Connect with us

Hi, what are you looking for?

Debunking

Departamenti Amerikan i Shtetit: Janë të rreme pretendimet e Vudi Xhymshitit për lidhjet financiare të Escobarit me Serbinë

Foto: Ambasada e Kosovës në Washington
Foto: Ambasada e Kosovës në Washington

Pretendimet e ngritura nga Vudi Xhymshiti se gruaja Zëvendës Ndihmës Sekretarit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Gabriel Escobar merr fonde nga Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë, janë demantuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Në artikujt e publikuar me datë 14 dhe 22 mars 2024 në platformën “Frontliner”, autori Vudi Xhymshiti shkruan se gruaja e Zëvendës Ndihmës Sekretarit amerikan, Gabriel Escobar, ka lidhje financiare me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë.  Por atë e mbështet vetëm me hyperlinkun e një ekspozite të Ambasadës së Serbisë në Washington në dhjetor të vitit 2022, ku prezente ka qenë edhe gruaja e Escobarit, krahas mysafirëve tjerë.

Në artikull ai paraqet një kontratë midis McGinnis Lochridge LLP dhe Qeverisë së Republikës Serbe në Bosnjë e Hercegovinë, të datës 23 dhjetor 2019. Kontrata ka të bëjë me këshillimin dhe përfaqësimin e Republikës Serbe në çështjet ligjore ndërkombëtare.

Xhymshiti tenton ta inkriminojë Gabriel Escobarin me një punonjës të McGinnis Lochridge LLP, Manuel Escobar, i cili koincidentalisht mban mbiemrin e njëjtë me Gabriel Escobarin, duke hedhur në pikëpyetje etikën e punës së tij. Megjithatë, ai nuk ofron asnjë fakt për këtë gjë.

Dyshimet rreth kredibilitetit të Emisarit Amerikan përmenden në kontekstin e dialogut mes Kosovës e Serbisë. Xhymshiti vë në pikëpyetje paanshmërinë e Escobarit, megjithëse qëndrimi që ka shprehur ai rreth çështjeve, Kosovë-Serbi, është i ngjashëm me politikën zyrtare të SHBA-së.

Artikulli u publikua në kohën kur Escobar dhe zyrtarë tjerë amerikanë deklaruan se partneriteti i SHBA-ve me Kosovën është vënë në pikëpyetje për shkak të vendimit të qeverisë për ndalimin e dinarit serb në Kosovë.

Sbunker-i ka kërkuar sqarime nga Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) për këto pretendime. Të gjithat këto pretendime të Xhymshitit janë cilësuar gënjeshtra nga DASH.

“Këto pretendime të bëra nga Vudi Xhymshiti janë të rreme të vërtetuara. Gruaja e Zëvendës Ndihmës Sekretarit Escobar nuk ka marrë asnjëherë fonde nga Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë. As Zëvendësndihmës Sekretari (DASH) Escobar nuk ka ndonjë lidhje familjare me partnerin e supozuar në firmën ligjore të Teksasit McGinnis Lochridge LLP. Është e papërgjegjshme të publikohen falsifikime të tilla”, thuhet në përgjigjen e DASH-it.

Tek i kanë cilësuar thashetheme ofenduese dhe të pabaza, DASH-i ka inkurajuar çdo gazetar që “të kontrollojë faktet përpara se ti përhapin ato”. Dezinformimin e kanë cilësuar rrezik për ShBA-në dhe partnerët e saj.

Në përgjigjen e ofruar për Sbunker-in, DASH-i gjithashtu ka nënvizuar rreziqet që sjell dezinformimi.

”Si një çështje e përgjithshme, ne e dimë se dezinformimi përbën një kërcënim të jashtëzakonsshëm për shoqëritë demokratike. Ai helmon diskursin shoqëror, thellon ndarjet dhe paraqet kërcënim për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, aleatëve dhe partnerëve tanë”, thuhet në përgjigjen e DASH-it.

*Ky artikull publikohet në kuadër të Iniciativës Rajonale të Ballkanit Perëndimor kundër dezinformimit. “Qendra kundër dezinformatave në Ballkanin Perëndimor: ekspozimi i ndikimeve keqdashëse përmes gazetarisë mbikëqyrëse.”

Lexoni Gjithashtu

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Çelnaja

Në episodin e 30 të Çelnajës, së bashku me profesorin e antropologjisë Nebi Bardhoshin, trajtojmë disa koncepte me rëndësi që janë pjesë e korpusit...

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analizë

Memorandumi i mirëkuptimit midis Serbisë dhe BE-së, i nënshkruar më 19 korrik nën mbikëqyrjen e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, e ka kristalizuar qasjen transaksionale...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.