Connect with us

Hi, what are you looking for?

Analizë

Epidemia e dezinformatave

Të ndërmarrësh veprime në bazë të informacionit të gabuar mund të vrasë. Sipas disa studimeve, në 3 muajt e parë të vitit 2020, pothuajse 6.000 njerëz në të gjithë botën ishin shtruar në spitale për shkak të dezinformatave në lidhje me koronavirusin. Gjatë kësaj periudhe, besohet se të paktën 800 njerëz mund të kenë vdekur për shkak të dezinformatave në lidhje me KOVID-19.

Numri i madh i informacioneneve – disa të sakta, disa të pasakta – që përhapen me një ritëm jashtëzakonisht të shpejtë, shumë lehtë mund të kenë një rezultat tragjik. Organizata Botërore e Shëndetësisë këtë fenomen e ka quajtur “Infodemi”. Informacioni i rremë është i shumëllojshëm. Që nga ditët e para të pandemisë, shumica e këtyre informacioneve kanë vënë në dyshim ashpërsinë dhe seriozitetin e KOVID-19. Ata gjithashtu dyshuan në efektivitetin e mbajtjes së maskave dhe rekomanduan barna dhe trajtime pa mbështetje shkencore dhe mjekësore. Ata gjithashtu diskreditojnë edhe efektivitetin e vaksinave, duke deklaruar se ato mund të ndryshojnë ADN-në e njeriut.

Dezinformatat krijojnë terren pjellor për pasiguri. Pasiguria, nga ana tjetër, nxit skepticizmin dhe mosbesimin ndaj institucioneve dhe mediave. Në këtë mënyrë krijohet një mjedis i dominuar nga frika, ankthi, agresioni, drejtimi i gishtit të fajit dhe nga hedhja poshtë e masave të provuara për mbrojtjen e shëndetit publik.

E gjithë kjo, në fund të fundit, çon në humbjen e jetës së njerëzve.

Në “Histori nga rajoni #5” do të zbulojmë se si vendet e Ballkanit u përballën (dhe po përballen) me të ashtuquajturën “Infodemi”. Lajmet e rreme nuk njohin kufij. Përmes përvojave të tyre, ne mund të mësojmë se si të mbrohemi nga epidemia e dezinformatave.

Ky blog është publikuar në kuadër të iniciativës „Histori nga rajoni“ që e zbaton Res publica në bashkëpunim me Sbunker (Kosovë), Analiziraj.ba (BH), Ne davimo Beograd (Serbi), Makropolis (Greqi) PCNEN (Mali i Zi) dhe Lupiga (Kroaci).

Iniciativën „Histori nga rajoni“ e realizon Instituti për Studime të Komunikimit në kuadër të projektit „Bashko pikatpolitika të përmirësuara përmes pjesëmarrjes qytetare, zbatuar nga Instituti për Studime të Komunikimit (ISK), me mbështetje të Ambasadës Britanike në Shkup.

Lexoni Gjithashtu

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analizë

Memorandumi i mirëkuptimit midis Serbisë dhe BE-së, i nënshkruar më 19 korrik nën mbikëqyrjen e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, e ka kristalizuar qasjen transaksionale...

Çelnaja

Në episodin e 30 të Çelnajës, së bashku me profesorin e antropologjisë Nebi Bardhoshin, trajtojmë disa koncepte me rëndësi që janë pjesë e korpusit...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.