Connect with us

Hi, what are you looking for?

Analizë

A është dështimi në PISA analfabetizëm?

Po shkruaj prej zemrës të plastë.

Së fundmi, në një konferencë rreth arsimit në Kosovë, Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, znj. Apostolova, dha një deklaratë të fuqishme rreth gjendjes së arsimit në Kosovë. Ndër të tjera, ajo tha se të rinjtë kosovarë nuk dinë shkrim e lexim ë anafalbetizëm -ë dhe përdori rezultatet e testit PISA si pikë referuese ë ëndoshta duket si ekzagjerim, por kjo është e vërtetaë, tha ajo.

Për mua këto fjalë ishin shokuese dhe u habita si nuk u adresuan aspak nga Ministri jonë i Arsimit. Si një e re kosovare, e shkolluar parimisht në këtë sistem arsimor e besa edhe me eksperiencë në ligjërim dhe bashkëpunim me shkollat e Kosovës, ndjeva një lloj përbuzje nga shefja e BE-së për rininë tonë. Ndoshta është bërë mjaftueshëm për ne të identifikohemi dhe paragjykohemi gabimisht nga ndërkombëtarët vetëm pse sistemi jonë nuk ka arritur të zë hapat e duhur.

Znj, Apostolova, që të ju kundërvihem me respektin më të sinqertë deklaratës suaj ë jo, ajo nuk është e vërteta. Të rinjtë kosovarë dijnë shkrim e lexim ë merre këtë nga ne, kosovarët, që jetojmë dhe veprojmë në Kosovë. E vërteta është se sistemi arsimor kosovar dështon në përditësimin e materialeve dhe strukturave mësimore në shkolla e rrjedhimisht nxënësit tonë mësojnë, duke lexuar e shkruar, në një sistem të vjetër. Sa do të doja që Ministri i Arsimit të ju tregonte më shumë rreth Kurrikulës së Re që po zbatohet në Kosovë dhe objektivat që i ka ë ndoshta ky informacion do tëju sqaronte që të rinjtë tanë dijnë të shkruajnë e të lexojnë por sistemi dështon tëi mësojë qasjen kritike të shkrimit dhe leximit.

Pyesni një nxënës se ëka thotë ligji i tretë i Njutonit ë do ta dijë fjalë për fjalë ë por, mos e pyet ta demonstrojë atë, ngaqë nuk e ka praktikuar më parë. Kërkoni nga një nxënës të flasë detajisht rreth veprave të Bethovenit dhe jetës së tij ë do të impresionoheni ë por, mos i lësho atij/asaj Simfoninë nr. 5 dhe ta pyesni se cila vepër është, ngaqë nuk e kanë dëgjuar më parë. Kërkoni nga një nxënës të interpretojë lakoren e rezultateve të PISA-s, por mos e pyesni mbi shkaktarin e këtyre rezultateve ngaqë mendimi kritik dhe argumentimi nuk praktikohen në shkollat tona. E testi PISA, znj. Apostolova, pyet pikërisht këto lloj pyetjesh që unë ju sugjerova të mos i pyesni.

Çka është testi PISA?

PISA (Programi për Vlerësimin e Nxënësve Ndërkombëtar) është test mbarë botëror që vlerëson dituritë e të rinjve 15 vjeëarë në fushën e Matematikës, Shkencës dhe Leximit. Rrjedhimisht, rezultatet e PISA-s kanë për qëllim vlerësimin e sistemit të edukimit të një shteti ë si përdorin nxënësit njohuritë e tyre për të zgjidhur probleme të përditshme, e jo se si nxënësit kanë zotëruar një planprogram specifik. Nuk duhet të anashkalojmë faktin që testi PISA është një tjetër test i standardizuar, dhe normalisht që pakoja e ëtë mirat dhe të këqijatë e testeve të standardizuara i shkon për shtati. Disa shtete, p.sh. Gjermania, kanë marrë aq seriozisht rezultatet e PISA-s, saqë kanë ndryshuar strukturën arsimore për të përmirësuar rezultatet, ndërsa Hungaria, edhe pse me rezultat të njëjtë, nuk ka ndërmarrë ndonjë masë të ngjashme drastike. Rezultatet e PISA-s diktojnë gjendjen aktuale arsimore në shtet vetëm për parametrat të cilat i përfshijnë, dhe pastaj është përgjegjësi e shtetit të vendosë nëse do tëi pranojë këto rezultate si diktuese të politikave arsimore.

Çka përfshin testi PISA?

Testi PISA ka tre komponentë: Matematikë, Shkencë dhe Lexim. Pyetjet dhe problemet në test janë të bazuara në jetën reale. Fusha e leximit nuk ka për synim të testojë se a dijnë nxënësit të lexojnë, por qëllim ka ëkuptimin, përdorimin dhe reflektimin e materialeve lexuese, në mënyrë që të arrihet qëllimi i zhvillimit të njohurive dhe potencialit, si dhe pjesëmarrja në shoqëri.ë Për shembull, nëse ëLegjenda e Rozafatitë do të ishte në test, nxënësit pyeten se ëfarë ndikimi ka kultura shqiptare dhe kjo legjendë në veëanti rreth rolit të gruas në shoqëri. Pra, pyetjet kërkojnë mendim analitik dhe kritik.

Në fushën e Matematikës, kërkohen nga nxënësit të zgjidhin probleme në kontekst të botës reale. Nxënësit pritet të analizojnë dhe interpretojnë në mënyrë kritike lakore, tabela dhe koncepte matematikore. Për shembull, në një problem bëhet interpretimi i një lakoreje nga një gazetar dhe nxënësit pyeten nëse ky interpretim është i saktë dhe kërkohen të shtjellojnë përgjigjen e tyre. Ndërsa fusha e Shkencës ka për bazë Metodën Shkencore ë identifikimi i pyetjeve dhe problemeve shkencore, gjetja e fakteve të bazuara në hulumtim dhe eksperiment, nxjerrja dhe vlerësimi i konkluzioneve në bazë të fakteve, dhe komunikimi i qartë i konkluzioneve valide.

Ku po dështojmë ne si Kosovë?

Ne po dështojmë në ligjërimin e mendimit kritik në shkollat tona ë ne i stërngarkojmë nxënësit tanë me informata që tanimë janë kryesisht të panevojshme në botën e sotme. Edhe pse Kurrikula e Re është duke u implementuar dhe si kornizë përfshinë mendimin kritik në masë të madhe, jetësimi i Kurrikulës së Re në Kosovë është shumë i vështirë për shkak të mungesës së infrastrukturës, asistencës qeveritare në implementim, dhe zbehjes së motivimit nga ana e mësimdhënësve.

Problemi tjetër është që jemi duke u munduar të zbatojmë politika të shumta arsimore të cilat janë shumë bukur të shkruara në letër por nuk janë të përshtatshme me sistemin arsimor që kemi. Procesi i politikave arsimore ngec tek cikli i implementimit ngaqë ka kërkesa të panumërta që ju bëhen punonjësve arsimorë me politika të shumta arsimore dhe pastaj po humbet fokusi nga prioritetet. Pjesë të fajit kanë ekspertët e jashtëm arsimor që propozojnë politika arsimore (kryesisht të bazuara në shtete të zhvilluara) pa analizuar strukturën e arsimit kosovar dhe kulturën shoqërisë kosovare. Ne Finlandë nuk jemi.

Andaj znj. Apostolova, ju lutem që kur të thoni se të rinjtë kosovarë nuk dijnë shkrim e lexim ë qoftë ajo edhe në formë metafore për të argumentuar diëka ë së pari, bazohuni në fakte ngaqë po akuzoni një popullatë të tërë për analfabetizëm të skajshëm. Pastaj, ju lutem që gishtin ta drejtoni tek institucionet politikbërëse dhe sistemi i arsimit i cili në mënyrë sistematike ka dështuar që të edukojë nxënësit veëanërisht në tri komponentat e PISA-s, dhe jo tek këta të fundit të cilët janë vetëm produkt i sistemit (të cilin, të jemi të sinqertë, edhe ju e keni mbështetur në masë të madhe, por me rezultate neglizhente).

Lexoni Gjithashtu

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Çelnaja

Në episodin e 30 të Çelnajës, së bashku me profesorin e antropologjisë Nebi Bardhoshin, trajtojmë disa koncepte me rëndësi që janë pjesë e korpusit...

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analizë

Memorandumi i mirëkuptimit midis Serbisë dhe BE-së, i nënshkruar më 19 korrik nën mbikëqyrjen e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, e ka kristalizuar qasjen transaksionale...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.