Connect with us

Hi, what are you looking for?

Analizë

Gjuha s’është vetëm tul

Artikull origjinal i shkruar nga Maksut Shehu për Rilindjen.

Shumë kombe, një gjuhë, vetëm iluzion që nuk mund të “marrë frymë” në Jugosllavinë e Titos. – A ishte balon provues, urdhri i delegatit Kaçanski, në ndeshje boksi, ku zakonisht mbizotëron fryma sportive. – Çka do të thotë kërkesa që shkollarët e një populli të shtyhen në mbyllje, brenda kufijve krahinorë?

Dëgjuam qëmoti kërkesën: për një gjuhë shtetërore brenda RS të Serbisë. Edhe atje ku gjuha e kombësive në kohën e krijimit të Jugosllavisë së Titos, ka fituar të drejtë përdorimi, krahas të gjitha gjuhëve të kombeve, në vendin tonë. Ja, tani, gjysmë shekulli, së shpejti, mbushet, në këtë truall ku shqipja e folur dhe e shkruar në shkolla në administrata, në shoqëri e në marrëveshje e përditshme, pa urdhëra e urdhëresa, është gjuha e barabartë me të gjitha gjuhët tkera. Këtë e dimë qëmoti. Asnjëherë këtë të drejtë s’e kemi numëruar në vargun e fitoreve, përkundrazi si njërin prej fryteve të revolucionit tonë socialist, në bashkësinë vëllezërore të kombeve e të kombësive, në Jugosllavinë e Titos. Ne që me asnjë fërkemë s’e luajtëm pozitën tonë nga ky truall, përkundrazi luftuam për ngelje të gjithmonshme në një vend të këtillë, sepse këtu mësuamë abetaren e lirisë, të barazisë, duke harruar se me asnjë nuancë s’mund të kthehet e vjetra, ajo kohë kur për shumë kombe aplikohej vetëm një gjuhë, zyrtyre, e imonuar, posa që kalohej pragu i derës së shtëpisë. Dhe ishim të bindur, se ëndërralla, shumë kombe: një gjuhë, është vetëm iluzion që nuk mund të “marrë frymë” pikërisht në Jugosllavinë e Titos. Në kohën e krijimit të jugosllavisë së Titos, ka fituar të drejtë përdorimi, krahas të gjitha gjuhëve të kombeve në vendin tonë. Ja, tani, gjysmë shekulli, së shpejti, mbushet, në këtë truall ku shqipja e folur dhe e shkruar në shkolla në administrata, në shoqëri e në marrëveshje e përditshme pa urdhra e urdhëresa, është gjuha e barabratë me të gjitha gjuhët tjera. Këtë e dimë qëmoti. Asnjëherë këtë të drejtë s’e kemi numëruar në vargun e fitoreve, përkundrazi si njërin prej fryteve të revolucionit tonë socialist, në bashkësinë vëllezërore të kombeve e të kombësive, në Jugosllavinë e Titos. Ne që me asnjë fërkemë s’e luajtëm pozitën tonë nga ky truall, përkundrazi luftuam për ngelje të gjithmonshme në një vend të këtillë, sepse këtu mësuamë abetaren e lirisë, të barazisë, duke harruar se me asnjë nuancë s’mund të kthehet e vjetra, ajo kohë kur për më shumë kombe aplikohej vetëm një gjuhë, zyrtare, e imponuar, posa që kalohej pragu i derës së shtëpisë. Dhe ishim të bindur se ëndërralla, shumë kombe: një gjuhë, është vetëm iluzion që nuk mund të “marrë frymë” pikërisht në Jugosllavinë e Titos.

Askush prej nesh, armiqtë t’i mënjanojmë, s’ka ngritur as një gjysmë fryme zërin, që të mësohet, konkretisht, gjuha serbokroate, madje edhe prej ditëve kur filloi shfletimi i abetares, por ç’lumturi do t’ishte, pa imponim, pa urdhëresa, pa domosdoshmëri, të mësojmë me sinqeritet gjuhën e njëri-tjetrit, medoemos, këtu ne në Kosovë. Kjo është një dëshirë e përhershme: as ëndërrallë, as iluzion.

Dhe, këto ditë po ndodh e kundërta: hyrje e një praktike, që ende s’ka as forcë ligjore, nëpër deriçkë, në përditshmërinë tonë. Dhe menjëherë shtrohet pyetja: athua ishte balon provues urdhri i delegatit Kaçanski, që boksierët, të dy ekipeve (Radniçki i Beogradit dhe Prishtina), të përshëndetin publikun vetëm në gjuhën serbokroate. Del në shesh politizim i një ndeshjeje, ku zakonisht mbizotëron fryma sportive, plus imponimi i një gjuhe të vetme, pikërisht në një rreth, ku në mënyrë të barabartë, me ligje ekzistuese e nene kushtetuese, janë në përdorim disa gjuhë. Atë ditë ndodhi ajo që është dashur të ndodhë: boksierët e Prishtinës nderuan publikun e vet, si gjithmonë “Urra, urra urra”. Kërcënimi i Kaçanskit ngeli fjalë boshe.

A thua janë fjalë boshe konkluzionet e Shoqatës së mësimdhënësve universitarë dhe të punëtorëve të tjerë shkencorë të RS të Serbisë që i dërguan Komisionit për Çështje Kushtetutare të RS të Serbisë, ku pos kërkesave që është në kompetencën e tyre, e hedhin hapin hej larg, ashtu që pjesa më humane e intelegjencisë serbe që është tubuar rreth kësaj Shoqate, flet me “gjuhë të ujkut”, assesi ndryshe. Ja pse the se flasin me “gjuhë të ujkut”. Po citoj një pjesë të atyre konkluzioneve: “Çështje më vete është gjuha. Mësimi mund të zhvillojet në gjuhën serbokroate, si gjuhë shtetërore, dhe në gjuhën shqipe, si gjuhë kombëtare, me kusht që studentët që i kryejnë studimet në gjuhën shqipe duhet të kenë dijeni edhe të gjuhës serbokroate, si gjuhë zyrtare në RS të Serbisë, me kusht që mund të inkuadrohen vetëm në territorin e Kosovës e Metohisë në rast se studimet i kanë kryer vetëm në gjuhën shqipe… “

Komenti ynë: njerëzit që duhet t’thyejnë gardhiqet e ndasive, pjesa më humane e një intelegjencie, me vendime të pakuptimta, shkollarët e një populli i shtyjnë në mbyllje, brenda kufijve krahinor, duke ua rrëmbyer të drejtën me elementare të çdo qytetari të këtij vendi për punë, kudo në RSFJ. Prej një konkluzioni të këtillë del në shesh se gjuha s’është vetëm tul, përkundrazi e përdorur gabimisht, ashtu si ka dalë në faqet e të së përditshmes “Politika” (3 nëntor 1988), shndërroet në “parmendë të mprehtë që largon hendeqe ndasish”. As qysh ndryshe. Plus, kjo pjesë e intelegjencisë që deklarohen se numerikisht janë 6.000, laton çelësin që do ta mbyllte, në mes të tjerash, edhe Institutin Albanlologjik, këtë institucion të lartë shkencor. Të dëgjuar s’e kam, që shkenctarët të iniciojnë mbylljen e një vatre shkencore. Jo, gjuha s’është vetëm tul.

——–

Ky tekst është pjesë e nismës RI-RILINDJA – një shfletim digjital i historisë përmes faqeve të Rilindjes, gazetës kryesore të Kosovës në shekullin e kaluar. Faza pilot e këtij projekti është zbatuar nga Free Libre Open Source Software Kosova në bashkëpunim me Sbunker dhe Bibliotekën Hivzi Sulejmani, si dhe me mbështetje nga Ipko Foundation dhe Presidenca e Republikës së Kosovës.

Fillimisht e kemi digjitalizuar vitin e parë të së përjavshmes ‘Rilindja e Javës’, që është botuar çdo të dielë nga 14 shkurti i vitit 1988. 30 vjet më vonë, Sbunker sjell artikuj të përzgjedhur nga kjo periudhë me synim të ndërtimit të urave lidhëse mes diskursit të sotëm dhe atij të dikurshëm.

Lexoni Gjithashtu

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Çelnaja

Në episodin e 30 të Çelnajës, së bashku me profesorin e antropologjisë Nebi Bardhoshin, trajtojmë disa koncepte me rëndësi që janë pjesë e korpusit...

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analizë

Memorandumi i mirëkuptimit midis Serbisë dhe BE-së, i nënshkruar më 19 korrik nën mbikëqyrjen e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, e ka kristalizuar qasjen transaksionale...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.