Bernard Nikaj është konsulent i pavarur në fushën e politikave publike dhe Ligjërues i Menaxhmentit dhe Ndërmarrësisë në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të Universitetit të Prishtinës. Më parë ka qenë Ministër i Tregtisë dhe Industrisë dhe negociator kryesor i pjesës tregtare të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit (MSA). Bernardi ka përfunduar studimet në ekonomi (UP), menaxhment (LSE) dhe politika publike (Maastricht School of Governance) si dhe ka qëndruar si hulumtues vizitor në University of California në Berkeley si pjesë e programit Fulbright. Interesimet e tij janë kryesisht në fushat e zhvillimit ekonomik, qeverisjes, politikave publike dhe ekonomisë politike.
Më 27 Tetor në Strasburg do të nënshkruhet Marrëveshja e Stabilizim Asocimit midis Kosovës dhe Bashkimit Europian. Edhepse negociatat për MSA kanë përfunduar që...