Rina Kika është avokate dhe aktiviste për të drejtat e njeriut. Ajo është bashkëthemeluese e firmës së avokatisë Kika & Associates e cila ndër të tjera ofron shërbime ligjore për kompani të teknologjisë inovative dhe individë e organizata në ngritjen e rasteve për gjyqësi strategjike në të drejtat e njeriut. Rina ka dy tituj master, një për të drejtën ndërkombëtare tregtare nga Universiteti i Cyrihut në Zvicër dhe tjetrin nga Duke University, Sh.B.A për të drejtat e njeriut.