Connect with us

Hi, what are you looking for?

Analizë

Dështimi i Bullgarisë sa i përket vaksinimit kundër KOVID-19: rreziqe të mëdha, rezultate mediokre

Programi i vaksinimit i Bullgarisë mund të konsiderohet vetëm si një dështim. Mund të jetë pasojë e një numri faktorësh – organizimit të dobët, paaftësisë dhe konfliktit të mundshëm të interesit. Nga ana tjetër, drama, e cila po zbërthehet tani, nuk duhet të na habitë. Bullgaria është e dyta në BE për nga numri i vdekjeve për kokë banori në bazë të statistikës javore dhe e fundit në BE për nga numri i vaksinave të administruara për kokë banori.

Në një artikull publik i kohëve të fundit nga bordi editorial i Wall Street Journal, shpërndarja e vaksinave të BE-së kundër Kovid-19 është quajtur një dështim. Sidoqoftë, nëse vështrojmë Bullgarinë, anëtarin më të varfër dhe më të korruptuar të BE-së, do të shohim një katastrofë. Ndërsa përgjigja e vaksinimit të BE-së ka qenë e vakët, procesi i shpërndarjes së vaksinave u duk se ishte e drejtë për të gjitha vendet anëtare. Dozat e para të vaksinave që i siguroi, BE-ja i shpërndau bazuar në numrin e banorëve të secilit shtet anëtar. Sidoqoftë, Bullgaria nuk i pranoi të gjitha dozat e caktuara – pse ndodhi kjo? A po i vihej një çmim jetëve të bullgarëve? Ishte një konflikt interesi apo një rast i pastër paaftësie? Le ta shtjellojmë më hollësisht!

Vaksinat e disponueshme në BE

BE-ja ka siguruar 2.6 miliardë doza vaksinash nga 6 prodhues të ndryshëm që nga 16 marsi i vitit 2021 dhe 4 prej tyre (1.86 miliardë doza) janë aprovuar për përdorim brenda BE-së. Ka edhe të paktën 4 vaksina të tjera që janë aprovuar për përdorim në të paktën një vend në botë. Ekzistojnë 4 lloje kryesore të vaksinave – mRNA, adenovirus (vektor viral), të bazuara në proteina dhe vaksina të bazuara në një virus inaktiv. Llojet e vaksinave mRNA janë zhvilluar dhe prodhuar nga Pfizer/BioNTech, Moderna dhe CureVac. Ky lloj i vaksinës është i bazuar në një teknologji të avancuar “[që] nuk ishte aprovuar kurrë ndonjëherë para pandemisë”.

Vaksinat e bazuara në adenovirus/vektor viral, të zhvilluara nga AstraZeneca, Johnson&Johnson/Janssen Pharmaceuticals, Gamaleya’s Sputnik V dhe CanSino Biologics përdorin një qasje relativisht të re, e cila, sidoqoftë, ka qenë e testuar tashmë në luftën kundër pandemisë me Ebola. Vaksinat e bazuara në proteina të Novavax dhe Sanofi-GSK janë ende në fazat e vona të zhvillimit. Metoda më tradicionale e vaksinës është ajo e virusit inaktiv e përdorur në kompaninë shtetërore kineze Sinopharm, Sinovac Biotech të Kinës dhe Bharat Biotech të Indisë.

Çështja e çmimeve

Ndërsa çmimet e sakta që furnizuesit e ndryshëm të vaksinave kanë negociuar me BE-në janë ndoshta sekreti më i mirë i ruajtur në BE, burime të ndryshme kanë llogaritur një gamë çmimesh nga të dhënat publike dhe gjysmë-publike. Në tabelën e mëposhtme mund t’i shihni të dhënat e grumbulluara nga The Economist dhe The Financial Times. Një cicërimë e fshirë menjëherë nga sekretarja e buxhetit e shtetit belg, Eva De Bleeker, zbulon edhe më shumë.

Fijaskoto na vakcinacijata protiv Kovid 19 vo Bugarija pregolemi rizici prosecni rezultati 1

Do të jetë e kuptueshme për një vend anëtar i ndjeshëm ndaj çmimit që të caktojë shumën maksimale të mundshme nga dozat më të lira, por a ka kuptim të ketë furnizim të plotë dhe të mos ketë furnizim të dy vaksinave me çmim të barabartë, të cilat në kohën e shpërndarjes ishin ende duke u rishikuar dhe nuk kishte garanci nëse asnjë, një ose dy prej tyre do të aprovohen?

Ndërsa vaksinat e mRNA duken të “mbivlerësuara” krahasuar me llojet e tjera të mundshme, ato ishin të parat që u aprovuan dhe u shpërndanë në të gjithë kontinentin. E tërë ideja për të pasur një portofol të madh të vaksinave të ndryshme ishte minimizimi i rrezikut që një vaksinë e vetme të ketë “probleme” me logjistikën ose performancën dhe gjithashtu të ekuilibrojë çmimin mesatar të gjithë portofolit. Pse atëherë Bullgaria vendosi të shpërfillë praktikën e miratuar dhe të vendosë të gjitha vezët e saj në një shportë?

Bazuar në llogaritjet e mia dhe të dhënat në dispozicion në këtë fazë, unë kam krijuar një pasqyrë të përafërt të çmimit të portofoleve të vaksinave të BE-së dhe Bullgarisë. Nëse portofoli i BE-së kushton rreth 11 EUR për dozë, Bullgaria do të ishte 9 EUR për dozë. Unë mendoj se “kursimet” prej 2 euro për dozë (18%) janë tregues i çmimit që qeveria bullgare u kishte vënë qytetarëve të saj. Këto janë kursimet nga zgjedhja e një portofoli me vaksina kryesisht më të lira në vend të një portofoli të ekuilibruar nga të gjitha vaksinat e disponueshme.

Fijaskoto na vakcinacijata protiv Kovid 19 vo Bugarija pregolemi rizici prosecni rezultati 5

Si u kthye shpërndarja e ekuilibruar e BE-së në një pozicion të përqendruar në Bullgari?

Bullgarisë iu caktuan 1.55% (indeksi i popullsisë së Bullgarisë në raport me popullsinë e BE-së) të gjitha dozave të vaksinave të negociuara. Së pari, Bullgaria nuk kërkoi të gjitha dozat e caktuara që i takojnë nga Moderna dhe Pfizer/BioNTech. Sidoqoftë, ajo kërkoi pothuajse maksimumin e vaksinave të AstraZeneca. Bullgaria gjithashtu kërkoi të gjitha sasitë e disponueshme nga Sanofi/GSK, e cila nuk është aprovuar ende. Për më tepër, Bullgaria refuzoi të gjitha vaksinat e caktuara nga Johnson&Johnson/Janssen Pharmaceuticals, vetëm që zyrtarisht iu kërkua të rinegocionte këtë vendim dhe më pas të blinte vaksinat nga qeveria suedeze.

Është vlerësuar se Bullgaria “bleu” paraprakisht rreth 13 milion doza (Tabela e shpërndarjes BE, BG). Pastaj u rrit në 18.6 milion doza. Sidoqoftë, BE-ja i ka caktuar Bullgarisë 42.8 milion doza. Përkundër mungesës së transparencës së plotë, mund të shihet nënvlerësimi i dy vaksinave që ishin më afër aprovimit (në dhjetor të vitit 2020) dhe mbivlerësimi i vaksinave ende të paaprovuara nga Sanofi/GSK. Duke pasur në dispozicion një plan të ekuilibruar të shpërndarjes – Bullgaria zgjodhi të përqendrohej në një vaksinë me afër 40% dhe të zgjidhte vetëm një (para marrëveshjes me Suedinë) prej vaksinave të vektorëve viralë që ishin në dispozicion.

Fijaskoto na vakcinacijata protiv Kovid 19 vo Bugarija pregolemi rizici prosecni rezultati 2[Tabela e shpërndarjes/furnizimit EU, BG, BG]

Dështimi i Bullgarisë

Mungesa e informacionit publik në lidhje me çmimet është disi e kuptueshme në nivelin e BE-së, njëherësh edhe në nivelin kombëtar. Sidoqoftë, Komisioni Evropian ka qenë i drejtpërdrejtë pasi po zbulon informacione në lidhje me procesin e shpërndarjes. Në Bullgari, përkundrazi, i gjithë procesi i shpërndarjes është i shoqëruar me mistere. Publikimet e herëpashershme të informacionit për publikun zakonisht shoqërohen me një katastrofë të madhe ose shfaqjen e konfliktit të perceptuar të interesit, si me rastin e AstraZeneca Bullgari.

Fijaskoto na vakcinacijata protiv Kovid 19 vo Bugarija pregolemi rizici prosecni rezultati 3Burimi: balkaninsight.com

Në një intervistë për Televizionin Kombëtar Bullgar më 14 janar 2021, drejtori i Qendrës Kombëtare të Sëmundjeve Infektive dhe Parazitare deklaroi se Bullgaria kishte porositur kryesisht vaksinën AstraZeneca (01:43:30). Drejtoresha ekzekutive e AstraZeneca në Bullgari është Zoya Paunova, njëra nga themelueset e partisë GERB të Borisov e cila është gjithashtu nëna e eurodeputetes Eva Maydell (Paunova), e cila poashtu është nga radhët e partisë GERB. Shoqata “Free Europe Bulgaria” dhe aktivistët e shoqërisë civile kanë bërë pyetjen nëse vendimi për të favorizuar furnizimin me AstraZeneca është i bazuar në këto relacione. Mund të jetë vetëm një paraqitje e konfliktit të perceptuar të interesit, por kjo është e mjaftueshme për të vënë në dyshim të gjithë procesin e furnizimit të vaksinave në Bullgari. Vijimi i shqetësimeve në lidhje me sigurinë e vaksinës AstraZeneca e cila u shfaq në mediat ndërkombëtare vetëm ndezi zemërimin e mëtejshëm midis qytetarëve dhe kontribuoi në një krizë besimi në programin e qeverisë.

Nga llogaritjet e mia në (Tabela e furnizimeve), duket se “plani” origjinal i qeverisë bullgare ishte të porosiste pjesë të barabarta nga vaksinat të bazura në proteina dhe me vektorë virale – 40% nga secila dhe 20% nga vaksinat mRNA. Më duhej ta përjashtoja Novavax nga llogaritjet sepse ende nuk është arritur ndonjë kontratë me ta. Është interesante të përmendet se plani origjinal ishte që të gjitha vaksinat me vektor viral të ishin vetëm nga një ofrues – AstraZeneca. Pas kërkesës nga BE-ja dhe marrëveshjes me Suedinë, furnizimi i ri “duket” më i ekuilibruar me 33% të shpërndara për secilin lloj të vaksinave. Sidoqoftë, në një nivel më të gjerë të BE-së, furnizimi është dukshëm i ndryshëm me 50% të dedikuara për vaksinat mRNA, 30% për vaksinat me vektor viral dhe 20% me bazë proteine. Ky plan firnizimi është aktual që nga marsi i vitit 2021 dhe me gjasë të ndryshojë me zbulimin e informacioneve të reja. Plani i furnizimit mund të jetë bazuar në faktin se vaksinat mRNA ishin të parat që u aprovuan për përdorim në të gjithë BE-në, ndërsa vaksinat e bazuara në proteina janë ende në fazat e vona të zhvillimit.

Fijaskoto na vakcinacijata protiv Kovid 19 vo Bugarija pregolemi rizici prosecni rezultati 6[Tabela e furnizimit sipas llojeve]

Strategjia bullgare e vaksinimit u shpall më 7 dhjetor 2020 përmes një Vendimi 896 nga Këshilli i Ministrave. Duket se mungesa e planifikimit dhe organizimit ishte një normë që nga fillimi. Shpjegimi që Ministri i Shëndetësisë i dha parlamentit për kërkesën për shpërndarje jo optimale të vaksinave mRNA ishte se ato vaksina kërkonin kushte specifike që ishin të paarritshme pa një organizim të mirëfilltë. A po e pranonin se vendi nuk ishte i përgatitur? Në të njëjtën kohë, kur BE-ja rriti furnizimin me vaksinat mRNA, qeveria bullgare zgjodhi të prokurojë më shumë vaksina mRNA. Kjo mund të vëzhgohet si një përzgjedhje kaotike që mund të shpjegohet me frikën e njohjes së një konflikti interesi, për të cilin shumë dyshojnë, ose me një paaftësi të pastër.

Një seri vendimesh konfliktuoze dhe informacione kontradiktore që erdhën nga qeveria nuk ndihmuan të bindnin qytetarët për të kundërtën. Për shembull, një “Korridor i Gjelbër” u prezantua pa mend dhe më pas u mbyll me ngut. Ideja pas “Korridorit të Gjelbër” ishte që të lejojë çdo qytetar, madje pa një rezervim, të vaksinohet në disa prej qendrave të vaksinimit. Në të njëjtën kohë, qytetarëve “u është ofruar” zgjedhja e vaksinës së preferuar. Pak prej atyre që u përpoqën të përfitonin nga ky opsion, u thanë se kishte vetëm një zgjedhje – AstraZeneca.

Ku jemi tani? Të fundit për nga vaksinimi në BE!

Duke marrë parasysh të gjithë këtë, rezultatet janë të qarta – që nga 9 prilli i vitit 2021, Bullgaria ishte vendi i 3-të nga numri i përgjithshëm i vdekjeve nga KOVID-19 në BE, në raport me popullsinë e saj. Dhe që nga e njëjta datë, Bullgaria ishte vendi i 2-të në BE për nga vdekjet e reja të konfirmuara për milion njerëz me një mesatare prej 7 ditësh. Në të njëjtën kohë, Bullgaria ishte e fundit në BE për nga numri i dozave të vaksinave të administruara në 100 njerëz. Por, edhe pse kemi arritur në fund të humnerës, kjo si duket nuk po e “lëkund” anijen qeveritare të Borisov.

Fijaskoto na vakcinacijata protiv Kovid 19 vo Bugarija pregolemi rizici prosecni rezultati 4

Kush do të marrë përgjegjësinë për këtë dështim?

Është tipike për qeverinë bullgare që kurrë të mos marrë përsipër përgjegjësi për veprimet dhe mosveprimet e saj dhe të gjejë një dele kurban nga diku tjetër. A do të jetë ky Komisioni Evropian? Borisov tashmë e ka provuar atë në të kaluarën. Për mua, duket se mungesa e organizimit, e cila duket se është në kufijtë e paaftësisë së pastër dhe dështimi i plotë i komunikimit të duhur me partnerët e Bullgarisë në BE dhe qytetarët bullgarë janë shkaqet kryesore të fushatës katastrofike të vaksinimit në Bullgari.

Fijaskoto na vakcinacijata protiv Kovid 19 vo Bugarija pregolemi rizici prosecni rezultati 7

 

Sigurisht, Borisov pretendon se ai po e menaxhon pandeminë “në mënyrën më të mirë të mundshme” dhe Ministrja e Jashtme Zaharieva pohon se “bota po flet për modelin bullgar të menaxhimit të krizës”, por mesazhe të tilla të konceptuara për konsum të brendshëm lehtë mund të dekonspirohen nga të dhënat. Ajo që i duhet Bullgarisë tani është një task forcë më e mirë dhe më e kualifikuar, e cila mund të ngrihet deri në sfidën e adresimit të mangësive në programin aktual.

 

Tekst je nastao u sklopu trećeg izdanja “Priča iz regije” kojeg provode makedonska Res Publica i Institut za komunikacijske studije iz Skoplja, u suradnji s partnerima iz Crna Gora (PCNEN), Hrvatske (Lupiga), Kosova (Sbunker), Srbije (Ne Davimo Beograd), Bosne i Hercegovine (Analiziraj.ba), I Grčke (Macropolis), u okviru projekta “Poveži točke: poboljšane politike kroz građansko učešće” uz podršku britanske ambasade u Skoplju.

Lexoni Gjithashtu

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Çelnaja

Në episodin e 30 të Çelnajës, së bashku me profesorin e antropologjisë Nebi Bardhoshin, trajtojmë disa koncepte me rëndësi që janë pjesë e korpusit...

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analizë

Memorandumi i mirëkuptimit midis Serbisë dhe BE-së, i nënshkruar më 19 korrik nën mbikëqyrjen e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, e ka kristalizuar qasjen transaksionale...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.