Connect with us

Hi, what are you looking for?

Debunking

Alarm i rrejshëm për bombë në Aeroportin e Prishtinës

Më 2 korrik 2024, pati një alarm tjetër të rrejshëm për bombë, për të cilin njoftuan zyrtarë policorë që operojnë në kuadër të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. “Situata nuk është serioze, ende janë duke kontrolluar zonën”, ka thënë Shpend Maliqi, shef i Policisë së Kosovës në ANP.

Portale të shumta shpërndanë artikuj për të informuar publikun që alarmi për bombë ishte i rrejshëm, ndër to: Zëri.info, Koha.net, Betimi për Drejtësi etj.

Foto: Zëri.ai

Se alarmi për bombë në Aeroportin e Prishtinës ishte i rrejshëm, e konfirmuan edhe nga Zyra për Media e këtij aeroporti.

“Ju njoftojmë se pas kërcënimit për bombë janë ndërmarrë të gjitha veprimet operative dhe hetimore nga organet kompetente të Republikës së Kosovës. Kjo ka rezultuar se kërcënimi për bombë ka qenë alarm i rrejshëm. ANP ‘Adem Jashari’ LKIA është i hapur për fluturime dhe të gjitha fluturimet do të procesohen si zakonisht”, thuhet në njoftimin e tyre.

Në rast të kërcënimeve me bomba, të cilat ishin prezente edhe më 2022 dhe 2023, Aeroporti ka një plan emergjent që aktivizon të gjitha autoritetet relevante të sigurisë, përfshirë PK-në, FSK-në dhe KFOR-in.

Pas marrjes së informatës për kinse vendosje të bombës, Policia kreu kontrolle të detajuara përreth zonës, por nuk u gjet asgjë e dyshimtë, për ç’gjë ka njoftuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Kjo nuk është hera e parë që në Aeroportin e Prishtinës dhe institucione të tjera publike ka pasur alarme të rrejshme për bombë. Gjatë dy viteve të fundit, Kosova ka qenë cak i sulmeve kibernetike dhe alarmeve të rrejshme për bombë.

Ato u shtuan veçmas pas fillimit të agresionit së Rusisë mbi Ukrainën, ku cak i tyre vazhdojnë të jenë shkollat dhe aeroportet. Në hulumtimin që pati realizuar Sbunkeri, nga Policia e Kosovës patën deklaruar se vetëm në vitin 2022, në Kosovë janë evidentuar gjithsej 48 raste të kërcënimeve me bomba përmes sistemeve kompjuterike, ndërsa në vitin 2023 janë identifikuar 9 raste. Por, autoritetet asnjëherë nuk kanë treguar nëse kanë gjetur autorët e këtyre sulmeve dhe prejardhjen e tyre.

Përmes këtyre alarmeve të rrejshme synohet destabilizimi i vendit dhe krijimi i panikut mes popullatës.

*Ky artikull publikohet në kuadër të Iniciativës Rajonale të Ballkanit Perëndimor kundër dezinformimit. “Qendra kundër dezinformatave në Ballkanin Perëndimor: ekspozimi i ndikimeve keqdashëse përmes gazetarisë mbikëqyrëse.”

Lexoni Gjithashtu

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analizë

Memorandumi i mirëkuptimit midis Serbisë dhe BE-së, i nënshkruar më 19 korrik nën mbikëqyrjen e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, e ka kristalizuar qasjen transaksionale...

Disinfo

Gjatë dy viteve të fundit, Kosova ishte cak i sulmeve kibernetike dhe kërcënimeve me bomba, që kishin për qëllim destabilizimin e vendit dhe krijimin...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.