Flutura Kusari është juriste e së drejtës së medias dhe aktiviste për të drejtat e njeriut. Ajo monitoron zhvillimet që ndërlidhen me lirinë e shprehjes dhe të medias në Kosovë dhe avokon për mbrojtje të gazetarëve dhe punonjësve të mediave. Flutura punon si këshilltare e lartë ligjore në Qendrën Europiane për
Liri të Shtypit dhe Medias (ECPMF) në Leipzig, Gjermani. Përgjatë punës së saj, ajo ka mbështetur qindra gazetarë në Europë që ballafaqohen me padi, ndjekje penale dhe rreziqe të tjera. Flutura avokon para institucioneve europiane për legjislacion dhe politika më të mira për mediat dhe gazetarët. Flutura është një ndër themelueset e Koalicionit Kundër Padive SLAPP në Europë (CASE) dhe shërben si eksperte për Bashkimin Evropian dhe Këshillin e Evropës në draftimin e legjislacionit kundër Padive Strategjike Kundër Pjesëmarrjes Publike. Ajo ka doktoraturë në të drejtën e medias nga Universiteti i Gentit, Belgjikë.
Gjykata më e lartë europiane për të drejtat e njeriut kërkon që portalet t’i largojnë menjëherë komentet shpifëse. Dilemave të shtëpive mediale gjithandej...