Vigan Qorrolli aktualisht shërben si zëvendësministër i Drejtësisë në Qeverinë e Republikës së Kosovës. Gjithashtu, ai ligjëron të Drejtën e Bashkimit Evropian, të Drejtën Ndërkombëtare Publike dhe Teoritë e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës.