Connect with us

Hi, what are you looking for?

Analizë

Pengesat për ndërgjegjësimin rreth Kapitalit Gërryes në Ballkanin Perëndimor

Gjatë viteve të fundit janë botuar një vërshim studimesh të përqendruara në çështjen e përhapjes së kapitalit gërryes në Evropë. Vetë kjo shprehje është krijuar nga Qendra për Ndërmarrje Ndërkombëtare Private (CIPE) dhe qëllimi i saj është “ta etiketojë më drejt financimin që i mungon transparenca, llogaridhënia, dhe orientimin i tregut që rrjedh nga regjimet autoritare drejt demokracive të reja e tranzicionale (…) gjë që i avancon qëllimet politike të huaja autoritare në dëm të institucioneve lokale dhe të interesave gjeopolitike perëndimore”. Dhe kjo çështje është vërtet sfiduese. Për më shumë se tri dekada, vendet në tranzicion orvaten zyrtarisht që të bëhen pjesë e sferës Perëndimore, ose përmes proceseve në anëtarësimit në BE dhe/ose në NATO, ose duke lidhur partnershipe të thella dhe gjithpërfshirëse me to dhe/ose me shtetet e tyre anëtare. Përmes këtyre proceseve dhe bashkëpunimeve, vendet në tranzicion zakonisht obligohen të ndërmarrin reforma që synojnë forcimin e demokracisë, të sundimit të ligjit, të ekonomisë së tregut, të lirive civile dhe të medias, etj. Sidoqoftë, tranzicioni nuk është proces i thjeshtë për shkak të shumë sfidave, përfshirë ato politike, dhe kapitali gërryes pa dyshim përbën sfidë të rëndë meqë mund t’i shfrytëzojë dobësitë. Regjimet joliberale dhe autokratike që zakonisht i mbajnë të kapura ose i ndikojnë ekonomitë dhe ndërmarrjet (edhe pse në disa raste janë private) e tyre, përdorin investimet, huatë dhe bashkëpunimin ekonomik për përfitime politike dhe për ndikim afatgjatë e leverazh në vendet që janë në tranzicion, nganjëherë duke kyçur sektorë të tërë të ekonomive të tyre.

Ndonëse studimet që përqendrohen në kapitalin gërryes bëhen më të popullarizuara dita-ditës, problemi kryesor është komunikimi i gjetjeve në Ballkanin Perëndimor, një rajon i përbërë prej vendesh në tranzicion. Mesazhet e përshtatura për rreziqet dhe grackat e kapitalit gërryes për qeverisjen dhe demokracinë janë shpeshherë të vështira të komunikohen për pushtetarët, por edhe për publikun e gjerë, sidomos nëse pushtetarët nuk kanë interes për këtë. Me shtimin e regjimeve joliberale në rajon (dhe përreth tij), situata bëhet edhe më e keqe, por kjo nuk do të thotë se përpjekjet duhet të ndalohen. Përkundrazi. Por, përhapja efiçiente kërkon ndërgjegjësim dhe gatishmëri për të pranuar informata. Kështu, qëllimi i këtij shkrimi është t’i theksojë dy pengesa sistemore për përhapjen e gjetjeve.

Përveç Serbisë, rajoni është pak a shumë i privuar nga investimet e drejtpërdrejta të huaja, ndërsa investimet e brendshme janë mjaft të vogla gjithandej. Duke kërkuar investime të drejtpërdrejta nga jashtë, qeveritë shpesh e nëpërkëmbin rëndësinë e kapitalit të brendshëm, nuk e mbështesin sistemin ligjor të brendshëm dhe ekonominë e tregut dhe në fund, zakonisht bashkëpunojnë me manjatë vendorë që përdorin sistemin për ta rritur pasurinë e tyre. Kjo krijon një kombinim fatal, ku pushtetarët thonë se investimet e drejtpërdrejta të huaja (IDH) janë metoda e vetme e zhvillimt, shpesh duke joshur kapitalin e huaj me subvencione dhe shërbime të llojeve të ndryshme, në dëm të kontrolleve dhe ekuilibrave të brendshme dhe të rritjes së investimeve të brendshme. Me fjalë të tjera, IDH-të janë bërë “lopë e shenjtë” e strategjive zhvillimore. Kriza globale ekonomike e vitit 2008 vetëm e ka mëkequr situatën dhe ka rijuar shtytjen për të joshur investime me çdo kusht. Kështu, investimet që vijnë nga regjimet autoritare dhe joliberale ishin më se të pranueshme. Në disa vende, ato madje u lartësuan nga qeveritë dhe u paraqitën si mundësi të mëdha ekonomike, pavarësisht nga efektet negative që sillnin me vete.

Por është një çështje tjetër e rëndësishme. Investimet që vijnë nga Perëndimi po ashtu nuk janë imune ndaj përdorimit të opcioneve të ndryshme që ua ofrojnë qeveritë për të pasur kushte më të favorshme për investimet dhe bërjen e biznesit në të ardhmen. Dhe këto opcione shpeshherë kanë nënkuptuar shmangien nga kontrollet dhe ekuilibrat e brendshme. Kjo situatë nuk është e re. Për shembull, konsecioni për ndërtimin e autostradës që ka marrë konsorciumi Alpina-Porr nga Austria në Serbi në vitin 20073 mori nam të keq për shkak të ngurrimit të Ministrit të Investimeve Kapitale (i infrastrukturës dhe transportit) Velimir Iliq për të publikuar përmbajtjen e plotë e kontratës4. Pas trysnisë publike, koncesioni u anulua dhe Serbia përfundoi para gjykatës së arbitrazhit. Një rast tjetër në Serbi është investimi i vitit 2008 nga Fiati për prodhuesin e stërdëmtuar të automjeteve në Serbi Zastava. Deri më sot, pjesa më e madhe që ka bërë ky biznes italian nuk dihet për publikun për shkak të sekretit biznesor5. Në Kosovë dhe në Shqipëri, ndërtimi i “Rrugës së Kombit” nga Prishtina deri në Durrës të Shqipërisë, i cili u implementua nga konsorciumi Bechtel-Enka, u përcoll me shpenzime të fryra të ndërtimit, sidomos në Kosovë, ku çmimi për kilometër gati u dyfishua nga ai që u parapa në fillim.6 Ambasadori i ShBA-së në Kosovë Kristofer Dell, i cili ishte thelbësor për sigurimin e marrëveshjes për konsorcium, u bë përfaqësues i Bechtel-it në Mozambik7 pas tërheqjes së tij në vitin 2013. Madje edhe tash, shumë kompani Perëndimore përdorin mosefiçiencën e sistemeve dhe mungesën e kontrolleve dhe ekuilibrave të qeverisë në Ballkanin Perëndimor për ta maksimizuar përfitimin.

Natyrisht, këto raste nuk provojnë se investimet Perëndimore kanë gisht në kapitalin gërryes. Nuk ka lidhje sismetomre me qeveritë të atyre vendeve dhe natyrisht, këto “mollat e kalbura” nuk kontribuojnë për përfitimin politik dhe për qëllimet sekrete politike, por vetëm për përfitimet. Sidoqoftë, problemi është që dyshimet për korrupsion, për mungesë të transparëncës dhe për shmangien prej kontrolleve dhe ekuilibrave të brendshme të brendshme nga kompanitë Perëndimore e mjegullojnë pikturën e përgjitshme për ndikimin e kapitalit gërryes. Është e vërtetë që në shumë raste, shtypi dhe institucionet Perëndimore merren me këto çështje, por raportimet rrallëherë mbërrijnë qytetarët e Ballkanit Perëndimor. Kështu, ata nuk kanë mundësinë ta dallojnë cilësinë dhe pasojat politike të investimeve, dhe përfundimisht t’i kuptojnë grackat e kapitalit gërryes.

Ky problem duhet të përfshihet në strategjinë e përgjitshme kur komunikohet për çështjet e kapitalit gërryes në Ballkanin Perëndimor. Përkundrazi, shtegu drejt përhapjes së informatave do të mbetet aq i vrazhdë sa është sot.

—–

Në muajt në vijim, bashkëpunimi në mes të platformave online Remarker dhe Sbunker do të sjellë një seri analizash që kanë për qëllim nxitjen e debatit të hapur e kritik mbi situatën aktuale në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Pas qëndrimeve të fundit nga Franca, një ndër shtetet anëtare me më së shumti ndikim në BE, rajoni po përballet me një ndër sfidat më të vështira të tri dekadave të fundit, prej kur shtetet e Ballkanit Perëndimor filluan rrugën e tyre të vështirë, fillimisht duke kaluar nëpër konflikte dhe pastaj në procesin e demokratizimit dhe integrimit evropian.

Qëllimi i Remarker dhe Sbunker është të krijojë njohje më të mirë të çështjeve aktuale në vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe rritjen e vetëdijes mbi proceset e integrimit evropian, atë të demokratizimit dhe sundimit të ligjit, si kushtet kryesore për arritjen e paqes afatgjatë dhe stabilitetit në rajon. 

—–

Shkrimin në gjuhën serbe mund ta gjeni këtu, ndërsa në gjuhën angleze këtu.

Lexoni Gjithashtu

Disinfo

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Disinfo

Gjatë dy viteve të fundit, Kosova ishte cak i sulmeve kibernetike dhe kërcënimeve me bomba, që kishin për qëllim destabilizimin e vendit dhe krijimin...

Analizë

Memorandumi i mirëkuptimit midis Serbisë dhe BE-së, i nënshkruar më 19 korrik nën mbikëqyrjen e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, e ka kristalizuar qasjen transaksionale...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.