Emir Abrashi është studies i Çështjeve Publike Ndërkombëtare në Universitetin e Evropës Qëndrore në Vjenë, ndërsa studimet për Komunikim Strategjik i ka përfunduar në Universitetin e Abu Dhabit. Deri në fund të vitit 2021, ai ka shërbyer në shoqëri civile si Hulumtues i Politikës së Jashtme në ‘Demokraci Plus’, ndërsa para kësaj, ai ka shërbyer për dy vite si Këshilltar në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, ku është marrë me pjesën e korrespondencës dhe komunikimit zyrtar.
Emiri ka qenë gjithashtu i involvuar në procesin e lobimit dhe themelimit të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Abu Dhabi, ku ka shërbyer si Këshilltar i Shefit të Misionit. Në Abu Dhabi, ka punuar edhe si konsulent i komunikimit për Çmimin Zayed për Energji të Ripërtëritshme, organizatë jo-profitabile nën patronatin e Princit të Kurorës së Abu Dhabit. Ndërsa, më herët ka shërbyer për tre vite si Bashkëpunëtor i Jashtëm në Kabinetin e Presidentes së Republikës së Kosovës.
Ambasadorët e jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë janë përfaqësues të kreut të shtetit (në republikë presidentit, ndërsa në monarki monarkut) dhe janë të akredituar pranë kreut...