Connect with us

Hi, what are you looking for?

Plator Avdiu

Plator Avdiu iu bashkua Institutit Demokratik të Kosovës (KDI) më 2023 si Menaxher Projekti, në kuadër të projektit rajonal të mbështetur nga Bashkimit Evropian “Monitorimi i Integritetit në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi” i cili menaxhohet nga KDI. Ai ka një përvojë të gjerë në sektorin e shoqërisë civile në Kosovë, duke qenë i angazhuar si Hulumtues i Lartë / Koordinator i Projekteve në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) në vitet 2014-2023. Krahas kësaj, ai është autor dhe bashkautor i raporteve hulumtuese e publikimeve që trajtojnë temat e sigurisë dhe të mbrojtjes. Për më tepër, përvoja profesionale e tij përfshin angazhimin si konsulent i programit për siguri dhe mbrojtje të Transparency International me seli në Londër, duke qenë autor i Indeksit të Integritetit për Mbrojtje në vitin 2020. Platori ka diplomuar për studime master në Universitetin e Letonisë, në Riga, në drejtimin për Studime Evropiane duke qenë bursist i programit të Komisionit Evropian JoinEU-SEE III/Erasmus Mund Action 2 Partnerships. Ndërsa, studimet themelore i ka përfunduar për shkencat politike në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës më 2008.

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.