Connect with us

Hi, what are you looking for?

Analizë

Analizë e amandamenteve të projektligjit për Komisionin e Pavarur për Media

Forumi për Integritetin e Informacionit ka analizuar 93 amandamentet e projektligjit për Komisionin e Pavarur për Media duke synuar të kuptojë nivelin e implementimit të rekomandimeve të dhëna më 24 maj 2024 nga Këshilli i Europës (KiE).

Tabela e mëposhtme tregon tri kategori të implementimit të rekomandimeve të KiE nga Komisioni i Kuvendit të Kosovës për Administratë Publike, Qeverisje Lokale, Media dhe Zhvillim Rural. Kategoria e parë e ngjyrosur me të gjelbër shfaq rekomandimet që janë trajtuar në plotni. Kategoria e dytë e ngjyrosur me të verdhë shfaq rekomandimet që janë trajtuar pjesërisht. Kategoria e tretë e ngjyrosur me të kuqe shfaq rekomandimet që nuk janë trajtuar fare.  

10 nga 12 rekomandimet kryesore të KiE, apo 83% e tyre, nuk janë trajtuar nga Komisioni për Media.  

Forumi për Integritetin e Informacionit si mekanizëm joformal u themelua në dhjetor të vitit 2021, me mbështetjen e Institutit Kombëtar Demokratik (NDI) nëpërmjet Agjencionit të Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), për të lehtësuar dialogun e brendshëm midis hisedarëve në zgjidhjen e problemeve të mundshme në fushën e mediave dhe informacionit. Publikimet dhe reagimet e Forumit për Integritetin e Informacionit nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht opinionet dhe qëndrimet e NDI-së dhe USAID-it

Rekomandimet e Këshillit të Europës A është trajtuar rekomandimi?
1.     Të qartësohet qëllimi i Ligjit I patrajtuar
2.     Të definohen obligimet e mediave

3.     Të hiqen definicionet e panevojshme

I patrajtuar

I patrajtuar

4.     Të diferencohen qasjet rregulluese

5.     Të qartësohen kriteret për licensim dhe regjistrim

I patrajtuar

I patrajtuar

6.     Të vendosen sanksione dhe gjoba proporcionale I patrajtuar
7.     Të zhvillohen konsultime dhe të sigurohet gjithëpërfshirja Pjesërisht i trajtuar
8.     Të qartësohen kompetencat dhe fuqitë e Autoritetit Rregullativ Kombëtar, si dhe të forcohet pavarësia e tij I patrajtuar
9.     Të rritet transparenca mbi pronësinë e mediave Pjesërisht i trajtuar
10.  Të themelohet fondi për mbështetjen e mediave

11.  Të promovohet vetërregullimi dhe bashkërregullimi

I patrajtuar

I patrajtuar

12.  Të trajtohen dezinformatat dhe të promovohet edukimi medial I patrajtuar

 

Rekomandimet e KiE Cili nen duhej të ishte amenduar?      A është marrë parasysh rekomandimi? Analiza
1 Të qartësohet qëllimi i Ligjit

●  Të deklarohet qartë se qëllimi i Ligjit është rregullimi i sektorit të mediave audiovizive dhe të elaborohen të drejtat dhe përgjegjësitë e mediave audiovizive dhe platformave për shpërndarjen e videove.

 

 

Neni 1

 

 

I patrajtuar

Seksioni 2.1 rekomandon ndryshimin e fushëveprimit të ligjit.
2 Të definohen obligimet e mediave

●  Të përfshihen në mënyrë eksplicite obligimet e mediave për mbrojtjen e të miturve dhe ofrimin e përmbajtjes së qasshme për njerëzit me aftësi të kufizuara sipas nenit 51.

●  Të rregullohen dispozitat lidhur me platformat për shpërndarje të videove në mënyrë që obligimet të vendosen drejtpërdrejt në këto platforma e jo në KPM.

 

Neni 51

 

 

 

 

Neni 51

 

 

I patrajtuar

 

 

I patrajtuar

Seksioni 2.2. rekomandon përfshirjen e obligimeve të mediave.
3 Të hiqen definicionet e panevojshme

●  Për të shmangur konfuzitetin dhe për të qenë në linjë me Direktivën për Mediat Audiovizive, të largohet definicioni “media audiovizive online”.

 

Neni 3, paragrafi 1.1.3

 

I patrajtuar

Seksioni 3.1 rekomandon heqjen e definicionit “media audiovizive online”.
4 Të diferencohen qasjet rregulluese

●  Për të mënjanuar një-qasje-për-të gjithë, të dallohen qartë rregulloret për mediat audiovizive sipas kërkesës (on-demand) dhe për platformat për shpërndarjen e videove.

Neni 30

 

Neni 33

I patrajtuar

 

I patrajtuar

Seksioni 3.1 mbi rregulloret rekomandon që për shërbime të ndryshme të aplikohen qasje të ndryshme rregulluese.
5 Të qartësohen kriteret për licensim dhe regjistrim

●  Në vend të kërkimit të lejeve, të krijohet një sistem i njoftimit ose regjistrimit për mediat audiovizive sipas kërkesës dhe platformat për shpërndarje të videove.

●  Të ofrohen definicione dhe procedura të qarta për lëshimin e licensave e lejeve, si dhe për regjistrim, në linjë me praktikat europiane.

 

 

Neni 30

 

Neni 33

I patrajtuar

 

 

I patrajtuar

Seksionet 3.2.1 – 3.2.3 rekomandojnë krijimin e sistemit të njoftimit ose regjistrimit për mediat audiovizive sipas kërkesës (on demand) dhe platformat për shpërndarjen e videove.
6 Të vendosen sanksione dhe gjoba proporcionale

●  Sanksionet dhe gjobat të jenë proporcionale me shkallën e shkeljeve, dhe të definohen qartë llojet e shkeljeve dhe dënimet korresponduese. 

●  Për të garantuar drejtësi, të zbatohet një sistem i shkallëzuar i sanksioneve që ka parasysh kapacitetin ekonomik të mediave.

Neni 56

 

 

Neni 56

I patrajtuar

 

 

I patrajtuar

Seksioni 1.3 rekomandon zbatimin e parimit të proporcionalitetit për caktimin e gjobave.
7 Të zhvillohen konsultime dhe të sigurohet gjithëpërfshirja

 

●  Të zhvillohen konsultime shteruese me hisedarët kryesorë, përfshirë mediat, shoqërinë civile, si dhe organet rregulluese, për të garantuar transparencë dhe gjithëpërfshirje në procesin legjislativ.

 

Pjesërisht i trajtuar

 

Para se KiE ta ofronte opinionion e vet ligjor ishte organizuar një konsultim publik.

 

Më parë, përfaqësuesit e shoqërisë civile iu drejtuan qeverisë dhe parlamentit për të kontribuuar dhe bashkëpunuar, por u neglizhuan.

Seksioni 1.4 rekomandon konsultime shteruese me ekspertë dhe pjesëtarë të shoqërisë civile.
8 Të qartësohen kompetencat dhe fuqitë e Autoritetit Rregullativ Kombëtar, si dhe të forcohet pavarësia e tij

 

●  Të definohen qartë në vetë ligjin, e jo në aktet nënligjore, kompetencat dhe fuqitë e Autoritetit Rregullativ Kombëtar për të garantuar burime të mjaftueshme njerëzore e financiare për KPM-në, në mënyrë që ta kryejë me efektivitet funksionin e vet.

 

●  Nëpërmjet dispozitave të qarta të sigurohen pavarësia dhe autonomia e Autoritetit Rregullativ Kombëtar rreth funksionimit të vet, burimeve njerëzore, si dhe mënyrave të emërimit dhe shkarkimit të menaxhmentit dhe organeve udhëheqëse.  

 

●  Të zbatohet një proces i pavarur i nominimit për përzgjedhjen e kryetarit të Komisionit të Pavarur për Media (KPM).

Neni 4 

 

 

Neni 55

 

 

 

 

 

 

 

Nenet 14-16

I patrajtuar

 

 

 

I patrajtuar

 

 

 

 

 

 

 

I patrajtuar

Seksioni 4 ofron rekomandime të ndryshme për pavarësinë e autoritetit rregullativ kombëtar.  
9 Të rritet transparenca mbi pronësinë e mediave

 

●  Të përfshihen në ligj standardet minimale mbi pronësinë e mediave dhe definicionet e centralizimit të mediave (media concentration) duke i hartuar kriteret, siç janë: kërcënimet për pluralizmin medial dhe rreziqet e centralizimit të mediave. 

 

●  Të rivendoset ndalesa për pronësinë e mediave nga partitë politike për të parandaluar politizimin dhe për të garantuar pavarësinë mediale.

 

Neni 42

 

 

 

 

 

Neni 26

Pjesërisht i trajtuar

 

– Është ndaluar pronësia e mediave për partitë politike dhe organizatat religjioze.

 

Në projektligj janë përfshirë disa kritere minimale për të siguruar pluralizmin medial.

 

Seksioni 5 ofron rekomandime mbi pronësinë e mediave dhe pluralizmin medial.
10 Të themelohet fondi për mbështetjen e mediave

●  Të përcaktohet qartë qëllimi i fondit për mbështetjen e mediave dhe të definohet “përmbajtja me interes publik” për të qenë në linjë me standardet europiane.

●  Të garantohet që fondi do të administrohet në mënyrë transparente dhe jodiskriminuese nga një autoritet rregullativ i pavarur i mediave me standarde të qarta qeverisëse.

 

 

Neni 8

 

 

Neni 8

 

 

I patrajtuar

 

 

I patrajtuar

Seksioni 5.3 rekomandon themelimin e fondeve për mbështetje të mediave dhe përfshin disa standarde minimale për funksionimin e tij.
11 Të promovohet vetërregullimi dhe bashkërregullimi

 

●  Të mbështetet dhe fuqizohet organi vetërregullues, duke siguruar bashkëpunim midis KPM-së dhe Këshillit të Shtypit për ruajtjen e standardeve të larta të gazetarisë dhe etikës së mediave.

●  Të inkurajohet zhvillimi i kornizave të vetërregullimit që përfshijnë standardet profesionale dhe etike, veçanërisht në mbulimin e kampanjave zgjedhore dhe ballafaqimin me dezinformatat.

 

Neni 4

 

 

 

 

 

Neni 4

 

I patrajtuar

 

 

 

 

 

I patrajtuar

Seksioni 3.4 rekomandon bashkëpunimin me organin vetërregullues dhe fuqizimin e tij.
12 Të trajtohen dezinformatat dhe të promovohet edukimi medial

 

●  Të promovohen edukimi medial dhe aftësitë digjitale për t’iu revanshuar dezinformatave dhe për të rritur vetëdijen publike.

 

●  Të inkurajohen iniciativat e bashkëpunimit për verifikimin e fakteve dhe përmirësimet e sistemeve të menaxhimit të përmbajtjes për ruajtjen e integritetit të informatave.

 

 

Neni 10

 

 

Neni 10

 

 

I patrajtuar

I patrajtuar

Dispozita e re për edukimin medial tenton ta trajtojë edukimin medial, por vetëm për mediat audiovizive, e jo për ato online, siç rekomandohet nga opinioni ligjor. Për më tepër, është shtuar një dispozitë e re që e obligon KPM-në ta hartojë një rregullore mbi dezinformatat – amandamenti 79. 

Seksioni 3.5 ofron një listë të rekomandimeve për luftimin e dezinformatave.

Lexoni Gjithashtu

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Çelnaja

Në episodin e 30 të Çelnajës, së bashku me profesorin e antropologjisë Nebi Bardhoshin, trajtojmë disa koncepte me rëndësi që janë pjesë e korpusit...

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analizë

Memorandumi i mirëkuptimit midis Serbisë dhe BE-së, i nënshkruar më 19 korrik nën mbikëqyrjen e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, e ka kristalizuar qasjen transaksionale...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.