Kryetari i komunës së Velika-Klladushës Fikret Abdiq dhe disa kolegë të tij janë arrestuar muajin e kaluar nën dyshimin e shpërdorimit të detyrës. Zyra e Prokurorit të Kantonit Una-Sana nxori një njoftim për shtyp ku pretendoi se Abdiqi dhe kolegët e tij janë arrestuar për shkak të dyshimeve të keqpërdorimit në prokurimin publik, punësimin e jashtëligjshëm, shpërblimin e të punësuarve, shpërdorimin e fondeve publike, përvetësimin me truall për ndërtim dhe lëshimin e lejeve të ndërtimit.
Shkurt e shqip, Abdiqi dhe kolegët e vet dyshohen për përvetësimin të çdo gjëje që mund të përvetësohet nga një qeveri komunale. Përveç Zyrës së Prokurorit, shumë qytetarë të Velika-Klladushës kanë ndarë në media përvojat e tyre me nëpunësit e korruptuar të komunës, zakonisht kur janë përpjekur të marrin leje ndërtimi. Si duket, disa të arrestuar kanë njoftuar për bashkëpunim të plotë me prokurorët gjatë procedurës. Thënë thjesht, do të ishte për t’u çuditur nëse Abdiqi ia del t’i shmanget edhe një burgosjeje, por këtë herë nuk do të ketë shumë njerëz që do ta shohin si viktimë dhe t’ia mbajnë anën.
Abdiqi ndërtoi fuqinë e tij në vitin 1987 gjatë aferës famëkeqe të “Agrokomercit” që tronditi publikin e ish-jugosllavisë. Sa ishte Menaxher i Përgjithshëm i këtij gjiganti industrial të RSFJ-së, ai u dënua me katër vite e gjysmë burgim për lëshimin e shënimeve premtuese prej gati 400 milionë dollarësh amerikanë pa mbulim – shumë që kur rregullohet me inflacionin e sotëm është rreth 1 miliard dollarë amerikanë.
Sot, mediat zakonisht raportojnë që ai ishte gjykim kangur nën drejtimin politik të Beogradit që donte ta eliminonte dinastinë politike të Bosnjës e Hercegovinës të udhëhequr nga vëllezërit Hamdija dhe Hakija Pozderac, të cilët ishin prapa suksesit ekonomik të “Agrokomercit”. Kjo aferë e transformoi Abdiqin në viktimë të një gjykim-shfaqjeje, pavarësisht nga fakti që procedurat nuk ishin ndikuar, por përvetësimi ekonomik që i ishte lejuar atij nën sistemin që komprometoi padronët e tij ekonomikë.
Sidoqoftë, duke përdorur veprime të mençura politike dhe mediatike, boshnjaku Fikret Abdiq ia doli t’i bindë bashkatdhetarët e tij që arsyeja e vetme e arrestimit e tij është se sistemi nuk mund ta lejonte një boshnjak mysliman të krijojë një mrekulli financiare. Ç’është e vërteta, ai e shndërroi një fabrikë të vogël me disa dhjetëra punëtorë në një gjigant industrial me më se 13,000 punëtorë dhe kolegë.
Nuk është vështirë të imagjinohet lloji i kultit të personalitetit që Abdiqi ka ndërtuar si menaxhues i përgjithshëm i një gjiganti industrial të një rëndësie të tillë, në një ndër pjesët më të pazhvilluara të Bosnjës dhe Hercegovinës. Cazinska-Krajina, ku gjendet Velika-Klladusha, ishte pjesë me migrim të lartë, me varfëri, me papunësi dhe analfabetizëm që mund të krahasoheshin me zonën më të pazhvilluar të ish-Jugosllavisë – Kosovën. Meqë “Agrokomerc” shihej si motor i ekonomisë dhe infrastrukturës së rajonit, Velika-Klladusha hipi nga thuajse-fedudalizmi në epokën moderne; kishte përparim të jashtëzakonshëm në edukim, në sistemin shëndetësor dhe aktivitetet kulturore, gjë që ktheu shumë ‘gastarbajterë’ në shtëpi. Këto janë arsyet që shndërruan kultin e personalitetit të Abdiqit një figurë atërore me nofkën “Babo”, dhe pas arrestimit të tij e shndërruan në martir.
Si martir, ai përfaqësonte një ideal me të cilin identifikoheshin shumë boshnjakë, pra gjatë rrënimit të Jugosllavisë dhe të konceptit të ‘vëllazërimit e bashkimit’ dhe rilindjes kombëtare, ai njihej si politikan i besueshëm. Pasi vuajti dënimin, ai u bë pjesë e partisë kombëtare të boshnjakëve – Partisë për Veprim Demokratik (PVD) dhe fitoi më se një milion vota në zgjedhjet demokratike të Presidencës së Bosnjës e Hercegovinës, disa dhjetëra më shumë se sa themeluesi i PVD-së Alija Izetbegoviq. Të dy u zgjodhën në përbërjen e shtatë anëtarëve të Presidencës. Pas një vendimi të brendshëm të PVD-së, ai lë pozitën si kryetarit të Presidencës dhe qëndron në Velika-Klladushë dhe i përkushtohet “Agrokomercit”.
Vitet e tij të luftës u bënë subjekt i shumë analizave dhe fjala më e përshtatshme për t’i përshkruar do të ishte ‘kontraverse’. Në mes të luftës në Bosnjë e Hercegovinë, Abdiqi u rebelua kundër Izetbegoviqit dhe qeverisë legjitime të atëhershme dhe themeloi provincën autonome të ‘Republikës së Bosnjës Perëndimore’ në territorin e Velika-Klladushës dhe rrethinën e saj. Kjo politikë e përçarjeve të brendshme boshnjake u mbështet nga burimet ekstremiste serbe dhe kroate që kërkonin shkatërrimin e Bosnjës dhe Hercegovinës për ta formuar Serbinë e Madhe dhe Kroacinë e Madhe.
Ky konflik i brendshëm boshnjak, i shkaktuar nga Abdiqi, ishte i vetmi konflikt i armatosur brendaetnik gjatë luftërave të Jugosllavisë, dhe mijëra njerëz u vranë në të dyja anët. Abdiqi u mbështet nga aspekti logjistik prej Sllobodan Millosheviqit i Franjo Tugjmanit, u kryen shumë krime dhe “Babo” u ndjek dhe u dënua. Pas gjykimit në Kroaci që ndodhi vetëm pas vdekjes së Tugjmanit, ai u dënua me 20 vjet dhe më pas 15 vjet burgim.
Pas vuajtjes së dënimit të parë 15-vjeçar, Fikret Abdiqi u burgos sërish, këtë herë për shkak të shkeljeve më të rënda të ligjit ndërkombëtar humanitar. Ai kaloi edhe dhjetë vjet në burg, dhe pas vuajtjes së dy të tretave të dënimit, ai u lëshua në vitin 2010. ‘Kurora e dyfishtë’ penale nuk mjaftoi për ta larguar nga jeta publike. Katër vjet më vonë, ai kandidoi për Kryetar të Velika-Klladushës dhe falë opozitës së përçarë, ai fitoi zgjedhjet ku më pak se 50% të popullatës doli për të votuar. Meqë ligji i zgjedhjeve në Bosnjë për zgjedhjet lokale nuk njeh një rund të dytë, ai u bë kryetar.
Shumë do të thoshin se anomalia i sistemit zgjedhor të Bosnjës e Hercegovinës është mosndalimi për kandidim i personave të dënuar për krime lufte. Po ashtu, nuk ekziston ndonjë ligj zyrtar që ndalon njerëzit që t’i fusin gishtat në prizë, por njerëzit e arsyeshëm nuk e bëjnë. Megjithatë, politika në Ballkan shpeshherë nuk është produkt i vendimmarrjes së arsyeshme por i shpërthimeve emocionale, dhe në qoftë dikush që ka bërë ndjekës bazuar në besim të verbër, atëherë është “Babo”, pra është vështirë të bashkëndihet me qytearët e Klladushës lidhur me rizgjedhje ne tij.
Duke zgjedhur Fikret Abdiqin si kryetar komune, qytetarët e Velika-Klladushës kanë zgjedhur izolimin për shkak se i zgjedhuri i tyre është i padëshiruar në komunat e rrethinës, pasur parasysh vitet kur ai i sulmonte. Gjatë ceremonisë së dhënies së certifikatës së kryetarit, të pranishmit i bënë y Abdiqit dhe kryetarët e komunave të tjera të Kantonit Una-Sana lanë dhomën në shenjë proteste kur përfaqësuesit e Komisionit Qendror Zgjedhor ia dhanë certifikatën “Babos”. Ai ishte po ashtu i vetmi kryetar komune që nuk mori pjesë në pritjen e Kryeministrit të Kantonit të Una-Sanës, duke treguar prej fillimit se mandati i tij nuk do të njihet për përparim dhe bashkëpunim.
Pas katër vjetësh, këto frika u shndërruan në një rast penal që do të merrej me shpërdorimin e detyrës dhe kandidimin sikur komuna të ishte pronë e tij private. Ai menaxhonte “Agrokomercin” në të njëjtën mënyrë, si dhe gjatë kohës së luftës, pa ndonjë ndjenjë të përgjegjësisë morale për ata që ia besuan karrigën e kryetarit. Ai i tradhtoi qytetarët që e panë si baba, ashtu siç e tradhtoi familjen Pozderac që e trajtoi sikur bir.
Ai është “Babo” vetëm për fëmijët e tij, të cilët gëzojnë rezultatet e veprave të tij kriminale – biri i tij ka trashëguar operacionet e biznesit të “Agrokomercit” në Kroaci, ndërsa dy vajzat kanë pozita të larta në gjyqësorin lokal dhe kantonal. Na mbetet veç të spekulojmë rreth pasurisë së tyre personale, por të jemi të bindur se punët u janë rregulluar, ndryshe nga mbështetësit e tij, të cilët ose jetojnë në katër anët e botës për shkak të besimit në politikat e tij, ose në Velika-Klladushë duke i vuajtur pasojat e tyre.
Historianët sigurisht do të zbaviten duke e studiuar jetën dhe veprën e këtij biznesmeni dhe politikani kontravers, por një gjë është e sigurt – edhe mbështetësit e tij më besnikë mbeten pa argumente para kësaj – se Fikret Abdiqi është i vetmi politikan që njohim i cili u ndoq penalisht dhe u shpall fajtor për krime finaniare si biznesmen, por krime të luftës si lidren i një parashteti, dhe për sjelle kriminale në administratën publike si kryetar komune. Në paraqitjen e tij të parë në gjykatë, përdoruesit e mediave sociale e shpërblyen me “Grand Slam-in Penal” për shkak të krimit të modës sepse kishte veshur kravatë me këmishë mëngëshkurtër.
Por, qytetarët e Velika-Klladushës nuk mërziten për një shaka. Komuna ka borxhe, po përballet me hyrje të mëdha refugjatësh e migrantësh, qytetarët janë të përçarë dhe dhe konfliktuozë, dhe administratës publike i duhet kohë për t’u këndellur nga “trashëgimia e Babos”. Pyetja se si dhe se a janë të gatshëm qytetarët e Klladushës për ta lënë Abdiqin dhe politikat e tij, këtë do ta shohim në vjeshtë, kur janë caktuar zgjedhjet në Bosnjë dhe Hercegovinë.
——–
Në muajt në vijim, bashkëpunimi në mes të platformave online Remarker dhe Sbunker do të sjellë një seri analizash që kanë për qëllim nxitjen e debatit të hapur e kritik mbi situatën aktuale në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Pas qëndrimeve të fundit nga Franca, një ndër shtetet anëtare me më së shumti ndikim në BE, rajoni po përballet me një ndër sfidat më të vështira të tri dekadave të fundit, prej kur shtetet e Ballkanit Perëndimor filluan rrugën e tyre të vështirë, fillimisht duke kaluar nëpër konflikte dhe pastaj në procesin e demokratizimit dhe integrimit evropian.
Qëllimi i Remarker dhe Sbunker është të krijojë njohje më të mirë të çështjeve aktuale në vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe rritjen e vetëdijes mbi proceset e integrimit evropian, atë të demokratizimit dhe sundimit të ligjit, si kushtet kryesore për arritjen e paqes afatgjatë dhe stabilitetit në rajon.
—–
Shkrimin në gjuhën serbe mund ta gjeni këtu, ndërsa në gjuhën angleze këtu.