Connect with us

Hi, what are you looking for?

Analizë

Déjà vu! A po sillet në rreth vicioz dialogu aktual Kosovë–Serbi?

Në orën 11, me afrimin e afatit të 1 shtatorit të caktuar nga Qeveria e Kosovës, shefi i politikës së jashtme të BE-së ka postuar lajmin në Twitter: Josep Borrell njofton: “u gjet një zgjidhje europiane që lehtëson udhëtimin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, dhe se evituan tensionet në pjesën veriore të Kosovës, mes tjerash. Kosova dhe Serbia ranë dakord t’i lehtësojnë kufizimet e udhëtimit.

Megjithatë, detajet e marrëveshjes mbeten të panjohura për publikun. Reciprociteti i vendosur nga Qeveria e Kosovës pati rezultat efektiv pas vendimit për shfuqizimin e së ashtuquajturës letra e bardhë dhe dokumentet hyrëse/dalëse që Serbia i lëshonte për qytetarët e Kosovës. Letra e bardhë po përdorej si një formë identifikimi, duke zëvendësuar kështu dokumentet zyrtare të lëshuara nga Kosova, të cilat nuk njiheshin nga Serbia.

Kjo procedurë është mjaft e zakonshme në rastet kur dokumentet zyrtare nuk njihen (Bosnjë-Hercegovina aplikon të njëjtën procedurë për vizat e lëshuara për qytetarët e Kosovës, Greqia e ka aplikuar këtë derisa e ka njohur pasaportën e Kosovës). Kjo marrëveshje mund të tingëllojë si një moment historik; megjithatë, nuk ka gjasa që ky moment historik më vete të çojë në njohjen e Kosovës nga Serbia.

Ndërsa kuptohet që BE-ja kishte nevojë për një ‘përparim’, qoftë edhe jo fort të rëndësishëm, pas një ngërçi kaq të gjatë në proces, ky njoftim në Twitter vështirë se kualifikohet si një marrëveshje. Duke gjykuar nga informacionet që janë të njohura për publikun përmes tweet-it të Borrell-it dhe njoftimit të të dyja palëve, kjo marrëveshje ngjan më shumë si një ushtrim për të korrigjuar dhe përmirësuar disa elemente të asaj që u nënshkrua në vitin 2011.

Këtu lind pyetja: A kemi hyrë në një fazë të riciklimit vicioz të marrëveshjeve të arritura deri më tani, në mungesë të ndonjë momentumi të ri për ta përfunduar procesin?

Marrëveshja për lirinë e lëvizjes nuk është diçka e re në procesin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja; ajo i përket grupit të parë të marrëveshjeve të nënshkruara në vitin 2011, të arritura në kuadër të së ashtuquajturës fazë të ‘dialogut teknik’, e cila u zhvillua nga viti 2011 deri në vitin 2013. Edhe pse u pasua me sfida serioze, marrëveshja ka pasur një rekord të kënaqshëm të zbatimit, duke pasur një ndikim të drejtpërdrejtë pozitiv në jetën e qytetarëve, sipas vlerësimeve të BE-së.

Si rezultat i qasjes në rritje dhe paqartësisë së BE-së, kjo marrëveshje duhej të rinegociohej dhe elementë të rinj i ishin shtuar në dy raunde të veçanta negociatash, të cilat u zhvilluan në vitin 2015 dhe 2016, pasi palët u konsideruan të gatshme për të shtuar më shumë çështje të cilat do të forconin më tej lirinë e marrëveshjes, ose palët të kuptojnë se elemente të rëndësishme ishin lënë jashtë marrëveshjes fillestare.

Trajektorja e marrëveshjes për lirinë e lëvizjes filloi në vitin 2011 dhe u lehtësoi qytetarëve të Kosovës që të udhëtonin drejt Serbisë me letërnjoftime të lëshuara nga Kosova dhe anasjelltas. Marrëveshja lejoi palët të shoqëronin kartat e identitetit me dokumente të veçanta të shkruara “hyrje/dalje”. Kosova zgjodhi të mos aplikonte dokumente “hyrje/dalje”, edhe pse opozita kishte kërkuar që të zbatohej si formë reciprociteti ndaj Serbisë.

Në vitin 2015 palët ranë dakord për njohjen reciproke të sigurimit të veturës, ndërsa nuk arritën të pajtohen për njohjen e targave të veturave të njëra-tjetrës (për Kosovën, vetëm ato të lëshuara me KS nga periudha e para-pavarësisë së UNMIK-ut, jo RKS-ja e lëshuar nga institucionet e Kosovës pas pavarësisë), duke kërkuar kështu që shoferët të blejnë targa të përkohshme të veturave kur hyjnë në Serbi.

E njëjta çështje ishte negociuar në mënyrë graduale në vitin 2016, që ofronte mundësinë e mbulimit të simboleve shtetërore në automjete me afishe. Përsëri, kjo nuk është aplikuar nga pala kosovare. Në vitin 2021, ndryshimi i Qeverisë në Kosovë solli në pushtet kryeministrin aktual Albin Kurti – i njohur tradicionalisht për qëndrimin e tij kundër dialogut të pakushtëzuar me Serbinë kur ishte lider i opozitës. Po ashtu, një vendim i nënshkruar nga qeveria e kaluar e udhëhequr nga Avdullah Hoti i dha fund dhënies së targave të veturës KS në fund të shtatorit 2021, duke kërkuar në këtë mënyrë menjëherë nevojën e rinegocimit të detajeve edhe një herë në Bruksel.

Në shtator të vitit 2021 ka pasur tension në dy vendkalime në veri të Kosovës. Vendimi i Qeverisë së Kosovës shkaktoi reagime te serbët e Kosovës, të cilët me shpejtësi organizuan barrikada duke mbyllur rrugët që çojnë në kufi.

Mes përshkallëzimit, BE-ja, e mbështetur nga ShBA-ja, hartoi një “marrëveshje të përkohshme” që do t’u jepte kohë palëve për të gjetur një marrëveshje të pranueshme reciprokisht. Pas dështimit për të gjetur një zgjidhje, Qeveria e Kosovës vendosi në korrik të hakmerrej, gjë që shkaktoi reagime të mëdha për shkak të nivelit të ndjeshmërisë pas pushtimit rus të Ukrainës. Nga frika e një krize tjetër në Ballkanin Perëndimor – një vend i butë mes Rusisë dhe Perëndimit, BE-ja dhe ShBA-ja kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të shtyjë afatin deri më 1 shtator.

Një krizë u shmang, por kjo lloj marrëveshjeje shfaq sfida dhe çështje serioze, të cilat jo vetëm janë një tregues se lehtësimi i BE-së po bie në një rol tashmë të dobët në proces, por edhe se është në gjendje reaguese në këtë proces parandalimi që nxitet nga frika e paqëndrueshmërisë.

BE-ja ka rënë në grackën e stabilitetit që vepron në mënyrën e parandalimit të krizave në vend që të fokusohet në objektivat realë të dialogut, që jo vetëm se do t’i normalizonte marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por gjithashtu do t’u hapte rrugën të dyja vendeve për t’iu bashkuar BE-së.

BE-ja e ka pasur gjithmonë pikë të dobët stabilitetin e rajonit dhe kjo brishtësi është përforcuar ndjeshëm pas pushtimit rus të Ukrainës. Kështu, festimi në këtë rast u nxit nga ‘suksesi’ në parandalimin e një konflikti të mundshëm dhe jo nga një hap i rëndësishëm drejt një zgjidhjeje të qëndrueshme. Në mungesë të parimeve bazë dhe një afati të qartë kohor, BE-ja është hedhur nga një afat në tjetrin, duke rindërtuar elemente të marrëveshjeve të vjetra, të nxitura zakonisht nga palët rajonale që nuk janë gati për një përparim të madh.

Kjo marrëveshje, e cila ende nuk është publikuar, ngriti shumë shqetësime për transparencën e këtij procesi. Ideja për të kontrolluar narrativën duke folur fillimisht me mediat nga ndërmjetësi, pastaj me dy të liderët, dukej si një plan i mirë për t’i parandaluar narrativat toksike dhe deklaratat diametralisht të kundërta.

Megjithatë, mospublikimi i tekstit të dakorduar u lejon disave të vënë në dyshim ekzistencën e këtij dokumenti. Si rezultat i paqartësisë së Brukselit, procesi ka degraduar në nivelin e marrëveshjes verbale dhe tweet-ave, duke ngritur shqetësime nëse BE-ja mund ta drejtojë këtë proces në mënyrë efektive dhe se sa i qëndrueshëm do të jetë ky proces në të ardhmen.

Si përfundim, BE-ja do të bënte mirë të reflektonte mbi joefektivitetin e kësaj qasjeje inkrementale. Është e qartë se nuk ka qenë efektive në afrimin e palëve dhe krijimin e një momentumi të duhur për finalizimin e procesit. Ballafaqimi vetëm me marrëveshjet e së kaluarës nuk është përparim dhe do ta fusë BE-në në një rreth vicioz negociatash pa epilog.

*Ky shkrim është publikuar së pari në BiEPAG në gjuhën angleze.
https://biepag.eu/deja-vu-is-this-kosovo-serbia-dialogue-running-in-circles/

Lexoni Gjithashtu

Disinfo

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analizë

Memorandumi i mirëkuptimit midis Serbisë dhe BE-së, i nënshkruar më 19 korrik nën mbikëqyrjen e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, e ka kristalizuar qasjen transaksionale...

Disinfo

Gjatë dy viteve të fundit, Kosova ishte cak i sulmeve kibernetike dhe kërcënimeve me bomba, që kishin për qëllim destabilizimin e vendit dhe krijimin...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.