Connect with us

Hi, what are you looking for?

Analizë

Pranverë në Gadishullin tonë

Artikull origjinal i shkruar nga Avni Spahiu për Rilindjen.

Pas konferencës së ministrave të vendeve ballkanike

Ballkani ne stinët e veta kurrë nuk ka pasur një stinë pranvere. Takimi i parë i minisrave të punëve të jashtme të vendeve të këtij rajoni cyti erëra të ngrohta që paralajmërojnë pranverën në marrëdhëniet mes këtyre vendeve. Kjo ndodhi në takimin triditësh në Beograd, ku u shënua kështu një kapitull i ri i qartë dhe shpresëdhënës në historinë e Ballkanit të vjetër. Mbledhja për herë të parë nuk i ngjau as Konferencës së Vërsajës, as Kongresit të Berlinit, as Traktatit të Shën Stefanit, as takimit të Jaltës. Për herë të parë vendet Ballkanike biseduan pa shantazhet e të huajve dhe pa parallogaritë e të mëdhenjëve për të bërë pazarrllëqet e tyre në dëm të njërit a tjetrit vend ballkanik.

Për tri ditë në Beograd vendet e Ballkanit, Shqipëria, Bullgaria, Greqia, Rumania, Turqia, Jugosllavia filluan një proces të rëndësishëm të bashkëpunimit dhe të sigurisë në rajon, të njohur në histori  >> pikë neurologjike <<  të Evropës, të bindur se problemet, mosmarrëveshjet, konfliktet duhen flakur. Ministrat Malile, Miladenov, Papulas, Totu, Jilmaz dhe Llonçar dëshmuan po ashtu se në Ballkan mundet edhe ndryshe, se mes tyre mund të shkrihet  akulli shekullor, ngaqë, siç u tha, << Ballkani u takon ballkanasve>>  dhe ata patjetër dhe në bazë realiste duhet të bashkëpunojnë mes vete, ngaqë ndajnë një hapsirë në të cilën nuk ka alternativë tjetër, pos tolerancës, bashkëpunimit dhe jetës së përbashkët.

Natyrisht, nga ky hap i vogël, por i rëndësishëm, nuk u zgjidhën problemet e mëdha të Gadishullit. Ato mbesin edhe më tutje, por, me këtë rast, është hapur udha për një qasje më reale dhe për një klimë të përshtatshme që në të ardhmen të bisedohet jo vetëm për çështjet që afrojnë, por edhe për ato që i ndajnë këto vende.

Propozime konkrete të bashkëpunimit

Në takimin e Beogradit u paraqitën ide, propozime, iniciativa të rëndësishme për përparimin e bashkëpunimit, aq sa ato krijuan një bindje se u arrit më shumë se ç’është pritur. Që ditën e parë të takimit u bënë shumë propozime për forcimin e bashkëpunimit në Ballkan. Të gjitha këto propozime dhe nisma ishin të motivuara nga dëshira për lidhje më të mira dhe për një bashkëpunim më të mirë mes tyre. Vendet ballkanike nuk kanë dalë kurrë në historinë e tyre me më pak mospajtime se gjatë kësaj jave.

Cilat qenë propozimet konkrete? Sekretari federativ i Punëvë të Jashtme, Budmir Llonçar thekoi se duhet të fillojë një proces i ri dinamik i bashkëpunimit në Ballkan duke vënë në pah nevojën për një vazhdmësi të përpjekjeve të përbashkëta, pastaj për një tubim të ministrave të transportit të vendeve të Ballkanit në Jugosllavi si dhe nevojën që në të ardhmen të mund të kemi një asosacion të odave ekonomike të vendeve ballkanike, si një trup i përbashkët për përparimin e bashkëpunimit shumëpalësh ekonomik.

Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë Reis Malile u angazhua për përparimin e dialogut dhe të bashkëpunimit, duke propozuar riaktivizimin e komiteteve të aspekteve të ndryshme të bashkëpunimit në Ballkan. Sipas këtij propozimi, këto komitete do të shprehnin mendimin e opinionit publik rreth propozimeve në Ballkan dhe rreth marrëdhënieve midis këtyre vendeve në lëmenjë të ndryshëm. Malile propozoi po ashtu zgjerimin e tregtisë në rajonet ndërkufitare, kurse sa i përketë këmbimit kulturor, theksoi ai, do t’i kontribuohet njohjes dhe miqësisë së popujve të Ballkanit.

Petar Mlladenovi, ministër bullgar i Punëve të Jashtme, propozoi vendosjen e >> linjave të nxehta <<  telefonike mes ministrave të mbrojtjes të vendeve të Ballkanit. Ai po ashtu përsëriti propozimin që Ballkani të shëndrrohet në një zonë pa armë bërthamore e kimike, për ç’gjë ai pati përkrahje të të gjitha vendeve pjesëmarrëse. Sipas tij, ministrat e jashtëm të vendeve të Ballkanit do të duhej të takohesin çdo dy vjet në secilin vend ballkanik me radhë.

Ministri grek Karolos Papulas përkrahu propozimin që takimet ministrore të bëhen në çdo dy vjet. Ai propozoi po ashtu që secila ministri të emëroj nga një funksionar, i cili do të ishte i ngarkuar me çështjet bashkëpunimit në Ballkan. Këta do të siguronin vazhdimësinë duke u takuar në çdo tre muaj. Papulasi propozoi po ashtu themelimin e një instituti për hulumtime ekonomike me qendër në Athinë.

Ministri rumun Joan Totu u angazhua po ashtu për vazhdimësinë e takimeve peridoike ministrore ballkanike. Ai propozoi që vendet e këtij rajoni të arrijnë pajtueshmëri për zvogëlimin e ndërsjellë të detyrimeve doganore, si hap i parë në heqjen e barrierave tregtare mes tyre. Ai po ashtu qe kundër bazave të reja të huaja ushtarake, duke ftuar për përpjekje për heqjen e tyre ekzisktuse.

Duke folur në të mirë të vazhdimësisë së takimeve të këtilla ministri turk Mesut Jilmaz propozoi që së shpejti të mbahet një takim i ministrave të ekonimisë së vendeve të Ballkanit. Sipas Jilmazit, fryma e Helsinkit në të gjitha aspektet – atë të sigurisë, të ekonomisë dhe humanitetit duhet të jetë pikë startuese për marrëdhëniet në Ballkan. Ai shprehu nevojën e të gjithëve për t’u liruar nga trashëgimia ultranacionaliste dhe nga paragjykimet negative historike.

Ballkani sot dhe nesër

Çu bë që Ballkani të ndërmarrë një hap të këtillë? Natyrisht, siç theksuan edhe të gjithë ministrat e këtij takimi në Beograd, mirënjohja i takon së pari Jugosllavisë dhe ish – shefit të displomacisë jugosllave. Raif Dizdareviq, i cili ka bërë propozimin për takim. Por, duhet pasur parasysh gjinjë klimën e përgjithshme më të butë n Ballkan, në Evropë dhe më gjerë, që u krijuan gjatë dy vjetëve të fundit. Në përmasat ballkanike, vetë zhvillimi i marrëdhënieve dypalëshe: përparimi i marrëdhënieve Shqipëri – Greqi, Greqi – Turqi, interesimi i Ballkanit për t’u afruar në rrjedhat ekonime në Evropë dhe për të hyrë më me sukses në shekullin XXI. Ky është faktor me rëndësi duke njohur faktin se vendet e Ballkanit me interesa të ndara vështirë se do të futen në këto trende. Në përmasa evropiane duhet pasur parasysh faktin se fryma e KESB, duhet të vitalizohet edhe në jugun e kontinentit, në Ballkan e Mesdhe, si pjesë të pandashme e me ndikim të posaçëm në Evropë. Së fundi duhet pasur, parasysh edhe një fakt të rëndësishëm, dëshmitarë të të cilit jemi kohëve të fundit: pika e shtendosjes mes superfuqive ka arritur në një nivel të durueshëm, aq sa bota, për herë pas një periudhe të gjatë kohore mund të marrë frymë lirisht. Kjo frymë ka prekur edhe Ballkanin, ashtu si edhe çdo pjesë tjetër të botës.

Nuk është e tepërt që në bazë të rezultateve të kësaj Konference të parë ministrore ballkanike të paramendohet një vizion më i lumtur për Ballkan në të ardhmen. Ky optimizëm real ka për bazë pjekurinë politike të popujve të Ballkanit, të cilët kanë vendosur t’i shohin gjërat më realisht, duke filluar nga tema më të lehta drejt atyre më të ndërlikuara të bindur se në një klimë të volitshme çështjet e ndërlikuara mund të zgjidhen më lehtë.

Ky takim mund të vlerësohet si një kthesë e rëndësishme në historinë e popujve të Ballkanit, që buron nga synimet autoktone civilizuese ballkanike dhe nga dëshira që rajoni të mos mbetet në margjinat e ecurive të marrëdhënieve ndërkombëtare, posaçërisht atyre në Evropë.

—-

Ky tekst është pjesë e nismës RI-RILINDJA – një shfletim digjital i historisë përmes faqeve të Rilindjes, gazetës kryesore të Kosovës në shekullin e kaluar. Faza pilot e këtij projekti është zbatuar nga Free Libre Open Source Software Kosova në bashkëpunim me Sbunker dhe Bibliotekën Hivzi Sulejmani, si dhe me mbështetje nga Ipko Foundation dhe Presidenca e Republikës së Kosovës.

Fillimisht e kemi digjitalizuar vitin e parë të së përjavshmes ‘Rilindja e Javës’, që është botuar çdo të dielë nga 14 shkurti i vitit 1988. 30 vjet më vonë, Sbunker sjell artikuj të përzgjedhur nga kjo periudhë me synim të ndërtimit të urave lidhëse mes diskursit të sotëm dhe atij të dikurshëm.

Lexoni Gjithashtu

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Çelnaja

Në episodin e 30 të Çelnajës, së bashku me profesorin e antropologjisë Nebi Bardhoshin, trajtojmë disa koncepte me rëndësi që janë pjesë e korpusit...

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analizë

Memorandumi i mirëkuptimit midis Serbisë dhe BE-së, i nënshkruar më 19 korrik nën mbikëqyrjen e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, e ka kristalizuar qasjen transaksionale...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.