Connect with us

Hi, what are you looking for?

Debunking

Edi Rama nuk komentoi me ironi refuzimin e takimit nga Albin Kurti

*Përgatiti: Ridona Berisha

Turi i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në vendet e Ballkanit Perëndimor, është përcjellë me reagime të ndryshme, ku nuk kanë munguar as dezinformatat lidhur me deklaratat e tij. Njëra prej tyre ka të bëjë me marrëdhëniet e tij me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili refuzoi ta takojë në Prishtinë, pasi Rama javë më parë kishte anuluar mbledhjen e përbashkët të dy qeverive.

Por kryeministri i Shqipërisë nuk e ka komentuar në Shkup refuzimin për takim nga Albin Kurti siç u raportua, por ka komentuar mbi refuzimin e takimit nga kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, që po ashtu nuk kishte pranuar ta takojë Ramën.

Më 6 qershor 2023, BotaPress shpërndau një artikull me titull, “Rama ironi nga Shkupi: Nuk i kam kërkuar takim Kurtit, refuzoi paraprakisht”.

Në përmbajtjen e artikullit është paraqitur një citat i deklarimit të kryeministrit Rama para mediave në Shkup, ku ka komentuar refuzimin e kreut të komunës së Tetovës, mirëpo aty nuk përmendet askund takimi me Kurtin.

“Ka refuzuar të takohet me mua? Po unë s’i kam kërkuar takim. Ka refuzuar paraprakisht duke menduar se unë mund t’i kërkoja takim. Refuzim provokativ quhet ky. Kreu i Komunës së Tetovës, djalë i mirë. Nuk do e hiqja nga puna e Komunës, për Samitin e NATO-s”, ka thënë Edi Rama.

Ky artikull është shpërndarë edhe nga portale tjera si Gazeta Express dhe Bota Press.

Në mëngjesin e 6 qershorit, Edi Rama kishte shpërndarë agjendën e takimeve. Sa i përket takimit me Albin Kurtin, aty thuhej se është në pritje të konfirmimit.

Kryeministri Kurti e kishte kushtëzuar takimin me kryeministrin Edi Rama, me mbajtjen e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive.

”Unë jam i gatshëm të takohem me kryeministrin Edi Rama në kuadër të mbledhjes së dy qeverive, jo pa atë mbledhje”, ka theksuar Kurti në një konferencë për media.

Ndërsa Rama para se të nisej në Prishtinë nuk ka pranuar të komentojë rreth këtij kushtëzimi ndonëse u pyet nga gazetarët. “Për sa i përket vajtjes nesër në Prishtinë dhe gjithë turit, do të flas kur të jetë koha për të folur, që është nesër në Prishtinë”, ishte shprehur Rama.

Gjithsesi, Rama u prit nga Presidentja Vjosa Osmani, me të cilën diskutuan për Samitin e NATO-s dhe Samitin e Procesit të Berlinit, mes tjerash.

Gjithashtu, Rama, u prit edhe nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. Ndër të tjera, Kryeparlamentari ka deklaruar se “Ne nuk kemi probleme shtetërore me Shqipërinë. Më duket se më shumë problemi ka ardhur nga ana e Shqipërisë, Qeveria shqiptare ka pasë problem me Qeverinë e Kosovës sepse pa kurrfarë arsye madhore mendoj unë e anuloi një mbledhje aq të shumëpritur nga qytetarët e Kosovës, atë të dy qeverive”.

Qëllimi i vizitës ishte në kuadër të përgatitjeve për Samitin e radhës të Procesit të Berlinit, i cili mbahet në Tiranë me 16 tetorProcesi i Berlinit u inicua me 28 Gusht 2014 nga Kancelarja Gjermane Angela Merkel, me synimin që të përshpejtohet integrimi i vendeve të Ballkanit Perendimor drejt Bashkimit Evropian.

*Ky artikull publikohet në kuadër të Iniciativës Rajonale të Ballkanit Perëndimor kundër dezinformimit. “Qendra kundër dezinformatave në Ballkanin Perëndimor: ekspozimi i ndikimeve keqdashëse përmes gazetarisë mbikëqyrëse.”

Lexoni Gjithashtu

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Çelnaja

Në episodin e 30 të Çelnajës, së bashku me profesorin e antropologjisë Nebi Bardhoshin, trajtojmë disa koncepte me rëndësi që janë pjesë e korpusit...

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analizë

Memorandumi i mirëkuptimit midis Serbisë dhe BE-së, i nënshkruar më 19 korrik nën mbikëqyrjen e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, e ka kristalizuar qasjen transaksionale...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.