Connect with us

Hi, what are you looking for?

Analizë

Të huajt i vërsulen Murit Kinez

Globalizimi duhej të kishte ndryshuar Kinën. Në vend të kësaj, Kina po ndryshon globalizmin.

Në fillim të vitit të kaluar, kur pandemia gati sa e solli Kinën në ngecje për disa javë, korporatat shumëkombëtare panë një lloj tjetër të globalizimit: të tillë pa ekonominë dinamike kineze në zemër të tij. Pasoi paniku.

Bizneset e huaja treguan se si janë bërë shumë të varura nga Kina, si vendi mëi lehtë dhe më i mirë për të prodhuar dhe shitur artikujt e tyre, si për eksport ashtu edhe për tregjet vendore. Virusi i ri që erdhi gjatë një lufte tregtare me Amerikën, u prit si shok i dobishëm që do të nxiste ndryshime të mëdha. Firmat e huaja u zotuan që të ndërtojnë zinxhirë furnizimi më të qëndrueshëm duke zgjeruar llojshmërinë në vende të tjera, ndërkohë që theksuan se do të mbanin prodhimtarinë “në Kinë, për Kinën”, që të përmbushnin kërkesën kineze atëherë kur ajo të kthehej.

Një vit më pas, disponimi është shumë i ndryshëm. Gati 600 firma iu përgjigjen sondazhit të përvitshëm për besueshmërinëe biznesit të realizuar nga Oda Tregtare e Bashkimit Europian në Kinë, i cili u botua më 8 qershor. Ata përshkruan rritjen e optimizmit për Kinën, me rritjen ekonomike që rinisi shumë më shpejt se që ishte pritur. Tre të katërtat e firmave europiane thanë se kishin pasur profit në Kinë më 2020, duke u mundësuar që të dërgonin të ardhurat tek selitë qendrore të cilat kishin pasur rezultate të mjera në vendet tjera.

Optimizmi dallon sipas industrisë. Në veçanti, prodhuesit e veturave dhe të të mirave luksoze patën shitje të majme, meqë pasanikët kinezë, duke qenë se u ishin ndaluar pushimet jashtë vendit për shkak të kontrollit të pandemisë, shpenzuan para duke bërë shopping. Gati 91% e firmave thanë se do të vazhdojnë të ruajnë investimet e tyre në Kinë, në vend se t’i zhvendosin ato diku tjetër. Më shumë se një e katërta e prodhuesve janë duke i sjellë zinxhirët e tyre të furnizimit në Kinë, pesë herë më shumë se sa ata që po i dërgojnë ato në vende pa taksë.

Megjithatë, për habi të njëjtat firma mbesin po aq skeptike sa më parë se Kina do të hapë tregjet ose do të zbatojë rregullore në të njëjtën mënyrë për vendasit dhe firmat e huaja. E njëjta pjesë si çdo herë, një e gjashta, tregojnë se janë të detyruar të transferojnë teknologjitë në mënyrë që të sigurojnë qasjen në treg. Dy të pestat thonë se ambienti i biznesit në Kinë është më i politizuar se më parë. Ajo pjesë do të kishte qenë më e lartë po të bëhej sondazhi pas sanksioneve të fundit kineze ndaj politikanëve europianë dhe nxitjes së bojkotit nga mediat shtetërore kundër H&M dhe markave të tjera të veshmbathjeve, si përgjigje ndaj kritikës europiane për abuzimet në rajonin perëndimor të Xinjiangut.

Firmat europiane raportojnë për humbje të mundësive biznesore për shkak të ligjeve të cilat kërkojnë që teknologjitë e ndjeshme të përdorura në Kinë të jenë të siguruara dhe të kontrolluara nga autoritetet kineze. Ato ligje mbështeten nga rregullat që ndalojnë shumë transfere të të dhënave përtej kufijve të Kinës. Kjo po i detyron firmat shumëkombëtare që të ndërtojnë baza të dublifikuara të të dhënave, shërbime ‘cloud’ dhe sisteme softuerike vetëm për Kinën dhe që të punësojnë ekipe kërkimi dhe zhvillimi tërësisht kineze. Presidenti i Odës së BE-së, Joerg Wuttke thotë se firmat duhet të ndërtojnë gjithnjë e më shumë një operacion për Kinën dhe tjetrin për pjesën tjetër të botës.

Në zyrtar cinik kinez mund të të dëgjojë këta biznesmenë të gjëmojnë se sa vështirë e kanë në Kinë dhe të pyes veten se pse saktësisht Kina duhet të pajtohet me thirrjet e të huajve për reforma, kur të njëjtit njerëz kthehen dhe bëjnë investime të reja. Një zyrtar i tillë mundet madje të vërejë që disa biznese të rëndësishme europiane po i përgjigjen kontrollit amerikan të eksportit mbi teknologjitë e ndjeshme duke zhvendosur fabrikat jashtë Amerikës në mënyrë që të vazhdojnë të plotësojnë nevojat e konsumatorëve kinezë.

Privatisht, shefat europianë e pranojnë se kanë gjithnjë e më pak mundësi për t’u përpjekur që të bindin Kinën se hapja e tregut është në interesin e vendit. Disa po priren që të përdorin shkopa kundër bizneseve kineze në Europë, siç janë mekanizmat për mbikëqyrjen e investimeve apo rregullat që do të mbivendosin kosto të reja për projektet që emitojnë karbon, apo firmat që janë të subvencionuara fuqishëm prej shtetit kinez.

Kina e udhëhequr nga Xi Jinping është selektive në mirëpritjen e firmave të huaja. Ato më të favorizuarat shesin gjëra të cilat Kina nuk mund t’i prodhojë vetë, sikurse kimikatet e teknologjisë së lartë dhe makineria industriale dhe ku prania e të cilëve tërheq furnizues specialistë. Firmat e tilla gëzojnë trajtim të posaçëm: atyre u lejohet që të krijojnë filiale kineze të cilat janë tërësisht në pronësinë e tyre, duke i ndihmuar që të ruajnë sekretet tregtare, si dhe gjithashtu kursehen prej burokracisë me të cilën ballafaqohen rivalët më të vegjël. Një rang më i ulët i firmave të huaja prodhon gjëra që u pëlqejnë konsumatorëve kinezë, siç janë veturat e shtrenjta europiane.

Shteti toleron praninë e tyre, për sa kohë që ato mjete prodhohen në Kinë, duke përdorur punëtorë e komponentë kinezë dhe duke paguar taksat vendore. Kjo mund të jetë profitabile: disa firma shumëkombëtare fitojnë gati gjysmën e të ardhurave të tyre në Kinë. Kjo ngjan për shkak se operojnë tërësisht përbrenda murit kinez. Si treg, Kina nuk është posaçërisht e rëndësishme për eksportet perëndimore: BE-ja shet më shumë në Britani se sa në Kinë, për shembull.

Po bëhet më e vështirë që të dërgosh staf të huaj në Kinë, veçanërisht gjatë pandemisë. Lokalizimi i shumë vendpunimeve është ide e mirë: të huajt mediokër kanë gëzuar privilegje të pamerituara për shumë kohë, por në një Kinë të zhytur në nacionalizëm të zemëruar, lokalizimi bart gjithashtu rreziqe. Disa udhëheqës kinezë biznesesh mbajnë anën e qeverisë përkundër ngecjes së reformave, ose çështjeve politike si shtypja në Hong Kong dhe Xinjiang. Disa kanë vesh të shurdhër për politikën në Perëndim.

Vendosja e kombit në shumëkombësi

Bordet në Perëndim shqetësoheshin për gjërat si studimet e fizibilitetit të tregut. Tash ato duhet të përballen me një pyetje të re filozofike: a duan vërtet firmat e tyre të operojnë në Kinë si biznese kineze, duke punësuar gjithnjë e më pak të huaj, për të gjeneruar të ardhura që ndahen me aksionarët globalë? Nëse organizatat e tilla kërkojnë ndihmë nga qeveritë e tyre në Perëndim, a do ta pranojnë atë ndihmë? Udhëheqësit me përvojë flasin për zgjedhje të vështira. “Ka të bëjë me peshimin e rreziqeve,” thotë njëri. “Rreziqet e të mos qenit këtu, me rreziqet e të qenit këtu.” Ndërkohë, opinioni publik në Perëndim po bëhet më armiqësor ndaj Kinës, e cila shihet si diktaturë e zymtë. Me sa shihet, shumëllojshmëria nuk ka sens ekonomik. Megjithatë, bota po ndahet. Ai shok do të ketë efekte afatgjate.

***

Artikulli origjinal në The Economist, më 10 Qershor 2021.

***

Image

 

Ky artikull mbështetet nga “Sbunker” përmes projektit të financuar nga Ambasada Amerikane. Mendimet e shprehura këtu janë të autorit dhe jo medoemos pasqyrojnë qëndrimet e Departamentit të Shtetit.

Lexoni Gjithashtu

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analizë

Memorandumi i mirëkuptimit midis Serbisë dhe BE-së, i nënshkruar më 19 korrik nën mbikëqyrjen e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, e ka kristalizuar qasjen transaksionale...

Disinfo

Gjatë dy viteve të fundit, Kosova ishte cak i sulmeve kibernetike dhe kërcënimeve me bomba, që kishin për qëllim destabilizimin e vendit dhe krijimin...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.