Connect with us

Hi, what are you looking for?

Analizë

Mali i Zi në NATO: therrë në sytë e Putinit

Shteti ynë fqinj, Mali i Zi, sot mban zgjedhje të rregullta parlamentare. Sipas anketave, në vend të parë sërish pritet të dalë partia e cila udhëheq me vendin që 25 vite ë Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) e kryeministrit Millo Gjukanoviq. Por me gjasë ajo do ta ketë më të vështirë se herëve të tjera që të formojë qeveri, për shkak të pakënaqësive popullore me qeverisjen (sidomos korrupsionin), mundësisë se nuk mund të gjejë partnerë për koalicion të qëndrueshëm, dhe faktit se opozita është bërë bashkë në blloqe.

Nga rezultati i zgjedhjeve do të kuptohet nëse fqinji ynë do të vazhdojë trajektoren pro-perëndimore dhe konstruktive në politikën e jashtme ë politikë të cilën e ka ndjekur me sukses duke e përafruar Malin e Zi në strukturat euro-atlantike, përkundër faktit se paralelisht është bërë hambar i investimeve ruse në ekonomi.

E veëanta e këtyre zgjedhjeve është se ato shihen edhe si njëfarë referendumi për anëtarësimin e Malit të Zi në aleancën ushtarako-politike të NATO-s, një ndër ëështjet më përëarëse në shoqërinë malazeze. Mali i Zi tashmë e ka marrë ftesën prej NATO-s dhe i ka përfunduar negociatat për anëtarësim në maj të këtij viti, ndërkohë që pret ratifikimin e kësaj marrëveshjeje nga Kuvendi që do dalë prej zgjedhjeve të 16 tetorit (si dhe nga kuvendet e vendeve anëtare). ë

Pas ndarjes nga Serbia përmes referendumit në vitin 2006, dhe njohjes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008 ë hapa që Gjukanoviq arriti tëi shtyjë përpara përkundër rezistencës së serbëve të Malit të Zi, që përbëjnëërreth 30% të popullsisë, dhe rrymave të tjera pro-lindore në vend ë anëtarësimi në NATO e përbën ndoshta një sfidë edhe më të vështirë për prijësin deri tani të pakontestueshëm të vendit fqinj.

Problem në këtë mes nuk është vetëm popullariteti i ulët i NATO-s (për shkak të historisë së bombardimeve dhe lidhjeve tradicionale me Rusinë), por sidomos kundërshtimi i madh dhe aktiv i Rusisë ndaj këtij hapi.

Procesi i anëtarësimit të Malit të Zi në NATO duhet parë si pjesë e konfliktit të madh që ka shpërthyer viteve të funditë në mes të Rusisë dhe perëndimit për zgjerimin e sferave të interesit ë konflikt ky që shpërtheu përgjakshëm në Ukrainë dhe më herët në Gjeorgji, që po manifestohet në luftërat proxy në Siri, në përpjekjet e të dyja palëve për ta bërë për vete Turqinë, apo edhe në lëvizjet e fundit taktike siëzhvendosja e armëve nukleare ruse në thellësi të Baltikut.

Siç edhe e ilustroi raporti i fundit i Assoiciated Press mbi ngritjen e bazës së inteligjencës ruse në Nish të Serbisë, Ballkani është një prej fronteve të rëndësishëme në këtë betejë të thellë gjeopolitike, gjë që e shpjegon insistimin perëndimor për ta përshpejtuar futjen e Malit të Zi brenda mburojës së NATO-s, dhe kundërshtimin e fortë tëëRusisë ndaj këtij fakti.

Si parantezë, meriton të përmendet fakti se rëndësia e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO është edhe arsyeja përse perëndimi, sidomos Departamenti i Shtetit i SHBA-ve, insiston kaq fort që Kosova të miratojë demarkacionin me Malin e Zi (një vend anëtar duhet të ketë kufij të qartë).

Rusia në Ballkan vazhdimisht po e shantazhon perëndimin me destabilizim dhe duke luftuar kundër interesave strategjike të saja.Bosnja, Maqedonia dhe Kosova mbeten pikat më të brishta për shkak të konflikteve ndëretnike dhe politike, dhe në këto vende Rusia ka ndikim përmes lojtarëve politik të agjendës së saj (veçanërisht Dodikun në Bosnje dhe Gruevskin në Maqedoni).

Por ndaj këtij presioni rus nuk ka mbetur imun as Mali i Zi, për shkak të përëarjes së thellë shoqërore në mes të rrymave pro-perëndimore (malazezëve dhe shqiptarëve) dhe atyre pro-ruse (kryesisht serbëve).

Vitin e kaluar, në kohën kur perëndimi po ia hapte rrugën Malit të Zi për anëtarsim në NATO, në vendin fqinj shpërthyen protestat më të mëdha anti-qeveritare që janë parë ndonjëherë në këtë vend,ëtë nxitura nga opozita pro-serbe dhe pro-ruse.Dyshohet fort se në nxitjtjen e tyre luajti rol edhe shërbimi informativ i Rusisë (FSB).

Ndërhyrja ruse në politikën e brendshme të Malit të Zi është e dukshme edhe në këtë cikël zgjedhjesh, dhe ajo ndërhyrje duket të jetë aq e madhe saqë e ka shqetesuar tej mase edhe vetë Gjukanoviqin.

Para disa ditësh, në një intervistë dhënë kanalit PINK, Gjukanoviq hapur dhe ashpërëakuzoi Rusinë se kishte hedhur para të majme përmes kanaleve zyrtare dhe sekrete për të ndikuar në zgjedhjet e shtetit të tij. Deklarata kaq e drejtpërdrejtë është mjaft e pakazontë, marrë parasysh faktin se Gjukanoviq ndër vite është kujdesur që përkundër linjës pro-perendimore, të mos krijojë raporte konfliktuale me Rusinë për shkak të lidhjeve historike dhe investimeve të shumta të biznesmenëve rus.

Por tani për shkak të agresivitetit të Putinit, për të cilin anëtarësimi i Malit të Zi në NATO është halë në sy, konflikti është bërë i hapur dhe udhëkryqi për fqinjët tanë është bërë i qartë.

Dy ditë para zgjedhjeve, në një prononcim të fundit para heshtjes parazgjedhore, Millo Gjukanoviq e artikuloi shumë qartë se për ëka po vendoset në këto zgjedhje.ëëDuhet të zgjedhim nëse duam të jemi vend i BE-së dhe NATO-s, apo nëse do të jemi koloni e Rusisëë, tha kryeministri malazez. ëPër interesin e Kosovës, shqiptarëve dhe rajonit në përgjithësi, na mbetet të shpresojmë se malazezët do të zgjedhin të parën.

Lexoni Gjithashtu

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Çelnaja

Në episodin e 30 të Çelnajës, së bashku me profesorin e antropologjisë Nebi Bardhoshin, trajtojmë disa koncepte me rëndësi që janë pjesë e korpusit...

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analizë

Memorandumi i mirëkuptimit midis Serbisë dhe BE-së, i nënshkruar më 19 korrik nën mbikëqyrjen e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, e ka kristalizuar qasjen transaksionale...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.