Ylli Pata është reporter nga Shqipëria me një eksperiencë të gjatë mbi 27 vjeçare në median e shkruar dhe atë televizive.
E ka nisur karrierën si reporter i gazetave kryesore të Tiranës: “Dita Informacion”, “Gazeta Shqiptare” dhe “Koha Jonë” nga Shkodra, ku në vitet 1994-1995 raportoi mbi kontrabandën e karburanteve dhe të çelikut të Shqipërisë me Jugosllavinë e Sllobodan Milosheviçit, por edhe të trafiqeve që nisën të trazonin vendin e sapo dalë nga komunizmi.
Në vitin 1997 nga Shkodra u zhvendos në Tiranë si reporter politik, në fillim i së përditshmes “Koha Jonë” e më pas punoi pak në median publike si ATSH dhe RTSH.
Ka drejtuar disa të përditshme si Ballkan, Dita, por edhe Gazeta Shqip. Nga viti 2013 punon si freelance në median online.