktisën punën, duke ia shtuar fabrikës koston e gjetjes dhe trajnimit të zëvendësuesve. Ata që qëndruan, shpesh ishin shumë të lodhur, pa eksperiencë, apo të keqarsimuar për të mirëmbajtur makinat në mënyrë të rregullt. “Fuqia punëtore afrikane paguhet më së keqi dhe është më e shtrenjta në botë”, ankohej Stopler.
Ai konkludoi se Nigeria ende nuk ishte e gatshme për industri të shkallës së lartë. “Çfarëdo industrie e cila kërkon taksa të larta, e varfëronte vendin dhe nuk ia vlente barra qiranë”, besonte ai. Ky nuk ishte një mendim i popullarizuar ndër kolegët të tij “planifikues”. Por, idetë e Stopler kishin një peshë të pazakontë. Ai kishte mprehtësi në të folur dhe ishte në gjendje të pinte si një peshk. Atij i pëlqente “t’i bënte duart pis” në punë empirike. Dhe karta e tij e artë, e cila ia fitoi respektin ndër shokë dhe e bëri nga superiorët, ishte “Teorema Stopler-Samuelson”, e cila i gdhendi emrin.
Teorema kishte 20 vite që ishte hartuar si punim, me bashkautor Paul Samuelson, njëri prej mendimtarëve më të famshëm në këtë disiplinë. Vendosi dritë të re në një temë të vjetër: lidhja në mes tarifave dhe pagave. Fama dhe influenca ishin të përhapura dhe të vazhdueshme, duke i parapri Stopler-it në Nigeri dhe duke vazhduar ende edhe pas vdekjes së tij në vitin 2002, në moshën 89 vjeçare. Edhe sot, teorema është duke nxitur debate në marrëveshje tregtare si Trans-Pacific Partnership (TPP) mes Amerikës dhe 11 vendeve të tjera të Pacifik-ut.
Punimi ishte i “jashtëzakonshëm”, sipas Alan Deardorff i Universitetit të Michigan, pjesërisht, për shkak se mesa duket vërtetonte diçka evidente tek joekonomistët: tregtia e lirë me vendet me paga të ulëta mund të dëmtojnë punëtorët në vendet me paga të larta. Kjo ankesë, tradicionalisht nuk ka çuar shumë pluhur tek ekonomistët. Ata argumentuan se punëtorët e paguar pak nuk nënkuptojnë që janë të lirë, sepse pagat e ulëta shpesh reflektojnë produktivitetin e dobët – si rasti i fabrikës së tekstilit të Kadunës. Teorema Stopler-Samuelson, megjithatë, gjeti një “copëz të vogël të së vërtetës së mundshme” në debatin e moçëm që punëtorët në vendet e pasura kanë nevojë për mbrojtje nga “forca punëtore e dobët”.
Ekonomistët gjithmonë e kanë ditur se tarifat ndihmojnë industrinë vendore. Por, ata ishin të një mendimi se tregtia e lirë ndihmon vendin në tërësi. David Ricardo në vitin 1817 na ka treguar se një vend mund të përfitojë nga tregtia e lirë edhe në qoftë se i bën të gjitha më mirë sesa fqinjët e tij. Një vend, i cili është më i mirë në gjithçka, mundet ende të jetë edhe më mirë sesa është, në gjithçka. Vendi duhet të koncentrohet në importimin e asaj që fqinjët e bëjnë pak më keq, na tregoi Ricardo.
Në qoftë se përshkrimi gramatikor më lart nuk arriti ta shpjegojë teorinë e Ricardo-s, një analogji e vjetër do ta arrijë. Supozojmë se avokati më i mirë i vendit është gjithashtu edhe daktilografisti më i mirë. Ai për dhjetë minuta mund ta shtypë një dokument që sekretares së tij i duhen 20 minuta. Që nënkupton se ai shtyp dokumentin më shpejt. Por, kohën të cilën ai shpenzon në shtypje mund ta kishte shfrytëzuar duke bërë avokatin. Dhe do të mund të bënte punë më të mëdha, më me vlerë, sesa sekretarja e tij, në dyfishin e kohës. Që nënkupton, shtypja i kushton atij më shumë. Kështu, skenari më përfitues është që të “importohet” shtypja, dhe të specializohet në avokaturë.
Në modelin e Ricardo-s, industria e njëjtë mund të kërkojë më shumë fuqi punëtore në një vend sesa në tjetrin. Diferencat e tilla në fuqinë punëtore janë një motivim për tregti. Një tjetër janë diferencat në furnizimin me fuqi punëtore. Në disa vende, si Amerika, fuqia punëtore është e rrallë në krahasim me tokën, kapitalin, apo edukimin që vendi ka akumuluar. Në disa vende tjera është e kundërta. Vendet dallojnë në përzierjen e fuqisë punëtore, tokës, kapitalit, aftësisë dhe faktorëve të tjerë të prodhimit. Në vitet 1920 dhe 1930, Eli Heckscher dhe studenti i tij, Bertil Ohlin, të parët krijuan një model të tregtisë të shtyrë nga këto diferenca.
Në modelin e tyre, tregtia lejonte vendet si Amerika të ekonomizonte me fuqinë punëtore, duke u koncentruar në aktivitetet kapital-intensive në të cilat përdorej fuqia punëtore më pak. Industritë të cilat kërkonin të punohej shumë mund t’i liheshin të huajve. Në këtë mënyrë, tregtia lehtësonte problemin e rrallësisë.
Kjo ishte e mirë për vendin, por, sa ishte e mirë për punëtorët? Rrallësia është një burim i vlerës. Në qoftë se tregtia zbuste vlerën e rrallësisë së punëtorëve, ajo gjithashtu do të gërryente fuqinë e tyre të pazarllëkut. Kishte shanse goxha të mirë që tregtia e lirë mund të ulte pjesën e të ardhurave nacionale të punëtorëve. Por, qëkur tregtia do t’i zgjeronte këto të ardhura, ajo ende do t’i pasuronte punëtorët, sipas ekonomistëve. Për më tepër, edhe nëse konkurrenca e huaj ulte pagat “nominale”, gjithashtu do të ulte edhe çmimin e gjërave të importuara. Varësisht nga mënyra e konsumit, fuqia blerëse e punëtorëve mund të rritet, edhe nëse pagat e tyre bien.
Hipoteza e punës
Kishte fusha tjera për optimizëm. Fuqia punëtore, përkundër naftës, tokës së lavrueshme dhe shumë burimeve tjera produktive, është e kërkuar në çdo industri. Kështu, pa marrë parasysh sesi zhvillohet përzierja e industrisë së një vendi, fuqia punëtore gjithmonë do të jetë në nevojë. Me kalimin e kohës, fuqia punëtore është shumë e zhdërvjellët dhe e adaptueshme. Në qoftë se tregtia i mundëson një industrie të zgjerohet dhe e obligon tjetrën të tkurret, punëtorët e rinj thjesht do të migrojnë drejt industrive të “ndriçuara nga dielli” dhe do t’ua kthejnë shpinën sektorëve në “muzg”. “Në afatgjatë klasa punëtore si tërësi nuk ka pse të frikësohet nga tregtia internacionale”, konkludonte Gottfried Haberler, ekonomist austriak, në vitin 1936.
Stopler nuk ishte i sigurt . Ai ndihej se modeli i Ohlin kundërshtohej me Haberler. Stopler ndau dyshimet e tij me Samuelson-in, kolegun e tij të ri në moshë nga Harvard.
Dyshja, Stopler-Samuelson, së pari e filluan me një shembull të thjeshtë: një ekonomi e thjeshtë e bekuar me kapital (apo tokë) të bollshme, por, me fuqi punëtore të rrallë, prodhon orë dhe grurë. Ekonomistët e mëvonshëm e kanë qartësuar qëllimin e këtij modeli. Në njërin tregim, prodhimi i orëve (e cila kërkon shumë fuqi punëtore) përfiton nga një tarifë prej 10 %. Kur tarifa të shfuqizohet, çmimet e orëve bien me shumën e njëjtë. Industria, e cila më nuk mund të jetë në barazi, fillon të pushojë punëtorë dhe të lë tokën. Kur gjërat të qetësohen, çfarë ndodh me pagat dhe qiranë e tokës? Dikush mund të supozojë që të dyja bien me 10 %, duke i kthyer prodhuesit e orëve drejt profitit. Ndërsa, një i mençur mund të supozojë se qiraja do të bjerë më pak sesa pagat, për shkak se tkurrja në prodhimin e orëve shkakton më shumë pushime nga puna të punëtorëve sesa që do të lihet tokë.
Të dy mund ta kenë gabim, për shkak se të dytë injorojnë atë se çfarë po ndodh në pjesën tjetër të ekonomisë. Në veçanti, çmimet e grurit nuk kanë rënë. Kështu, nëse të dyja, pagat dhe qiraja bien, prodhuesit e grurit do të rrisin profitin dhe do të zgjerohen. Për shkak se ata kërkojnë më shumë tokë sesa punëtorë, ekspansioni e tyre mund t’i bëjë më shumë presion rritjes së qirasë sesa pagave. Në të njëjtën kohë, tkurrja e orëprodhuesve bën më shumë presion në uljen e pagave sesa qirasë. Në “shtyrje dhe ngrehje” në mes dy industrive, pagat bien në disproporcion – më shumë se 10% – përderisa qiratë, në mënyrë paradoksale, rriten pak.
Ky kombinim i rritjes së vogël të çmimeve të tokës dhe fuqisë punëtore më të lirë kthen “modus vivendin” mes dy industrive. Për shkak se fermerët kanë nevojë më shumë për tokë sesa për fuqi punëtore, rritja e vogël e qirasë frenon më shumë sesa që pagat e ulëta i tërheqin ata. Kombinimi po ashtu rikthen profitin tek prodhuesit e orëve, për shkak se fuqia punëtore më e lirë u ndihmon atyre më shumë sesa ç’i dëmton qiraja e shtrenjtë.
Rezultati i kësaj është se pagat kanë rënë më shumë sesa çmimet e orëve, dhe qiraja në fakt është rritur. Është e qartë që punëtorët janë prekur më keq.
Stopler, Samuelson dhe pasuesit e tyre e avancuan teoremën në raste më të komplikuara, megjithëse me disa çalime. Një variacion i popullarizuar është që të ndahet fuqia punëtore në dysh – të kualifikuarit dhe të pakualifikuarit. Kjo ndarje ndihmon që të vendoset dritë në rastin e Stopler-it në Nigeri, ku punëtorët e edukuar ishin shumë të rrallë. Me tarifë prej 90 %, fabrika e tekstilit Kaduna mund ta përballojë trajnimin e kryepunëtorëve lokalë dhe të punësojë teknikë. Pa tarifë, Nigeria, në vend të kësaj mund të importonte tekstil nga Lancanshire. Tregtia e lirë kështu mund të dëmtonte faktorin e “rrallësisë”.
Në vendet e pasura, punëtorët e kualifikuar janë të bollshëm, sipas standardeve internacionale dhe punëtorët e pakualifikuar janë të rrallë. Me avancimin e globalizimit, punëtorët e edukuar kanë shijuar rritje më të shpejtë të pagës sesa të paedukuarit, shumë prej të cilëve kanë vuajtur stagnim të të ardhurave reale. Në vështrimin e parë, kjo strukturë e pagës është konsistente me teoremën Stopler-Samuelson. Globalizimi mund të dëmtojë “faktorin” e rrallësisë (në këtë rast punëtorët e pakualifikuar) dhe të ndihmojë të bollshmit.
Por, në qoftë se shikohet më thellë, enigma ende qëndron. Teorema është të shpjegojë pse punëtorët e kualifikuar kanë përparuar edhe në vendet e zhvilluara, ku nuk janë të bollshëm. Supozimi i saj se çdo vend bën gjithçka – orë dhe grurë – mund të zmadhojë rreziqet e tregtisë. Në realitet, vendet do të importojnë disa gjëra të cilat më nuk i prodhojnë dhe gjëra që kurrë nuk i kanë bërë. Importet nuk mund të dëmtojnë industrinë lokale e cila nuk ka ekzistuar kurrë (apo të dëmtojë një industri që vetëm se ka vdekur).
Disa premisa të tjera të teoremës gjithashtu janë në pikëpyetje. Supozimi i saj se punëtorët do të kalojnë nga një industri në tjetrën mund të jetë problemi kryesor i vështirësive të tyre. Importet kineze nuk i kanë shtyrë punëtorët amerikan në industrinë e prodhimit drejt industrive me intensitet më të madh të fuqisë punëtore; ata i kanë dëbuar nga fuqia punëtore krejtësisht, sipas David Autor dhe bashkautorëve nga Massachusetts Institute of Technology. “Shoku kinez”, cilësuan ata, ishte i koncentruar në disa lokalitete prodhuese nga të cilat punëtorët patën të vështirë të ikin. Duke iu falënderuar globalizimit, të mirat tani mund të lëvizin lirshëm nëpër kufij. Por, punëtorët e kanë të vështirë edhe brenda kufijve të lëvizin.
Grain men
Entuziazmi për teoremën Stopler-Samuelson nuk ishte e menjëhershme apo universale. Punimi origjinal ishte refuzuar nga American Economic Review, redaktorët e të cilës e përshkruan atë si “një studim shumë i ngushtë i teorisë formale”. Edhe Samuelson-i në librat e tij e trajtoi teoremën me shumë kujdes. Pasi e kuptoi se tregtia e lirë mund të lë punëtorët amerikanë më keq, ai e shtoi një paralajmërim: “Edhe pse duke pranuar këtë teorikisht si mundësi të vogël, shumë prej ekonomistëve ende janë të prirur të mendojnë se e vërteta e vogël e saj mund të mbizotërohet nga konsiderata të tjera realiste”, shkroi ai.
Çfarë mendonte Stopler? Një veteran i praktikës dhe parimeve ekonomike, nuk ishte rob i formalizmave apo i verbër drejt konsideratave realiste. Në të vërtetë, në Nigeri, Stopler zbuloi se ai mund të “suspendojë një teori” më lehtë sesa disa nga kolegët e tij me mendësi politike (ndoshta për shkak se teoria ishte zbuluar nga ata, por e shkruar nga ai).
Megjithatë ai ishte i sigurt se punimi i tij ia vlente tërë atë zhurmë. Ai tha se do ta jepte syrin e tij të majtë për të prodhuar një tjetër teori të tillë. Në 50 vjetorin e punimit, ai më nuk shihte me atë sy. Që nga ajo teoremë, më nuk kishte shkruar ndonjë punim po aq të mirë, ashtu sikur shumica.
_________________
Përktheu: Besnik Rexhepi