Connect with us

Hi, what are you looking for?

Opinion

Funksionet shoqërore të profitit

Ilustrimi nga Big Eye.

Historia e demonizimit të profitit ekonomik është e vjetër sa vetë njerëzimi. Në antikitet, Aristoteli thoshte që ekonomia është lojë me shumë zero; se çdo profit i dikujt i shkakton humbje tjetrit. Karl Marksi shkruante në veprat e famshme që profiti është vlera që kapitalistët e nxjerrin nga shfrytëzimi i punëtorëve pasi ua lënë pagat vetëm sa për mbijetesë. Pasardhësit e tij u siguruan që profiti të ndalohej ligjërisht, kurse kritikët modernë rreshtohen sot deri tek Vatikani.

Të gjitha këto anatemime u bënë natyrisht duke shpërfillur hipokrizinë që secili dëshiron të paguajë sa më pak për çdo gjë. As dekada përpjekje të ekonomistëve për ta shpjeguar ekzistencën dhe funksionet shoqërore të tij nuk kanë mjaftuar që mitet për profitin të shuhen. Për këtë fajin e ka natyra e njeriut. Ajo është e prirë të ushqehet me shpjegime emocionale dhe glamoroze, jo me të vërteta të komplikuara.

E një e vërtetë e komplikuar është pikërisht shpjegimi për profitin. Që profiti në fakt ka dy funksione shoqërore që janë vitale për njerëzimin.

Funksioni i parë i profitit është krijimi i vullnetit apo nxitjes për punë. Në një shoqëri ku puna nuk paguhet, nuk ka as vullnet apo nxitje për të kryer punë. Ekonomistët e formuluan këtë problem duke pyetur me ironi ëKush do tëi hedhë mbeturinatëë Për ndërmarrësit, nxitës është profiti, kurse për punëtorët janë pagat.

Natyrisht, vullnetarë do të ketë gjithmonë. Mirëpo shumica dërrmuese e gjërave që përbëjnë standardin tonë të jetesës, sië janë ushqimi, teshat, akomodimi, vetura, televizioni, kompjuteri, etj., nuk janë krijuar nga vullnetarët por nga njerëzit që kanë punuar për profit. Edhe vullnetarët madje duhet të jetojnë nga diçka.

Se a duhet të jetë kështu apo jo nuk është detyrë e ekonomisë të japë përgjigje. Ndoshta dikur do të krijohet ai që socializmi e quante Njeriu i Ri, i cili nuk do të udhëhiqet nga interesi personal por do të flijohet për njerëzimin si altruist. Por ja që për momentin është kështu dhe ka qenë që prej fillimit. Që qeniet njerëzore nga natyra janë të interesuara të përfitojnë dhe rrjedhimisht arsyeja pse zgjohen në mëngjes është pothuajse gjithmonë kjo.ëë ë

Në eksperimentin më të madh ekonomik të kontrolluar, në socializmin e Bashkimit Sovjetik, profiti ishte i ndaluar. Shteti e dirigjonte çdo aspekt të ekonomisë, se çka të prodhohej, me çka, nga kush dhe për kë. Ndalimi i profitit natyrisht nuk e ndryshoi natyrën njerëzore. Duke mos pasur për çka të punojnë, vullneti për punë ra dukshëm dhe si rezultat prodhimi ishte ose i pamjaftueshëm ose jocilësor. Ne shtireshim sikur po punojmë kurse ata shtireshin sikur po na paguajnëë, është një thënie e vjetër sovjetike.

Vite më vonë këtë konkluzion e ka pranuar edhe Samuel Gompers, udhëheqësi i famshëm sindikal, i cili ka thënë që ëKrimin më të madh që mund të bëjë një punëdhënës ndaj punëtorëve të tij është të mos operojë me profitë.

Funksioni i dytë esencial i profitit është sinjalizimi. Në mungesë të profitit, sado që të jenë qëllimmirë, ndërmarrësit nuk mund ta dinë ëfarë kërkesash kanë konsumatorët. Në një ekonomi ku ekziston profiti, vendimi i konsumatorëve për ta blerë një produkt më shumë sesa tjetrin krijon profite për prodhuesit e tij dhe rrjedhimisht i sinjalizon ata që ka kërkesë për të. Kur konsumatorët nuk e duan një produkt, rënia e profitit (apo fillimi i humbjeve) e japin sinjalin e kundërt: që kërkesa për atë produkt është zvogëluar dhe që resurset nuk kanë nevojë të dedikohen më drejt prodhimit të tij.

Duke sinjalizuar ndërmarrësit, profiti e mundëson përdorimin efikas të resurseve. Pa profit, si do tëi kuptojnë ndërmarrësit kërkesat reale të konsumatorëveë Me anketaë Me telepatië Natyrisht dëshirat janë një gjë, por profiti është sinjal që flet përtej dëshirave sepse tregon preferencat e demonstruara të konsumatorëve. Pra është real në matjen e kërkesave dhe në sinjalizimin e ndërmarrësve se çka të prodhojnë.

Në eksperimentin ekonomik të Bashkimit Sovjetik shteti ishte i hutuar në mungesë të profitit. Nuk e dinte se çka të prodhonte saktësisht dhe me ëfarë inputesh. E dinte për shembull që gjithmonë ekziston një kërkesë për gjalpë dhe bukë në një fshat, por një informatë e tillë tepër e përgjithshme nuk mjaftonte për tëi shërbyer konsumatorëve në mënyrë precize. Për shkak të kësaj, atje mungonin gjërat bazike si qumështi dhe për to pritej me orë në radhë të gjata, kurse sasia e shtypshkronjave dhe e gjërave tjera joesenciale ishte aq e madhe saqë ndryshkeshin në depot shtetërore.

Natyra e keqe e njeriut e ka shtyrë atë që ta kërkojë profitin edhe në gjëra joetike, ku pastaj faji i ka mbetur profitit. Por nëse një individ e kërkon profitin në trafikim të qenieve njerëzore, duke iu shitur të miturve drogë apo duke kryer ndonjë krim tjetër, faji nuk është tek profiti por tek aktiviteti joetik dhe kriminal, në të cilin është përfshirë ai individ. Ky dallim fare i lehtë nuk është bërë gjithmonë dhe rrjedhimisht njerëzimi e ka anatemuar një benefaktor që e ka shpëtuar atë nga kaosi ekonomik.

Lexoni Gjithashtu

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Çelnaja

Në episodin e 30 të Çelnajës, së bashku me profesorin e antropologjisë Nebi Bardhoshin, trajtojmë disa koncepte me rëndësi që janë pjesë e korpusit...

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analizë

Memorandumi i mirëkuptimit midis Serbisë dhe BE-së, i nënshkruar më 19 korrik nën mbikëqyrjen e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, e ka kristalizuar qasjen transaksionale...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.