Lura punon si konsulente për marketing dhe marrëdhëniet me publikun për sektorin privat në Shqipëri e Kosovë. Ajo ka mbaruar studimet në AUBG, Blagoevgrad, Bullgari për marketing dhe komunikim masiv. Kur i jepet mundësia edhe shkruan, qoftë në kuadër të profesionit, qoftë për qejf. Sa i përket çeshtjeve sociale, ajo prej vitesh është aktivisht prezente në media dhe në terren për mbrojtjen e kafshëve të rrugës, për barazinë gjinore, si dhe mbështetjen e komunitetit LGBT.