Connect with us

Hi, what are you looking for?

Debunking

PK-ja demanton lajmin për pengimin e autobusëve në Shtërpcë

Ditën kur serbët protestuan në veri të Kosovës kanë qarkulluar shumë lajme sa i përket pjesëmarrjes së tyre, ku politikanë serbë dhe media në gjuhën serbe kanë ngritur pretendime për kinse pengimin e serbëve që t’i bashkohen protestës nga pjesët e tjera të Kosovës.

Dalibor Jevtiq, ish-kryetari i komunës së Shtërpcës, njëherësh nënkryetar i Listës Serbe përmes një njoftimi në “twitter” tha se, serbët nga jugu i Kosovës në masë të madhe kanë dalë në protestë paqësore në Rudare. Por sipas tij, Policia e Kosovës (PK), të enjten i ndaloi dhe i ktheu autobusët me serbë që ishin nisur nga Shtërpca në veri, duke u shqiptuar gjoba të gjithë atyre që nuk kanë letërnjoftime të Kosovës. Një shembull i demokracisë dhe lirisë për të cilin flet Kurti”, ka shkruar Jevtiq.

Image

Postimit ia ka bashkëngjitur edhe gjobën të cilën PK-ja ia ka shqiptuar drejtuesit të autobusit. Por në vendimin për kundërvajtje thuhet se gjoba është shqiptuar me arsyen se “ngasësi është hasur në trafik duke drejtuar autobusin pa kalibrim të tahografit. Njëherit diskdiagrami i tahografit ka regjistruar intervalin kohor në mënyrë të kundërt ku në vend se të jetë 09:40 e rregullt, regjistrin e ka pasur 21:40, jo në rregull”.

Postimin e Jevtiqit e kanë transmetuar disa medie në Serbi, duke thënë se serbët nuk u lejuan t’i bashkohen protestës dhe u “terrorizuan” nga policia.

Image

“Nënkryetari i Listës Serbe, si dhe ish-nënkryetari i Komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiq, ka bërë të ditur se serbët nga jugu i Kosmetit sot në masë të madhe kanë dalë në një protestë paqësore në Rudare, por që rrugës hasën në kërcënime të tmerrshme dhe terror, nga të ashtuquajturit Policisë të Kosovës”, ka shkruar Alo.rs  dhe Rtv.rs.

Image

 

Demantimi i PK-së

Por këto pretendime i ka mohuar Policia e Kosovës përmes një komunikate për media. Sipas PK-së, ka pasur vetëm kontroll rutinore të autobusit dhe legjitimim të udhëtarëve.

“Referuar deklarimeve dhe publikimeve të disa mediumeve se gjoja autobusë me protestues të  cilët kishin për qëllim shkuarjen në  protestën e paraparë  të  mbahet në Rudarë të Zveqanit, janë penguar nga Policia e Kosovës, janë të  pavërteta dhe nuk qëndrojnë. Gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore në funksion të garantimit të  ligjit dhe sigurisë,  një autobus është ndaluar sipas procedurave të kontrollit rutinor dhe gjatë  verifikimit të  dokumenteve disa persona nuk kanë  pranuar të legjitimohen nga autoritetet kompetente, prandaj në mënyrë vullnetare (me vetë dëshirë) nuk kanë vazhduar tutje”, theksohet në komunikatën e PK-së.

PK-ja ka shtuar se, njeh të drejtën ligjore për të protestuar në mënyrë të qetë nga secili qytetarë si dhe angazhimet policore në respektimin e të drejtave dhe lirive njerëzore pa dallim.

Kërkesat e protestuesve

Sipas vlerësimeve në terren të PK-së, protesta e së enjtes ka përfunduar e qetë, pa ndonjë  incident të  raportuar dhe se aty kanë marrë pjesë rreth 1.500 pjesëmarrës.

Qytetarët serbë protestuan në fshatin Rudarë kundër, siç thanë, kërcënimeve të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Protesta u zhvillua në njërën nga nëntë barrikadat e ngritura në veri, pas arrestimit të ish-policit serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq, më 10 dhjetor.

Kryetari i Listës Serb, Goran Rakiq, tha se kushtet për heqjen e barrikadave janë- lirimi i serbëve të arrestuar, tërheqja e “listave sekrete për arrestimin dhe pushkatimin e serbëve”, si dhe tërheqja e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga veriu i Kosovës.

* Ky artikull publikohet në kuadër të Iniciativës Rajonale të Ballkanit Perëndimor kundër dezinformimit. “Qendra kundër dezinformatave në Ballkanin Perëndimor: ekspozimi i ndikimeve keqdashëse përmes gazetarisë mbikëqyrëse.”

Lexoni Gjithashtu

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analizë

Memorandumi i mirëkuptimit midis Serbisë dhe BE-së, i nënshkruar më 19 korrik nën mbikëqyrjen e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, e ka kristalizuar qasjen transaksionale...

Çelnaja

Në episodin e 30 të Çelnajës, së bashku me profesorin e antropologjisë Nebi Bardhoshin, trajtojmë disa koncepte me rëndësi që janë pjesë e korpusit...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.