Connect with us

Hi, what are you looking for?

Debunking

Pretendohet pa fakte se po tentohet krijimi i “Shqipërisë së madhe”, duke dëbuar serbët nga Kosova

Mediumi serb “Informer.rs”, me datë 18.12.2024, ka publikuar një artikull me titullin: “Zbulohet se cili është qëllimi i BE-së dhe NATO-s! Kurti do të donte të eliminonte Listën Serbe dhe të krijonte një “Shqipëri të madhe” – Serbisë i duhet një non-paper”.

 Në përmbajtje, ky medium ka cituar ish-ministrin e Punëve të Jashtme të ish-Republikës Federale të Jugosllavisë, Zhivadin Jovanoviq, i cili thotë se në Kosovë po praktikohen gjithnjë e më shumë metoda të vjetra të diskriminimit etnik, dëbimit të serbëve dhe përshkallëzimit të përgjithshëm të situatës. Madje, ai, pa ofruar ndonjë fakt, shton se gjithë kjo po bëhet me bekimin e partnerëve të Bashkimit Europian dhe Aleancës së NATO-s.

“Çfarë mund të përfundojmë, përveçse për këta partnerë, qëllimi i vërtetë është Shqipëria e madhe dhe Serbia e vogël. Kur u themi se gabojnë rëndë me këtë, ata nuk e marrin seriozisht. Në këtë rast, duhet të mendojmë dhe të arrijmë në një qëndrim që ata do ta kuptonin, sepse kjo mënyrë si ua shpjegojmë deri tani pozicionin tonë duket qartë se nuk jep rezultate”,  ka thënë Jovanoviqi.

Narracioni se Kurti nuk e do Listën Serbe pjesë të skenës politike në Kosovë u nxit pasi më 5 dhjetor, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje i penguan ata të Listës Serbe që të futen në sallën e seancave plenare të Kuvendit, me arsyetimin se të njëjtit nuk janë distancuar asnjëherë nga sulmet në veri dhe se ata po paraqiten në Kuvend vetëm për t’u nënshkruar që të sigurojnë pagën. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pas këtij veprimi, që u cilësua të jetë në kundërshtim me ligjin, kishte ndërprerë seancën plenare. Më pas reagoi edhe Lista Serbe në një postim në Facebook, duke shkruar se kryeministri Albin Kurti  “po bën gjithçka që është e mundur” për të eliminuar Listën Serbe.

Kjo nuk është hera e parë që zyrtarë dhe media serbe pretendojnë pa fakte se qëllimi i Qeverisë së udhëhequr nga Kurti është krijimi i “Shqipërisë së madhe” dhe dëbimi i të gjithë serbëve nga Kosova.

*Ky artikull publikohet në kuadër të Iniciativës Rajonale të Ballkanit Perëndimor kundër dezinformimit. “Qendra kundër dezinformatave në Ballkanin Perëndimor: ekspozimi i ndikimeve keqdashëse përmes gazetarisë mbikëqyrëse.”

Lexoni Gjithashtu

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Çelnaja

Në episodin e 30 të Çelnajës, së bashku me profesorin e antropologjisë Nebi Bardhoshin, trajtojmë disa koncepte me rëndësi që janë pjesë e korpusit...

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analizë

Memorandumi i mirëkuptimit midis Serbisë dhe BE-së, i nënshkruar më 19 korrik nën mbikëqyrjen e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, e ka kristalizuar qasjen transaksionale...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.