Vlora është Drejtoreshë menaxhuese dhe partnere në Kantar (Index Kosova), kompani kjo që merret me studime bihejviorale, të tregut dhe sociale që nga viti 1998. Studimet Bachelor i përfundoi në fushën e Psikologjisë, ndërsa studimet e magjistraturës i përfundoi në fushën e Kërkimeve Sociale dhe të Edukimit nga University College London.
Punimet e saj dhe analizat janë prezantuar në konferenca të ndryshme, siç janë Kongresi Vjetor i Asociacionit të Gallup International dhe KOSICT, përderisa një pjesë e punës së saj është publikuar në revista shkencore, siç është ‘International Journal of Environmental Research and Public Health’ dhe ‘Basic Human Values in Post-War Kosovo’ në Librin e Asociacionit të WIN/Gallup International.
Vlerësohet se përhapja e shpejtë e pandemisë në botë ka afektuar, përpos tjerash, jashtëzakonisht shumë edhe shëndetin mendor, duke shkaktuar kështu shkallë të lartë...