Connect with us

Hi, what are you looking for?

Analizë

Ekstremizmi i dhunshëm – Storia jote.

Sbunker ka hapur garën për shkrime për të gjithë studentët e universiteteve në Kosovë. Gara është e hapur për të gjithë studentët që shprehen më mirë përmes shkrimit, dhe synojnë të jenë pjesë e listës së gjerë me autorë në Sbunker.

Autorët garojnë duke shkruar për mënyrën se si ata e shohin shfaqjen dhe zhvillimet e ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë. Të gjithë garuesit inkurajohen të shkruajnë mbi rrëfimet e tyre personale, apo të argumentojnë observimet e tyre nga jashtë për dukurinë në fjalë.

Tre shkrime do të zgjedhen fituese, të cilat do të marrin shpërblime, krahas me hapësirën e botimit në Sbunker.

Shkrimet nuk duhet të jenë më të gjata se 900 fjalë, dhe të kenë citime të qarta të të gjitha burimeve të cilave iu referoheni në shkrim. Afati i fundit për të dorëzuar esenë është mesnata e 7 korrikut.

Esetë duhet të dërgohen në e-mailin [email protected], bashkë me një fotografi profili dhe një biografi të shkurtër. Së bashku me esenë, ju lutem ta dërgoni të skenuar kartën studentore, pa të cilën nuk mund të kualifikoheni për garë.

Çmimet e shkrimeve fituese do të ndahen në Prishtinë.

Sbunker mbështetet nga Programi Angazhimi për Barazi i financuar nga Agjensia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID Kosovo dhe implementuar nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim – Advocacy Training and Resource Center – ATRC.

Lexoni Gjithashtu

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Çelnaja

Në episodin e 30 të Çelnajës, së bashku me profesorin e antropologjisë Nebi Bardhoshin, trajtojmë disa koncepte me rëndësi që janë pjesë e korpusit...

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analizë

Memorandumi i mirëkuptimit midis Serbisë dhe BE-së, i nënshkruar më 19 korrik nën mbikëqyrjen e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, e ka kristalizuar qasjen transaksionale...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.