Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Connect with us

Hi, what are you looking for?

Analizë

Hapet aplikimi – TruAktiv: Politika dhe Shoqëria

Ilustrimi: Big Eye

truAktiv shpall

KONKURS

Për gjeneratën e dytë të pjesëmarrësve në modulin Politika dhe Shoqëria
Po kërkojmë të rinj të moshave 17-22 vjeç (nuk e kqyrim për pak) që besojnë në dije dhe dëshirojnë të ndikojnë në krjimin e kuptimeve, në formësimin e shoqërisë. Nuk ka lidhje a studioni shkencë shoqërore a natyrore, ose nëse ende je në shkollë të mesme. Po kërkojmë tru aktivë.

Pas suksesit të vitit të kaluar, moduli “Politika dhe Shoqëria”i programit TruAktiv, rikthehet sivjet edhe më i struktuarar, më sfidues e më gjithëpërfshirës.

Për çka po bëhet fjalë?

TruAktiv është program alternativ i edukimit që synon avansimin e mendimit kritik dhe qasjeve kritike në të kuptuarit e shoqërisë. Këtë e bëjmë përmes seancave që udhëhiqen nga studiues shkencorë ku njohuritë akademike ligjërohen përmes diskutimeve interaktive mes pjesëmarrësve. Mjeti primar i ligjëruesve në TruAktiv është diskutimi, i cili shoqërohet me prezantime të shkurta, punës në grupe, ndërhyrjeve me video-materiale apo prezantimeve përmes telekonferencave.

Në gjeneratën e dytë të modulit Politika dhe Shoqëria që fillon në muajin tetor, përgjatë pesë fundjavave intensive, pjesëmarrësit do të pajisen me njohuri dhe shkathtësi në të kuptuarit e shoqërisë, koncepteve shkencore, analizës së proceseve shoqërore dhe të menduarit kritik.

Pjesëmarrësit do të fillojnë punën me një rishikim të historisë së mendimit filozofik perëndimor, një hyrje intensive në fushat e filozofisë, sociologjisë shkencës politike dhe psikologjisë. Më pas, pjesëmarrësit do të kuptojnë më shumë për pushtetin dhe politikën, për diskursin dhe sferën publike, për të drejtën dhe ligjin, për vlerat dhe demokracinë, si dhe për ekonominë politike. Liria, barazia dhe pushteti, jane disa nga konceptet kyçe që elaborohen përgjatë gjithë programit.

Kur dhe ku?

Moduli Politika dhe Shoqëria do të mbahet përgjatë muajve tetor dhe nëntor, ndërsa sesionet do të organizohen të premteve dhe të shtuneve, gjatë gjithë ditës, në Prishtinë.

Kush ligjëron?

Ligjëruesit tanë janë studiues, kryesisht nëpër universitete evropiane, profesionistë të shquar dhe personalitete të jetës shoqërore, të cilët janë të përkushtuar për përmirësimin e kapaciteteve menduese në shoqëri. Ligjëratat do të udhëheqen nga Adem Beha, Agon Maliqi, Ardiana Shala Prishtina, Artan Mustafa, Donikë Qerimi, Dritan Dragusha, Rinor Gashi, Flutura Kusari, ndërsa ato do përfshijnë edhe një listë të gjatë ligjëruesish musafirë, disa prej tyre edhe përmes video-ligjëratave, në kuadër të një kurrikule intensive kordinuar nga Krenar Gashi.

Si të aplikoni?

Plotësojeni pyetësorin e përgatitur këtu, më së largu deri më 23 shtator 2018, në ora 22:00.

Inkurajohen të aplikojnë sidomos të rinjtë nga zonat rurale, vajzat dhe gratë e reja, personat me aftësi të kufizuara dhe pjesëtarët e komuniteteve pakicë.

Ilustrimi: Big Eye 

——-

TruAktiv mbështetet nga projekti ‘Përkrahja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë’, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

Lexoni Gjithashtu

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Çelnaja

Në episodin e 30 të Çelnajës, së bashku me profesorin e antropologjisë Nebi Bardhoshin, trajtojmë disa koncepte me rëndësi që janë pjesë e korpusit...

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analizë

Memorandumi i mirëkuptimit midis Serbisë dhe BE-së, i nënshkruar më 19 korrik nën mbikëqyrjen e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, e ka kristalizuar qasjen transaksionale...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.