Maria Berishaj ëshë Zyrtare Politike në Zyrën e Bashkimit Evropian/Zyrës së Përfaqësuesit Special të BE-së në Kosovë. Ajo ka mbaruar studimet Bachelor dhe Master të Sociologjisë në Universitetin e Prishtinës, me fokus në studimet mbi barazinë gjinore.
Për shumë vite ka punuar në Organizatën për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë (OSBE) me fokus në punën me Kuvendin e Kosovës, si dhe projekte të shumta të pjesëmarrjes së grave në politikë. Maria ka interes të veçantë në politikë të jashtme dhe pjesëmarrje të grave në menaxhim të konfliktit dhe ndërtimit të paqes.
Në Kosovë, barazia gjinore është ende një standard i paarritur. Duke qenë një shoqëri patriarkale, problematizimi i çështjeve gjinore ende nuk është në nivelin...