Connect with us

Hi, what are you looking for?

Analizë

Ëndrra evropiane: Për dikë realitet, për dikë një makth

Themeluesit e Projektit evropian ëndërronin një Evropë të bashkuar: një kontinent paqeje, solidariteti dhe prosperiteti të përbashkët. Një Evropë pa kufij dhe ndarje dhe me një diversitet të pasur të popullsisë së saj. Një Evropë që do të jetë “më e fortë e bashkuar “. A e mbështesin këtë ëndërr evropianët sot? Cilat janë pikëpamjet e tyre në një kohë kur ëndrra evropiane për disa vende është më shumë si një makth? Euroskepticizmi po merr hov, i ndihmuar nga largimi i Britanisë së Madhe nga BE-ja. Lëvizjet ultranacionaliste po shfaqen në shumë vende. Çfarë do të thotë e gjithë kjo për të ardhmen e Bashkimit Evropian, në një kohë sfidash të mëdha që kërkojnë bashkëpunim më të madh dhe të përbashkët (ndryshimet klimatike, migrimi), e jo mosmarrëveshje dhe përçarje?

Ndërsa po debatohet për të ardhmen e Evropës, iniciativa “Histori nga rajoni” është pikërisht në kohën e duhur. Demokracia funksionon më së miri kur dëgjohen zëra të ndryshëm. Kjo iniciativë shpërndan zërin e njerëzve nga vendet që janë tashmë anëtare të Bashkimit Evropian si dhe nga vendet që janë për një kohë të gjatë në “listën e pritjes”.

Në kushtet aktuale të pasigurisë ekonomike dhe shëndetësore, qytetarët e Evropës po kërkojnë diçka konkrete për të cilën mund të përkrahin; një vizion për të ardhmen që merr parasysh shqetësimet, stilin e jetës dhe vlerat e tyre. Ëndrra evropiane, e udhëhequr nga parimet themeluese të BE-së – demokracia, përfshirja, liberalizmi ekonomik – ende mund ta plotësojë atë boshllëk. Por, ky vizion mund të realizohet vetëm nëse udhëheqësit evropianë e kuptojnë se pa një plan për të ardhmen, nuk mund të ketë rrugëdalje nga pasiguria e së tashmes.

Edicioni i tretë i projektit “Histori nga rajoni” zbatohet nga Res Publica dhe Instituti për Studime të Komunikimit (ISK) dhe Sbunker, në bashkëpunim me partnerët tanë nga Shqipëria (IDM), Kroacia (Lupiga), Serbia (Ne davimo Beograd), Bosnja dhe Hercegovina (analiziraj.ba), Mali i Zi (PCNEN), Bullgaria (sega.bg), Greqia (Macropolis) dhe Sllovenia (Had).

—-

Iniciativën „Histori nga rajoni “ e realizon Instituti për Studime të Komunikimit në kuadër të projektit „Lidhni pikat (Povrzi gi toçkite): politika të përmirësuara përmes pjesëmarrjes qytetare“, zbatuar nga Instituti për Studime të Komunikimit (ISK), me mbështetje të Ambasadës Britanike në Shkup.

 

Lexoni Gjithashtu

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Çelnaja

Në episodin e 30 të Çelnajës, së bashku me profesorin e antropologjisë Nebi Bardhoshin, trajtojmë disa koncepte me rëndësi që janë pjesë e korpusit...

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analizë

Memorandumi i mirëkuptimit midis Serbisë dhe BE-së, i nënshkruar më 19 korrik nën mbikëqyrjen e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, e ka kristalizuar qasjen transaksionale...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.