Connect with us

Hi, what are you looking for?

Adelina Tërshani

Adelina Tërshani është aktiviste e të drejtave të njeriut në Kosovë. Ajo ka përfunduar Fakultetin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës dhe tani punon në Rrjetin e Grave të Kosovës, në fushën e diskriminimit në baza gjinore në tregun e punës. Adelina, është bashkautore e dy raporteve mbi diskriminimin në baza gjinore në Kosovë dhe Ballkanin Perendimor. Ajo veç kësaj, përmes shkrimeve dhe performancave artistike, adreson problemet me të cilat përballen gratë dhe vajzat në Kosovë, sidomos ato që jetojnë në zona rurale. Duke qenë pjesë e iniciativës "Republika KSKS", ajo ka avokuar për futjen e edukatës seksuale si lëndë mësimore në planprogramin shkollorë në Kosovë. Veç kësaj, Adelina përmes 'slam poezisë', ironizon me shkaqet dhe pasojat e mos-futjes së kësaj lënde në shkolla, si dhe raportit të grave dhe vajzave me këtë fushë.

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.