Ismet Kryeziu është pjesë e shoqërisë civile që nga viti 2001, kur i’u bashkua programit për forum qytetar në NDI. Gjatë kësaj kohe ai u bë trajner i certifikuar i NDI në fusha si: avokimi, qeverisja lokale, zgjedhjet etj. Pas përfundimit të programit në NDI, ai themeloj Organizatën vendore KDI, ku që nga vitit 2006 vazhdon të ushtroj detyrën e Drejtorit Ekzekutiv. Bazuar në përvojën e tij me zgjedhjet, përveç pozitës së tij si drejtor ekzekutiv në KDI, që nga viti 2009 z.Kryeziu poashtu udhëheq koalicionin e OJQ-ve në Kosovë, Demokracia në Veprim e cila përfshin mbi 100 OJQ dhe ka të trajnuar mbi 10,000 vullnetar si vëzhgues të zgjedhjeve. Përveç zgjedhjeve, ai punon ngushtë me Kuvendin e Kosovës si dhe është i fokusuar në luftën kundër korrupsionit, qeverisjen e mirë dhe barazinë gjinore.
Ulja e besimit qytetar në institucione, në parti politike e përfaqësues të zgjedhur, fragmentarizmi i partive, një seri zgjedhjesh të parakohshme dhe të tjera,...