Gentian Zyberi është profesor i asociuar në Qendrën Norvegjeze për të Drejtat e Njeriut të Universitetit të Oslos, Norvegji. Ai ka bërë kërkim shkencor dhe ka dhënë mësim në një numër universitetesh në Holandë, SHBA, Kinë dhe Shqipëri. Nga viti 2004 deri në vitin 2012 ai ka punuar me mbrojtjen në rastet kundër Limaj et al. dhe Haradinaj et al. para Tribunalit Penal për ish-Jugosllavinë. Në vitin 2009 ai ka qenë këshilltar ligjor dhe koordinator i ekipit ligjor shqiptar në rastin e Kosovës para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Anëtarësia në Gjykatën e Përhershme të Arbitrazhit (GjPA) është e hapur për të gjitha shtetet nëpërmjet ratifikimit të Konventës së vitit 1899 ose 1907...