Connect with us

Hi, what are you looking for?

Debunking

Keqinterpretohet deklarata e ambasadorit Rohde rreth datës së liberalizimit të vizave

Qarkullimi i informatave të rrejshme me data/muaj të supozuar se kur do të ndodhë liberalizimi i vizave për Kosovën po vazhdon ende. Lajme të tilla të paverifikuara janë shpërndarë ndër vite duke ushqyer shpresa të rrejshme tek qytetarët e Kosovës lidhur me afatet e finalizimit të këtij procesi. Në një intervistë të dhënë për emisionin “Info Plus” në RTK, ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, mes tjerash është pyetur edhe për liberalizimin e vizave. Ai ka dhënë një përgjigje të shkurtër por optimiste se vizat do të hiqen. “Them se po”, ka deklaruar ai.

Image

Por, ambasadori gjerman nuk ka thënë se liberalizimi i vizave do të ndodhë këtë vit, siç pretendohet në artikullin e publikuar në “Kosova-sot.info” me titull “Ambasadori gjerman: Liberalizimi i vizave për Kosovën këtë vit!”.

Ndërsa, në përmbajtje të këtij lajmi thuhet se : “I pyetur nëse do të hiqen regjimi i vizave në fillim të vitit të ardhshëm; konkretisht në muajt shkurt ose mars, Rohde dha një përgjigje të shkurtër por pozitive ‘Përgjigja më e shkurtë nga pikëpamja e tanishme është, po’, tha ai”.

Të njëjtin lajm e kanë publikuar edhe disa media të tjera kosovare.

Image

https://www.kosovari.press/pritjes-i-erdhi-fundi-ambasadori-gjerman-jep-lajmin-e-madh-ja-kur-liberalizohen-vizat-per-kosoven/

Image

https://euronews.al/rajoni/2022/09/23/ambasadori-gjerman-ne-fillim-te-vitit-tjeter-do-te-liberalizohen-vizat-per-kosoven/

I njëjti medium, Kosova-sot.info përsëri ka vazhduar të publikojë lajme me tituj keqinterpretues. Me datën 26 shtator ka shpërndarë lajmin me pretendimin se, “Kosova vizat mund t’i marr më 13 tetor”, ndërsa brenda përmbajtjes e kanë cituar Radio Evropën e Lirë që ka raportuar se “çështja e  liberalizimit të vizave  për Kosovën do të jetë në rend të ditës më 13 tetor për diskutim, në takimin e grupit punues të Këshillit Evropian”. Titulli i këtij lajmi është çorientues/keqinformues ngase nuk përputhet me përmbajtjen.

Image

Komisioni Evropian në vitin 2018 kishte konstatuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret që dalin nga udhërrëfyesi duke propozuar heqjen e regjimit të vizave për Kosovën. Por vendimmarrja finale, para se Kosova të futet në zonën Schengen, i takon Këshillit të ministrave të BE-së i cili përbëhet nga vendet anëtare.

* Ky artikull publikohet në kuadër të Iniciativës Rajonale të Ballkanit Perëndimor kundër dezinformimit. “Qendra kundër dezinformatave në Ballkanin Perëndimor: ekspozimi i ndikimeve keqdashëse përmes gazetarisë mbikëqyrëse.”

Lexoni Gjithashtu

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analizë

Memorandumi i mirëkuptimit midis Serbisë dhe BE-së, i nënshkruar më 19 korrik nën mbikëqyrjen e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, e ka kristalizuar qasjen transaksionale...

Disinfo

Gjatë dy viteve të fundit, Kosova ishte cak i sulmeve kibernetike dhe kërcënimeve me bomba, që kishin për qëllim destabilizimin e vendit dhe krijimin...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.