Latif Mustafa ka përfunduar studimet në fushën e filozofisë pranë Universitetit të Prishtinës. Ai, po ashtu, ka qenë asistent hulumtues në kuadër të Institutit të Aleancës së Qytetërime në Stamboll. Ka qenë autor i emisionit filozofik PikëPamje, autor dhe publicist i analizave socio-politike të botuara në shtypin e Maqedonisë së Veriut. Së fundi, ai është angazhuar si kritik në revistën për teorinë, historinë dhe kulturën e filmit – Kinopis, e cila botohet në kuadër të Kinotekës të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ai, është aktivist dhe ligjërues në fushën e edukimit mediatik në kuadër të projekteve të shoqërisë civile në Maqedoninë e Veriut.
Kritikë shfaqjes “Club Albania” Club Albania nis me pritjen e regjisorit Ylli James (Armend Smajli) për të realizuar një shfaqje për nder të 110-vjetorit të...
Kritikë Shfaqjes “Tri Motrat” Përmes liftit tavolina e madhe e mbushur me trëndafilë u ngjit në podium. Përreth saj qëndrojnë të gjithë aktorët. Skena...
Kritikë e shfaqjes “Ora e Vdekjes” Trajektorja narrative e shfaqjes “Ora e Vdekjes” fillon me procesin gjykues ndaj Tefta Tasit. Ajo është një mësuese...
Akti i dytë i ngjanë një prologu hyjnor, apo një rrëfimi biblik ku djalli ia kujton zgjuarsinë dhe përjetësinë njeriut. Dialogu zhvillohet midis Piter...