Rrezarta Duraku Rizaj është koordinatore e rrjetit qëndror mobil mNGN në Telekomin e Kosovës. Ajo ka përfunduar fakultetin e inxhinierisë së telekomunikacionit në Universitetin e Prishtinës dhe masterin e administrimit të biznesit (MBA) në Universitetin e Sheffield-it të Anglisë– dega në Selanik. Gjatë punës në Telekom është përfshirë në projektet e mirëmbajtjes dhe zhvillimit të rrjetit mobil. Në moshë të hershme ka botuar dy libra me poezi. Së fundmi është propozuar nga Qeveria e Kosovës si anëtare e bordit në Autoritetin Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP).
Para ardhjes në skenë të internetit dhe rrjeteve sociale, lajmet në përgjithësi kanë kaluar nëpër disa mekanizma kontrollues, siç janë editorët profesionalë, para se...