Fjoralba Miraka është një studjuese e filmit të Hollivudit në vitet e Rilindjes (në fund të viteve 1960 – mesi i viteve 1970) në Fakultetin e Medias, Gjuhës, dhe Kulturës të Universitetit Roehampton në Londër. Ajo mban një Master në Letërsinë dhe Kulturën Amerikane si dhe një Bachelor në Gjuhën Angleze, të dy dimploma nga Universiteti Aristotel i Selanikut, Greqi. Në 2021 studimi i saj The Great Shift in Hollywood Cinema: Men, Women, and Genre Revisionism of the American New Wave u botua nga shtëpia botuese Bloomsbury Academic, kurse në 2020 kapitulli i saj Historia e Teorisë Feministe së Filmit u botua në Enciklopedinë e parë Ndërkombëtare të Gjinisë, Medias, dhe Komunikimit nga Wiley Blackwell. Në 2019 studimi i saj Gender, Genre, and Class Politics in Barbara Loden’s Wanda (1970) u botua në portali akademic MAI: Feminism and Visual Culture (https://maifeminism.com/gender-genre-and-class-politics-in-barbara-lodens-wanda-1970/). Studimi i saj i parë Performing Otherness for the Monstrous Gaze: Racial and Sexual Fantasies in the Allegoric Orgies of Venus Noir and Black Swan u botua në 2014 (https://brill.com/view/book/edcoll/9781848884076/BP000020.xml?lang=en). Gjithashtu, ajo ka përkthyer në gjuhën angleze kujtime të regjisorës Xhanfize Keko dhe të protagonistëve të filmave Beni ecën vetë (botuar në 2020) dhe Mimoza Llastica (botuar në 2021). Pasioni i saj është puna dhe jeta e regjizores Xhanfize Keko. Përveç punës dhe studimeve, ajo është edhe nënë e përkushtuar në dy fëmijët të saj (lindur në 2019 & 2021).
Vallëzimi i zjarrtë i Norës në mes të shkretëtirës me një melodi nostalgjike të së kaluarës që përfundon filmin Bota (Iris Elezi & Thomas Logoreci, 2014)...