Connect with us

Hi, what are you looking for?

Debunking

Publikohet intervistë e rreme duke keqpërdorë emrin e “Telegrafit”

Në kohën e zhvillimit teknologjik ku interneti është pjesë e jetës shoqërore, rreziqet nga mashtrimet online janë bërë më të shpeshta dhe më të sofistikuara. Një nga format më të zakonshme është përdorimi i platformave të rreme që pretendojnë se ofrojnë mundësi fitimi parash.

Por ato në fakt janë kurthe për të mashtruar njerëzit. Një shembull i tillë është platforma e rreme “Roy Fractal,” e cila përdor intervista të ndryshme për të mashtruar dhe joshur përdoruesit që të regjistrohen në një skemë mashtrimi. Së fundi përmes një profili në “facebook” me emrin  “Urelirippar” kjo platformë ka shpërndarë një artikull të sponsorizuar në gjuhën shqipe. Përmes përdorimit të teknikave të sofistikuara qëllimi është joshja përmes intervistave të rreme me politikanë, figura publike ose ekspertë, të cilët në fakt nuk kanë asnjë lidhje me platformën.

Aty pretendohet për një intervistë të gazetarit Adriatik Kelmendi me Berat Buzhalën e gazetës “Nacionale”. Përshkrimi që i jepet tekstit në “facebook” është: “Ne i themi lamtumirë Adriatik Kelmendi. E gjithë Kosova është në zi…”. Aty pretendohet rrejshëm kinse Kelmendi gjatë intervistës pa dashje e zbulon platformën e cila e ka bërë të pasur. Pasi klikon në artikull hapët faqja e cila keqpërdor logon e “Telegrafit” dhe shfaqet intervista e Kelmendit me titull, “Banka e Kosovës po padit Adriatik Kelmendi për ato që tha në televizionin live”. Aty Kelmendi citohet kinse ka thënë: “Më jep 250 euro dhe me platformën Nearest Edge do të fitoj një milion brenda 12 deri në 15 javë!”. Intervista e manipuluar jepet vetëm në formën e shkruar duke i keqpërdorë fotografitë nga intervista reale, e cila është e qasshme në kanalin zyrtar të Nacionales në “youtube”. 

Brenda të njëjtës përmbajtje keqpërdoret edhe logoja e Bankës Qendrore të Kosovës, duke pretenduar për kinse një transaksion dhe shumën e parave që ka deponuar një qytetarë tjetër. Për ta bërë më të besueshëm, manipulimet e tilla bëhen në atë mënyrë ku përfshihen edhe komente të ndryshme nga “facebooku” në artikull, për kinse interesimin e shumë njerëzve që të regjistrohen në këtë platformë. 

Por nëse klikohen vegëzat tjera brenda faqes të cilat janë të ngjashme me ato të faqes zyrtare të “Telegrafit”, të çojnë vetëm tek “Royal Fractal”, ku në krye të saj pretendohet rrejshëm se regjistrimi për Kosovën është hapur dhe se duke përdor këtë platformë të tregtimit mund të fitohen nga 780 deri në 1800 euro në ditë. 

Në ballinën e kësaj faqe janë edhe fotografi të politikanëve dhe gazetarëve tjerë, për të cilët pretendohet rrejshëm se kanë fituar shuma të mëdha parash përmes kësaj platforme. 

Regjistrimi në këtë platformë kërkon të dhënat personale dhe financiare, të cilat më pas mund të përdoren nga mashtruesit për vjedhje identiteti ose për qëllime të tjera të paligjshme.

Faqe si këto mund të përmbajnë edhe virus të dëmshëm që mund të infektojnë kompjuterin ose pajisjet mobile, duke shkaktuar dëme tjera dhe rrezikuar sigurinë e të dhënave personale.

Platforma të tilla shpesh përdorin lajme të rreme dhe dezinformata për të manipuluar opinionin publik dhe për të përhapur besimin tek mashtrimi i tyre.

Përdoruesit që regjistrohen dhe investojnë në platforma të tilla humbasin shuma të konsiderueshme parash, të cilat nuk mund t’i kthejnë më. Prandaj është thelbësore që shfrytëzuesit e internetit të informohen dhe të mos bien pre e këtyre mashtrimeve.

*Ky artikull publikohet në kuadër të Iniciativës Rajonale të Ballkanit Perëndimor kundër dezinformimit. “Qendra kundër dezinformatave në Ballkanin Perëndimor: ekspozimi i ndikimeve keqdashëse përmes gazetarisë mbikëqyrëse.”

Lexoni Gjithashtu

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Çelnaja

Në episodin e 30 të Çelnajës, së bashku me profesorin e antropologjisë Nebi Bardhoshin, trajtojmë disa koncepte me rëndësi që janë pjesë e korpusit...

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analizë

Memorandumi i mirëkuptimit midis Serbisë dhe BE-së, i nënshkruar më 19 korrik nën mbikëqyrjen e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, e ka kristalizuar qasjen transaksionale...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.