Connect with us

Hi, what are you looking for?

Debunking

Disa media serbe përdorin CIA-n për ta sulmuar Kosovën

Në prag të 16-të vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, mediat serbe iu rikthyen spekulimeve për ngjarjet që i paraprinë çlirimit e Kosovës në vitin 1999 e shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt 2008. Këtë e bënë duke u shërbyer me deklarata të individëve por të cilat nuk kanë mbështetje nga institucionet që ata u takojnë apo ndonjë dokument i besueshëm ndërkombëtar.

Mediumi serb Alo.rs publikoi artikullin përmes të cilit pretendon se iu konfirmua ajo që dinin prej kohësh. Artikulli u publikua në ballinën e kësaj gazete me titullin: “CIA KRIJOI UÇK-në”. Në ballinë krahas logos së UÇK-së dhe CIA-së është postuar edhe fotografia e disa prej themeluesve të UÇK-së, përfshirë ish Drejtorin Politik, Hashim Thaçi.

Foto: Alo.rs

Në përmbajtjen e artikullit është publikuar deklarata e një ish-zytari amerikan të inteligjencës Scott Ritter, i cili në llogarinë e tij në Platformën “X” ka skruar se “në vitin 1999, CIA bëri një pretendim se Serbia ishte e përfshirë në gjenocid kundër 1.6 milionë shqiptarëve në Kosovë”. Sipas Ritter, CIA krijoi ushtrinë e saj private të terroristëve, duke aluduar në UÇK-në. Madje sipas tij, UÇK-ja dhe CIA punuan dorë për dore për të prodhuar trillimin e gjenocidit të kryer nga Serbia.

Ky artikull u shpërnda edhe nga mediat tjera serbe si SrpskaCafe, Republika,rs, Srbija Danas, 24Sedam, Novosti.rs.

Raporte kredibile ndërkombëtare dhe media të njohura botërore konfirmojnë se megjithë dyshimet fillestare UÇK-ja u njoh si forcë guerile legjitime që i ishte kundërvënë regjimit të Millosheviqit që kryente masakra në Kosovë. Rrjedhimisht edhe CIA ka bashkëpunuar me UÇK-në e cila u formua në  vitin 1993. Organizimi i UÇK-së pati edhe mbështetje ndërkombëtare e cila kulmoi me fushatën e bombardimeve të Serbisë nga NATO-ja, pas refuzimit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Rambujesë nga Millosheviqi.

Kjo nuk është hera e parë kur mediat serbe nxisin spekulime në lidhje me ngjarjet historike të cilat çuan në krijimin e shtetit të Kosovës.

*This article is published as part of the Western Balkans Regional Initiative against disinformation. Western Balkans Anti-Disinformation Hub: exposing malign influences through watchdog journalism.

Lexoni Gjithashtu

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Çelnaja

Në episodin e 30 të Çelnajës, së bashku me profesorin e antropologjisë Nebi Bardhoshin, trajtojmë disa koncepte me rëndësi që janë pjesë e korpusit...

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analizë

Memorandumi i mirëkuptimit midis Serbisë dhe BE-së, i nënshkruar më 19 korrik nën mbikëqyrjen e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, e ka kristalizuar qasjen transaksionale...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.